Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Kenget e Azemit

    Nga libri "Kenget e Azemit" kam shkeputur disa prej teksteve qe me kane lene me shume mbrese gjate leximit.




    Kėngėt e Azemit


    Gjok Beci

    Atdhetar me fjalė prej ari


    O nėnė, o bir, kėrkoj njė fjalė
    Azem! Azem ti je gjallė
    O nėnė, o bir, mė jep Flamur
    Azem, Azem ti nuk vdes kurrė!

    Ra njė plumb nė zemėr tė burrit,
    Shtangu Shqipja e Flamurit,
    Bregu i detit pyeti malin:
    -Kush e vrau Azem Hajdarin?
    Po pyet Dhjetori i Nėntėdhjetės:
    -Kush me plumb po i turret jetės?
    A thue flaka qė e dogj vendin
    S’don me u ndalė pa e vra Azemin?

    Zog i rritun nėpėr shpate,
    Katėr herė nė atentate,
    Si skifter nė bjeshkė me borė,
    I ka prit plumbat me dorė!
    Deputet Azem Hajdari,
    Katėr herė me votė tė lirė,
    Atdhetar me fjalė prej ari,
    Demokrat qė kėput zinxhirė!

    Kur qe ndryshk fjala e kuvendit,
    Kur qe shterr liria e vendit,
    Del Azemi nė shesh tė Studentit,
    Pėrkrah tij gjithė ajka e vendit!
    Gjithė shqiptarėt nė kambė kur ēohen,
    Idhuj tė rremė kudo po rrėzohen,
    Dallgėt e jugut e tė veriut,
    Po i mėsojnė “Bllokut” vrimėn e miut!

    Legjendari ngriti dorėn
    -Shporrni, burra, komunizmin!
    Sa Shqipnia t’ja bajmė vorrin,
    Ndryshe s’kemi pluralizėm!
    Deputet Azem Hajdari,
    Katėr herė me votė tė lirė,
    Atdhetar me fjalė prej ari,
    Demokrat qė kėput zinxhirė!

    Por zinxhirėt prapė kėrcasin,
    Bahen maskė e n’pritė na vrasin...
    Azem trimi me shumė shokė,
    Asht liri e asht Europė,
    Zemra e tij sa vetė Shkėlzeni
    Mbarė njė komb e luen prej vendi,
    Thėrrasin bashkė Kosovė e Shkodėr,
    Ban durim Ēamėri, moj motėr!

    Tokė e lashtė hap kraharorin,
    Shkruaje n’gur 12 shtatorin,
    Gdhende thellė me gėrma ari,
    Nuk ka vdekė Azem Hajdari!
    Zog i rritur pėr fluturime,
    Nė zemrėn tande e nė zemrėn time,
    Katėr herė me votė tė lirė,
    Demokrat qė kėput zinxhirė,

    O nėnė, o bir, kėrkoj njė fjalė,
    Azem, Azem ti je gjallė!
    O nėnė, o bir mė jep Flamur,
    Azem, Azem ti nuk vdes kurrė!



    Hamit Aliaj

    Lshoma i za, ēohem prej varrit


    I

    Kush po prin n’Tiranė i pari,
    Me rininė Azem Hajdari.
    Shqipėrinė ka babė e nanė
    Besė e jetė ia ka dhanė.

    Nėpėr marse e dhjetore
    Buza i qesh si lule bore,
    I pėrmbys shekujt e zisė
    Dritė lirije i sjell Arbėrisė.

    Refreni:

    Azem, flamur,
    Ti s’vdes kurrė.
    Ti lind nė gur,
    Jeton trimi nė dy fjalė,
    O Azem ti je i gjallė.


    II

    Moj Tropojė mbaje lart ballin
    Se tė gjalle ti e ke djalin.
    Ēel pranverat nė dhjetor,
    Legjendar liberator.

    “Nanė Shqipni ta fala gjakun,
    Qė ta kesh tė kuq bajrakun,
    S’tė harron Azem Hajdari,
    Lshoma i za, ēohem prej varrit!”

    Refreni:

    Azem, flamur
    Ti s’vdes kurrė...


    III

    Yjet ndeze mbi Labėri,
    N’Mitrovicė shkrep balli i tij,
    E kam dhanė besėn e burrit,
    Me ja heqė plagėt e flamurit.

    Thotė Tomorri, pyet Shkėlzeni:
    Ku ėshtė loti pėr Azemin?
    Veē njė ditė vajtohet burri?
    Kėngė pėr tė sa tė jetė flamuri.




    Endri Vasili

    O Pėllumbi i Tropojės


    I

    Dymbėdhjetė shtatorin mbrėmje e zezė,
    Jo s’mund ta ēoj nė harresė,
    U vra Azemi.
    Besa do kohė tė kalojė,
    Veē dhimbjen tonė do ta shtojė
    U nda zgalemi.

    Refreni:

    O pėllumbi i Tropojės,
    O pėllumbi i Shqipėrisė,
    Je simboli i dhjetorit,
    Je simboli i lirisė,
    Je hero i demokracisė.

    Je i gjallė e je nė mes nesh,
    Nė ēdo vatėr nė ēdo prag.
    Ēdo ditė ēelin trėndafilat
    Ku u derdh i yti gjak.
    Tmerr i tiranėve, mik i njerėzve
    Nė ēdo ēast.


    II

    Kur kjo natė tė mbarojė
    E dita e shpresės tė agojė
    Vallė ēfarė do themi?
    Se dielli natėn do largojė
    Dhe jeta vdekjen do dėnojė
    Gjallė ėshtė Azemi.

    Refreni:

    O pėllumbi i Tropojės,
    O pėllumbi i Shqipėrisė...






    Agim Doci

    Ti fluturove si zog lirie


    Buzeqeshja jote si prej fėmije
    Ka ngrirė sot nė gjoksin tim
    Ti fluturove si zog lirie,
    U bėre engjėll o vellai im.

    Ēeli pak sytė te shohėsh qiellin
    Ēeli pak buzėt e fol njė fjalė;
    Tė pret mėngjezi tė puthėsh diellin,
    Sa shpejt t’u ftoh i bukuri ballė:

    Refreni:

    Do ta mbuloj me lule bore
    Do ta vatoj me jehonė bjeshke,
    Do t’i laj plagėt me ujė Valbone,
    Do tė qajnė shokėt me shira vjeshte,

    Njė degė bajamesh shoh nė dritė,
    Nje dallėndyshe ēukit nė xham,
    Po pres tė vijė pranverė e madhe,
    Bashkė me lirinė tė sjellė prapė.

    Do t’ja puth synin me fllad tė erės,
    Do t’ja njom buzėn nė vesė mėngjesi
    Do ta pushtoj me mall tė zemrės
    Se ai Kosovėn aq fort e deshi.
    Do ta pushtoj me mall tė zemrės
    Se Shqipėrinė aq fort e deshi.

    Refreni:

    Do ta mbuloj me lule bore...





    Dhimbja e malli i Rudinės nė dy poezi

    Rudina Hajdari

    Babi im hero i demokracisė



    O ditė e shtunė, ditė e mallkuar!
    Me thikė nė zemėr mė kanė qėlluar.
    Njė krismė u ndje nė shpirtin tim
    Pėr babin, pėr babin tim.
    Njė kujtim mė
    Mbetet nga babi im:
    “Njeriu nuk ėshtė jetim
    me Demokracinė.
    Po te isha pa baba
    E pa demokraci
    Atėherė do tė isha vėrtetė jetim.
    Pėr babin tim po vajton
    Shqipėria Kosova e Ēamėria.

    12 shtator ditė e zezė.
    Ēdo njeri hap radio “Kontaktin”.
    Ka ndėrruar jetė Azem Hajdari.
    Iku zemra e ēdo shqiptari.

    U dridh njė mal,
    U thye njė shkėmb,
    Ditė tė zeza po kalojmė.
    Nė sytė e mia lot po pikojnė,
    Zemra bėn tė mendojė,
    Babit tim njė vjershė t’ia kushtojė.

    Pėr ty poezia s’mbaron kurrė
    Ishe trim i vėrtetė.
    Po e mbyll kėtė poezi
    Me dy pika lot nė sy...




    Babi im

    Aty pranė memorialit tė tij
    Ulem. Gjithēka mė kujtohet...
    Kur isha e vogėl e kapja,
    E shtrėngoja
    Buzėt e tij viheshin nė gaz,
    Nga goja e tij rridhte fjala:
    “Rudina ime e dashur
    Kur tė rritesh mė kujto
    E kurrė mos mė harro!”
    Dua tė qaj po s’qaj dot
    Lotėt e mia janė tharė.
    Dua tė urrej njeriun qė e ka vrarė
    Por nuk urrej dot.
    Jam fėmijė dhe nuk dua tė di
    Ē’ėshtė urrejtja nė kėtė gjithėsi.
    Kjo letėr e bardhė ėshtė mbushur
    Me lot.
    Kėtė poezi s’mund ta mbaroj dot.





    Flamur Shqiptari

    O Azem, o shqipe malit!


    Mallkue qofshi
    O trathtarė tė atdheut,
    Vratė stėrnipin e Skėnderbeut,
    Njė shqiptar tė vėrtetė.
    Rrallė do lindin nėpėr jetė
    Si Azemi trim me fletė.
    Fjalė mprehti,
    Shpatė ēeliku
    Qė ish tmerri i armikut.

    Tė vranė o Azem!
    O vėlla tė vranė.
    Ata qė bukėn
    Nga greku
    E serbi hanė
    Ata qė nuk kanė atdhe.

    A vritet Flamuri
    Dhe dielli me pushkė,
    E flamurtari,
    Trimi i trimave,
    Azem Hajdari,
    Simboli i demokracisė,
    Trimi i Kombit mbanė?

    Ku flitet gjuha shqipe
    Qė nga Ēamėria
    Nė Ulqin e Tivar
    Dhe si diasporė
    Ku janė shqiptarė.

    O Azem o shqipe mali
    Do tė rrosh nė zemrat tona
    Brez pas brezi
    E djal pas djalit.
    Sa t’ket qiell,
    Sa t’ket diell,
    N’kombin mbarė,
    O i madhi shqiptar.

    O Azem!
    Mik, shok e vėlla,
    Armiku nuk t’u nda,
    Tė qėlloi mu nė zemėr.
    O i madhi emėr,
    Simbol i demokracisė,
    O hero i Shqipėrisė,
    Vepra jote do tė ndrisė
    Nėpėr kombin mbarė.

    Ti do rrosh nė zemrat tona
    Siē rron Drini dhe Valbona.
    O ti shqipe, shqipe malit,
    Brez pas brezi
    E djal pas djalit,
    Siē rrojnė malet tona t’naltė
    Vepra jote madhėshtore
    Aq e artė.





    Zyber Skėndo

    Promete i demokracisė


    Kush ka dėgjuar pėr shqipe mali,
    Kush ka parė viset e Dardanisė,
    Aty u lind Azem Hajdari,
    Ky promete i demokracisė.

    Ky truall i stėrlashtė si vetė shqiptari
    Qė vetėm trimėresha e trima polli
    N’kėt truall u lind Azem Hajdari
    N’kėt truall u lind dhe Mic Sokoli
    Kėtu u lind Iljaz Pashė Dibra e Haxhi Zeka
    Kosharja, Vokshi, Boletini e Jakup Ferri
    Pasha besėn kėtė vend e ka frikė edhe vdekja
    E jo mė njė cub bir cubi sic ėshtė serbi
    Pasha besėn qė ka shqiptari,
    Bash nga ky gjak ishe Azem Hajdari,

    Kush ka dėgjuar pėr Kreshnik Malėsije,
    Kush ka dėgjuar pėr dragoj,
    Bash kėshtu ish ky bir Shqipėrie,
    Rracė e denjė vetėm pėr heronj.

    Ti s’i kishe borxh askujt
    Ti luftove pėr Atdhe,
    Por kėtu sundojnė tė huajt
    Qė nuk kanė moral e fe.

    Kur nė sheshe tė Shqipėrisė
    Ti ishe gjithmonė i pari,
    Thirrnin trimat e menēurisė
    Dilni! Po vjen Azem Hajdari!
    Pasha besėn ta shikoje
    Nėpėr sheshe tė Shqipėrisė,
    Thua ishte ortek bore,
    Perėndia e lindi prijs.

    Nė fillim njerėzit s’e njihnin,
    Pyesnin kush ėshtė ai i riu, ai i madhi.
    Pėrgjigjeshin burrat me lot nė sy,
    Ai ėshtė Azem Hajdari.

    Tė gjithė shqiptarėt kanė dėgjuar
    Duke brohoritur dhe kėnduar
    Burra, gra, ēuna dhe goca
    Azem, Azem, ti je bota!





    Njė nėnė 46 vjeēare me inicial Z

    Mallkuar tradhėtarė


    Po pyet mbarė populli shqiptar:
    Ēfarė kanė malet qė po ushtojnė,
    Ēfarė kanė bjeshkėt qė po gjėmojnė,
    Ē’kanė bilbilat qė pushuan kėngėn,
    Zi e madhe pushtoi Tiranėn.

    O Azem, o nder i kombit
    Hape dheun e ēou prej vorrit,
    Shporre farėn komuniste,
    Sepse duan tė tradhėtojnė kombin.

    Ai tradhėtar Azem qė tė vrau ty,
    Ju ngujoftė dera me dry,
    Mos gėzoftė grua as fėmi,
    I kėndoftė qyqja pėrmbi.

    Ti tradhėtar qofsh mallkue,
    Dheu i zi s’ka me tė tretė,
    Si na vrave atė djalė tė ri
    Le jetimė tre fėmijė,
    Ja le nusen veshė nė zi.

    O Azem, ti je gjallė,
    Sa tė ketė diell e sa tė ketė hanė,
    Sa tė jetė jeta e shqiptarit,
    Krenaria e kombit tonė,
    Do jetė emri i Azem Hajdarit.





    Mexhide Noka

    Tė falem ty


    Tė falem ty, o dritė,
    Tė falem ty, o yll,
    Tė falem ty, Azem,
    O bir i Shqipėrisė
    Qė derdhesh si furtunė
    Nė luftė pėr liri
    Pėr kėtė truall
    E pėr kėtė atdhe,
    Qė na e lanė trashėgim
    Stėrgjyshėrit.
    Kush Azem atėherė ’90 guxonte
    Diktaturėn tė rrėzonte
    E hallet e shqiptarėve bashkė t’i vajtonte,
    E rrezikun e jetės duke e marrė mbi vete.
    Zoti i madh tė lartėsoi
    Tė dha trimėri.
    Tė falem, Azem
    Tė falem ty, o yll i Shqipėrisė,
    Tė falem ty, o dritė,
    E qofsh gjithmonė pranė Zotit!




    Mexhit Kokalari

    Martirit tė demokracisė

    Me gjuhėn e folklorit


    Ē’ėshtė ky trim qė zbret nga mali
    Nga Tropoja si zorkalli?
    Eshtė trim Azem Hajdari.
    Kush ia bėri i pari prima
    Qė shkeli mbi vetėtima?
    Eshtė Azem flamurtari,
    Zemėr trimi luftėtari.
    Kush lufton pėr Shqipėrinė?
    Kush kėrkon demokracinė?
    Azem trimi, djal’i ynė.
    Ngrihet nė kėmbė parlamenti,
    Gjithė armiqtė nga sikleti
    Kur flet Azem deputeti:
    Burra pėr demokracinė
    Tė shpėtojmė Shqipėrinė.
    Flakė e tij flak’vetėtinė,
    Tmerroi armiqėsinė
    Qė urrejnė demokracinė.
    Me gjuhėn tėnde luftove,
    Gjithė armiqtė i tėrbove.
    Pesė herė tė vunė nė pritė
    O Azem, o yll, o dritė.
    Pesė plumba pėrtej tė shpuan
    O flamur me gjak mbuluar,
    Dot pėr tokė nuku tė shtruan,
    Luftove, Azem, luftove
    Vehten tėnde s’e peshove,
    Namin tej detit e hodhe,
    Shqipėrinė e nderove.
    U pėrpoqe natė e ditė
    Atdheut t’i japėsh dritė.
    Azem trimi bukuria
    Tė vajton gjithė Shqipėria.
    Ti tė hėngri tradhėtia.
    Po pėr neve je i gjallė
    O Azem, o trim i rrallė.
    Mbete flamur pėr rininė,
    O mali me trėndelinė.
    Tė shpėtojmė Shqipėrinė.
    Ta bėjmė siē e doje tinė,
    Tė sjellim demokracinė,
    Tė lulėzojė vendi ynė.




    Abdyl Ahmet Maēi

    Pėrpara pėrkujtimores sė Azemit



    Pėr kuvend, pėr trojet etnike
    Ngriti zanin si nė luftė kreshnike,
    Me fuqi e me trimni
    Pėr Kosovė, pėr Ēamėri.

    Me Azemin ballė pėr ballė
    Midis nesh e kemi tė gjallė
    Jetė e mot, ka me u pėrmend
    Nė kushtrim e nė kuvend.

    Ju shtie nė be, nė besėn e Zotit
    Mos me derdhė as njė pikė loti,
    Se trimnia nuk vajtohet
    Po me kangė e lahutė kėndohet.




    Kėndojnė trojet amtare

    Ku len dielli e ban dritė hana
    Si Azemin pak lind nana,
    Lum Shqipnija pėr atė djalė,
    Jetėn kombit ja ka falė.

    Katėr herė i dolėn n’pritė,
    Kėrkush s’mujti me e kosit.
    Pa ju tremb syni aspak
    Tokėn nanė e lan me gjak.

    Si Azemi gjinden rrallė
    Nuk ka vdekė por asht i gjallė,
    As s’asht vra, as nuk do tė vritet,
    Pėr ēdo ditė ma shum’po rritet.

    Nanė, djalin, mos vajto,
    Shqiptaria e ka hero
    Desh lirinė, nuk duroi pranga,
    Pėr Azemin ushton kanga.

    Kėndon Tropoja, kėndon Shqipnia,
    Kėndon Kosova, kėndon Ēamėria,
    Po kėndojnė motrat kosovare
    Kėndojnė pėr “Ty” trojet amtare.





    Flamur Dalipi

    Kėlcyrė – Pėrmet

    Nga Tropoja te Pėrmeti


    U pėrgjak mesi i shtatorit
    Me studentin e dhjetorit,
    Deputet katėr herė,
    Trim dragua mbi tė tjerė.

    Dhe ashtu me njolla gjaku,
    Si shqiponja te bajraku,
    Tha nė fund tė jetės tija
    “Le tė rrojė demokracia”.

    Pritė i bėnė urė mė urė,
    Bjerė e ngreu mbi diktaturė,
    Nismėtar nė zemra mbeti,
    Nga Tropoja tek Pėrmeti.

    Dhe pėr Ty si flamur gjak
    Do tė kėndojė ēdo gurė e prag,
    Gjaku yt pėr Shqipėrinė
    Kalldrėm pėr demokracinė.

    O Azem ti je i gjallė,
    Pishtari me zjarr nė ballė,
    Mbi Ty ra dora e krimit,
    Ti mbetesh flamur i hymnit.




    Sami Metalia

    Djem zemėrflamur


    Nė shenjė respekti pėr veprėn e tij tė pavdekshme, nė pamundėsi pėr tė vendosur njė buqetė me lule pėr shkak tė pėrndjekjes nga pushteti komunisto-socialisto-kriminel, po i dėrgoj nga larg kėto vargje si homazh pėr mikun tim Azem.

    Bajrak gjallė, bajrak vdekur,
    Trim tribun gjithmonė ke mbetur,
    S’t’paska le nan prej barku,
    T’paska qite huta prej ēarkut.

    A thue prej Shkėlzenit more trimni.
    Prej Valbonės t’kaltėr more hijeshi.
    Turrin ku e more, po fjalėn e zjarrtė.
    T’i bėn dhurat’zanat e bjeshkės sė naltė.

    Me vrullin si dallgė, me shpirtin liri
    Pėr t’bukurėn e dheut, nėnėn Shqipėri,
    Liri pėr kėtė tokė plot me vaj e halle,
    Liri pėr nėnėn, loken hallemadhe.
    Azem gjėmimtari s’do harrohesh kurrė,
    Gjaku yt i kuq zbukuron flamur,
    Brezat ikin, vijnė, por lavdi mbetet
    Vepra pėr Atdhe, viteve nuk tretet.

    II
    Dridhuni lakej, gjarpėrinj tė ferrit,
    Zemėr kriminel, pjellė besnike e territ,
    Si orteg i borės, qė zbret prej Shkėlzenit,
    Pritne, bėni ballė, hovit tė Azemit.

    III

    Nga Mamurrsi, n’Lazarat,
    Valė valė turri demokrat,
    Nis tek valėt e Valbonės,
    N’zė t’Kurbinit Shkodėr loces
    Nė Kavajėn heroike,
    Nė kalanė gjirokastrite,
    Nė Tiranė, Korēė, Berat,
    Nė Mirditė, Dibėr e Mat.
    N’Krujėn trime tė Skėnderbeut,
    N’trandofilt e Pėrmetit,

    Nė Sarandėn mbretėreshė,
    Fier, Lushnje, Kurvelesh,
    N’Elbasanin zonjėrėndė,
    Gjithė Shqipėria ėshtė nė kėmbė
    Shpėrthejnė sheshet zjarr e mall,
    Azem, Azem ti je gjallė!

    IV

    Hej, Tropojė krenare e mbrujtur me gjak,
    Druej pėr ty nanloke kemi dhanė shumė pak,
    E n’qoftė pak shpirtneshė, jetėt qė tė dhamė,
    Jepe, nėnė, piskamėn djemtė e tu ēohen n’kambė.
    Djemtė e tu si pranvera, djem zemėrflamur,
    Qė thellė ngul’kanė rrėnjėt nė ēdo shkėmb e gur.

    Gjermani, prill 2000




    Ditėn qė ty tė vranė

    Bir Azemi qė mė helmove,
    Shpirt e zemėr mė coptove
    O vigan i Shqipėrisė
    Kosovės dhe Ēamėrisė.
    Qė ditėn qė ty tė vranė,
    Nėna, motra ty tė qajnė.
    Ti s’ke vdekur je i gjallė
    Ke me vehte ideale.
    Ishe lulja e rinisė,
    Kombi e nderi i Shqipėrisė,
    Tė qan motra arbėrore
    Ty Azem trim i rinisė
    Themeluesi i demokracisė.
    Shumė prita, biro tė bėnė,
    Shumė plumba tė qėlluan
    Dhe nė parlamentin e qelbur
    Deshėn tė tė eliminuar.
    Djalė, nėna kur tė rriti
    Tė dha qumėshtin e saj
    Tė mėsoi tė duash kombin
    Dhe tė mos jesh bir tradhtor.
    Azem, djali, s’tė harroj
    Dhe s’kam pėr tė harruar kurrė,
    Tė kujtohet biro djalė,
    Kur pėr tė fundit herė, erdhe nė Vlorė?
    Tek urė e Vlorės nė Mifol
    Biseduam gojė mė gojė.
    Kush tė vrau or bir?
    Kush biro tė goditi?
    Kėtė plan, kush e pėrgatiti?
    Ti i njeh se i ke parė
    3 kulisha e 3 tradhėtorė!
    Vranė Azemin, vranė lirinė,
    Ty tė vranė o shqipe mali,
    Ty tė vranė o sokol djali,
    Zėri jot kudo kumbonte,
    Tradhėtarėt i tmerronte!



    Leonard Duka
    Shkolla 8 vjeēare “Emin Duraku”

    Djal’i Arbėrisė


    Trupi yt lul zambaku,
    Kush tė bėri ty me gjak,
    Se pesė plumba ty s’tė vranė,
    Prandaj katili me mjekėr,
    Tė qėlloi me dorė tjetėr.




    Bajram Hidri

    Dritė demokracie


    O Azem zemėrluan
    Tė kėrkojnė nė Tiranė,
    Nė Tiranė nė Shqipėri
    Tė kėrkojnė jug e veri.
    O Azem, o zemėr burrė
    Shqipėria s’tė harron kurrė.
    Qajnė nėnat dhe rėnkojnė,
    Bir Azem ty tė kėrkojnė,
    Qajnė motrat veshė nė tė zi
    Si tė vranė nė pabesi,
    Tė qau gruaja dhe fėmija,
    Tė kėrkon ty Shqipėria,
    Se je drita e demokracisė,
    Ishe shpresa e Shqipėrisė,
    Mik e shok ty tė kishim
    Bashkė nė luftė kudo ishim,
    Azem nuk tė harrojmė kurrė
    Rreze drite nė flamur,
    Si shqiponja dykrenare,
    Ti pėr ne je gjithmonė gjallė.
    Mallkuar qoftė dora gjakatare
    Qė e vrau kėtė shqiptar,
    Nuk do tė ketė paqe as qetėsi,
    Nė Kosovė as nė Shqipėri,
    Pa t’u gjetė vrasėsit ty.



    Avdyl Krasniqi

    Flakadan lirie


    Azem! Pėrplot plagė trupit qė kishe,
    Plagė tė freskėta ngjyrė dylli,
    Bluzėn flake ngjyrė dylli tani vishe
    Flakadan ishit! Jeni vetė ai ylli.

    Yll me pėrmasa unaze Kosove!
    Nė vėshtrim bashkimi tė copave tė trojeve!
    Pėr hėnėn e plotė! Pėr tokat arbėrore!
    Fontanė demokracie, si burim prej krojeve!

    Gjithēka ėshtė e pėrjetshme,
    Ēdo gjė qė ėshtė pėr tė vėrtetėn,
    Drita ėshtė e pėrgjithshme,
    Kur ėshtė vepra pėr jetėn.

    Pėr aq rron edhe shpirti,
    Azem qielli tė ka lakmi,
    Edhe pse derdhet mishi,
    Dheu tė mban lavdi!




    Artan Gjini
    Bolzano – Itali

    Elegji


    “Nėno moj, vajto merr malin
    Larot ta pėrmbysėn djalin” (F. Noli)

    Demokrat Azem “ Dardanin”,
    Qė nė gjoks priti gjerdanin,
    Tropoja rriti viganin
    Tetėdhjetė plumba dot s’e ndalin.
    Tetėdhjetė plumba e prap nuk bie
    Ky ANTE, ky bir malėsie,
    Mal mė kėmbė ballė ēdo stuhie,
    As u tut e as u thye
    (Plumbat burrit i kanė hije)

    Moj Tropojė pėr bijtė qė rrite
    Nėpėr shkrepa, bashk’me shqipe,
    Kėtė herė shumė u trondite
    Pėr Azemin dy herė shqipe.

    Ndizi malet tė kėndojnė,
    Burrat qė ndėr breza rrojnė,
    Ēiftelitė qė lot kullojnė,
    Birin tėnd e trimin tonė.

    Shkėmb graniti e zemrėn hekur
    Azem...! Re pėr tė mos vdekur.
    I pa vdekshėm, i pa epur,
    Gjaku yt themel pėr shekuj.
    Pėr atdhe, demokracia
    Brez mė brez FANAR I NDEZUR.

    Dy herė tė shtinė, ti prap u ngrite,
    Kjo tokė e pėrgjakur fuqinė ta pėrtėrinte,
    Shqipja kukumjaēkės pėrmbi kokė i rrinte
    Arkivoli bosh si Bombė Atomike.
    Vrasėsit tmerruar – tmerruar prej frike
    Se Azemi i gjallė, printe vetė nė ballė
    Ky theror i rrallė, drit’e e rreze drite.

    Shqipėri – shpalos flamurin,
    Mbulo Trimin, mbulo Burrin,
    Azemin qė gjoksin vuri
    Nė themel tek hidhet guri.

    Zogu i bjeshkės ndali kėngėn,
    Zana e malit klithi NEMEN,
    Shqipja dysh e ēau zemrėn:
    Ē’janė ata qė shkulėn rrėnjėn?
    Ē’janė ata qė vrasin nėnėn?
    Ē’janė ata qė vranė djemtė,
    Vranė djemtė e bėnė gjėmėn?!
    Kush po e vret Shqipėrinė?
    Janė ata qė venė e vijnė,
    Beograd, Shkup e Athinė,
    Pėr ēdo ditė njė fytyrė
    Ku tė ē’vatin e kė tė fshijnė,
    Kush mė shumė e kush mė mirė
    Nėpėr gjak me not kaluan,
    Nėpėr Shqipėrinė e ‘lirė’.

    Shtator ‘98




    Iljaz Morina

    Tribunit tė demokracisė

    Kushtuar Azem Shpend Hajdarit
    (Bajram Curri 1962 – Tiranė 1998)


    Shtator, data dymbėdhjetė
    E vitit 1998,
    Azem or patriot shqiptar
    E vrau dorė e kriminelit

    Por Azem ti s’je vrarė
    Pėr jetė tė jetėve je i gjallė,
    Je tribun i Demokracisė,
    Je Hero i Shqipėrisė.

    Prizren 13.09.1998



    Entela Safeti

    Heroi im


    Arratisur engjėjt,
    Arratisur ishin njerėzit,
    Nė ekzistencėn instiktive,
    Kryeministri, ministrat, shteti...

    I ndėrronin avionėt,
    Pas njė traktati modern
    Ishte shitur Kosova,
    Sa njė shekull vetmi nata...

    Nė trotuaret bosh, shiu mbi statujat e ngrira binte.
    Tė kisha qenė atje, si profet, si shtrigė tė tė thoja:
    “Sonte mos dil prej kėshtjellės, heroi im!”

    Krimi harbon rrugėve...
    Pas intrigės, vrasja kridhet...
    Por kishte ndaluar koha.
    Nė gjumė m’u fantaks, krisma e armėve,
    ...dhe gjaku dėnoi vjeshtėn.
    Unė qava pėr ty heroi im...

    Pas meje njė popull veshur me tė zeza
    Pas nesh vjeshta
    Ulėrin dhimbja,
    Gishtat si flatra pėllumbash,
    Flatrojnė motit te keq

    Gjaku mė ėshtė bėrė ujė prej sė keqes
    Dhe loti gjak prej urrejtjes.
    M’u sos durimi,
    Nė vend tė zemrės njė gur varri kam,
    Nė vend tė syve rrufe. Nė vend tė gjakut det.
    Tė desha heroi im, siē dua tokėn tonė,
    Siē doje ti Shqipėrinė, Ēamėrinė




    Tė pres vėlla

    Udhėtojnė heshturazi nė trotutarė statujat
    Nė memorjen e kohės.
    Ekranet ndizen e shuhen nė tė njejtin marsh
    Populli ekzistencial shumohet dhimbjes
    Nėn nofullat e mashtrimit
    Krimi ripėrtyp, njeriun
    Nė ashtin tim,
    Plaga e tokės dhemb,
    Nė gjakun tim rrjedh gjaku yt i derdhur,
    Pėrreth tingujt e harresės
    Zhubrosen hartėn e Shqipėrisė.
    Tė pres vėlla!
    Ti po vjen
    Si Kostandini pėrtej vdekjes,
    Kalėruar historisė, fundshekullit.
    Si oshėtima e Bjeshkėve!




    Bela Dika
    Studente


    Baladė pėr heroin


    Ti linde mes shkėmbinjsh
    Atje ku lind djali diell, e vajza hanė.
    Ti linde aty ku shkrep lot malėsori
    E njerėzit dhe matanė kufirit asaj toke i thonė nanė.

    Ti lind si agimi i bardhė
    Dhe dritėn Shqipėrisė ia fale
    Si perėndia e shenjtė tokės mbarė.

    Nėnė erėn dhe rrebeshet euforike
    Mbijetove vėshtirėsive, hero.
    S’tė trembi kurrsesi jeta
    Dhe pse lėkur’ luani mbante veshur ajo.

    Pishtar i demokracisė sė brishtė,
    Helm pėr ithtarė u bėre,
    Dhe s’pate mė njė nėnė
    Por mbarė nėnat shqiptare.

    Pas shpine tė qėlluan antishqiptarėt
    Por ti nuk vdiqe, o Azem,
    Nuk vdiqe, po u ktheve flamur,
    Himn pėr ty qenė thirrjet:
    “Ti je bota, je mes nesh, s’do vdesėsh kurrė”!

    Tė qava si motėr, o vėlla,
    E qyqe u bana nga i madhi idhnim
    Por motrat shqiptare dhimbjen e ndanė
    Pėrsėri mė kthyen njeri.

    Tė qava si foshnjen qė pret agimin
    Klitha si fėmi qė porsa lind
    Mė trishtoi zėri i njė shpirti:
    S’tė njoha kurrė babai im”.

    Ti linde si dielli i mėngjesit
    Nga nevoja pėr tė terur ca lot tė ashpėr nėnash,
    I pavdekshėm u bėre qė atė ditė
    Kur Shqipėrisė ia fale shpirtin dhe mendjen.

  2. #2
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Te lumte dora dita, ty edhe gjithe autoreve me Kenget e Azemit.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  3. #3
    http://www.tropoja.org
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    England[SE]
    Postime
    388
    Dita te lumte lal per kto keng te mrekullueshme

    O Azem shqipe malsie,
    Per ty loti na ka hije.

  4. #4
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464

    Talking

    bravo te qofte dita jane me te vertete kenge te bukura :

Tema tė Ngjashme

  1. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  2. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  3. Dilemat pėr monumentin e Azemit
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 05:16
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  5. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •