Shkurt muhabeti:
Ne luften e 1967 ushtrite e bashkuara shkuan per lesh ne Izrael.... dhe u kthyen te qethur e te rruar taze....![]()
... edhe me bisht nder shale, se harrova, por hajt ma se nuk ishte as hera e pare e as fundit...
Shkurt muhabeti:
Ne luften e 1967 ushtrite e bashkuara shkuan per lesh ne Izrael.... dhe u kthyen te qethur e te rruar taze....![]()
... edhe me bisht nder shale, se harrova, por hajt ma se nuk ishte as hera e pare e as fundit...
Veshtruese,Postuar mė parė nga Veshtrusja
Historia nuk eshte tren ku c'do vagon ecen vet edhe pa ndihmen e lokomotives. Historia eshte nje tren qe ecen gjithmone para, pa kthim, ku te gjithe vagonet lidhen forte me vagonet e tjere dhe te gjithe bashke ecin perpara. Pra keto ngjarejt "specifike" nuk mund te qendrojne me vete, pa ngjarjet e tjera "specifike". Nese keto ngjarje behen "specifike" atehere pyetja juaj mbetet pa vend, ose gjen pergjigje automatike!
Lufta e 6 Diteve ka pasoja te medha deri me sot, me shume mbi Mbreterine Jordaneze dhe popullin e pervojtur dhe te stermunduar palestinez! Pra ngjarjet gjithmone lidhen midis tyre.
Nga andej e tutje une nuk bera asnje pergjithesim, perkundrazi ate po mundohesha te them (dmth. qe te mos behen pergjithesime)!
Gjithashtu nuk eshte pergjithesim te thuash se Izraeli ndjek nje politike te caktuar, sepse fjala Izrael nuk shpreh nje popull te tere por nje shtet te caktuar me nje personalitet te caktuar ligjor/nderkombetar qe pretendon se shpreh nje popull te tere. Pra mendimi im, "specifik", eshte se ekziston nje distance e madhe midis personalitetit ligjor te shtetit dhe popullit, kombit apo komunitetit qe ky shtet pretendon se perfaqeson. Dhe ky mendim i imi nuk lidhet vetem me Izraelin por me cdo shtet te botes (pra ekziston gjithmone nje hapesire e madhe midis qellimit dhe vepres, apo ndryshe midis perfaqesuesit dhe te perfaqesuarit). Por meqenese e di se jane muhabete te gjata keto, po vazhdoje me ngjarjen "specifike"...
Me date 28 Qershor 1967 pasi Izraeli me menyre spektakolare kishte arritur te thyej tre shtete arabe (Jordanine, Egjyptin edhe Sirine), ministri i mbrojtjes se Izraelit, z. M. Dajan, del para mediave edhe ben nje deklarate. Midis te tjerash ky zoteri thoshte: " morrem me te shenjtin nga vendet tona te shenjta, per te mos u larguar me nga ai". Zoteria e kishte fjalen per Jeruzalemin, qe deri atehere ishte nen sundimin jordanez. Sigurisht qe kerkon nje dialog te tere ligjshmeria e sundimit jordanez mbi Jeruzalemin, por ky zoteria nuk foli per kete as per ndonje rrezik te mundshem arab.
Ai foli qarte: ne na deshi qejfi te zaptojme me dhune ate qe "na la" trashgimi "Solomoni" me "Davidin" dhe "na i la" amanet "Zoti", dhe keshtu nuk pyetem asnjerin dhe nderrmorrem sulm ushtarak.
Tani ti pyet nese ekziston justfikim -qe mesa duket e ke fjalen per justifikim moral- mbi kete lufte.....
Une sigurisht qe nuk do mundohem te nxjerr elefantin nga barku i milingones. Kete ja lej anetareve te tjere!
Ajo qe shoh une ne kete lufte quhet Shovinizem!
Te tjerat ja u lej juve....
shenim: saper frengfolesit e Forumit, e resepktoj respektin e tyre ndaj Frances, por nuk e respektoj cmendurine e tyre kur vejne SHBAn me Uganden ne te njejten liste apo te njejtin fat!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 24-01-2006 mė 01:59
Nje gje qe kam zili tek Izraeli, dhe qe doja ti afrohej sadopak shteti jone, eshte aftesia e tij qe te realizoje qellimet e veta. Por gjeja qe urrej me teper tek Izraeli jane qellimet qe ven!
Pra qellimet e Izraelit nuk justifikojne asgje, vecse cmenduri te klasit te pare! Ose nese nuk mundemi ti quajme cmenduri te pakten do mundeshim te thonim se jane qellime qe nuk do mundeshin te shprehin boten tjeter, pervec Izraelit!
Pse iu tek Nasserit te bashkoje Arabet, sigurisht qe nuk duhej te pyeste Izraelin. Fundja fundit qe kur u shfaq Izraeli ne ate zone filluan Arabet ta duan me shume bashkimin!!! Do pyesni ju: u rrezikonte Izraeli nga nje Egjypt i madh?
Sigurisht qe po!
Por e justufikon kjo luften?
Sigurisht qe jo!
Pra ekziston dicka tjeter qe e shtyen Izraelin ne lufte, quhet Shovjenizem!
Dhe nese nuk i besoni Kryeplakut atehere besojini historise zyrtare te Izraelit, besojini flamurit te Izraelit, besojini klerit te Izraelit, besojini gjuhes se Izraelit, besojini praktikes se Izraelit! Gjithandej Sovjenizmi shkruhet me germa te medha, te arta dhe te "shenjta"!
Nuk e kane fajin Muslimanet per cdo gje qe ndodh ne kete planet, nuk e kane fajin Muslimanet per Holokaustin, nuk e kane fajin Muslimanet qe politikanet izraelit po mundohen te vejne ne veper gjeagjezat sumerobabilonase sikur te ishin ligje te natyres......... nuk e kane fajin Muslimanet qe iu ngul ne tru ketyre njerezve se si keta nuk ka asnje komb tjeter (akoma edhe ne 2006)!
Nuk them qe jane Arabet te mire dhe Izraelitet te keqinjte, por me ne fund duhet ta kuptojme se nuk mundesh gjithmone ti hedhesh fajin te tjereve per katandisjen tende. Pra duhet ta kuptojne edhe Izraelitet se nuk ja kane fajin Arabet per cdo gje, (sic duhet edhe Arabet ta kuptojne se problemet e tyre e kane zanafillen shume me para se te krijohej shteti i Izraelit)!
"C'te mbjellesh do te korresh" thote populli yne!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 24-01-2006 mė 04:03
Pffff... ketij Kryeplakut duhet t'i kendosh ate kengen e Hafiz Pashes :
Hafiz Pasha kryelopa
S'merret Shkodra me tre topa
................
................
Shume u duke e pak na dole.
(me falni se kaq mbaj mend nga vargjet ne fjale)
Le qe Kryeplaku ia keput kot me fjalen "shovinizem" (chauvinisme), por edhe na thote qe qellimet e Izraelit jane krejt te huaja per te tjeret. Kryeplak, Izraeli ka te njejtin qellim siç Amerika, Rusia, Shqiperia dhe Uganda : TE EKZISTOJE ! Mos ia keput si per pasneser sikur po thua ndonje gje krejt te ndritur.
Ehe, mire e ke ti, arabet jane te bashkuar : shiko pak qendrimin e Sirise ne luften Iran-Irak, shiko pak ç'mendojne jordanezet per palestinezet, shiko pak dhe grindjet e perhershme ne mes marokeneve dhe algjerianeve, ose dhe pushtimin e Kuvajtit nga Iraku, e pastaj thuaj qe arabet duan te jene te bashkuar... dokrra.
Nejse, kalofshi mire.
Te lutem mos beni pergjithesime te kjo teme. Jeni te lire te shprehni mendimet tuaja brenda kontekstit te nje ngjarjeje specifike.
Mirepres komentet tuaja ne lidhje me luften gjashte-diteshe, por jo pergjithesimet tuaja ne lidhje me popullin izraelit apo arab.
Mund edhe te hapim teme tjeter ne lidhje me krijimin e shtetit izraelit ku mund te diskutojme tipet e ndryshme te Zionizmit dhe Nacionalizmit Arab... por te kjo teme keto pika duhen prekur vetem brenda kontekstit te luftes specifike.
Flm dhe ju pershendes.
Krijoni Kontakt