TemA
--
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, goditi
me grushta në Kuvend, zv.ministrin e Brendshëm,
Ferdinand Pone
Dedja, grushta mbi Ponen në Kuvend
Taulant Dedja ka dhunuar në ambjentet e Kuvendit,
zv.ministrin Pone dhe më pas është larguar. Deputetët
do të bëjnë kërkesë për heqjen e imunitetit të Dedjes
pas rasteve të përsëritura të dhunës
Deputeti i Partisë Socialiste ka dhunuar fizikisht dje
në ambjentet e Kuvendit, zv.ministrin e Brendshëm,
Ferdinand Pone. Dedja ka sharë dhe ka qëlluar me
grushta Ponen, në ambjentet e Komisionit të Ekonomisë
në Kryesinë e Kuvendit mesditën e djeshme, ndërsa Pone
po raportonte për buxhetin lokal. Deputetët e Partisë
Demokratike mësohet se do të kërkojnë heqjen e
imunitetit për deputetin Taulant Dedja dhe dërgimin e
tij përpara organeve kompetente. Zv.ministri Ferdinand
Pone tha dje për gazetën se akti i Taulant Dedjes
ishte një akt rrugaçërie, që mund të jetë inskenuar që
më parë nga elementë të caktuar. Ngjarja ndodhi në
kohën kur Ferdinant Poni raportoi në komisionin e
Ekonomisë në lidhje me fondet që janë parashikuar për
komunat dhe bashkitë në vend për vitin 2006. Në
përfundim të punës së komisionit, deputeti socialist
Taulant Dedja pati një debat verbal me zv.ministrin
Ferdinand Poni. Debati degjeneroi në mometin kur
Taulant Dedja u ngrit nga vendi i tij, shkoi drejt
tavolinës së Ponit dhe nuk ngurroi filloi ta godasë
zv.ministrin me grushta në fytyrë. Ferdinand Poni
theksoi se nuk e priste këtë sjellje nga deputeti
socialist, për shkak të vetë institucionit ku
ndodheshin dhe statusit të tij të deputetit. Poni
tregon se ka qenë e vështirë për të t’i bëjë ballë një
provokimi të tillë, por nuk mund t’i kthehej në të
njëjtën mënyrë deputetit Taulant Dedja në “tempullin e
demokracisë”. Në lidhje me një denoncim të mundshëm të
zv.ministrit ndaj deputetit socialist, Poni shprehet
në mënyrë figurative që “faqja po i dhemb ende” dhe
çdo reagim institucional mund të pritet të ndodhë prej
tij. Nga ana tjetër deputeti socialist, Taulant Dedja,
shprehet për se çdonjeri mund t’iu drejtohet organeve
kompetente për gjestin e tij dhe ai është i hapur nga
çdo akuzë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike
reagoi ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur në
Kuvend, duke kërkuar që ajo t’i kalojë organit të
prokurorisë.
“Sjellja e Taulant Dedjes ishte nje mentalitet rruge
dhe grupi i PD-së i kërkon prokurorisë që t'i
drejtohet Kuvendit në mënyrë që ky i fundit ta lejojë
atë të fillojë hetimet, sepse e ka goditur
zëvendësministrin kur po ushtronte detyrën e tij”,
theksoi zëdhënësi i grupit, Bujar Nishani. Sipas tij,
grupi parlamentar socialist duhet të distancohet nga
kjo ngjarje e turpshme dhe t’i kërkojë falje publike
zv.ministrit të Brendshëm. Kryetari i komisionit të
Ekonomisë, Edmond Spaho, incidentin e djeshmëm e
quajti një akt të paprecedent dhe të paimagjinueshëm.
Kryetari i komisionit tha se duhet mbledhur menjëherë
Byroja parlamentare për të marrë masa ndëshkimore ndaj
deputetit socialist, Taulant Dedja. Sipas tij,
grushtat janë mënyra që deputetët e PS-së po e
kundërshtojnë buxhetin dhe deputeti Dedja sot kerkoi
te marre flamurin edhe të tregoje dhe nje here se
dhuna eshte e vetmja gje qe di të bëjë PS-ja. Ndërkaq
ditën e djeshme, nuk ka pasur asnjë reagim nga Partia
Socialiste në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në
Kuvend.
Ferdinant Poni
Akti i deputetit socialist Taulant Dedja në Kuvend
ishte një akt rrugaçërie, që ka prekur integritetin e
një institucioni të rëndësishëm dhe demokratik si
Kuvendi. Ky akt mund të ketë qenë edhe i inskenuar që
më parë nga segmente të caktura, duke u kthyer në një
akt që shpreh dhunimin tim personal, atë të
parlamentit dhe të të gjithë qeverisë. Ende nuk mund
të them se si mund të veproj pas këtij akti, pasi ende
ndiej faqen të më dhembë, por ai njeri nuk duhet të
gëzojë imunitetin dhe staturën e parlamentarit.
Taulant Dedja
“Nuk kam ndonjë gjë për të shtuar, por mund të them që
kushdo që ka ndonjë ankese në lidhje me veprimet e mia
dhe ndaj meje, le t’u drejtohet organeve kompetente.
Une jam i hapur të gjykohem prej tyre.”
Taulant Dedja kujtohet edhe për dëshminë e rreme që
dha në vitin 1998 në favor të Jaho Salihit, pas
vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari. Taulant
Dedja, në atë kohë i ngarkuar nga qeveria për krizën e
trazirave në Tropojë, tha se natën e vrasjes së Azem
Hajdarit me 12 shtator, Jaho Salihi ka qenë me të në
Tropojë. Deklarata e Dedjes është bërë publike dhe në
media. Jaho Salihi rezultoi se atë natë ka qenë në
Tiranë dhe ka kryer ekzekutimin e Azem Hajdarit.
--------
..
e qe thate ju qe sthat asgje.. kur themi ne leberit.. lol.
para dy ditesh kish dale ajo simpatikja e RTSH ne rruge diku afer liceut e RTVSh-se me emisionin Jo vetem kafe..e qe pyet miletin se ckuptim ka x proverb popullor.. dhe ja drejtonte mikrofonin kalimtareve te rastit..
kte radhe ajo pyeste miletin se ckuptoni me .. proverbin ..per inat te sime vjerre do flej me mullixhine..
e mir dhan te gjithe shpjegimet e tyre kur frap para kameramanit cfaqet surrati i ketij kanibalit Taulant dedjes..
he i tha ajo cna thua ti per punen e mullixhiut..
Ky me nje cinizem e shtazeri drejtoj syt nga pallatet perball ku dihet se banon tani aty Berisha e tha.. ja tha aty e keni mullixhiun .. e derr derr fyerje me terselleme.. e iku si i cakerdisur..
Kjo gazetarja meazalla ti thote ndonje fjale.. kan frik te shkretat se.. edhe kur jan edhe kur sjane ne pushtet PS istet kanibale mbeten kanibale te frikshem..
Ne cdo vend demokratik nje rast si i Taulant Dedjes do vente ne burg per faktin e tmerrshem qe mashtroi duke qene pushtetar duke marre persiper mbrojtjen e kanibalit jaho Salihi qe vrau Deputetin Azem Hajdari.. duke i dhene nje alibi qe shum shpejt u demaskua.. nga organet e drejtesise te kohes po te PS-se..
Mirpo jo vetem nuk i ryri ferr ne kembe Taulantit per mashtrimin qe beri kur tha se Jaho kish qen me te ne Tropoje naten e Krimit.. por vate dhe u zgodh deputet nga shtresat mafioze kanibale te elbasanit..
Te jete rastesi qe i njejti taulant dergohet ne Tropoje per detyre shteterore per stabilizim situate gjoja nga Shteti PS-ist dhe aty behet kerdija.. dhe po nga aty nisen banditet qe vrasin para PD Azemin.. qe i pari ky deklaroi ne mengjezin e pas nates se vrasjes se Jaho i denoncuar nga deshmitaret si vrases sna paska qene fare ne Tirane por me Taulantin tere naten e nates..
Rastesi qe ky qarkullon para shtepise se Berishes dhe rastesi qe ky gjithmone eshte nga me kanibalet ne PS .. e qe po ky grushton e shkelmon nje zyrtar brenda ambjentit te PARLAMENTIT..
C'ESHTE KI MO..
po kunder ktyre krokodileve u votua me 3 korrik..
kulmi..
Krijoni Kontakt