Sajmir Kodra, 35 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë
E lë gruaja, hidhet nga kati i katërt i pallatit
Dashamir Biçaku
TIRANE- Tenton të vrasë veten pas ndarjes nga gruaja. Një 35- vjeçar nga kryeqyteti, banues në afërsi të Bërrylit, në zonën e quajtur lagjia e Dibranëve, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte pasi ishte ndarë nga e shoqja. I plagosuri, Sajmir Kodra, u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet pasi kishte marrë plagë të rënda në trup gjatë përplasjes në oborrin përpara pallatit. Ngjarja është pohuar për “Shekullin”, nga burime të policisë së komisariatit nr.4, si dhe të Spitalit Ushtarak në kryeqytet. Viktima është paraqitur në Spitalin Ushtarak në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe me pak shpresa për jetën. Burimet pohuan se viktima kishte marrë plagë të rënda në trup si thyerje të pjesëve të ndryshme të trupit si duart njërën këmbë etj.
Ndërkohë i dëmtuari ka pësuar edhe shëmbje të organeve të brendshme të trupit për shkak të rënies së tij nga një lartësi e konsiderueshme që i kalon 12 metrat. Vetëm pak minuta më pas, në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu kryeqytetase. Pas marrjes së deklarimeve të para, policia ka pohuar se 35- vjeçari Kodra ka tentuar të vetëvritet për shkak të problemeve familjare që ai po kalonte. Dëshmitarë dhe njerëz të njohur të familjes së mësipërme i kanë pohuar hetuesve të policisë kriminale se i plagosuri ishte ndarë disa kohë më parë nga bashkëshortja dhe që prej atëhere, ai kishte nisur të kishte probleme shëndetësore dhe depresion të vazhdueshëm. Ky është, sipas burimeve të policisë, një nga motivet më të mundshme të ngjarjes, ndërsa pohohet se po punohet për të sqaruar motivet e sakta të kësaj ngjarjeje.
Ngjarja
Pasditen e djeshme banorët e katit të parë të pallatit ku banon Kodra, kanë dëgjuar një zhurmë të fortë që vinte nga oborri i pallatit të tyre. Ndërkaq, disa nga banorët që kanë parë trupin e Kodrës të binte në tokë me forcë, janë nisur për ta ndihmuar. Njëri prej tyre, sipas policisë, ka shkuar pranë trupit e viktimës për t’i dhënë ndihmën e parë. Një nga dëshmitarët okularë i ka pohuar policisë se në çastet e para fqinji i tyre ishte përgjigjur, por më pas ai kishte humbur ndjenjat. Menjëherë me një autoveturë viktima është dërguar për në spitalin civil e më pas ai është dërguar në Spitalin Ushtarak duke qenë se gjendja e tij ishte e rëndë dhe duhej ndërhyrje më e specializuar. Sapo ka mbërritur në spital, mjekët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë ndërsa kanë nisur ndaj tij një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë duke qenë se ai kishte marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Pas përfundimit të ndërhyrjes së mjekëve, i dëmtuari është dërguar në sallën e reanimacionit për t’u mbajtur nën vëzhgim nga mjekët përkatës. Deri mbrëmë vonë, personi i vetëhedhur nga kati i katërt në Tiranë ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët jepnin pak shpresa për jetën e tij, ndonëse të dhënat sipas tyre janë pozitive.
Hetimi
Motivi i krimit ndaj vetvetes, ka qenë pika më e diskutuar nga hetuesit e policisë së komisariatit nr.4 në lidhje me ngjarjen e djeshme në afërsi të rrugës “Sytki Çiço”, tek Bërryli. Dëshmitë e marra prej oficerëve dhe hetuesve mblidheshin thuajse të gjitha në një pikë. Divorcin që ai kishte kryer me gruan e tij pak kohë më parë, ngjarje të cilën ai kishte nisur ta vuante shumë. Blutë kanë kërkuar ndonjë dëshmitar të mundshëm për ndonjë tentativë tjetër të mëparshme të Kodrës për t’u vetëvrarë. Edhe pse agjentët e policisë kanë pyetur shumë fqinjë dhe dëshmitarë nuk kanë mundur të zbulojnë tentativë tjetër të tij. Ndërkaq, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe banesës së viktimës, ka prova që sipas ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Një version, të cilin hetuesit kanë kërkuar të verifikojnë, ka qenë edhe ai i një tentative të mundshme vrasjeje nga persona të tjerë, për motive të ndryshme. Gjithsesi ky version është rrëzuar shpejt, kur policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pas marrjes së dëshmive ka konkluduar se kishte të bënte me një tentativë vetëvrasjeje nga ana e Kodrës.
..........
Ja dashni kujt i thone lol![]()
Krijoni Kontakt