Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kryeparlamentarja Topalli viziton Kosovën

    Presidenti Rugova tha se Kosova dhe Shqipėria kanė tė njėjtat objektiva - integrimet euroatlantike

    Prishtinė, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot nė rezidencėn e tij nė Velani nė njė takim kryetaren e Kuvendit tė Shqipėrisė znj.Jozefina Topalli. Presidenti Rugova takimin e vlerėsoi tė frytshėm, ndėrsa theksoi se marrėdhėniet dypalėshe po thellohen gjithnjė e mė shumė.



    Ndėrkaq zonja Topalli u shpreh se e gjithė Shqipėria, institucionet dhe populli i saj, pėrkrahin njohjen e pavarėsisė sė Kosovė.

    Presidenti Rugova tha se zonjėn Topalli e kishte njoftuar me pėrgatitjet pėr bisedimet e mundshme qė mund tė zhvillohen pėr Kosovėn, rezultati i tė cilave, siē tha, do tė jetė pavarėsia, megjithėse insiston pėr njohje direkte.

    "Nė tė njėjtėn kohė unė insistoj pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė sė Kosovės: njė Kosovė tė pavarur demokratike, paqėsore, nė Unionin Evropian, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė", tha Presidenti Rugova, duke rikujtuar se kjo zgjidhje do tė ishte ēelėsi i "hapjes sė rrugėve tė reja, perspektivave tė reja dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės".

    Presidenti Rugova premtoi se institucionet do tė punojnė nė tė gjitha fushat pėr njė bashkėpunim mė tė madh ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr tė cilat tha se kanė tė njėjtat objektiva - integrimin nė Bashkimin Evropian dhe nė ato euroatlantike.

    Presidenti Rugova vuri nė dukje se institucionet e Kosovės kanė pasur pėrkrahjen e Shqipėrisė e tė parlamentit tė saj, por edhe mė tej presin njė pėrkrahje tė tillė, duke i uruar mirėseardhjen kryeparlamentares shqiptare.

    Znj.Topalli tha se takimi me Presidentin ishte njė rast i mirė i realizimit tė qėllimit tė saj tė veēantė e nderues, qė t'ia shprehte personalisht, si dhe nė emėr tė Parlamentit, pėrgėzimet mė tė mira, por edhe nga Kryeministri i Shqipėrisė si dhe nga tė gjithė shqiptarėt, pėr kontributin e jashtėzakonshėm qė Presidenti Rugova ka dhėnė gjatė gjithė kėsaj periudhe, siē u shpreh ajo, nė misionin e shqiptarėve pėr tė arritur pavarėsinė.



    Zonja Topalli tha se nėn udhėheqjen e procesit tė negociimit nga Presidenti Rugova ėshtė arritur progres.

    "Njėkohėsisht i bėj urimet mė tė mira pėr udhėheqjen e negociatave, tė cilat kanė shėnuar njė progres tė vėrtetė, duke konsideruar me optimizėm qė shumė shpejt do tė kemi njė finalizim tė pavarėsisė evropiane nė Kosovė", tha znj.Topalli, duke ofruar edhe njėherė mbėshtetjen e gjithė Shqipėrisė pėr realizimin e pavarėsisė.

    "Zoti President keni pėrkrahjen e gjithė mbėshtetjen e Parlamentit shqiptar, tė Qeverisė sė Shqipėrisė, tė shqiptarėve tė Shqipėrisė", tha ajo duke e vlerėsuar si e drejtė qė buron nga vullneti i shqiptarėve, dhe qė sipas saj, kjo e drejtė po gjen mbėshtetjen gjithnjė e nė rritje tė ndėrkombėtarėve, "por duke e konsideruar si njė zgjidhje qė absolutisht ndihmon paqen nė rajon dhe stabilitetin nė rajon", tha zonja Topalli pas takimit.

    Nė interesimin e gazetarėve se cili do tė jetė roli i Shqipėrisė nė zgjidhjen e statusit, zonja Topalli tha se Shqipėria ėshtė aktive, "por Kosova ka Presidentin, ka qeverinė, ka trupin negociator".

    "Ne sigurisht me vullnetin e mirė dhe dėshirėn e madhe qė procesi tė pėrshpejtohet jemi aktivė pėr tė mbėshtetur tė gjitha pėrpjekjet e Presidentit Rugova, tė qeverisė, tė parlamentit dhe tė ekipit negociator, qė po punon me njė zė tė vetėm, duke pasur njė vizion perėndimor dhe duke synuar njė pavarėsi evropiane, dhe njė sovranitet integrimi", tha znj.Topalli.

    Ajo njėkohėsisht theksoi se njė vullnet i tillė politik ekziston edhe nė Shqipėri, ndėrsa pėr tė me pavarėsinė e Kosovės do tė fillonte njė histori e re nė marrėdhėniet dypalėshe.

    "Kjo ėshtė ajo qė e dėshirojmė edhe ne shqiptarėt nė Shqipėri, sepse me njė Kosovė tė pavarur natyrisht qė fillon pastaj tė hapet njė kapitull i mirėqenies, i bashkėpunimit ekonomik dhe i progresit", tha kryeparlamentarja Topalli, ndėrsa iu drejtua edhe njėherė Presidentit Rugova me shpjegimin: "Jemi realisht tė interesuar pėr tė forcuar bashkėpunimin tonė ekonomik dhe nė fushat e tjera".
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Deputetet e Kuvendit të Kosovës u takuan me kryeparlamentaren Jozefina Topalli

    Prishtinë, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Kryeparlamentarja e Shqipërisë znj.Jozefina Topalli, u prit sot edhe nga deputetet e Kuvendit të Kosovës.

    Në takim është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve, rrjedhat aktuale shoqërore e politike në Kosovë dhe Shqipëri, e në këtë kontekst edhe kontributi i gruas si deputete në zhvillimet e gjithmbarshme.

    Melihate Tërmkolli, Flora Brovina e deputete të tjera kanë theksuar se thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, e edhe i deputeteve nga dy vendet, ka një rëndësi të veçantë, njofton zyra për infomim e Kuvendit. Shembulli i personalitetit të Jozefina Topallit, shihet si një inkurajim për angazhime edhe më të mëdha të femrave.

    Në këtë takim u shpreh mirënjohje për kontributin e madh që po jep Shqipëria për sensibilizimin e opinionit evropian e botëror drejt zgjidhjes së statusit final të Kosovës, njohjes së pavarësisë së Kosovës.
    Kryeparlamentarja Topalli tha se në të gjitha kontaktet me bashkësinë ndërkombëtare, në krye të listës është çështja e zgjidhjes së statusit final në pajtim me vullnetin e popullit të Kosovës. Në këtë frymë viti 2006 do të jetë vit historik për Kosovën, theksoi Jozefina Topalli.

    Ajo tha se kundruall sfidave që dalin para Shqipërisë, në dëshirat për integrime sa më të shpejta në organizmat e Unionit Evropian, Parlamenti i Shqipërisë është shndërruar në një arenë të jashtëzakonshme, për të realizuar këto synime.

    “Mirëpo, për të arritur këtë, Shqipërisë i duhet të zhvillojë një luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vazhdë të kësaj beteje dhe të reformës që po bëhet në Shqipëri, tashmë vijnë edhe mesazhe shpresëdhënëse nga Brukseli”, tha znj.Topalli.

    Në shenjë kujtimi kryeparlamentares Jozefina Topalli iu dhuruan edhe disa dhurata modeste, bëri të ditur zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Jozefina Topalli përcjell mesazhin e mbështetjes së Shqipërisë për statusin final të Kosovës

    Prishtinë, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, sot takohet me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bajram Kosumi dhe me përfaqësuesit e partive politike dhe me deputetë.



    Ndërkaq gjatë dje pasdite u takua me zëvendësshefin e UNMIK ut Lari Rosin dhe me Kryeparlamentarin, Nexhat Daci. Pas takimit me homologun e saj, zonja Topalli ka thënë se Shqipëria do t'i përkrahë proceset që po i kalon Kosova drejt arritjes së statusit përfundimtar të saj. Ajo shtoi se Shqipëria do të jetë aktive drejt finalizimit të çështjes së statusit të Kosovës që është pavarësia.

    "Mesazhi ynë është mesazhi i mbështetjes i një Shqipërie aktive në statusin final të Kosovës që është pavarësia. Parlamenti i Shqipërisë ndjek me interes të veçantë zhvillimet në Kosovë dhe Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë një rezolutë përmes së cilës shprehet përkrahja institucionale e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës", ka tha zonja Topalli.

    Pavarësia evropiane e Kosovës është shumë afër realizimit. Kosova dhe Shqipëria janë dy vende evropiane që nga qenja e tyre e kanë ndier veten përherë evropianë, tha zonja Topalli.

    Ndërkaq, Kryeparlametari Nexhat Daci u shpre se pret mbështetjen e Shqipërisë për proceset që po i kalon Kosova. Në sukseset e arritura, shtoi ai, shqiptarët do të jenë ngjarja më e rëndësishme për botën.

    "Kemi një optimizëm që e ndajmë bashkarisht që shqiptarët do të jenë një hapening i mrekullueshëm i shekullit 21 për Evropën dhe botën" ka thënë Daci, duke shtuar se shqiptarët do të shpërndajnë lajme të paqes në rajon, të zhvillimit ekonomik, por edhe të krenarisë kombëtare.

    Kryeparlamentarja shqiptare Jozefina Topalli ka lavdëruar shqiptarët në dy anët, siç ka thënë unitetin e tyre në kohët vendimtare.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Topalli:Angazhimi i opozitės nė negociata, mision mė pėrtej sesa misioni i saj




    Prishtinė, 14 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 14 : 48

    Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, ėshtė shprehur tė mėrkurėn pėr njė bashkėpunim mė intensiv ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė nė angazhimin pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, shtet i pavarur dhe sovran, si dhe nė pėrshpejtimin e procesit tė Shqipėrisė pėr integrim tė strukturave tė BE-sė dhe NATO
    ---
    “Opozita ėshtė pjesa komplementare e parlamentit qė ndoshta nė momentin qė ėshtė nė kėtė pozicion nuk e kupton se sa i rėndėsishėm ėshtė roli i saj. Unė e kam pasur fatin tė jem nė opozitė 8 vjet dhe e di shumė mirė se ēfarė do tė thotė, por opozita ka njė rol tė jashtėzakonshėm. Kėshtu qė ēdo parti, nė ēdo parlament tė botės, sidomos nė parlamentet tona qė nuk kemi njė traditė shumė tė madhe nė pluralizėm, ato janė mė tė rėndėsishme se nė vende tjera qė kanė mė shumė traditė”, ka theksuar zonja Topalli.

    Edhe kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi theksoi nevojėn pėr thellimin e bashkėpunimit midis Kosovės dhe Shqipėrisė, sidomos gjatė procesit tė definimit tė statusit tė Kosovės. Ai shfaqi besimin se zonja Topalli, nė cilėsinė e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė do tė angazhohet mė shumė nė kėtė drejtim.

    “Ky rol do tė reflektojė edhe nė thellimin e bashkėpunimit mes Qeverisė sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Kosovės. Besoj se do tė kėmbehen edhe pėrvojat e Parlamentit tė Shqipėrisė me Parlamentin e Kosovės. Natyrisht qė Parlamenti i Kosovės tė jetė mė aktiv dhe natyrisht qė diēka edhe Parlamenti i Shqipėrisė, atė frymėn mė disponuese mė relaksuese ta marrė nga Parlamenti i Kosovės”, tha Hashim Thaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. Shkodėr, vdes duke mbledhur kanaēe njė 15-vjeēar
    Nga _AuLoNa_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 10:23
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Jozefina Topalli, gruaja mė e pushtetshme nė Shqipėri
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •