Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Berisha: Ngjarjet e ’97-ës, rebelim i komunistëve

    Kryeministri, në 15-vjetorin e themelimit të PD-së, i cilëson partitë e majta si “këmishëzeza”

    Berisha: Ngjarjet e ’97-ës, rebelim i komunistëve

    N. P

    TIRANË

    Një ditë ndryshe ka kaluar dje kryeministri Sali Berisha me rastin e 15-vjetorit të themelimit të partisë. Në një atmosferë festive, në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit, është përkujtuar 15-vjetori i themelimit të partisë, festimet për të cilin do të vazhdojnë edhe sot në Pallatin e Kongreseve, përmes një kokteji që do të shtrojë kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë fjalës së mbajtur dje në TOB, ka deklaruar se themelimi i PD-së shënon edhe themelimin e pluralizmit shqiptar dhe hapjes së portave të mbyllura. Me pas Berisha ka folur edhe për krjimin e partive të tjera, ku nuk ka nguruar që partitë e së majtës, t’i cilësojë si parti këmishëzeza. “Por ato, siç u nisën, ashtu edhe u bitisën”, - shtoi Berisha.

    Me pas ai ka folur edhe për veprimtarinë që PD-ja ka ndjekur ndër vite. Gjatë fjalës ë tij ai është ndalur edhe tek arritjet që qeverisja demokratike ka pasur gjatë periudhës ‘92-‘96. Kështu, kryeministri ka cituar se PD-ja ka mundësuar kthimin e pronave rreth 460 mijë fshatarëve dhe bërjen pronarë të apartamenteve të tyre të 22 mijë qytetarëve. Ndërkohë që ka vijuar më pas, e pikërisht me ngjarjet e 97-ës. “Ngjarjet e vitit 1997 ishin një rebelim i komunistëve dhe i instalimit të platformës së dhunës dhe terrorit më të eger në Evropë”, - tha Berisha. Kryeministri ka kujtuar gjithashtu edhe figurën e Azem Hajdarit.

    Pa u zgjatur shumë për vitet e saj në opozitë, kryeministri Berisha ka folur edhe për situatën aktuale, duke e marrë fillin nga zgjedhjet e 3 korrikut. “Më 3 korrik Partia Demokratike u rikthye me një mbështetje që kurrë nuk e kishte parë më parë, për të vazhduar misionin e saj të madh: integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO”, - tha ai, duke shtuar se qeveria që ai drejton do t’u garantojë shqiptarëve pasaportën evropiane. Pas fjalës së Berishës, ne ambientet e TOB-it është zhvilluar edhe nje koncert festiv me valle e muzikë popullore. Në këtë tubim festim merrnin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ai i Punëve Publike dhe Transporteve, Lulëzim Basha, deputetë e ish-deputetë të PD-së.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kryeministri, në 15-vjetorin e themelimit të PD-së, i cilëson partitë e majta si “këmishëzeza

    “Por ato, siç u nisën, ashtu edhe u bitisën”, - shtoi Berisha.
    Po mire,nqs na qenkan te gjitha partite e majta "kemishzeza" pse nuk na e ben perseri Shqiperine ne shtet "demokratik i bazuar ne parimin "shtet-parti".Kesaj rradhe te kemi vetem Partine demokratike ne pushtet....


    C'është kjo fjalë Bitisëm more aman,per tu përdorur nga një Kryeministër ...

    Meqë ra fjala Gëzuar 15 vjetorin PD
    .........................

  3. #3
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Ndoshta zoti berisha ka te drejte, te kuqte jane kemishezeze, por harron zoti berisha se ka mbajtur kemishen e kuqe per 20 vjet me rradh vilave te hysni kapos, per te patur favore te ndryshme si dergimi ne paris me specializim, apo harron zoti berisha kur ishte sekretar partie ne spiatlin qendror te tiranes. Ky eshte zoti berisha nje njeri me nje te shkuar kemishezeze, por qe fatkeqsisht po i vesh mantelin e zi tani vendit te tij. Ky eshte zoti berisha qe zi sheh kudo...si mund te ndodh ndryshe kur edhe shpirtin e ka te tille?

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kjo cka thene ky kryeminister e ka emrin hipokrizi dhe tallje me gjakun e gjithe atyre njerezve te pafajshem qe humben jeten kot sepse nje palo kryeminister si ky nuk dinte te ndertoje shtet dhe te vinte rend.
    Tu hedhesh fajin te tjereve eshte menyra me e keqe e shfaqesimit kur fajin kryesor e permban ti vete dhe firmat piramidale qe lulezuan nen hunden tende.
    Cdo justifikim nuk ka asnje dobi pas asaj katrahure te cilen e gatuat vete dalengadale deri sa i nxoret flaket ketij vendi i cili per hir te se vertetes boll ka vuajtur.

    Dito.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    I erdhi dita prap me fol malokut.

    Vallaj vetem Namik Hoti e njeh kte pler njeri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sot Taulant Dedja i PS rrahu me grushta ne nje nga Komisionet parlamentare.. Ferdinand Ponen e PD-s. Mirpo i zgjuar Dedja.. ..priti sa u larguan kamerat e gazetaret pastaj grushtoi Ponen.
    Pra me planifikim..

    Kanibali Taulant Dedja eshte njeriu qe genjeu kur tha se Jaho Salihi ka qen naten kur u vra Azemi jo ne atentatin kunder Azemit por ne Tropoje me Taulantin..

    Pra 3 korriku akoma eshte ne pelena..
    Pushtetin e vertete, Dhunen , kerbacin e ka ne dore PS..
    He me ju lumte..
    O po bjerini perderisa keni gjetur.. Pd-ne nje dele rude pa nje pare...
    rrihini vritini poshtroini.. ashtu e duan ata..
    Nuk vun mend nga 97-ta e pare e kjo e dyta po troket ne dere..
    Mjere Mileti..qe ska kush i del per zot..
    Me cduken bathet.. kanibalet do e marrin prap dhe de jure pushtetin ( se de fakto e kane) me hu e zjarr e masakra..



    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-12-2005 më 18:14

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Angry

    Pra si perkthehet cfare na kallzoi Brari me siper ?
    Dje Sala mori mbeshtetje ndoshta edhe udhezime nga padronet e tij greke per te shtypur shqiptaret.Dhe sherri filloi.Te shohim cili do ta kete rradhen.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2005
    Vendndodhja
    Sweden
    Postime
    7
    Kurva krihet stambolli digjet... Keshtu jane sjellur politikanet the ne patriotet e pambaruar ndaj kombit tone... tokes tone... kromin e kane gjermanet, turismin greku... borxhet shqipetaret, te plakur, te rrinjt, te porsalindurit the minimumi pese gjenerata shqiptaresh ...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Ore po ne vend qe te mbylli gojen budallai per 97 shkon e hapet kot. C#eshte ky njeri mor aman qe nuk do ndryshoi njehere. Pse e con ky njeri gjithmone situaten deri ne ate pike ku njerezit nuk duan ta shohin me sy????
    Nqs. Vazhdon kshu politika shqiptare ne nuk kemi per te qene kurre shtet demokratik........

  10. #10
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga Dito
    Kjo cka thene ky kryeminister e ka emrin hipokrizi dhe tallje me gjakun e gjithe atyre njerezve te pafajshem qe humben jeten kot sepse nje palo kryeminister si ky nuk dinte te ndertoje shtet dhe te vinte rend.
    Tu hedhesh fajin te tjereve eshte menyra me e keqe e shfaqesimit kur fajin kryesor e permban ti vete dhe firmat piramidale qe lulezuan nen hunden tende.
    Cdo justifikim nuk ka asnje dobi pas asaj katrahure te cilen e gatuat vete dalengadale deri sa i nxoret flaket ketij vendi i cili per hir te se vertetes boll ka vuajtur.

    Dito.

    O Dito sa gjynaf mer jahu ore late name 97 se beri berisha mer e bene agjenturat per interesa te thella edhe perdoren klyshet e byrose e ca kriminel.
    Sala ska vra njeri kurre as ne 97 asnjere por pse qe ai president zdo te thote ti hidhet faji atij por mos gjykoni me xhysllyke djelli se 97 ka dore tjeterkush edhe si rrjedhoje erdhen ne pushtet parlamenti i kallashit qe u be mafie edhe metropolizoi shqiperine.





    Ne ju tjeret lat nam mer si flisni kot sikur ju ka perdhunu fisin sala ai i shkreti i vetem ka met ne presidence kur u terbun bijt e ishe byrose te mbeshtetur nga antishqiptar te perjetshem e te njohur.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!
    Nga teniolteni në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-07-2016, 09:33
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  3. Ngjarjet tragjike të Kosovës, në filmin “Kësulat”
    Nga ClaY_MorE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2006, 07:22
  4. Katastrofat natyrore ngjarjet e vitit
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 12:38
  5. Java - Ngjarjet e tastierës në Java
    Nga javac në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 16:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •