Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA

    Per ata qe nuk e kane idene se kush eshte ambasadori i ri shqiptar ne SHBA.

    Kush është Çollaku që do drejtojë ambasadën shqiptare?

    Pedagogu i Italishtes ambasador në Amerikë



    --------------------------------------------------------------------------------

    Kreshnik Çollaku

    Vendlindja: Tiranë
    Datëlindja: 7 shtator 1970
    Arsimi: Në vitin 1992 mbaron studimet e larta për Italisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë
    Specializimi: Në vitin 1995 mbaron një kurs pasuniversitar në Itali për gjuhën italiane
    Përvoja në punë: Gjatë viteve 1995 ka punuar si pedagog në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Ndërkohë që ende sot vazhdon të japë mësim në këtë fakultet
    Përvoja politike: Në vitin 1990 ka qenë një ndër studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, si dhe themelues i Partisë Demokratike.Në vitin 1995 ka qenë anëtar i strukturave të kësaj partie. Në vitin 1998 zgjidhet kryetar i FDS-së (Federata Demokrate Studentore). Në vitin 1999 zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokrate të Re. Në vitin 2001 prezantohet nga kjo parti si kandidat për deputet në zonën 33. Në vitin 2003, po nga PDR-ja, kandidohet për kryetar i bashkisë së Tiranës


    Italishtja, për të cilën ai ka studiuar për vite me radhë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, nuk do t’i hyjë më në punë aq shpesh. Kjo, për shkak se për një javë ai shkon si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington. Pikërisht për këtë titull, gjuha e huaj me të cilën duhet të komunikojë është anglishtja, gjuhë të cilën ai e zotëron shumë mirë. Kreshnik Çollaku, një personazh i ri i politikës shqiptare, me detyra dhe funksione partiake kryesisht në strukturat rinore të dy partive të djathta në vend, konkretisht Partisë Demokratike dhe asaj Demokrate të Re, tashmë do të mbajë mbi shpatulla një detyrë me një sens aspak rinor, madje që peshon shumë. Çollaku do të jetë deri në emërimin e ambasadorit të ardhshëm kreu i ambasadës shqiptare në Uashington, ose siç quhet në gjuhën diplomatike Ad Interim.
    Student i dhjetorit
    Njihet si student i dhjetorit dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Çollaku ka qenë në radhët e para të studentëve dhjetoristë dhe krah shumë figurave të njohura të Partisë Demokratike sot. Përveç pasionit për italishten, Çollaku kërkonte atëherë edhe një Shqipëri ndryshe, të hapur dhe demokratike, pra një jetë të re dhe me një qeverisje të re. Zëri i tij më pas iu bashkua zërit rinor të strukturave të para paralele të PD-së. Më i angazhuar Çollaku ka qenë në vitet 1995 – 1996, kur pas një specializimi në Itali ai kthehet sërish në Shqipëri për të qenë kryetar i Federatës Demokratike Studentore, pranë Partisë Demokratike. Shumëkush prej atyre të rinjve demokratë e mban mend Kreshnikun, drejtuesin e ri dhe të përkushtuar ndaj demokracisë.
    Mes PD–së dhe PDR-së
    Ashtu siç ka ndodhur jo pak herë në politikën shqiptare dhe kryesisht me partitë më të mëdha në vend, vitet 1998 – 1999 do të dyzonin personalitetin politik të Kreshnik Çollakut. Me ambiciet e tij rinore, ose siç u cilësuan reformatore, dhe të një pjese të mbështetësve e drejtuesve të Partisë Demokratike, ndoshta të cilësuara edhe si jo në linjë me “traditën” e kësaj partie, bënë që i komanduari me punë në ambasadën shqiptare në Uashington, Çollaku, të zgjedhë së bashku me Genc Pollon dhe një numër të tjerë anëtarësh të PD-së krijimin e një partie të re. Pikërisht, krijimin e Partisë Demokrate të Reformuar, që më vonë u quajt Partia Demokrate e Re. Si një ndër mbështetësit e lëvizjes reformatore, që në themelimin e Partisë Demokrate të Re, Çollaku u emërua si sekretar i përgjithshëm i saj. Por, më pas ai do të jetë personazhi që do të dalë kundër “rrjedhës” së PDR-së. Çollaku kundërshtoi ose bllokoi hapur tratativat e PDR-së dhe të PS-së për të firmosur një marrëveshje bashkëqeverisëse me njëra-tjetrën. Si shkak të kësaj revolte, ai gjithashtu u vu në krye të lëvizjes “Nano ik”, protestë e cila erdhi si pasojë e tentativave për bashkëqeverisje. I ngarkuar në biografinë e tij politike me këto përsiatje reformuese të përhershme, duke iu kundërvënë dhe PDR-së si një tjetër parti që e themeloi vetë, Çollaku pezullohet nga detyra e tij si sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, për t’u gjendur sërish edhe sot në radhët e Partisë Demokratike. E pse jo të mos ndihet i realizuar në të dhe në një post politik pranë saj.

    Vendimi

    Pa diskutim kur e kanë marrë në telefon për t’i referuar se do të jetë ambasador i Shqipërisë në Uashington, ndoshta Kreshnik Çollakut për emocion do t’i ketë rënë nga dora telefoni, ose ndonjë send tjetër që do të ketë pasur. Pas shumë e shumë replikash dhe debatesh të stërzgjatura për ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, komandoi si të ngarkuarin me punë në këtë shtet një personazh politik të quajtur kyç në këtë situatë, Kreshnik Çollakun.

    Emërimi i ambasadorit

    Kreshnik Çollaku është komanduar nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, si i ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Uashington. Lajmi i bërë i ditur para disa ditësh prezanton një zgjidhje të konfliktit Harxhi. Çollaku do të qëndrojë në këtë post deri në emërimin e një ambasadori të ri. Emri i parë i prezantuar nga ministri Mustafaj, pra Edith Harxhi nuk u miratua nga presidenti Moisiu. Ndërsa propozimi i Çollakut ka kaluar pa bërë zhurmë mes dy institucioneve si Presidenca dhe Ministria e Jashtme.

    "Tirana Observer"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    Pa diskutim kur e kanë marrë në telefon për t’i referuar se do të jetë ambasador i Shqipërisë në Uashington, ndoshta Kreshnik Çollakut për emocion do t’i ketë rënë nga dora telefoni, [I]ose ndonjë send tjetër që do të ketë pasur[/I].
    hajde gazetare, hajde.

    ja pune te mbare ketij cunit, mqse qenka ne moshe per ta ushqyer me qumesht.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese Collakut..

    besoj se do ta bej kte pune.. shume mire sepse eshte djal me karakter.. bile eshte me i miri nga pdr e poll ndok- tritonit.

    te kec studiuar italisht do te thote te kec mundesi te lexoc danten e Petrarken
    krocen e pirandelon e sidomos te kec mundesi te lexoc gazetat italane te pas luftes dit boterore..pra te kuptoc si nje vend duall nga lufta dhe ryri ne pluralizem e u be shtet modern..e kjo eshte shkoll me vehte.. tu a dic aktivitetin te majteve e te djathteve italan te pas 45 deri me tani..

    pra collaku nuk eshte i pa armatosur..

    boll idro montanelin ta lexoc je ne rregull..

    cdo bej i ngrati ne Usa.. do dredhi zinxhirin si tarifa me shok se ska pun te madhe aty..
    shumica e nepunsave amerikan nuk e din ku bie Shqiperia..

    punt e shqiperise behen ne tirane.. pra shtabi i Pd dhe i Ps e levizin rroten e historise aty..

    po vendosi edvinua me dokle blushat ti bejne saliut nje 97 te re per shalsh.. e bejne.. nuk pyesin per collak .. dhe ne i pengofte kush i pengon ambasadori amerikan ne tiran..
    pra ambasada jon ne amerik vec turshi ka rast te benj.. se spyetet per asgje..

    Kosova po Ajo duhet ti ket pipzat mire ne uashington.. e ne kte pike do bente mire te koncentrohet Collaku se i ben mire Kombit..
    pra collaku ben mire te mbaje lidhje me rugov Dacin.. e ti degjoj ata e te hedhi ndonje llaf ne uashington per Kosoven..
    po e beri kte nuk i harrohet..


    tani do presim zp e brace edvinos dhe epoken e qose mavroviqave te thaqit .. se cfar dosje do nxjerrin per collakun.. se ata kan dosje per cdo shqiptar qe nuk ben be e rrufe per dullen..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    Per ata qe nuk e kane idene se kush eshte ambasadori i ri shqiptar ne SHBA.

    Kush është Çollaku që do drejtojë ambasadën shqiptare?

    Pedagogu i Italishtes ambasador në Amerikë

    "Tirana Observer"
    hajde gazetare, gazete dhe titull bombastik...

    Degjojne mileti dhe thone, ja u la nje e re dhe u vu nje i ri si ambasador, kur ne fakt Kreshniku eshte thjesht i ngarkuar me pune

    Ne fakt pas konfliktit me Pollon, kur ishte sekretar i pergjithshem i PDR-se, gjate gjithe ketij viti Kreshniku s'u degjua fare, sidomos kur Berisha u "riputh" me Pollon. U duk sikur gjithe energjia e Kreshnikut ne lufte kunder PDR-s u shit si c'ndodh gjithnje ne politiken shqiptare.

    Por jo, Partia mendon per te gjithe, edhe per ata qe mendojne se si ka kush ne vemendje.

    Si thua Brar, do botoje edhe kreshniku gje memuare nga washingtoni???...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Po keta kastile e bejne keshtu?

    Presidenti ju tha jo per Harxhin se eshte e re, s'ka pervoje... keta vene nje akoma me te ri. Jam kunder Collakut. Presidenti me shkaqet qe deklaroi per refuzim te kandidatures se Harxhit, duhet rrjedhimisht te refuzoje edhe Collakun. Perndryshe, duke analizuar vetem deklaratat publike te autoriteteve (jo mediave), kesaj i thone maskilizem.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    Po keta kastile e bejne keshtu?

    Presidenti ju tha jo per Harxhin se eshte e re, s'ka pervoje...
    Ajo mos firmosja e saj ka qene me teper presion per kompromis per t'i leshur ndonje cope Moisit per njerezit e tij, pasi pas nje viti i tere stafi i Moisiut mbetet pa pune, pasi Moisiu s'ka as staturen dhe as mbeshtetjen per te qene me president....

    Keshtu qe Moisiu qe nuk ja mbante te mos i miratonte asgje Nanos, se ja "kishte zene koken me dere", me emerimet e vajzes dhe nipit drejtora, tani kerkon ta shese pak veten shtrenjte per te pefituar dicka...

    P.s

    Duke qene se Kreshniku eshte thjesht i ngarkuar me pune dhe jo ambasador, qeveria e PD-s s'ka nevoje ligjerisht te kerkoje aprovimin formal te Moisiut. Eshte vete Ministria e Jashtme qe e emeron, sigurisht duke pasur mbeshtetjen e kryeministrit.

    Brai pyet c'klecke mund ti qesin???

    Ndofta se s'eshte i martuar...lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 14-12-2005 më 17:45
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  3. Kreshnik Qato kampioni shqiptar i botës në boks!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 16:31
  4. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •