Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Shtrengim duarsh

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Kryeministri Kosovės Bajram Kosumi, pėr pak sa nuk e ka shtuar
    misterin rreth atij qė mund tė quhej super-takimi i vitit. Bėhet
    fjalė pėr njė takim mes tij dhe Presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē
    nė Londėr ku ata morėn pjesė nė njė ceremoni nderimi pėr
    Kryeministrin e Anglisė Tony Blair, organizuar nga East-West
    Institute

    I zėnė ngushtė, njėkohėsisht i befasuar nga zėnja nė "pritė" qė
    Expressi i bėri me tė zbritur nga taksia, ai fillimisht ka hezituar
    ti pėrgjet pyetjes nėse do tė takohej apo jo me Tadiē, sic e kanė
    bėrė tė ditur burime nga organizatat e shoqėrisė civile nė SHBA.
    Pasi ka hecur disa hapa nė drejtim tė hyrjes sė Guildhall, Kosumi ka
    kthyer kokėn duke ju pėrgjigjur prerė pyrtjes tonė. "Nuk e kam nė
    axhendė takimin" ėshtė shprehur ai duke vazhdur hecjen nė brendėsi
    tė ndėrtesės.
    Vallė tė jetė kėshtu? Nuk dihet ende se ēfarė ka ndodhur nė brendėsi
    tė kėshtjellės londineze ku Martti Ahtisaari, sipas gjasave ka
    synuar qė tė pėrdorė atmosferėn joformale edhe pėr t'i relaksuar
    liderėt ballkanikė, para fillimit tė negociatave pėr statusin e
    Kosovės.
    Masat e sigurisė kanė qėnė nga mė tė rreptat nė Guildhall. Asnjė
    gazetar nuk ėshtė lejuar tė marrė pjesė nė darkėn gala kushtuar
    Kryeministrit Tony Blair i cili nė kėtė ceremoni mori titullin e
    nderit "Burrėshtetasi i dekadės".
    Mes njė tė ftohti tė hidhėt, masave tė lartave sigurije dhe frikės
    pėr ndonjė sulm terrorist, udhėheqės shtetesh, peronalitete tė
    politikės angleze kanė filluar tė mbėrrinė qė 30 minuta pėrpara
    takimit.
    Sipas organizatorėve nė kėtė ceremoni ishin ftuar edhe Kryeministri
    i Malit tė Zi, Milo Djukanovic, Presidenti i Kroacisė, Stjepan
    Mesic, si dhe Presidenti i Serbisė, Boris Tadic.
    Duke pėrfshirė edhe Kryeministrin Kosumi sėbashku me Ministri i
    Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, organizatorėt e kanė kompletuar
    pjesmarrjen e VIP-ve ballkanik mė sė miri.
    Por, arkitekti i kėtyre ftesave besohet se ka qėnė ish President i
    Finlandės, Martti Ahtisaari njė nga antarėt e bordit tė East-West
    Institute me qendėr nė New York dhe degė nė disa vende tė botės
    madje edhe me zyrė nė Gjilan. E ndėrsa burimet konfidenciale u
    shprehen dy ditė mė parė pėr njė takim sekret Kosumi Tadiē
    organizatorėt me deklarimin e tyre hedhin deri diku dritė pėr atė qė
    mund tė ketė ndodhur mbrėmė nė Londėr. Ata nuk e kanė saktėsuar
    zhvillimin e takimit por e kanė lėnė tė hapur njė mundėsi tė tillė
    kur janė shprehur fillimisht pėr shtėrngim duarsh mes tyre nė njė
    foto protokoll.
    Ekspress mundi dje pas shumė pėrpjekjeve dhe biedave telefonike me
    New Yorkun tė lidhet me njė nga organziatorėt qė ndodhej nė Londėr.
    Justin McMan i East-West Institute duke folur pėr Expressin tha se
    ai mund tė konfirmonte qė gjatė mbrėmjes gala ėshtė organizaur njė
    sesion shtėrngimi duarsh midis vetė kryeministrit Toni Bler dhe
    Bajram Kosumit. Po ashtu ai shtoi se Kosumumi do tė ketė shtėrngim
    duarsh me Kryeministrin e Malit tė Zi, Milo Djukanovic, Presidentin
    i Kroacisė, Stjepan Mesic, si dhe Presidenti i Serbisė, Boris Tadic.
    Gjatė bisedės McMan nuk ka dashur tė komentojė pėr zhvillimin e njė
    takim i tė mundshėm misd Tadic dhe Bajram Kosumit.
    Sic edhe Express raportoi dje eksluzivisht, asnjėra palė nuk ka
    konfirmuar dėshirėn pėr tė shtrėnguar duart nė shenjė tė vullnetit
    tė mirė, derisa do tė ndodhen bashkė nė njė sallė.
    Por, zyrtarėt e angazhuar nė organizim, pohuan se njė takim mes
    tyre, sado i shkurtėr tė jetė, megjithatė do tė ndihmonte shumė nė
    relaksim tė marrėdhėnieve midis dy palėve qė sė shpejti do tė hyjnė
    nė fazėn mė intensive tė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit tė
    Kosovės.
    Frikė nga njė takim i tillė thuhet se ka shprehur veēanėrisht
    Kabineti i Presidentit Boris Tadic, i cili frikėsohet nga reaksionet
    prej qarqeve nacionaliste, si dhe oponentit politik kryesor tė tij
    Kryeministrit Vojisllav Kostunica, i cili nuk ėshtė ftuar fare nė
    kėtė ceremoni.
    Deklarata e prerė e Kosumit nga Londra se "Nuke e kam nė axhendė
    takimin" duket se edhe pėr kėtė herė e ka vdekur shpresėn pėr njė
    takim sado informal mes Prishtinės dhe Beogradit nė mes tė
    kryeqytetit britanik.
    Kėtė herė nga Londra ata janė mjaftuar vetėm me shtėrngim duarsh.
    Padyshim nė muajt e ardhshėm nuk ka qare, qė ata tė jėnė bashkė nė
    njė tavolinė duke biseduar.
    Kjo ishte hera e parė qė Kosova ishte e pranishme nė nivel aq tė
    lartė, nė njė delegacion tė veēantė tė pėrbėrė nga udhėheqėsit e
    pėrzgjedhur nga e gjithė bota. Kjo mbase falė Martti Ahtisaarit.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shijaks..

    meqe je gazetar i GSH-se.. a mundesh te me skjarosh ca gjera?

    kush ishte ali hyka, ai gazetari i Gsh-se, qe u gjend i vrare ne banes te tije ne Tirane dhe cfar lajmesh apo rubrike mbulonte ai ne kte gazete?

    kush eshte ilir Kulla ( profilin e tij beje pak) qe shkruan nga njehere ne GSH dhe a ka vite qe punon ne kte gazete ?

    a eshte i njejti person me kte ilir kullen qe ishte drejtor kultesh ne qeverine Nano dhe kandidat per deputet i Ps-se ne 3 korrik ?

Tema tė Ngjashme

  1. Thaēi fton Tadiqin nė Prishtinė !!!!!
    Nga Roi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 14:10
  2. Fatalitet duarsh dhe zemrash
    Nga kulla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 16:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •