Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari

    Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari

    D.Biçaku

    TIRANE

    Var veten në shtëpi 45- vjeçari nga Kavaja, pas ndarjes me gruan. Ngjarja është pohuar dje nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë së Tiranës, të cilët pohuan se Agim Xheta, 45- vjeç, banues në lagjen nr.3 të qytetit të Kavajës është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga të afërmit. Ndihma e tyre ka qenë e pavlerë, pasi sipas burimeve të policisë, ai kishte disa orë që kishte vdekur.

    Policia ka pohuar se ngjarja ka ndodhur një muaj pas largimit të bashkëshortes së tij, e cila e kishte lënë Xhetën dhe ishte kthyer tek prindërit e saj. Kjo e fundit kishte vendosur të ndahej nga Xheta për motive ende të panjohura. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes së kryer, ka arritur në përfundimin se viktima është vetëvaruar në shtëpinë e tij me një kabëll elektrik.

    Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive përkatëse, policia pohoi se viktima është vetëvarur pas një depresioni nervor që kalonte, për shkak të problemeve familjare. Viktima nuk kishte lënë ndonjë letër apo ndonjë shënim, përpara se të kryente aktin e vetëvrasjes.

    Marrëdhëniet jo të mira në familje me bashkëshorten e tij, si dhe problemet familjare mendohet të kenë qënë motivet e kësaj vetëvarjeje. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ku pas autopsisë është marrë nga familjarët, të cilët më pas kanë organizuar edhe ceremoninë mortore për Agim Xhetën.


    ----

    Si mendoni ju: Te qajmë apo te qeshim me lajme te ketij tipi?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Once Upon A Time... Maska e BluE-MooN
    Anëtarësuar
    13-12-2005
    Vendndodhja
    Diku Lart...
    Postime
    62
    Keto jane lajme skandaloze per mendimin tim...
    ehu sa peshq ka deti ...

    Sa per pyetjen qe ben ne fundin e temes Davius s'besoj se eshte e vendit te qeshesh me dike qe nuk gjen zgjidhje tjeter dhe shpetim nga streset dhe vendos ti jape fund jetes.

    Nje gje tjeter qe me bezdis me keta gazetaret e sotem..eshte qe bejne titujt kaq sensacionale qe te mundin te shesin gazetat.

    Mire qe nuk shkruajne qe e kane marre ne interviste "fantazmen" dhe u ka treguar motivet e verteta te vetvrasjes..pfff

  3. #3
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga Davius
    Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari

    D.Biçaku

    TIRANE

    Var veten në shtëpi 45- vjeçari nga Kavaja, pas ndarjes me gruan. Ngjarja është pohuar dje nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë së Tiranës, të cilët pohuan se Agim Xheta, 45- vjeç, banues në lagjen nr.3 të qytetit të Kavajës është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga të afërmit. Ndihma e tyre ka qenë e pavlerë, pasi sipas burimeve të policisë, ai kishte disa orë që kishte vdekur.

    Policia ka pohuar se ngjarja ka ndodhur një muaj pas largimit të bashkëshortes së tij, e cila e kishte lënë Xhetën dhe ishte kthyer tek prindërit e saj. Kjo e fundit kishte vendosur të ndahej nga Xheta për motive ende të panjohura. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes së kryer, ka arritur në përfundimin se viktima është vetëvaruar në shtëpinë e tij me një kabëll elektrik.

    Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive përkatëse, policia pohoi se viktima është vetëvarur pas një depresioni nervor që kalonte, për shkak të problemeve familjare. Viktima nuk kishte lënë ndonjë letër apo ndonjë shënim, përpara se të kryente aktin e vetëvrasjes.

    Marrëdhëniet jo të mira në familje me bashkëshorten e tij, si dhe problemet familjare mendohet të kenë qënë motivet e kësaj vetëvarjeje. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ku pas autopsisë është marrë nga familjarët, të cilët më pas kanë organizuar edhe ceremoninë mortore për Agim Xhetën.


    ----

    Si mendoni ju: Te qajmë apo te qeshim me lajme te ketij tipi?




    me lajme te ketije tipi ske as pse qesh as pse qan se tek e fundit ste takon ty te qash se seshte njeriu jot, por as te qeshesh jo sepse eshte nje jete njeriu e humbur. vetevrasjet ne shqiperi tek femrat kane egzistuar ne mase qekur u hapen kufijte, por tani po behet qameti edhe me meshkujt, se kuptoj ca behet keshtu....
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Pffffffff, keto lajme na moren mendjen. Para nje jave po diskutonim per burrin qe u hodh nga ballkoni se e la gruaja. Tani vete tjetri dhe varet, vret veten, pse e la gruaja.

    Te shkretet...

  5. #5
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Tjeter mjeran,mendoj qe nuk ja vlen te merresh fare.Nje burr i mencur ka thene "nena e budallejve eshte gjithmone shtatzene"
    nuk me kujtohet

  6. #6
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga dielli qe lind
    Nje burr i mencur ka thene "nena e budallejve eshte gjithmone shtatzene"
    S'paska qenë fort i mençur ky burrë... apo ndoshta kanë ndryshuar kohërat dhe njerëzit... kohëra të vështira kanë ardhur
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Sherr Sherr Le Femme ka thene nje i modh me i madh se juve!

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  4. Lushnje, vetëvaret 12-vjeçari
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2005, 04:34
  5. Braktiset nga turistët Riviera Shqiptare
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •