Close
Faqja 20 prej 72 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 711
  1. #191
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    Turp Italia per si u paraqit sonte.Me keq nuk kishte ku te shkonte.As me nje lojtar me shume nuk arriten te fitonin ndaj U.S.A modeste.
    Po e kane mire ata me siper,po ta kesh mendjen te floket nuk mund te luash futboll.Per bukurosha jane talanet,po per futboll,aha nuk kane gje po vazhduan keshtu.Maksimumi qe mund te arrijne eshte te bejne per vete ndonje tifoze femer neper bote.
    Ate Gilardino me mire ta vene ti bjere qemanes,se me duket se ekishte me qejf te madh.Do jete bere gabimisht futbollist.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  2. #192
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Shyqyr te rrime ca dite rehat , se ishte nje gjergj kastrioti skenderbeu tek kjo tema , qe ja dha titullin direkt Italise pasi rrahu Ganen ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #193
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Bobo qenkan mbledh gjith ujqerit ketej per me bo gam gam, vari teneqen debateve secili vjen me sharje dhe vetem per me kriju sherre!




    Po nejse Itali luajti aq sa mundej, dhe e duar-trokas Ameriken per lojen qe ben, kjo eshte Amerika e vertet dhe jo ajo qe ishte me Cekine!


    Italise ja kushtoi gabimet fatale te veta qe ben, Zaccardo per fat te keq e gjuan ne porten e vet dhe DeRossi sic eshte mesu tek Roma me brryla, qe ndryshoj lojen komplet!


    Ndeshja me Cekine do jet e fort dhe jam i sigurt qe mund ta fitojm!




    (Ne qofse se doni Italine, te pakten na lini rehat neve qe jena tifoza ne temen tone, se keni plot tema te tjera te shani dhe te flisini ca te doni)

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Pashe ndeshjen qe nga fillimi e deri ne fund.

    Per ata qe bejne gam gam, dhe zakonisht jane interista e tifoza te Brazilit, , isha shume entuziast per Italine para ndeshjes dhe jam akoma me teper pas ndeshjes.

    Aresyet jane te meposhtmet:

    Edhe pse Italia nuk luajti mire fitoi tre lojtare: Gatuzon per mesfushen, i cili eshte shume i rendesishem per Italine, Zambroten qe eshte themelor per krahun e majte dhe Xhilardinon qe beri gol. Te fitosh tre lojtare ne nje ndeshje kaq te veshtire nuk eshte gje e vogel. Dy te paret vinin nga demtime te keqija dhe i treti do jete nje nga golashenuesit me te mire te boterorit.

    Edhe pse Italia nuk luajti mire, kujtohuni qe barazoi nje ndeshje ku ne nje moment dukej sikur gjithcka ishte kunder (autogol pa aresye dhe lojtar me te kuqe pa aresye do shtrinin perdhe nje skuader pa eksperience, Italia vazhdoi e luajti sikur s'ndodhi asgje dhe kjo tregon pjekuri).

    Barazimi nuk eshte rezultat asfare i keq pasi Italia eshte e para ne grup dhe po te kishte fituar nuk eshte se do kishte siguruar kualifikimin.

    Ne ndeshjen me Cekine Italia kualifikohet edhe po te barazoje, pra luan per 2 rezultate ne tre, gje qe e thjeshton detyren e saj.

    Sado qe detraktoret e Italise te bejne gam gam, duhet te kujtojne qe kjo ishte nje ndeshje shume e veshtire pasi USA donte rezultat me cdo kusht ndryshe ishte e skualifikuar automatikisht. Fizikisht pergatitja e amerikaneve ne cdo sport eshte mese e perkryer dhe s'eshte kollaj t'u besh gol kur ata luajne per barazimin.

    Kur amerikanet ishin me 9 lojtare dhe Italia me 10, Italia po luante me dy lojtare qe kishin 1 muaj qe s'luanin fare (Zambrotta dhe Gattuso), dhe Del Piero qe ka 10 qe s'luan (kete te fundit s'e kuptoj fare pse e fusin, asnjehere s'ka ditur te luaje).
    Ignore List: Den Bossi

  5. #195
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    I theva dy gota te restoranti, dhe i pagova.
    Ate Lipin ta var ne peme e ti ve zjarr nga poshte nuk ngopem!

    Po te mos ishte per arbitrin, qe ishte langaraq amerikano-latin, Italia do kishte humbur si grate.
    Gilardino pervec golit, qe ishte aksion perfekt, ka bo i m*t te madh gjithe lojes.

    Heq Totin fut Gattuzon, qe s;kishte as takat me vrapu.

    Heq TONIN, e fut vdeksiren Del Pierdho.

    Heq autogolsin, e fut Iaquinten.

    Loje me tre sulmues te mirfillte ne nje ndeshje 10 kundra 9.
    Iu ashtufte ajo atje...e te gjithe ca i mban pragu atij qe vuri Lipin trajner!

    Italia me kete ndeshje nuk meriton te dale nga grupi.
    Le te dale Ghana qe luajten me shpirt, dhe e ngordhen Cekun.
    Summertime baby!

  6. #196
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Loje e shemtuar e jona . sinqerisht edhe pse jam tifoz i flakte me eshte mbushur mendja top qe dhe kte vit ne nuk kemi ekip per te fituar boteror . sinqerisht , nqf se zotin do ta zere gjumi ne ditet e ardhshme atehere dhe ne mund te bejme ndonje mrekulli si puna grekut , ndryshe e shumtja raundi 2 ose ēerekfinale , ishallah do zoti i merr era kto fjalet e mia , por po flas me ate cfare pashe sot .

    Vuajtem jashte mase 20 min e para , nuk kishim organizim ne mesfushe , totti akoma jo ne formen e tij , pastaj kishim nje amerike qe ishte shume e ngjeshur ne mesfushe , na myten me kurthin e Offside-it qe kishin ndertuar shume mire .

    Nuk merrinim dot fryme , shume paqartesi , shume gabime . Mbrojta edhe pse nder me te mirat ne bote gjithmone trembet nga kundershtari se di po kam pershtypjen qe italjanet i tregojne shume rrespekt kundershtarve dhe kjo ndikon ne skuader , pasi po ti shohesh te gjithe luajne me frike , shume panik krijojne ne cdo repart .

    De rossi me zhgenjeu , shume e pelqej si lojtar , por nderhyrja ishte femijnore .
    Gattuso me pelqeu per aq sa luajti .
    Por 2 lojtaret me te mire ne kte ndeshje ishin patjeter pirlo dhe nje zambrotte i palodhshem .

    Gila edhe pse shenoi nuk pati ate grinten siē e ka pas dikur Vieri qe e kerkonte golin me mish e me shpirt .
    Toni mbulohej nga 2 mbrojtesa sa here qe kapte top , nuk kishte ēte bente me shume .

    Iaquinta ne te vetemin rast qe i shpetoi Offside Nuk arriti te kontrrolloj nje top qe e kishte tek kembet . shume i paqarte ne loje .

    Del piero une e kam thene me kohe qe ai lojtar ka ngelur ne histori se ne fushe nuk jep me miku . Si kal i kput edhe pse ishte me i fresket nga te gjithe .
    Gjithashtu doja te shtoja shume pozicione jashte loje nuk ishin , ansori skandaloz , pashe riperseritjet tek moviola shqiptare dhe 2 -nga 3 offside e Iaquntines nuk ishin .

    Megjithate Si perfundim nuk meritonim me shume se barazimi .

    Ndersa Ndeshja me ēekine do jete per jete a vdekje , albitrat gjithashtu na kane sakatu . Edhe nqf se kalojme grupin mund te kemi mbi 5 mungesa nga titullaret ne raundin e 2-te pasi e kane nga nje karton . Imagjino te mungojne 5 titullare kundra brazilit ?

    Lipi duhet te ndryshoje dicka , pike se pari mentalitetin cattenacio qe na nxiu jeten te gjithve , nuk ka asnje arsye pse te rrasesh ne mbrojtje duke e ditur shume mire qe ke lojtar te klasit boteror , luaj futboll dhe te fitoje me i miri.

    Te shohim me ēekun , megjithse dhe ato kane mungesa te shumta , do ishte e pafalshme per italine nqf se do skualifikohej , te pakten te rrifemi nga kampjonet e botes dhe te zejme mend per kompeticionet ne vijim .

    Forza azzurri .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 18-06-2006 mė 00:20

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    Vazhdo te fluturosh vazhdo....

    Ta perseris ....Italia mundi me veshtiresi nje debutante afrikane , qe nuk shifej me sy ...Kaq.....
    Ajo debutantja afrikane te rrahu Cekine, vend me shume tradita futbollistike, 2-0, dhe mund te kishte shkuar edhe me thelle.

    Ne 2001 Gana ishte nenkampione e botes per te rinjte. Po ata lojtare jane lojtaret baze te formacionit te Ganes sot.

    Ne 1982 polemikat per barazimin e Italise me Kamerunin ishin te panumerta. Ne fakt Italia ne grup i barazoi te treja ndeshjet, pasta shkoi rrahu Brazilin, Argjentinen, Polonine, e Gjermanine.

    Tani Italia udheheq grupin me 4 pike. Ndeshjen me Cekine do e luaje per 2 rezultate ne 3.

    Kam pershtypjen qe ti thelle thelle do qe mos i qelloi Italia Brazilit tend ne 1/8-at e finales.

    E perseris edhe nje here, sot ishte e veshtire te luaje me Ameriken ne pjesen e dyte pasi ata po luanin per barazim. Mbani mend qe lojtari amerikan qe po zevendesohej mezi dilte nga fusha, per te fituar kohe.

    Kjo ishte ndeshje pozitive (mund edhe te humbej, dhe s'do ishte ndonje turp i madh). Na coi ne vendin e pare ne grup.
    Ignore List: Den Bossi

  8. #198
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Kur kane dhon spektakel Italjont qe te jepin sot aman. Sot e treguan pepinot qe jane ekip vari litarin. Amerika i dominoi totalisht edhe vetem 5 minutat e fundit plus shtesen qe sulmoi Italia. Ai Bocanegra palla a tajares tregoi papjekuri me ate nderhyrjen ne fund qe e nxorri jashte.
    Amerika e meritoi me shume. Po tju munde Ceku edhe te fitoje Gana me USAn ma hani derrin edhe merrni valixhet per ne ishullin e Caprit. Po u mundet edhe fiton USA duhet te shpresoni qe usa te mos e munde me me shume se nje gol Ganen. Nje Barazim ju nxjerr ama Cekise barazimi mund te mos i mjaftoje po fitoi Gana kshuqe shtrengoni rripat se keni pune per te bere.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #199
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    O xherxh ...


    Cdo dneshje eshte histori me vete ....Kam thene qe Gana lozi skandal me Italine ... nuk kapen nje here kuadratin , gjuanin per laraska .. Kjo eshte e verteta ... Lozi dobet dhe humbi per merite te Italise apo arbitrit (1 penallti e paster per Ganen , ku DE ROSSI merrte edhe te verdhen e dyte dhe fluturonte me te kuqe ) apo nga emocionet e debutimit (lozin per here te pare ne Boteror) ....


    Lexo postimin tim lidhur me ndeshjen me Cekine , ku Gana duhet te fitonte 6 -0 te pakten (5 dnerhyrje vendimtare te cech dhe 1 penallti e humbur )... Arsyeja eshte e thjeshte...Gana futi golin ne fillim dhe Cekia NDRYSHOI E DETYRUAR menyren e lojes...Se Ceket rrafen amerikanet me kundersulm , ndersa me Ganen kundersulmin ja futi kundershtari....


    Ti thua qe ishte e veshtire ti fusje USA gol pjesen e dyte se loznin per barazim...Po a ishte USA 1 lojtar me pak apo jo ??? Ca do ti te beje kundershtari ???


    Para ndeshjes thoshe qe USA eshte ekip kot e do bejme goleade , tani papritur na tregon se jane ekip i forte fizikisht ... Ate e dinim te gjithe , por duhej gjetur menyra si ta fitoje ndeshjen duke mos luftuar ne planin fizik , por ne planin teknik se Italia ka lojtare me nivel te larte , kurse USA jane te gjithe lojtare qe maksimalen e kane ne ndonje ekip per mos te rene nga kategoria ....

    Pas nje fitoreje me nje ekip debutus po beje planet e ngritjes se kupes dhe rrafjes qe do i beje Brazilit ... Te thashe mos fluturo ...Nese pas nje f itoreje me Ganen pretendon Boterorin , cfare duhet te beje Argjentina qe shpartalloi 6-0 Serbine qe nuk kishte asnje humbje ne eleminatore dhe kish ngrene vetem 1 gol ????



    Fajin kerkojeni tek Lippi ...Eshte trajneri me skarco qe kam pare , e dje e tregoi veten ...
    E dinte qe USA jane ekip i forte fizikisht , e vete fut Tottin qe loz akoma si femer se ka frik nga nderhyrjet ....USA ekip i forte fizikisht , shkon De Rossi e i fut berrylin tjetrit duke acaruar lojen .... Keshtu pregatitet ndeshja nga ana psikologjike ????
    Je ne avantazh 10 me 9 ne vend te futesh Inzaghin qe eshte ''mbret'' per golat me corape ne zone , vete fut gerdallen Iaquinta , qe do 40 metra hapesire per te loz ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    O xherxh ...


    Cdo dneshje eshte histori me vete ....Kam thene qe Gana lozi skandal me Italine ... nuk kapen nje here kuadratin , gjuanin per laraska .. Kjo eshte e verteta ... Lozi dobet dhe humbi per merite te Italise apo arbitrit (1 penallti e paster per Ganen , ku DE ROSSI merrte edhe te verdhen e dyte dhe fluturonte me te kuqe ) apo nga emocionet e debutimit (lozin per here te pare ne Boteror) ....


    Lexo postimin tim lidhur me ndeshjen me Cekine , ku Gana duhet te fitonte 6 -0 te pakten (5 dnerhyrje vendimtare te cech dhe 1 penallti e humbur )... Arsyeja eshte e thjeshte...Gana futi golin ne fillim dhe Cekia NDRYSHOI E DETYRUAR menyren e lojes...Se Ceket rrafen amerikanet me kundersulm , ndersa me Ganen kundersulmin ja futi kundershtari....


    Ti thua qe ishte e veshtire ti fusje USA gol pjesen e dyte se loznin per barazim...Po a ishte USA 1 lojtar me pak apo jo ??? Ca do ti te beje kundershtari ???


    Para ndeshjes thoshe qe USA eshte ekip kot e do bejme goleade , tani papritur na tregon se jane ekip i forte fizikisht ... Ate e dinim te gjithe , por duhej gjetur menyra si ta fitoje ndeshjen duke mos luftuar ne planin fizik , por ne planin teknik se Italia ka lojtare me nivel te larte , kurse USA jane te gjithe lojtare qe maksimalen e kane ne ndonje ekip per mos te rene nga kategoria ....

    Pas nje fitoreje me nje ekip debutus po beje planet e ngritjes se kupes dhe rrafjes qe do i beje Brazilit ... Te thashe mos fluturo ...Nese pas nje f itoreje me Ganen pretendon Boterorin , cfare duhet te beje Argjentina qe shpartalloi 6-0 Serbine qe nuk kishte asnje humbje ne eleminatore dhe kish ngrene vetem 1 gol ????



    Fajin kerkojeni tek Lippi ...Eshte trajneri me skarco qe kam pare , e dje e tregoi veten ...
    E dinte qe USA jane ekip i forte fizikisht , e vete fut Tottin qe loz akoma si femer se ka frik nga nderhyrjet ....USA ekip i forte fizikisht , shkon De Rossi e i fut berrylin tjetrit duke acaruar lojen .... Keshtu pregatitet ndeshja nga ana psikologjike ????
    Je ne avantazh 10 me 9 ne vend te futesh Inzaghin qe eshte ''mbret'' per golat me corape ne zone , vete fut gerdallen Iaquinta , qe do 40 metra hapesire per te loz ...
    Kur pretendon Brazili per Boteror, pse mos pretendoje Italia? Cfare eshte Brazili? Skuader si gjithe te tjerat. Pse paska Brazili status special? S'kemi te drejte ne tifozat e Italise te shpresojme per Kupe Bote? Tani brazilianet flasin si kompetenta meqe kane 5 kupa bota e Italia 3, po deri ne 1958 Italia kishte 2 e Brazili hic.

    Lere kete shprehje "Fluturo me etjera etjera" se e ke inflacionuar shume dhe eshte agresive. Nese ke argumente s'ke nevoje per t'ia futur te tjereve ne menyre imagjinare.

    Lipi: Eshte kollaj te flasesh nga televizori. Lipi e di gjendjen e lojtareve me mire se une e ti. Edhe une do kisha futur Inzaghin ne vend te Iaquintes, po asnje trajner s'eshte i perkryer. Sidoqofte eshte trajneri i vetem ne turne qe ka fituar kupen e Evropes me klube mos harro. Ishte viti 1996. Lipi ka kredenciale me shume se shume trajnere ne boteror te marre bashke. Eshte motivues dhe lojtaret e ndjekin.

    Kur De Rossi doli une do kisha pasur me shume guxim e do kisha hequr nje sulmues e jo Tottin, sado keq qe luante ky, pasi Italia po luante me nje me pak ne mesfushe dhe as Xhila as Toni s'ktheheshin. Normalisht duhej hequr Xhila, po duhet te kesh shume guxim pasi sapo beri golin. Megjithate Lipi ka mendimin e vet dhe une e respektoj. Asgje eklatante, ai sheh skuadren ne pergjithesi me mire se une dhe ti.

    E perseris, ndryshe nga shume veta une jam i kenaqur nga ndeshja pasi ishte shume e veshtire. SHBA ben 20 ndeshje nderkombetare ne vit mesatarisht (Italia rreth 10). Para boterorit, ne 2006 SHBA kishte bere 10 ndeshje, Italia 3. Ata luajne gjithmone pasi federata amerikane ka me shume fuqi ndaj lojtareve sesa ka federata italiane ndaj klubeve te superfuqishme italiane.

    Italia fitoi Zambroten e Gattuson qe do jene shume te rendesishem. Pra une nga ndeshja shoh me shume aspekte pozitive sesa negative. Italia po kryeson grupin.

    Mua do me shqetesonte me shume Brazili qe eshte skuader pa personalitet. Te gjithe duke mbrojtur Ronaldon, a thua se ky ka nevoje per patericat e mbeshtetjes se shokeve. Me kujton Argjentinen e vitit 1994 kur doli Maradona me droge dhe te gjithe u lebetiten. Histeri kolektive per te mbrojtur "losers".
    Ignore List: Den Bossi

Faqja 20 prej 72 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Goran Bregoviē pėr herė tė parė koncert nė Tiranė
    Nga BOKE nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  4. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •