e po qka te besh qdo kush po behet qytetar e kush eshte trim me u kthy ne fshatar,Postuar më parë nga Bokerrima
e po qka te besh qdo kush po behet qytetar e kush eshte trim me u kthy ne fshatar,Postuar më parë nga Bokerrima
Perfundon takimi i krereve te LSI, PDK e PBDNJ me presidentin Moisiu. Meta: Segmente destruktive po prishin zgjedhjet
TIRANE (23 Dhjetor)- Kryetaret e partive Levizja Socialiste per Integrim, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut jane takuar sot me presidentin e republikes Alfred Moisiu per te diskutuar per zgjidhjen e krizes politike qe ka perfshire vendin lidhur me zgjedhjet vendore.
Kreret e ketyre partive , perkatesisht Ilir Meta, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule i kane paraqitur kreut te shtetit kerkesen e tyre te perbashket per zhbllokimin e situates brenda 20 janarit, data e percaktuar nga presidenti per zhvillimin e zgjedhjeve.
Kreu i LSI-se Meta eshte shprehur gjate bisedes me Moisiun se deri ne daten 20 janar, e percaktuar prej tij per mbajtjen e zgjedhjeve, nuk do te arrihet permbushja e standarteve. Sipas tij zgjedhjet vendore ne Shqiperi po prishen si pasoje e ndikimit te segmenteve destruktive ne opozites, por dhe ne pozite, e nje prej ketyre sipas Metes eshte vete kryeministri Berisha.
Disa dite me pare LSI, PDK dhe PBDNJ kane dale me nje platforme te perbashket permes se ciles ata i kane kerkuar presidentit të thërrasë urgjentisht një tryezë të partive politike parlamentare për të diskutuar dhe gjetur mundësitë konkrete të zgjidhjes konkrete të krizës në vend.
(/BalkanWeb)
Balkanweb, 27/12/2006 - 10:09
Filli i humbur
• Nga BASHKIM MUÇA
Në prononcimet e tij të fundit kryeministri Berisha ka deklaruar se data 20 janar është e panegociueshme dhe se vetëm diktaturat i shtyjnë zgjedhjet. Megjithatë në Shqipëri ka një precedent të shtyrjes së zgjedhjeve. Ish presidenti Ramiz Alia u detyrua të shtyjë zgjedhjet e 10 shkurtit të vitit 1991, për më 31 mars, me kërkesë të ish kreut të opozitës Sali Berisha, kur Shqipëria sapo e kishte kapërcyer pragun e diktaturës. Ndërsa nuk dihet ndonjë rast kur një diktaturë të ketë shtyrë zgjedhjet. (Askush nuk është në gjendje të përfytyrojë se kush do të ishte ai faktor njerëzor që mund të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve në një sitem dictatorial, ndryshe s’ do quhej sistem diktatorial).
Një paketë e ofruar nga shumica, brenda së cilës është ofruar kompromis për dy çështjet e ngritura nga opozita, por me kushtin e mos lëvizjes nga istikami i datës, nuk pritet të jetë e suksesshme. Në kushtet e një zait-noti çështja e datës gradualisht është bërë çengeli ku do të varen të gjitha zhvillimet e mëtejshme.
Sali Berisha përbën një model politikani të provuar, i cili, në kushte stabiliteti politik, mjetin kryesor qeverisës ka akuzën verbale dhe presionin ndaj kundërshtarit, ndërsa në kushte krize luan me trysninë politike deri në momentin e fundit. Ky lloj modeli është provuar gjatë dy qeverisjeve të tij, përkatësisht, presidenciale dhe kryeministrore. Ajo që për momentin duket shumë shqetësuese ka të bëjë me hamendjen nëse Berisha do ta çojë deri në fund, apo jo, aplikimin e të njëjtit model politik në qëndrimin ndaj krizës zgjedhore? Modeli i trysnisë politike mund të rezultojë shumë problematik për Shqipërinë nëse ai do të aplikohej deri në fund.
Përpjekjet për të çbllokuar krizën janë çvendosur jashtë dy formacioneve më të mëdha PD dhe PS. Tri parti parlametare, nga të dy krahët e politikës, përkatësisht LSI (në opozitë), PDK dhe PBDNJ (në shumicë), që së bashku bëjnë 17 deputetë në parlament, fillimisht nëpërmjet një daljeje publike të përbashkët, dhe më pas zyrtarisht, kanë kërkuar ndërhyrjen e presidentit. Nga ky zhvillim i ri politik një gjë nënkuptohet qartë, që asnjëra prej këtyre partive nuk do të shkojë në zgjedhjet e 20 janarit nëse nuk do të ketë një marrëveshje mes palëve. Domethënia e kësaj lëvizjeje është shumë e rëndësishme pasi, varësisht nga zhvillimet, ajo mund të shndërrohej në një strumbullar për politikën shqiptare. Po të llogarisim numrin e deputetëve që përfaqësojnë PDK (8) dhe PBDNJ (3), si dhe deputetin “e ngrirë” Ngjela, i bie që deri tani kryeministri nuk ka mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve për të shkuar në zgjedhje pa opozitën. Po të llogarisim këtu edhe një krah moderator brenda PD-së, që deri tani po operon heshturazi, i bie që Kryeministri Sali Berisha të ndodhet në minorancë të theksuar mbështetëse lidhur me çështjen e zgjedhjeve.
Në një situatë të tillë, pa llogaritur shtimin e zërave nga jashtë (jo pak por së fundi, SHBA nëpërmjet Rosemary Di Carlo, Zv/ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit, kërkoi kompromis politik) për pamundësinë e bërjes së zgjedhjeve më 20 janar pa një kompromis me opozitën, në kushtet e mungesës së komisioneve zgjedhore në më shumë se gjysmën e Shqipërisë, një gjë është e sigurtë: që Berisha ose do të tërhiqet, ose qeveria e tij mund të rrëzohet në parlament. Po pse Berisha bën sikur nuk tërhiqet edhe në një situatë kur praktikisht, bërja e zgjedhjeve më 20 shkurt ka marrë fund? Gjëja më e thjeshtë për tu kuptuar. Në kushtet kur një pjesë e aleatëve të PD-së janë në akord me opozitën për çështjen e standardeve të zgjedhjeve; në kushtet kur majft zëra brenda vetë PD-së, jo publikë, janë për kompromisin; pra në kushtet kur opozita ka arritur t’ia dalë në luftën për shtyrjen e zgjedhjeve, që do të thotë se nuk vihet në pyetje nëse zgjedhjet do të shtyhen, por se kush janë faktorët dhe protagonistët që e bënë të mundur shtyrjen, politikanë të modelit Berisha përpiqen të bëjnë atë të fundit, protagonizmin për të përfituar frytet e kthesës.
Le të marrim rastin më të keq. Çfarë konsekuencash mund të kishte Kryeministri nëse do të bënte vërtetë atë që po thotë, pra nëse do të shkonte në zgjedhje pa opozitën por edhe pa disa nga aleatët e tij? Rigrupimet e fundit politike në raport me zgjedhjet, pa marrë parasysh ndonjë lëvizje tjetër të pritshme mund të çonin në rënien e qeverisë Berisha. Nuk do të ishte çudi që politika shqiptare të dhuronte një spektakël të tillë që do ta kalonte shumicën parlamentare, e për pasojë dhe qeverinë, nga e djathta në të majtë. Zhvillimet e fundit, të inicuara nga Ilir Meta, një politikan me shumë klas, po tregojnë se shqiptarët nuk janë më ata që dinë të prodhojnë vetëm kriza, por edhe zgjidhje sepktakolare politike. Në këtë këndvështrim më i rrezikuar se sa zgjedhjet vendore, është vetë kryeministri Berisha dhe shumica e tij parlamentare.
Çdo formacion politik i shumicës së sotme do të kishte të drejtë morale dhe do të ishte plotësisht i justifikuar para Berishës, nëse do të bënte të njëjtën lloj lëvizje që bëri Xhuveli (nga e majta në të djathtë), por më kahje të kundërt. Demokristianëve dhe vetë Nard Ndokës do ti mjaftonte vetëm një pragmatizëm politik për të marrë menjëherë shumë poste më tepër nga sa ju ka premtuar Berisha. Të njëjtën gjë mund të përfitonte partia e minoriteti grek e Vangjel Dules, një ish aleate e së majtës, e po ashtu prej kësaj situate mund të përfitonin individualisht edhe deputetë të veçantë, si, fjala vjen, Spartak Ngjela. Një qeveri e përkohshme me protagonistë të djathtë, por e mbështetur nga e majta mund ti jepte fund mandatit autoritar të Sali Berishës, nëpërmjet të njëtit stil me të cilin ai po përpiqet ta zgjasë deri në fund atë. Të gjithë mund të luajnë brenda kësaj politike.
Të gjithë kanë të drejtë ta kërkojnë fillin e humbur nga një kryeministër.
rrenacak axhustator e xhongler qenka ki mucua..
ska turp..
Kushtetuesja: Prishja e "Zogut të Zi", e paligjshme
Vendimi, pesë muaj pas shkatërrimit të nënkalimit nga qeveria
Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe ka rrëzuar vendimet e qeverisë, e cila përmes dispozitave ligjore që ka nxjerrë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe kartën e autonomisë vendore, duke ushtruar kontroll mbi policinë ndërtimore. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Rregullimit të Territorit nuk ka kompetenca të kontrollojë policinë ndërtimore për prishjen e një ndërtimi që është jashtë projektit të miratuar siç është rasti i mbikalimit te "Zogu i Zi". Por edhe shqyrtimi dhe miratimi i lejeve të ndërtimit si çështje të planifikimit urban janë kompetencë e bashkisë dhe e drejta e shfuqizimit të akteve të KRRT-së janë kompetencë e organeve vendore. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e drejta e shfuqizimit të akteve të paligjshme të KRRT-ve që funksionojnë pranë organeve të qeverisjes vendore është kompetencë e organeve të pushtetit gjyqësor. Ndërsa KRRT-ja është organ i specializuar për urbanistikën që ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vendimmarrëse në fushën e planifikimit dhe të menaxhimit urban, nën autoritetin e pushtetit vendor. Të drejtën për të vendosur për prishjen e volumit të punimeve të ndërtuara jashtë projektit të miratuar e ka Këshilli i Rregullimit të Territorit pranë organeve të qeverisjes vendore. Po sipas Gjykatës Kushtetuese, kontrolli i zbatimit të standardeve teknike mbi territorin është në kompetencë të policisë ndërtimore që vepron si organ i pavarur nga pushteti qendror, por nën autoritetin e organeve të qeverisjes vendore. Sipas Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, autoritetet vendore duhet të kenë diapazon të gjerë përgjegjësish, të cilat janë të mundshme për t‘u realizuar në nivelin vendor. Në kuptimin kushtetues dhe ligjor, parimi i decentralizmit të pushtetit duhet të përmbajë, në thelbin e vet, përcaktimin e misionit parësor që i ngarkohet pushtetit vendor në administrimin e territorit nën juridiksionin e vet, ku përfshihen edhe çështjet e planifikimit, menaxhimit urban dhe të kontrollit të territorit, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, në këtë vendim, theksohet se duke i dhënë policisë ndërtimore kompetenca për të ndërhyrë pa vendim gjyqësor në veprimtarinë e autoriteteve vendore në fushën e veprave të ndërtimit dhe të planifikimit urban, dispozitat ligjore të sipërpërmendura tejkalojnë standardet kushtetuese dhe normat ndërkombëtare.
Gazeta Shqip
Pse se mbyllni kete teme pash Zotin se u be qesharake fare.
...S'ma merte mendja se do dukej me mire se tani ai kryqezim i Tiranes...
Wild and crazy can't be lazy
Bashkia, dëmshpërblim për "Zogun e Zi"
Rama: Vendimi i Kushtetueses u dha të drejtë të gjitha argumenteve tona
Bashkia e Tiranës pritet t‘i kërkojë qeverisë dëmshpërblim financiar për prishjen e nënkalimit të "Zogut të Zi‘, që u cilësua e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese. Burime zyrtare pranë bashkisë së kryeqytetit, bëjnë me dije se ky institucion pas dhënies së të drejtës nga institucioni që interpreton ligjin themeltar të shtetit, do t‘i kërkojnë qeverisë të paguajë dëmin e madh prej 1 milion dollarësh. Ndërkaq, edhe pse me vonesë dhe pas prishjes së nënkalimit të "Zogut të Zi" nga qeveria, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, e ka cilësuar një fitore të konsiderueshme, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka quajtur të paligjshëm veprimin e policisë ndërtimore. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, 24 orë pas vendimit ka mbledhur stafin kryesor të institucionit që drejton dhe ka përshëndetur vendimin që Rama e ka cilësuar si historik. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, deklaroi se "vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, është një vendim historik në procesin e evropianizimit, demokratizimit dhe decentralizimit të shtetit shqiptar". Kryebashkiaku
Rama e ka konsideruar vendimin e institucionit që interpreton ligjin themeltar të shtetit si një çlirim jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por për të gjithë pushtetin vendor në vend. "Është një vendim me përmasa jashtëzakonisht të rëndësishme që adreson nevojën e komuniteteve vendore për autonomi reale dhe që sanksionon shkëputjen e pushtetit vendor dhe përkatësisht të bashkive me në krye Bashkinë e Tiranës, nga zgjedha e qeverisë qendrore dhe për t‘i dhënë këtij pushteti dinjitetin që i jep Kushtetuta e Shqipërisë, që i jep Karta Evropiane e Autonomisë, që i jep zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli, dinjitet të cilin sot e tutje asnjë qeveri dhe asnjë pushtet i çfarëdo përkatësie politike nuk mund ta cenojë më", deklaroi dje Rama para stafit të bashkisë, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak. Dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Republikës, e cila ka shqyrtuar ankesën e bashkisë së kryeqytetit, e ka konsideruar të paligjshëm prishjen e nënkalimit në hyrje të Tiranës, duke e motivuar këtë si akt "në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe kartën e autonomisë vendore, duke ushtruar kontroll mbi policinë ndërtimore. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Rregullimit të Territorit nuk ka kompetenca të kontrollojë policinë ndërtimore për prishjen e një ndërtimi që është jashtë projektit të miratuar siç është rasti i mbikalimit te "Zogu i Zi". Kreu i bashkisë së kryeqytetit, i cili është njëkohësisht dhe lideri i opozitës shqiptare dhe kandidati i saj në garën për një mandat të tretë në kryeqytet, dje ka pasur arsye për të marrë frymë i lehtësuar dhe për ta konsideruar këtë vendim si një fitore të tij, por edhe opozitës, e cila e ka kundërshtuar fuqishëm qeverinë, duke e akuzuar për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor dhe shkelje e hapur e ligjeve. Kryebashkiaku Edi Rama u është drejtuar qytetarëve, duke theksuar se tani e tutje, qeveria nuk do t‘i ketë më duart e lira për të bllokuar veprat që do të ndërmarrin bashkitë e komunat e vendit. Rama deklaroi se "të gjitha argumentet e paraqitura prej nesh qysh se filloi konflikti absurd mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës me bllokimin e punëve publike, me sulmin ndaj sipërmarrësve, me propagandën abuzive ndaj Bashkisë së Tiranës, qëndrim i cili ka argumentuar në vijimësi se këto janë veprime antikushtetuese u vërtetua sot i drejtë dhe jo vetëm i drejtë, por edhe fitimtar, fitimtar jo për persona të përveçëm, por për komunitetin kryeqytetas që sot mori sovranitet të plotë".
Gazeta Shqip
nuk e pyeti sulltan edvini komunitetin kryeqytetas kur e filloj ate gomarllekun ne zogun e zi..
le te flasin ata qe kalojne per dite aty se a me mire me ate qe beri Bash berisha apo me ate qe beri edvin shalsi..
fol ti jesi..
kushtetusja nuk eshte tjater vec nje bunker i vishinskave te mbetur (per fat te keq te popullit tone..) akoma ne fuqi e me pushtet ..
aty jane pushkataret e varesit ne litar te fjales se lire e jet marresit e poeteve..
nuk pritet tjetr nga ata vec te mbrojne edverin e ri.. edvin blush pandushet..
Berisha: I hapur për negociata, po s’toleroj certifikatën
E ka pranuar vetë shefi i ekzekutivit se këto zgjedhje po dëshmojnë se shqiptarët nuk janë të përgatitur për në evropë. Ai tha dje gjatë konferencës për shtyp, se si kurrë ndonjëherë, para zgjedhjeve, nuk gjendet zgjidhje, çka frenon këtë proces. E duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë pikë, dhe duke treguar ecejaket e negociatorëve sa në zyrat e Berishës e Rusmalit, aq në zyrat e opozitës dhe për më tej tek zyrat e ndërkombëtarëve, Berisha u shpreh i gatshëm sërish dje për kompromis mes palëve për të gjetur një tjetër mundësi që të bihet dakord në këto zgjedhje.
Berisha nuk ka ngurruar ta etiketojë Ramën si një person i cili po përpiqet të marrë peng mekanizimin e zgjedhjeve, duke e krahasuar atë madje dhe me një person të njohur nga bota e krimit, Nehat Kullën. Sipas kryeministrit, është pikërisht kryesocialisti i cili nuk respekton asnjë prej marrëveshjeve të arritura midis PD dhe PS, pasi sipas tij, ende pa u tharë boja “të dyja marrëveshjet si ajo e gushtit ashtu edhe ajo e dhjetorit 2006, janë bërë të paqena”. “Marrëdhëniet mes dy partive më të mëdha gjatë këtij viti janë unike dhe të pa precedenta në historinë e 15 viteve të fundit. Në qindra takime të bëra ka zero rezultate, nuk ka asnjë produkt. Për herë të parë në 15 vjet nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme, të dyja të kërkuara nga opozita, dhe sapo nënshkruhen grisen”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri u shpreh se nuk ka vend në Europë që shkon drejt integrimit duke pasur një pengmarrës të sistemit zgjedhor, siç është Rama. Sipas tij, kërkesa e opozitës për të mos lejuar votimin me çertifikatë, do të thotë t’i mohosh rreth gjysëm milioni votuesve të drejtën e votes.
Akuzat
Kryeministri ka theksuar në fjalën e tij se çertifikata është një element tërësisht i besueshëm por për të dhënë garanci akoma më të mëdha janë pranuar edhe një seri kërkesash të opozitës, në përpjekje për të rritur shkallën e besueshmërisë së procesit. Sipas tij, pavarësisht nga këto çështja nuk ka të bëj me faktin se opozita kërkon garanci për çertifikatat, “por kemi të bëjmë me një strategji të kreut të PS për mospjesëmarrje në zgjedhje”. Berisha nënvizon se vendimi i Ramës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, për ti sabotuar dhe marrë peng ato, është një vëndim i menduar mirë pasi ka kohë që është pjekur që në muajin qershor, dhe me kërkesat e përsëritura në vazhdimësi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Me argumentin e mbrojtjes së një dokumenti themelor të shtetit siç është çertifikata, Berisha ka nënvizuar se është tërësisht e papranueshme hedhja poshtë e këtij dokumenti që është jetik për qytetarët. Sipas tij, qeveria ka ofruar disa garanci shtesë për këtë dokument siç është edhe votimi me anë të zarfit ku personat që votojnë me çertifikatë e fusin fletën e votimit në zarf dhe këtij të fundit i bashkngjitet me kapse çertifikata.
Gjithsesi, kreu I qeverisë vlerëson se “çertifikatat janë thjeshtë një përpjekje e Ramës për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të mos lejuar PS të hyjë në zgjedhje”. Ndonëse konsensusi për këtë pikë duket larg, kryeministri ka nënvizuar se mbetet i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje konsensuale e cila do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve brenda standarteve ndërkombëtare për zgjedhjet.
ballkanweb
Krijoni Kontakt