mir ben qe shkruan o swip. fjala e nje banori tirane peshon me shume se tonat qe jemi jashte.
prandaj fol sa te duash e na informo se cbenet andej.
Ja cthote Nard Ndoku ne gazete
--
E Marte, 20 Dhjetor 2005
KUR "PRIVATIZOHET" MBIKALIMI
Nga Nard Ndoka*
Ka disa dite qe jane bllokuar punimet tek mbikalimi i "Zogut te Zi" ne kryeqytet. Ne krye te heres u krijua pershtypja se me te vertete duhej qe te veprohej ne menyre te prere per te vene nen fre deshirat pa shume fantazi urbanistike te kryebashkiakut Edi Rama. Rama ka filluar "operacionet" ne disa segmente kryesore te kryeqytetit duke shkaktuar nje kaos ne qarkullim, ne levizjet normale te qytetareve dhe duke e bere cdo segment te pakalueshem. Strategjia e kryebashkiakut tone eshte e qarte, sa me shume rraskapitje per qytetaret e tij, perbaltje, ore te tera ne trafik etj, etj. Mbas nje sterlodhjeje te krijuar ne menyre strategjike per dite dhe muaj te tere, do te na shfaqet i gjati i Bashkise me nje gershere ne dore duke peruruar nje rruge pastaj dhe nje tjeter... Pra, keshilltaret e tij apo koka e tij e goditur pak, kane menduar qe pikerisht kur qytetaret lodhen aq shume me dite dhe muaj, kujtojne ne fund vetem shpetimtarin e tyre qe i nxjerr ne "selamet" vetem me nje gershere te vogel dhe nje shirit te kuq ne dore. Rama dhe keshilltaret e tij mendojne se mbahet mend vetem shiriti i tij, ndersa vuajtjet harrohen...!
A duhet qe kontrolli i Ministrise se Brendshme, komisionet e Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe mekanizmat e tjere kontrollues te veprojne?! Une mendoj se duhet te kishin vepruar ne menyre te vazhdueshme dhe duke u bere faktor ne evidentimin real te rrezikut "Rama" per kryeqytetin!
Per hir te realitetit ka patur nje reagim periferik te Keshillit Bashkiak te iniciuar nga opozita ne keshill, por pa mundur ta ndalojne Ramen, pa e futur ate ne shinat ligjore dhe pa i bere publike me pare keto shkelje.
A duhej te ndalohej Rama ne aventuren urbanistike, ne abuzimet e tij me projektet preferenciale, ne shkeljet e ligjit, ne fillimet pa mbarim te punimeve?! Duhej ndaluar, madje shpejt dhe me forcen e ligjit, nderhyrja e Policise Ndertimore ishte ne drejtimin e duhur te shqetesimit qytetar dhe opinionit ne teresi, por per pershpejtimin e punimeve dhe mbarimin ne afat te tyre.
Megjithate, Rama u step, u zverdh perpara ligjit dhe forces se shtetit dhe ju kujtua mire, madje ju ngulit ne mendje se shteti nuk eshte me ai!
Deri ketu puna eshte ne rregull, por duhet te degjohet edhe pala tjeter, Bashkia ne kete rast, qe nuk eshte vetem Rama. Ato nxjerrin dokumente qe vertetojne se lejet jane ne rregull dhe se cdo gje eshte ligjore! Zgjidhja ne keto raste nuk jane konferencat e shtypit, por drejtesia jone. Kur ka konflikt midis institucioneve, ato mund te zgjidhen me mirekuptim mes paleve ose nepermjet gjykates.
Por, edhe ne kete rast Rama beri dy gabime. E para, duke shkuar ne Strasburg pa marre nje pergjigje nga drejtesia e vendit te tij, e dyta, ai akoma nuk e kupton se eshte edhe lideri i opozites dhe se pervec nje ndryshimi ne veshje, ai duhet te dryshoje edhe mjaft gjera te tjera te domosdoshme, sidomos respektimin e ligjeve dhe imazhin e vendit te tij! Duke qene se konflikti midis Ministrise se Transporteve dhe Bashkise kaloi ne permasa te tilla sa po paralizon komplet hyrjen kryesore te kryeqytetit, u propozua nje zgjidhje e zbutur per te zhbllokuar situaten e krijuar.
Me kujtohet nje anektode per kete fenomen: Ne nje shtepi kapin hajdutin duke vjedhur dhe perleshen me te ne erresire ne bodrum, plaku i shtepise i therriste djalit qe ta lironte hajdutin, por hajduti nuk e leshonte ate! "Rama ka kapur Policine Ndertimore, Ministrine e Transporteve dhe qeverine per krahesh dhe nuk i leshon"!
Ajo qe realisht me shqeteson eshte fakti se nga kjo "lufte", po vuan jo vetem kryeqyteti por me shume se gjysma e Shqiperise, mbasi per te hyre ne Tirane me automjet duhen ore te tera. Imagjino, te semure, njerez me halle, biznese te paralizuara, te huajt qe zbresin nga deti dhe qielli dhe qe pengohen ne toke tek "Zogu i Zi i Rames"!
Si do te zgjidhet ky "grusht qyteti" askush nuk mund te thote dicka te sakte. Nje gje eshte e sigurte: te gjithe do te mbajme mend lemshin e krijuar dhe jo zgjidhjen e tij! Ne rastin konkret, policia Ndertimore, ministria e Puneve Publike por edhe qeveria ne teresi bejne mire qe i thone "jo" shkeljes se ligjit. Kjo mund te kete edhe nje lloj kosto fillestare ne mbeshtetjen publike ndaj qeverise, por sic thote Toni Bler: Arti i drejtimit eshte te thuash "jo". Te thuash "po" eshte shume e lehte.
*Kryetar i grupit parlamentar te PDR-PDK
----------
Krijoni Kontakt