Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Arrestohet ish gjenerali kroat Ante Gotovina

    Arrestohet Ante Gotovina

    Ish gjenerali kroat Ante Gotovina akuzohet pėr krime lufte

    Ante Gotovina ėshtė arrestuar. Ai u arrestua gjatė natės nė Spanjė, nė ishullin e kanareve Tenerifa dhe mė nė fund ai ndodhet nė burg, prej nga do tė transferohet nė Hagė", deklaroi kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Del Ponte.

    I shumėkėrkuari nėn akuėn pėr krime lufte, ish-gjenerali kroat Ante Gotovina ėshtė arrestuar nė Tenerifa dhe ndodhet tani nė burg, deklaroi kryeprokurorja e tribunalit tė Hagės, Karla del Ponte sot nė Beograd.

    Del Ponte duke falenderuar autoritet spanjolle pėr mbėshtejen qė kanė dhėnė, theksoi: "Ante Gotovina ėshtė arrestuar. Ai u arrestua gjatė natės nė Spanjė nė ishullin e kanareve Tenerifa dhe mė nė fund ai ndodhet nė burg, prej nga do tė transferohet nė Hagė".

    Zėdhėnėsi i Tribunalit tė Hagės, Xhim Landejėll vuri nė dukje, se Gotovina ėshtė njė prej figurave mė tė spikatura ndėr tė akzuarit tė Hagės dhe personi qė do tė duhej tė ish paraqitur me kohė nė Tribunal: "Ai i ėshtė shmangur pėr katėr vjet rresht arrestimit dhe ka qenė objekt i shumė rezolutave tė Kėshillit tė Sigurimit, nė tė cilat Gotovina pėrmendet nė mėnyrė specifike qė duhej arrestuar dhe ekstraduar nė Hagė."

    Nė bazė tė akuzave ish-gjenerali dyshohet tė jetė pėrgjegjės pėr vrasjen e 150 serbėve dhe dėbimin e 150.000 njerėzve nga Krajina. Nė kėtė rajon nė Lindje tė tė Kroacisė, i banuar kryesisht nga serbė, nė vitin 1995 u zhvillua njė ndėr ofensivat e fundit tė luftės nė Ballkan.

    Gotovina u akuzua nė vitin 2001 dhe qysh prej asaj kohe humbi ēdo gjurmė. Qeveria nė Zagreb shpesh herė pat deklaruar se Gotovina ėshtė larguar nga vendi dhe nuk dihej vendodhja e tij. Spekulimet qė vinin nga Zagrebi, se gjenerali ishte feshur nė njė manastir nė Bosnjė-Hercegovinė deri tani nuk kanė mundur tė konfirmohen. Kryeministri Ivo Sanader, shpesh herė ėshtė pėrbetuar, se dėshiron tė bashkėpunojė me Tribunalin e Hagės, por thjeshtė atij i kanė munguar informacionet pėr vendndodhjen e tij.

    Presidenti Stipe Mesiē nė njė intervistė pėr DW pat theksuar: "Eshtė detyrimi ynė qė tė verifikojmė gjurmėt, ne duhet tė raportojmė pėr kėtė prokurorėt e Hagės derisa ata tė arrijnė nė pėrfundimin, qė Kroacia nuk mund ta ekstradojė gjenerali Gotovinėn, pasi ai nuk ndodhet nė Kroaci. Kjo ėshtė ajo qė duhet tė dėshmojmė ne. Ne kemi ndėrmarrė gjithcka pėr ta gjetur atė, por ai nuk ndodhet nė Kroaci."

    Megjithatė Tribunali i Hagės kishte mendimin, se jo tė gjitha instancat zyrtare nė Kroaci kanė qenė tė hapura pėr bashkėpunimin lidhur me ēėshtjen Gotovina. Tribunali i Hagės e kish vendosur nė shkallėn e emergjencės arrestimin e Ante Gotovinės krahas serbėve tė akzuar dhe tė shumėkėrkuarve nė Bosnjė, Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic.

    Kryeprokurorja del Ponte thotė: "Tribunali pėr krime lufte nuk do t“i mbyllė portat pėr aq kohė sa nuk ėshtė bėrė procesi pėr Karaxhicin, Mlladicin dhe Gotovinėn."

    Mospėrmbushja e kėrkesės pėr ekstradimin e ish-gjeneralit kėtė vit u bė edhe shkas pėr shtyrjen e hapjes sė bisedimeve pėr pranimin e Kroacisė nė BE. Bisedimet duhej tė kishin nisur qysh mė 17 mars, por pasi u shtynė pė rmuaj tė tėrė, ato u hapėn nė fillim tė tetorit. Kjo u kapėrcye me presionin qė ushtroi Austria duke e kushtėzuar kėtė me biseidmet mes BE-sė dhe Turqisė. Por me arrestimin sot tė Ante Gotovinės nė Spanjė i jepet fund tani pėrfundimisht edhe grindjes mes Brukselit, Zagrebit dhe Hagės, qė kėtej e tutje i pėrket sė shkuarės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arrestohet i akuzuari kroat pėr krime lufte Ante Gotovina

    08-12-2005


    I dyshuari shumė i kėrkuar pėr krime lufte, gjenerali kroat Ante Gotovina u arrestua nė Spanjė. Kryeprokurorja e Kombeve tė Bashkuara pėr krime lufte Karla del Ponte njoftoi arrestimin e tij gjatė njė vizite sot nė Beograd. Ajo tha se autoritetet e ndaluan gjeneralin Gotovina mbrėmė vonė nė ishujt Kanarie tė Spanjės.

    Autoritetet spanjolle thanė se ai do tė paraqitet nė gjykatė sot pėr njė seancė rreth transferimit tė tij nė Hagė.

    Gjenerali Gotovina ka qenė nė arrati qė prej vitit 2001 kur gjykata e OKB-sė pėr krime lufte ngriti akuzat pėr rolin e tij nė vdekjen e civilėve gjatė njė sulmi nė njė zonė tė banuar nga serbėt nė Kroaci.

    NATO-ja dhe Bashkimi Evropian e mirėpritėn arrestimin. BE-ja i bėri thirrje qeverisė sė Serbisė dhe Malit tė Zi, si dhe Bosnjė Hercegovinės t’i shtojnė pėrpjekjet pėr gjetjen e tė dyshuarve tė tjerė pėr krime lufte, duke pėrfshirė Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic.

    Burimi: Voa News
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ivo Sanader konfirmoi arrestimin e Gotovinës

    Zagreb, 16:30

    Kryministri kroat Ivo Sanader konfirmoi sot pasdite se ish-gjenerali kroat Ante Gotovina është arrestuar.

    Në fillim të seancës hyrëse të Qeverisë, Sanader deklaroi se janë në rrjedhë kontaktet ndërmjet Hagës dhe autoriteteve spanjolle për dërgimin e gjeneralit i cili u arrestua mbrëmë në ishujt Kanare.

    Lajmin lidhur me arrestimin e gjeneralit të arratisur Ante Gotovina, sot herët në mëngjes e bëri të ditur Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte e cila tashmë disa vite me rradhë kërkon arrestimin e tij.

    Ante Gotovina është lindur në vitin 1955 në ishullin Pashman afër Zadarit. Në moshën 17 vjeçare braktisi shkollimin, ndërsa në moshën 19 vjeçare u bë anëtarë i legjisë franceze për të huajt, nën identitetin Ivan Grabovac.

    Aksionin e parë ushtarak në llogari të legjisë franceze, Gotovia e pati në Xhibuti gjatë vitit 1974, pas çka vijuan aksionet në Çad, Zair dhe në Bregun e Fildisht. Në fillim të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gotovia punoi si instruktor ushtarak në Guatemalë, Kolumbi dhe Paraguai.

    Në Kroaci kthehet në vitin 1991, pas çka emërohet për komandant të Brigadës së parë. Në maj të vitit 1994 merr gradën e gjeneralit, ndërsa në gusht të vitit 1995 është edhe komandanti kryesor operativ i njësiteve që kryen ofensivën "Stuhia", me të cilën Kroacia e liroi krahinën e Kninit, pas çka ikën apo u dëbuan mbi 200 mijë serbë të Kroacisë.

    Tribunali i Hagës e kërkon Gotovinën që nga maji i vitit 2001 për shkak të aktakuzave për më shumë aksione me të cilat u kryen veprime kundër humanitetit si dhe për krime lufte të kryera gjatë aksioneve të ndërmarra në Kroaci dhe Bosnjë. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Meqe Gjenerali ka qene pjesetar i Legjionit te Huaj Francez, ai automatikisht ka dhe shtetesine franceze. Kroacia perfitoi bujarisht nga sherbimet e tij (per kombin e tij) kur rimorri Krajinen nga Serbet.
    Do te mbetet nje njolle e madhe turpi ne ndergjegjen Kroate nese ajo (Kroacia) nuk do te beje asnje tentative per lirimin e Gotovines. Ky duhej te ishte shpallur Hero Kombetar me kohe.
    Te bashkepunosh me te huaj kunder figurave te tua kombetare eshte me keq se tradheti!
    E njejta gje vlen edhe per Serbet (pehra qe shiti Sllobodanin e morri plumbin mbas qafes te pakten), apo per ne Shqiptaret qe dorezojme Komandantet e UCK per tu gjykuar nga te huajt.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai asht hero.. i perzuni serbet pi trojeve kroate.. e shprazi celikin mbi ushtri te serbise e jo mbi kroatet e vet..

    e na i kena ndryshe generallat..

    ata slodhen me vra serbine..
    ahii bre.. qe ku asht prizreni afer..
    kush po shkon deri ne beligrad me vra ndoj arkan qe na ka perdhunue motrat Shqiptare.. hajt bac se ma afer asht prizreni.. qaty bajm prit e vrasim ndoj tonin..
    cu bre ningj e ma likvido qat Drin pisin.. se shum asht tuj fol.. pun shum se asht luftar e hero e komandant e i din 7 gjuh..
    hajt se jandreqim na shiki.. ja fusim nji batare me plumba.. ja knojm nji referat ne varrim.. e pastaj ne Epok thojna se ish kan agjent pisi..
    po more dhe shoki enver qashtu ka ba me shokt.. kejt i nxurri agjenta e shpijuna.. ..
    po valla .. e tash ne pojat me ba pak hajgare.. po bre sadik cu se po pret generall veseli..


    te imponon Respekt qiky Kroati..
    cfar ndryshimi me spekulantet tan rognerista..qe nuk clirun kurgja vec hupen..si sh... a ne aeroplan..




    erdh luftoj per atdhe te vet.. kunder armikut..dhe i cliroj vertet trojet e veta..e perzuni ushtrin serbe.. pa e shkrep kurre mbi popull te vet..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ai asht hero.. i perzuni serbet pi trojeve kroate.. e shprazi celikin mbi ushtri te serbise e jo mbi kroatet e vet..

    e na i kena ndryshe generallat..

    ata slodhen me vra serbine..
    ahii bre.. qe ku asht prizreni afer..
    kush po shkon deri ne beligrad me vra ndoj arkan qe na ka perdhunue motrat Shqiptare.. hajt bac se ma afer asht prizreni.. qaty bajm prit e vrasim ndoj tonin..
    cu bre ningj e ma likvido qat Drin pisin.. se shum asht tuj fol.. pun shum se asht luftar e hero e komandant e i din 7 gjuh..
    hajt se jandreqim na shiki.. ja fusim nji batare me plumba.. ja knojm nji referat ne varrim.. e pastaj ne Epok thojna se ish kan agjent pisi..
    po more dhe shoki enver qashtu ka ba me shokt.. kejt i nxurri agjenta e shpijuna.. ..
    po valla .. e tash ne pojat me ba pak hajgare.. po bre sadik cu se po pret generall veseli..


    te imponon Respekt qiky Kroati..
    cfar ndryshimi me spekulantet tan rognerista..qe nuk clirun kurgja vec hupen..si sh... a ne aeroplan..




    erdh luftoj per atdhe te vet.. kunder armikut..dhe i cliroj vertet trojet e veta..e perzuni ushtrin serbe.. pa e shkrep kurre mbi popull te vet..
    Eh More brari, per ty edhe kroat edhe shkiet heronje, ndresa Luftetaret e Lirise, Ushtaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves jane kriminel.

    Vetem nje ta dishe, as kroatet e as serbet asnjhere nuk i ka quajtur kriminel apo terorista ushtaret e vet, asnjeher as kroatet e as serbet nuk e kane nenvlersuar luften e tyre, dhe asnjeher ne histori te kroateve apo serbeve nuk ka patur spijuna. Ndersa tek ne e kunderta. Luftetaret e Lirise i qujane Terorista, E nenvlersojne luften e drejte te UCK-se, dhe qka eshte me e keqja e te kqijave ne historine tone gjithmone ka pase spijuna, dhe si duket ende ka.


    Vetem vazhdo keshtu brari.

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Brari dhe Antares, arsyetimi juaj me le pa fjale, po rrofte liria e mendimit dhe shprehjes thuaj.

    Ante Godovina eshte kriminel lufte ashtu sic ishin ca te tjere ne ish-Jugosllavine pa zene emra ne goje. Deri ne 1995 150,000-200,000 civile serbe u zhvendosen me dhune nga Kroacia, pleqe dhe te semure qe nuk leviznin dot u ekzekutuan, shtepite serbe u dogjen. Jo vetem serbe, por njoh shqiptare qe kane punuar ne Kroaci, qe kishin kursimet e tyre shumevjecare ne bankat kroate, dhe pasi i shporren nga Kroacia edhe sot e kesaj dite nuk kane pasur mundesi te marrin te pakten leket, le me pronat apo shtepite qe kane pasur.

    Pasi shperngulen me dhune apo me presion pakicat nga Kroacia (sipas ligjeve nderkombetare "pastrim etnik") Godovina me shoke u shprehen "me ne fund kemi nje Kroaci te paster vetem per kroatet." Si qenka Miloshevic dhe qeveria e tij fajtore per genocidin dhe kafsherite qe bene ne Kosove dhe Bosnie, por qeveria Kroate me Godovinen qenkan heronj? (Dhe mos t'u hyjme bemave kroate ne Bosnie.)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Lioness,

    Une e perkrah mendimin e Brarit.

    Lufta ne ish-jugosllavi u inicua nga serbet me Millosheviqin ne krye. Serbet ishin agresori, ndersa te tjeret viktimat.

    Serbet sulmuan dhe pushtuan te paret Vukovarin, Sllavonine dhe Krajinen ne territorin kroat dhe nxiten e mbeshteten krijimin e Republika Srpska ne Bosnje.

    Me shperthimin e ketij konflikti te shoqeruar me zhvendosje te medha popullsish krime etj, djajte dolen nga "shishja" dhe gjithkush perpiqej "bjeri i forte te ligut (dobetit)" te forcohej ne kurriz te tjetrit, simbas takatit qe kishin.
    Pra krime u kryen nga te gjitha palet ne konflikt.

    Por kjo nuk duhet te erresoje faktin se:3
    1) Serbet ishin shkaktari dhe agresori qe filluan konfliktet.
    2) Serbet jane pergjegjes per shumicen derrmuese absolute te krimeve ne jugosllavi. (Bie fjala 150 serbe qe akuzohet se kane vrare forcat e GOtovines nuk jane asgje para 7.000 burrave te vrare ne Srebrenice ne 1 dite te vetme.

    Ikja e serbeve nga Krajina i perngjet asaj te ikjes se serbeve nga Kosova (100 mije serbe) kur Kosova u clirua, mos valle duhet te barazojme krimet e rralla te asaj kohe me vrasjet dhe shpernguljet qindramijeshe te ushtrise serbe?

    Gotovina luftoi ne token e vet per shtetin e vet dhe nuk sulmoi ndonje territor te huaj por e cliroi. Megjithate per vrasjet e civileve ai duhet te gjykohet po kurrsesi ne nje rang me arkitektet e masakrave Millosheviq, Mlladiq e Karagjigj.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BE pėrshėndet arrestimin e Gotovinės

    Ante Gotovina u arrestua nė ishujt Kanarie.

    BE ka thėnė se arrestimi i tė dyshuarit pėr krime lufte, gjeneralit Ante Gotovina ka hequr njė pengesė tė madhe qė Kroacia tė anėtarėsohet nė BE.
    Komisioneri i zgjerimit i BE-sė, Olli Rehn i tha BBC se kjo ishte pikė kthesė pėr gjithė rajonin.

    "Njė pengesė e madhe ėshtė hequr nga rruga e Kroacisė. Ka natyrisht edhe kushte tė tjera qė Kroacia duhet tė realizojė si psh reformimi i sistemit juridik. Por nė tė njėjtėn kohė, kjo ėshtė njė pikė kthesė pėr gjithė rajonin pasi kthen faqen nga ajo nacionaliste ne tė ardhmen evropiane."

    Pas arrestimit tė tij nė ishujt e Kanaries, ai po mbahet nė Spanjė pėr t'u transferuar nė gjykatėn e Hagės ku ai pėrballet me akuza pėr krime lufte.

    Pėrkrahėsit e gjeneralit kanė organizuar protesta nė pėrkrahje tė tij nė Zagreb dhe nė qytete tė tjera.

    Kryeprokurorja e gjykatės sė Hagės, Carla del Ponte tha se arrestimi i Gotovinės do tė shtojė presion edhe pėr dorėzimin e dy personave tė tjerė nė listėn e mė tė kėrkuarve, Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mlladiē.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NJĖ GJYKATĖS SPANJOLL CAKTOI PARABURGIM PĖR GOTOVINĖN


    Gjykatėsi nė burgun spanjoll tė shkallės sė parė nė Madrid, Feliks Degajon mbrėmė caktoi paraburgim dhe ekstradim tė Ante Gotovinės nė Tribunalin e Hagės.

    Gjykatėsi Degajon e njoftoi Gotovinėn me akuzėn qė ėshtė ngritur kundėr tij dhe pėr tė cilėn, sipas Hagės mund tė dėnohet me burg tė pėrjetshėm, njoftuan mediat spanjolle.

    Leximi i aktakuzės nė gjykatė ka zgjatė dhjetė minuta, ndėrsa tė pranishėm kanė qėnė pėrfaqėsues tė Konsullatės kroate dhe njė avokat i caktuar me detyrė zyrtare.

    Gotovina do tė transferohet nė paraburgim nė Soto del Real ku do tė qėndrojė deri nė ekstradimin e tij nė Tribunalin e Hagės, qė pritet tė ndodhė gjatė disa ditėve tė ardhshme.

    Ndėrkohė, SHBA-ja e pėrshėndeti arrestimin e Gotovinės "i cili do t'i rrisė gjasat e Kroacisė pėr anėtarėsim nė NATO dhe nė BE".

    "Me arrestimin e Ante Gotovinės, Kroacia bėri hap tė madh drejt pėrmirėsimit tė parregullsive nga e kaluara. Me suksesin e orvatjeve pėr lokalizimin dhe nxjerrjen e Gotovinės para gjyqit, Kroacia dukshėm e pėrforcoi kandidaturėn pėr integrimin e saj euroatlantik", bėri tė ditur Departamenti i Shtetit.

    Ministri britanik i Punėve tė Jashtme Xhek Stro i pėrshėndeti autoritetet spanjolle dhe kroate, si dhe Tribunalin e Hagės pėr "rezultatin e shkėlqyer". Stro e vlerėsoi si shumė pozitiv faktin qė Gotovina u arrestua vetėm dy muaj pasi qė Bashkimi Evropian u pajtua qė tė fillojė negociata pėr anėtarėsimin e Kroacisė.

    Rreth 500 vetė mbrėmė u tubuan nė sheshin qendror tė Zagrebit qė tė protestojnė kundėr arrestimit tė Gotovinės. Gjatė protestės pati disa pėrleshje tė shkurtėra mes demonstruesve dhe pjesėtarėve tė policisė.

    Krimineli mė i kėrkuar ushtarak nga Kroacia, Ante Gotovina u arrestua tė mėrkurėn mbrėma nė Ishujt Kanare

    Gjenerali Ante Gotovina ishte nė arrati pasi qė nė vitin 2001 u akuzua nga Tribunali i Hagės pėr krime lufte tė kryera mbi serbėt e Kroacisė nga fundi i luftės nė Kroaci nė vitin 1995. Nė aktakuzėn e Tribunalit theksohet se nga shkurti deri nė prill tė vitit 1992, ka qenė zėvendėskomandant i njėsitit special tė Shtatmadhorisė sė ushtrisė kroate, ndėrsa nga prilli deri nė tetor tė vitit 1992 ka qenė i sistemuar nė Kėshillin kroat pėr mbrojtje. Nė aktakuzė thuhet se nga 9 tetori i vitit 1992 deri nė mars tė vitit 1996 ka qenė komandant i zonės ushtarake Split, si dhe kryekomandant i operacionit "Stuhia" e cila u zhvillua nė sektorin Jug.

    Ai akuzohet pėr krime ndaj njerėzimit (ndjekje, deportime, dėbime me dhunė dhe vepra tė tjera johumane) dhe shkelje tė ligjeve dhe zakoneve tė luftės (vrasje, vjedhje tė pasurive, shkatėrrimin e qyteteve, lagjeve dhe fshatrave), mbi bazėn e pėrgjegjėsisė invididuale si dhe pėrgjegjėsi penale nė funskion tė njė personi pėrgjegjės.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Gjenerali i Natos: Nato mbetet e perkushtuar ndaj Kosoves
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 19:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •