Pershendetje
Hackerët e paguar nga vBulletin sulmojnë sistemin e një kompanie hostingu qe ofron sherbime per webfaqe. Tash ne kemi nje problem me webfaqen tone, perkatesisht forumin me vBulletin qe e kemi te hostuar ne kete kompani.
E kemi pasur te hostuar ne nje kompani private amerikane ku poashtu ka pasur te hostuara edhe faqe tjera. Tash te gjithe faqet e hostuara ne kete kompani kane rrene nga serveri dhe nuk e dime pse?
Kompania ku ne kemi pasur te vendosur ne hostingun mendon se problemi i serverit te tyre eshte per shkak se njera nga faqet e hostuara ne te, faktikisht faqja jone, ka funksionuar me gjuhen forumore vBulletin ilegal.
Tash shtrohet pyetja:
A eshte e logjikshme qe pronaret e vBulletinit, te sulmojne gjithe hostin e nje kompanie per shkak se nje webfaqe e hostuar ne ate hosting e ka shfrytezuar vBulletinin ne menyre ilegale. A thua aq te pa pergjegjshem mund te jene ato?, duke rrezuar qindra faqe per nje faqe qe ka perdorur sherbimet tyre e ilegalisht.
Ato, dmth te vBulletinit, mund te na kishin shkruar ose paralajmeruar se faqja jone eshte ne menyre ilegale dhe jo ta sulmojne tere hostingun. Sipas pronarit te hostingut, ne, dmth webfaqja jone, qe kemi shfrytezuar vBulletin ilegal eshte shkak i rrenies se sistemit te tyre. Kjo gje per ne eshte dicka jo e logjikshme.
Sa keni njohuri reth ketyre gjerave dhe kur bie serveri i nje hostingu dhe si rezultat i kujt mund te jete kjo renie ne ate hosting ku ka pasur qindra webfaqe te hostuara bashke me tonen.
Ju falemenderohem paraprakisht![]()
Krijoni Kontakt