Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 95 prej 95
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e arber x
    Anëtarësuar
    02-03-2005
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    Kur e keni lexuar ne Kuran, postojeni ne forumi i fese, jo ketu. Perndryshe, ashtu sic e shoh une, beni padrejtesi! Femija nuk ka aspak imunitet me te madh diten e tete. Femija ka imunitet prej adulti vetem kur sapo lind (ate moment qe i pritet kerthiza), dhe gjithashtu kur arrin nja 5 vjec. Gjate periudhes se ndermjetme, sidomos 6 muajt e pare te jetes eshte i predispozuar per infeksione.
    Na moj zonjeza Lulushe, do te beje mire te hapje kartat e te lexoje perpara se te na vije nofka. Une informacionin tim nuk e kam marre nga kurani, kjo sa per info. Dhe nuk ka shume rendesi kjo sesa menyra se si zonjusha na u drejtoka ketu ne forum. Me duket se elemente si ty nuk jane fare te dobishem kur vjena puna per diskutime te ketij rangu, duhet te jeni ende e parritur. Degjove zonjeza lulushe? (dhe gjeje nga cila komedi shqiptare eshte cituar ky emer, meqe "zgjuarsia" juaj arrin qiejt)
    Still waters run deep............www.studime-londer.co.uk

  2. #92
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Paske idhull doktor Adham-Utin qe te ra nder mend?

    Adham-Uti :
    Besa-besë, more dreq, vetëm të më tregosh shkrirain që ka bërë gati për mua Skëndo beu.

    Zeneli:
    Pse jo: po tani s'kujtonem dot se ku gjendet.

    Adham-Uti :
    Kërko, më rrofsh

    Zeneli:
    Po duet të ma kthesh prapë që ta vloj.

    Adham-Uti :
    S'ka dyshim.

    Zeneli:
    Fort mirë! Kur ta gjej, një ditë...

    Adham-Uti :
    Ç'ditë, bre burrë! E dua tani.

    Zeneli:
    Tani? (Kërcet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet me telefon): Allo!... Unë Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi dhe po të pret këtu doktor Adham-Uti, po zonjëza Lulushe s'ka dhe ardhë. (Te Adham-Uti) Ësht' im zot, Skëndo beu.

    Adham-Uti :
    A! Dale të flas vetë më bëjnë. (Shkon në telefon). Allo!... Jam unë Adham-Uti... Shumë mirë, po ti qysh je?... o si, po, kur më the i vajta në shtëpi... Po, i dhemb një sy. Ç'duhet bërë? Pas mendjes sime syr' i sëmurë duet kërryer me vrap, që të mos i dhembë dhe tjetri!... I thashë po nukë kandiset. T'i vete prapë?
    Fort mirë, po kush do të më paguajë?... A! Zotrote, fare mirë!... Kur? Që këtë çast vete t'i kërrej synë, në më lëntë!... Ashtu po, pas dy ore do të kthenem këtu të flasëm për abetarin shqip... do të shoç, do të shoç se ç'është!...Ma, të të gjej vërtet ndë klub!...
    Po si, po: edhe zonjëza Lulushe duet të gjendet këtu...
    Të fala shumë... Qofsh me shëndet!

    Zeneli:
    Kujt i dhemb syri, doktor efendi?

    Adham-Uti :
    Si s'e paske mësuar? Mehdiut.

    Zeneli:
    Mutesarifit?

    Adham-Uti :
    Skëndo beu me lutet ta shëroj.

    Zeneli:
    Dhe zotnia jote kërkon t'i kërrej synë?

    Adham-Uti :
    Ndryshe s'bëhet, se i pëlcasin që të dy. Unë e kam gjetur këtë methodë të re: të dhemb një ' dorë? Preje që të shpëtojë tjetra! Të dhemb një këmbë? Me vrap sharroe që të shpëtosh tjetrën! Të dhemb një sy? Kërreje çpejt që të mos sëmuret dhe tjetri!
    Kështu m'ra dhe për time shoqe: i dhembi një ditë syr' i djathtë: me vrap ja qita dhe sot syr' i mëngjër është shëndosh e mirë, sa shikon edhe natën...

    Zeneli (I habitur):
    Dreq o punë! Shëroke fort bukur! Ahere, zotëni, po ti dhembi do kujt koka, i dash'ka prerë?

    Adham-Uti :
    Pusho, bre Zenel! Këto gjë'ra janë të larta, të thella; ti s'i kupëton dot... unë kam ngrënur jetën time...Po mos harro, të lutem, fjalën që më dhe për jetëshkrimin.
    Une s'te kam thene gje drejtpersedrejti ty, por kujt i dogji le ta mbaje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 23-12-2005 më 02:04
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #93
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    http://webcenter.health.webmd.netsca...tentSRC_nsmain

    "What's important to remember is that the vast majority of children will derive no benefit, nor will they suffer any harm as a result of [circumcision]," says lead author Dimitri A. Christakis, MD.

    As mire e as keq s'ju beka. Dmth ju cuan te kasapi kot fare...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #94
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Synetia ka shume perparsi dhe pak te meta. Perparsit jane: Pastertia dhe mos nevoja e pervjeljes gjate aktit seksual. Pastaj, profilaksa ndaj karcinomes se penisit e cila paraqitet shume me rrall tek te synetuarit; Smegma apo lengu qe prodhon prepuciumi, me kalimin e kohes mund t'i demtoje qelizat me c'rast humbin kontrollin dhe riprodhohen pa kontroll. Edhe pse nuk i takoj fese islame jame bere synet para 2 viteve dhe ndihem shume i knaqur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga miki_al2001 : 06-02-2006 më 08:47

  5. #95
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    une besoj se pink e morri informacionin e duhur arsye per te cilen u hap edhe tema.prandaj me mire eshte qe kjo teme te mbyllet.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •