Fatet e njerėzve kryqėzohen padashur. Ata mund tė zhvillohen paralelisht, edhe kur kėta njerėz as e kanė idenė e ekzistencės sė njėri-tjetrit...kėshtu thonė! Ata mund ti lidhė vetėm njė fjalė dhe kuptimet e saj. Mund ti lidhin ngjyrat qė dikur shpaloseshin tė qeshura nė fletėt e vizatimit tė fėmijve e tė arkitektėve jo mė fėmijė kėtė po e them unė.
Arkitekt i jetės sė vet shfaqet gjithkush qė ulet diku, nė njė qoshe tė humbur apo edhe nė njė mes tė ndriēuar dhe qėllimeve tė jetės i jep njė drejtim, me vija duke u ngritur mbi njė hiē. Ravijėzon mendimet, i radhit kėto vija, i mbledh kėto vija nga janė e nga sjanė dhe vizaton mbi njė letėr imagjinare. I kthen ato nė gėrma, nė ngjyra, nė ēmenduri e pėr aq kohė sa akoma nuk ka realizuar gjė, buzėqesh, se kjo ėshtė e ardhmja e panjohur, e papritur, e fshehtė. Vetėm e ēuditshme ėshtė se si edhe njė fėmijė-embrion mund tė zgjohet me njė mendim nė kokė njė mėngjes vere tė njė gushti tė nxehtė nė buzė tė njė kufiri tė ngadalshėm, tė zgjohet dhe nė vijėn e parė tė atij mėngjesi ti kėrkojė trupit tė nėnės ta lindė, ta godasė derisa ta gjakosė pėrbrenda dhe me vijėn e dytė tė ngritur tė derdhet jashtė saj e tė humbė pa emėr pranė kėtij kufiri. Njė vijė e thjeshtė e ngritur nė mosdije tė tij, bėri qė, i paemėr, ai ta bėjė barkun e nėnės tė qajė me gjak e ditėn tė humbė hijeshinė.
Njė grua, se i grisėn vizėn qė kish futur nė njė rrjedhė tė qetė jetėn e saj, ta bėjė qė tė pėrfundojė nė njė spital larg kufirit tė ēmendur, ku njerėzit ndjekin hijen tek i sillet veturave rreth e pėrqark, teksa nxehtėsia e asfaltit i shton etjen e diellshme nėn rrobat qė i ngjiten nga moslarja.
Njė nėnė, besimtare e devotshme e njė Zoti tė madh, ndjekėse e rregullt e normave tė njė institucioni besimi qė nė krye mban njė njeri tė atij matanė-kufiri tė ēmendur, tė shuhet...Zemra e lodhur brenda gjirit tė plakur heshti, ashtu siē e deshi ky kufi.
Vijėzim i ēmendur i kėtij fundgushti me vizat qė janė kthyer nė freskore nė duart e njerėzve, nė shfryrje urrejtėse ndaj atyre qė paturpėsisht e kanė mbyllur kėtė vijė ndarėse e tallen, qeshin, luajnė me kompjuterė celularėsh, e endin gishtat nė rrethet e filxhanėve tė kafeve qė pijnė.
Kaq e lehtė qenkėrka ti vihet njė vizė jetės sė njerėzve, po pėr kėta pirės kafeje e luajtės kompjuterash jetėt qė po digjen nėn diell nuk janė jetė njerėzish, ato janė jetė tė ca formave tė pacaktuara me trupa emigrantėsh ekonomikė, shėrbėtorėsh, punėtorėsh, turistėsh tė humbur pėr kėtė sezon veror, trupa shqiptarėsh tė pėrbuzur.
***
Po qeshin dhe vijat nė projektet e kalbura nė institutet projektuese tė Tiranės. Po qeshin me ngjyrat e rrugėve, me tė shkretat pallate qė pėrmes kėtyre vijave dikur u ngritėn mbi hiēin (viktimat e dokumentuara nė fasada: Rruga e Durrėsit, Rruga e Kavajės, Pallatet Agimi, Shallvaret, bulevardi Zog I deri tani!). Pėr ata qė Tiranėn e kanė pėrshėndetur nė largim shumė vite mė parė ajo do tė paraqitej si njė tronditje pėr sytė. Diku do tė qeshnin me ngritjet nė lartėsi tė godinave tė reja, me tė rejat e jetės sė ditės dhe tė natės, me lum-pėrroin e Lanės qė pėr fat tė mirė duket se do ti shpėtojė parashikimit tė mynxyrtė tė shndėrrimit nė njė « nevojtore » lokalesh e kioskash. Do tė rrudheshin para shkatėrrimit tė atij rregulli urbanistik qė dikur e mbulonte Tiranėn. E nėse do tė largoheshin deri nė periferi do tė kuptonin se edhe bota e tretė do tė ishte njė term i paktė pėr pėrcaktim. Nė njė lojė plusesh dhe minusesh rezultati do tė ishte njė zero e merituar.
Sa pėr intermexo!
Tė padeshifrueshme vijat e mendimeve nė kokat e tė bukurave qė sot lėvizin nėpėr lokalet e Tiranės A ėshtė liri, marri, a varfėri ajo qė ato jetojnė?!
***
Po i jepet viza Shqipėrisė pėr njė tė ardhme nė Evropė? E kush mund ti interpretojė saktėsisht buzėqeshjet nė fytyrat e lumtura tė vizitorėve me poste zyrtare. Njė gjė ėshtė e sigurtė, tė rinjtė, studentė tė ardhshėm po bėhen objekt talljesh para dyerve tė njė organi shpėrndarės vizash, e nuk po qasen as brenda; po mjaftohen kėta trupa dhėnės vizash me njė dokument tė parapėrgatitur, ku me shkronja tė shtrembėra shkruhet: Rrezik klandestin! A mundet tė jetė e qetė dhe pa idhnim tė brendshėm e ardhmja e kėtyre tė rinjve nė vendin qė i sheh si tė rrezikshėm?!
Padashur, mijėrat e fateve shqiptare janė kryqėzuar, sot flasim qetėsisht pėr njė popull emigrant, emigrantėsh politikė, ekonomikė, emigrantėsh qejfesh apo hallesh, emigrantėsh ėndrrash, pėr tregtarė fatesh me skafe e pa skafe (tani skafet po na i heq nga qarkullimi qeveria nė fakt!); pėrflitemi e kėtė e bėjmė nė buzėqeshje e sipėr; pėr tė qarė hallin jemi.
Nė kuadrin e kėsaj qarje halli vlen edhe pėrmendja e pajtimit; pa pėrjashtim, tė gjithė politikanėt u kthyen nė njerėz tė ndershėm e me karakter. Paskan qenė tė verbėr njerėzit nėpėr mitingje, tė cilėt sot me tė madhe tė cilėsuarit si tė ndershėm dhe me karakter i denonconin si hajdutė me ēizme dhe vrasės-kriminelė. E ata qė u burgosėn se guxuan e Ata qė eshtrat tashmė do tu jenė tretur nėn dhé
Nė vend tė stėrzgjatjes sė kėsaj vije
U pėrpoqa me Remarkun kėto ditė fundgushti. Sikur ai tė kish pasur sy pėr kohėn e vendin tonė do tė na kthente nė dėshmitarė tė njė ndėr mė tė trishtave histori tė shkruara (pse jo personazhe!) E i fundmi i romantik-idealistėve nė tė vetėm se do tė vdiste edhe njėherė.
Tiranė, Gusht 2002
Krijoni Kontakt