Dicka interesante qe lexova sot te Gazeta 55, ne Shqiperi qytetaret do kene numrin personal te identifikimit sic e kane ne USA![]()
Çdo shqiptar me numrin e vet të sigurimit shoqëror
Ekzekutivi drejt formulës së identifikimit të çdo tatimpaguesi. Qeveria synon të ndryshojë skemën e sigurimeve shoqërore dhe të ndërtojë një sistem identifikimi të të gjithë shtetasve të saj nëpërmjet organeve tatimore me një numër disashifror
Ekzekutivi drejt formulës së identifikimit të çdo tatimpaguesi. Qeveria synon të ndryshojë skemën e sigurimeve shoqërore dhe të ndërtojë një sistem identifikimi të të gjithë shtetasve të saj nëpërmjet organeve tatimore me një numër disashifror, ashtu sikurse ndodh në shumicën e vendeve europiane për të garantuar sigurimin shoqëror të të gjithëve dhe eleminimin e tregut të zi të punës
Tashmë qytetarët shqiptarë do të shkojnë të gjithë në dyert e sigurimeve shoqërore. Ky vendim është i qeverisë shqiptare që do të reformojë të gjithë skemën e vjetër të sigurimeve shoqërore dhe do të detyrojë të gjitha bizneset apo subjketet që Të sigurojnë punonjësit e tyre. Edhe ata që punojnë momentalisht në punë të zezë, do të jenë të detyruar që të regjistrohen në organet e sigurimeve shoqërore, pasi vetëm kështu do të mund të përfitojnë shërbimet publike të qeverisë. Tatimpaguesit shqiptarë nuk do të kenë asgjë më pak se qytetarët e tjerë të shteteve europiane, pasi qeveria shqiptare do të bëjë të mundur nëpërmjet një skeme të vecantë identifikimin e tatimpaguesve në mënyrë individuale. Ashtu si qytetarët e vendeve të tjera, që në momentin e deklarimeve të pasurisë apo pagesave të taksave të tyre janë të identifikuar me një numër rendor me disa shifra, kështu edhe shqiptarët së shpejti do t'i nënshtrohen programit të qeverisë së re, që është shpallur së bashku me buxhetin e vitit 2006. Iniciativa e qeverisë shqiptare synon të identifikojë të gjithë shqiptarët, qofshin këta të punësuar ose jo për të patur një ide të qartë të bazës së tatimpaguesve dhe llogaritjeve në të ardhura që i duhet buxhetit. Nga ana tjetër, kjo formulë do të përdoret për eleminimin e punës në të zezë të qytetarëve shqiptarë, pasi identifikimi i tyre nuk do të lejojë që të mos kemi një skemë bashkëkohore siguracioni. Do të ndryshojë kështu gjithë struktura e sigurimeve shoqërore dhe shqiptarët do të jenë më pak të ekspozuar nga mospagimi i siguracionit që është jetësor për të dalë në pension dhe për të fituar shërbimet publike që ofrohen falas. Skema do të jetë e detyrueshme dhe detaje të saj priten të bëhen publike në ditët në vazhdim, ndërsa duket se do të disiplinohet kështu një prej fushave më problematike dhe më abuzive që u mbeti shqiptarëve prej qeverisjeve të papërgjegjshme të së majtëve. Sigurimi shoqëror tashmë do të jetë një koncept bashkëkohor dhe i detyrueshëm, pasi brenda tij shteti përfiton, qarkullon dhe më pas mund të llogarisë shumat që I takojnë si përfitim cdo të siguruari sipas kontributit të tij.
Krijoni Kontakt