Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Vienna
    Postime
    7

    Mirë se na erdhe o Fat i Mirë




    Mirë se na erdhe o Fat i Mirë



    Miku im, kur do ta lexosh këtë shkrim që e kam titulluar “Mirë se na erdhe o Fat i Mirë”, ti ndoshta do të ma shohësh për të madhe, sepse unë e di siç e di edhe ti, që ti o Fatmir, kurrë nuk je larguar nga Kosova.

    Ti, vërtet, vetëm fizikisht, dy vite e dhjetë muaj qëndrove larg nesh, sado që ne, në zemrat tona, me qesëndi e ruanim energjinë tënde pozitive dhe vizionet e tua për të ardhmen tonë të ndritshme, na i ndriçonin ninëzat e mendjes derisa ngrohtësia e buzëqeshjes sate shpresëdhënëse na jepte vullnet dhe forcë t’i bëjmë ballë të përditshmes, e cila lëkundej më pak andej kah duhet e shumë më shpesh andej kah nuk ishte dashur.

    Duke të menduar ty dhe shokët e tu, djemtë tanë të përkushtuar, të cilët dhanë çdo gjë për liri dhe në vend të kurorave të dafinës morën prangat e burgjeve të botës dhe fatkeqësisht edhe të Kosovës, ne, të vdekshmit, përpëliteshim me acaret e paqes.

    Kur drithëronim para sulmeve “paqësore” të të gjithë atyre të cilëve u pengonte liria jonë dhe me mjete “paqësore” mundoheshin ta rrezikojnë atë që ti me shokët e tu lavdiplotë ia falët këtij vendi, në vigjilje të ditës së madhe të pavarësisë së Kosovës, të cilën ju na e sollët, drejtësia ndërkombëtare u radhit përkrah jush dhe në këtë mënyrë edhe para botës u dëshmuat se njëmend jeni farkëtues të lirisë.

    Ndoshta mund të të habisë ky gëzim yni kaq i madh për këtë fitore tuajën. Ndoshta të ka habitur edhe frika që kishim për ty dhe shokët e tu, ndërsa ti flisje me aq siguri dhe ballëhapur para gjykatësve të botës. Këtu është dallimi ndërmjet njerëzve të rëndomtë siç jemi ne dhe shumicës së prijatarëve, të cilët i shohin agimet edhe pa u lindur ata, madje-madje i shohin edhe përtej territ të burgut.

    O miku im dhe mik i të gjithë njerëzve të mirë, siç je ti, dhe mik i atyre që duan të jenë si shokët e tu dhe ti, të cilëve ti gjithmonë ua shtrije dorën, ndoshta ke të drejtë të na qortosh për të gjitha këto drithërima tona njerëzore.

    Tash po ndërgjegjësohem për gabimin që nuk i paskam kuptuar drejt fjalët që na i pate thënë me telefon, diku nga Sllovenia, kur pate dëgjuar për ngritjen e asaj aktakuze të turpshme nga Gjyqi i Hagës, se edhe në Hagë do ta mbroje Kosovën dhe UÇK-në.

    Paske pasur të drejtë!

    Për fitoren e panjollë të luftës sonë qenka dashur edhe kjo sprovë. Edhe pas të gjitha golgotave që i përjetuam nder shekuj prej nesh u kërkua ta fitojmë edhe betejat, e Gjyqeve të Hagës.

    Ta dëshmojmë edhe një herë pafajësinë tonë.

    Ti i dije të gjitha këto prandaj pa pikën e frikës shkove atje. Para gjykatësve, të veshur me toga të dyshimit të pafund për çështjen tonë Ti e farkove lirinë, jo vetëm për vete dhe luftëtarët e tu por edhe për ne frikacakët.

    Duhet të na kuptosh o lum miku.

    Populli thotë “Hiqma dronë, ta fali atin”. E, droja ishte e madhe se nuk kishim më çka të falim ne? U “fal” çka u fal.

    Breza të tërë u rritem ndër frika. Disa u burrëruan ende pa u rritur dhe u flijuan për liri, të tjerët nuk u burrëruan kurrë. Ç’e do, ky na qenka fati i popujve që gjatë kohë ishin të robëruar.

    Nëse shokët e tu e kishin dhe e kanë shumë vështirë ta mbajnë lart flamurin e lirisë, derisa ndër burgje dergjen shokët e tyre dhe numri i të “humburve” ndër varrezat masive në Serbi shumë ngadalë po kthehet në Kosovë, si të mos frikësohemi për fatin tonë, ne, të vdekshmit, ne populli i paemër?.

    Ti, duke qenë dhe duke ngelur pjesë e çmuar e brezit, i cili me flijimin e vet i fali dritë Kosovës, ke të drejtë të më qortosh, ke të drejtë të na qortosh, jo për frikën që patëm për ty, por pse ndoshta dyshuam që nuk do të arrish ta çosh luftën deri në fund, i ballafaquar me ftohtësinë e pafund të Evropës e cila, për interesa të vet, shkeli ardhmërinë tonë. Dyshimi ynë në gjyqësinë ndërkombëtare sado që mund të kualifikohet si i rëndë është i ligjshëm, sepse ne ndër breza u cilësuam fajtorë ende pa dalë para gjyqit.

    Vizionarët nuk dyshojnë prandaj fitojnë. Ti në Hagë shkove si vizionar i agimeve të dritës dhe nga Haga po kthehesh që ato agime t’i bësh realitet. Kupto se të gjithë nuk janë si ti, prandaj na legjitimo së paku dyshimin tonë.

    Pafajësia sikur ishte faj për ne.

    Sa të pafajshëm u vranë dhe sa çlirimtarë ende, edhe sot e këtë ditë të bardhë, janë prapa grilave?

    Pikërisht pse këtë, ti e di, lirisë tënde nuk i gëzohesh dhe, në gjykatore e prite ftohtë lirimin tënd. Ti je i ndërgjegjshëm se në qoftë se edhe vetëm një “pjesë” e jotja do të mbetet në burg, ti nuk do ta ndiesh veten të lirë, sepse të gjithë luftëtarët janë pjesë e shpirtit dhe e zemrës sate. Kosova të njeh prandaj sado që i gëzohet ardhjes sate në liri, ajo e di pse ti nuk iu gëzove aq shumë lirisë tënde. Pikërisht pse i di të gjitha këto, pikërisht që zemra jote rrah me të gjitha zemrat e zhuritura, ti o Fat i Mirë i Kosovës, kur u përshëndete me Haradin Balajn, t’u vesuan sytë dhe mjekra t’u dridh.

    Edhe për atë vesim të syve edhe për atë dridhje të mjekrës ne të duam edhe të çmojmë më shumë. E nderojmë dhembjen tende krenare, kur në çastet e fundit, në atë gjykatore të botës, ti, me përqafim të gjatë burrëror e vëllazëror me bashkëluftëtarin tënd, Haradin Balajn, dëshmove edhe një herë se mbi të gjitha ishe dhe je njeri!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Vienna
    Postime
    7
    Kur nga ekranet e televizioneve u dëgjua e vërteta për pafajësinë tënde, të cilën ne e dinim por frikësoheshim se mos bota nuk do ta kuptojë atë, në Kosovë plasi erupsioni i vullkanit të gëzimit me vite i ndrydhur, që vetëm buburiste në zemrat e të gjithë nesh. Nuk pati shqiptar që në atë çast nuk e ndjeu në vete mendimin se dita e 30 nëntorit ishte ditë e gëzimit të madh për ne.

    Nëntorët edhe këtë radhë patën kuptim profetik për ne shqiptaret. U përsërit historia për të mirë.

    Pas ngritjes së flamurit në Krujë, në Vlorë, pas ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pas daljes publike të UÇK-së, datave të shënuara kombëtare të nëntorit iu bashkëngjit edhe një: Vërtetimi i pafajësisë së komandant Çelikut – Fatmir Limaj.

    Secili prej të intervistuarve që patën rast të dalin para kamerave televizive, të njohur dhe të panjohur, njerëz të të gjitha përcaktimeve politike me deklarimet e tyre e shënuan publikisht gëzimin e tyre për lirimin tënd o Fati i mirë për ne. Të gjithë ata thanë fjalë nga zemra. Me ty, me këtë rast askush nuk bëri politikë. Ti edhe këtë rast dëshmove se je i madh dhe i binde pa asnjë fjalë të gjithë, se politika më e mirë dhe më e qëlluar është njerëzorja, e ti në njerëzore ishe, je dhe do të mbetesh komandant.

    Derisa në Malet e Berishës, ti me bashkëluftëtarët e tu shpëtove me mija gra, fëmijë, pleq e plaka, me paraqitjen në Gjyqin e Hagës e mbrojte nderin dhe dinjitetin e UÇK-së, i tregove botës si kanë luftuar për liri trimat e këtij trualli. Ata të prirë nga ti dhe shokët si ti luftuan si i ka hije luftëtarëve të lirisë.

    Ky deklarim i pafajësisë për ju dy luftëtarë të UÇK-së, nuk iu hoqi vetëm juve prangat por edhe të vërtetës sonë, e cila pas këtij aktgjykimi merr frymë shumë më lirshëm.

    Ajo shpatë e Damokleut që u qëndron mbi kokë shumë luftëtarëve që vazhdojnë të jenë nëpër burgje për bëmat e tyre të lirisë, jam i bindur se shumë shpejt do të tretet në harresë. Deklarimi i pafajësisë suaj është një shtytëse e madhe edhe për statusin përfundimtar të Kosovës.

    Fluturimi i Kosovës drejt pavarësisë është në rrugë të mbarë, prandaj pikërisht tash është edhe obligim i të gjitha institucioneve tona politike dhe jopolitike që të angazhohen në të gjitha segmentet e veprimit, për t’u përgatitur për ditën e nesërme.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Vienna
    Postime
    7
    Pritja e bijve të Kosovës



    Në Aeroportin e Prishtinës të priti shiu i lotëve të gëzimit dhe ti nuk arrite të përshëndetësh me të gjithë ata që donin të ta shtrëngonin dorën, krahun, të të prekin, të jenë me ty ballë për ballë, sepse në këtë mënyrë ata do të përballeshin me njërën nga pjesët më të ndritshme të historisë sonë të fundit. Ti, Fatmir miku, në njërën nga kamerat televizive e the vetëm një fjali, ashtu kalimthi: “Mirë se ju gjeta Kosovë!” Sado e shkurtër të ketë qenë kjo fjali, ajo ishte shumë shprehëse. Njëmend pa ty Kosova nuk ishte si do të duhej të ishte, dhe si do të jetë me ty.

    Duke të nderuar ty, njerëzit i gëzoheshin fatit të tyre që më në fund ka nisur të ngritet dhe më kurrë nuk do të lejohet të shkelet. Ti e di se gjithmonë ke qenë në zemrat dhe në mendjet e të gjithë atyre që e duan lirinë, se vetëm ata janë pjesë e jotja dhe ti pjesë e tyre.

    Fati yt i mirë do të jetë edhe fat i mirë për Kosovën, prandaj t’u bë ajo pritje madhështore, dje sot dhe do të bëhet nesër.

    Në këtë mënyrë priten bijtë e Kosovës, ata që i mbron fjala e tyre e drejtë, ata që i mbron jeta e tyre e ndershme, ata që i mbron mendimi i tyre - vizion për ardhmërinë e Kosovës.

    Populli nuk gabon dhe ti miku ynë i madh e di këtë, prandaj në sheshin para Fakultetit Filozofik, pikërisht aty ku u bë tubimi më i madh në Kosovë, kur ty të burgosën, këtë radhë ishte tubim i pafund i gëzimit dhe ti o burrë i burrave këtij gëzimi iu lute. Na lute të gjithëve pa dallim moshe dhe pa dallim përcaktimi politik. Na bërë thirrje si burrë, si prind, si vëlla, si djalë, që sot, kur jemi duke i jetuar çastet vendimtare të realizimit të ëndrrës së madhe të brezave – Pavarësimit të Kosovës, na lute të mos e thyejmë unitetin tonë.

    Nga ajo tribunë e improvizuar, në këtë shi dhjetori, ti nuk ishe deputet, shef i grupit parlamentar të PDK-së, jo, ishe më shumë.

    Nga ajo foltore që prej publikut të shumtë nuk mund ta shihnim as fytyrën, ti fole si është më së miri, si luftëtar i UÇK-së, si bir i këtij populli i cili po nuk pati unitet nuk do të ketë as parlament, as PDK, as LDK, as AAK, as ORË, e as dakik.

    Po e humbëm unitetin aq të nevojshëm për këtë çast, do të shndërrohemi në thërrmija rëre dhe do të na përpijë vrima e zezë e galaktikës humbëse të historisë.

    Ja pse të duam o burrë i Kosovës.

    Ja pse të nderojmë.

    Duke të nderuar ty, ne nderojmë historinë tonë, të sotmen dhe të nesërmen e brezave që po vijnë, e që sytë, mendja dhe zemra e tyre do të jenë me ty dhe me njerëzit si ti.

    Fatmir Limaj, njëmend je Fat i Mirë për Kosovën.

    Mirë se na erdhe o fat i yni i bardhë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Cka do qe te shkruaj/shtoj kam frikë se do te zbehë kete postim aq me vend, i mencur dhe emocional.

    Por, nuk mund te rri anash e te mos e them edhe kete.

    Kur lexoj keso postime me bëne te ndihem krenar qe jam Shqiptarë dhe me bënë edhe me shume qe te kerkoj postime te tilla.

    Ju lumtë Gre-nxa, shpresoj se do te lexojm shume postime tuaja ne te ardhmen.

    Me respekt,
    Flag

  5. #5
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    ne qofte fati si ky lima, une tash e tutje uroj veten te jem i pa-fat-mir!?!
    shihemi n´gjykate

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    ja paskan ndrru kuptimin fatit e hajt...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Vienna
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga Arb
    ja paskan ndrru kuptimin fatit e hajt...


    Eh po , me te drejt e ke!

    Sic te pata thene edhe me pare,disa dite pas burgosjes se Komandant Fatmir Limaj-Celiku, "Tani gezohuni ti dhe shoket e tu, por mos harro se do te vije nje dite qe do te ndodhe e kunderta".


    Keshtu e ka fati!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Vienna
    Postime
    7



    Fatmiri në Parlament



    Ata që e kanë mësuar notin në vaskë, deti lehtë i përpin. Vetëm ai që është kalitur në flakë të flakëve, i bën ballë zjarreve të pashuara të kësaj bote.

    Të enjten, më 15 dhjetor 2005, para kuvendarëve të Kuvendit të Kosovës doli serish, tani si mysafir nderi, ai që kaloi nëpër zjarr e nuk u kall, ai që i theu dyert e ferrit për të na sjellë porosinë e dritës, miku ynë, djali i Kosovës së shtypur dhe i Kosovës së lirë, burri Fatmir Limaj. Si një njeri i rrallë, i pandyrë dhe i papërkulur, ai e përshkënditi foltoren e Kuvendit dhe të gjithë atyre që ishin aty, u fali dinjitet.

    As në këtë paraqitje të tij në Kuvendin e Kosovës, Fatmiri nuk foli në emër të partisë, të cilën dikur, para se të burgosej, e kryesonte në këtë Kuvend. Ai edhe këtë radhë ishte ai i dikurshmi, biri besnik i këtij populli, i bindur se votën që ia kishin besuar zgjedhësit nuk ia kishin besuar që ta prezantojë në Kuvend vetëm një parti, por ta prezantojë tërë popullin.

    Ai edhe këtë radhë, në paraqitjen e tij para Kuvendit si mysafir nderi, vërtetoi se i takon gjithë popullit të Kosovës dhe nuk u kënaq me kaq, por kërkoi edhe nga të gjithë të tjerët që kur të dalin të flasin të mos mendojnë vetëm për të mirën e partisë të cilës i takojnë, por të mendojnë për të mirën e të gjithëve në Kosovë.

    Fatmir Limaj, duke i përshëndetur të gjithë, edhe një herë kërkoi nga kuvendarët e këtij Kuvendi që të luftojnë për mbrojtjen e drejtësisë, e cila fatkeqësisht po thyhet mbi shpinën e luftëtarëve të UÇK-së. Vetëm duke e mbrojtur të drejtën ata do ta mbrojnë edhe Kosovën. Kërkesa e tij që në këtë parlament të bartet zëri i popullit, jo me deklarime por me punë, tingëllonte si zë i dikujt që duke shkelur mbi vetveten dëshiron ta arrijë amshimin dhe ta lumturojë popullin të cilit i takon.

    Të shpresojmë se ky Kuvend do ta ketë sërish në radhët e veta këtë burrë, këtë politikan të mendjes dhe të nderit, e Kosova këtë vizionar, këtë të “pagjum” do ta radhitë në mesin e “kontraktuesve”, me shpresë se do t’u prijë të gjithëve me mendjen e ndritur që ka, drejt një të ardhmeje me dinjitet për këtë popull.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Eh ore dashamier ti qe e ke hap ket teme sa me jet merak ti shkruaj dy fjal per Komandant Çelikun dhe te shprehu gezimin per lirimin e tij por po kam dron se po sa te shofin keta trimat e stafit postimin tim ja e fshin ja ta mbyllin temen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ca eshte ka ndodh ktu , nje tem hapet 10 her ne FORUM..

    Oboboooooooooooo
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •