Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Shqiptarët do të pajisen me numër sigurimi shoqëror

    Dicka interesante qe lexova sot te Gazeta 55, ne Shqiperi qytetaret do kene numrin personal te identifikimit sic e kane ne USA

    Çdo shqiptar me numrin e vet të sigurimit shoqëror
    Ekzekutivi drejt formulës së identifikimit të çdo tatimpaguesi. Qeveria synon të ndryshojë skemën e sigurimeve shoqërore dhe të ndërtojë një sistem identifikimi të të gjithë shtetasve të saj nëpërmjet organeve tatimore me një numër disashifror



    Ekzekutivi drejt formulës së identifikimit të çdo tatimpaguesi. Qeveria synon të ndryshojë skemën e sigurimeve shoqërore dhe të ndërtojë një sistem identifikimi të të gjithë shtetasve të saj nëpërmjet organeve tatimore me një numër disashifror, ashtu sikurse ndodh në shumicën e vendeve europiane për të garantuar sigurimin shoqëror të të gjithëve dhe eleminimin e tregut të zi të punës



    Tashmë qytetarët shqiptarë do të shkojnë të gjithë në dyert e sigurimeve shoqërore. Ky vendim është i qeverisë shqiptare që do të reformojë të gjithë skemën e vjetër të sigurimeve shoqërore dhe do të detyrojë të gjitha bizneset apo subjketet që Të sigurojnë punonjësit e tyre. Edhe ata që punojnë momentalisht në punë të zezë, do të jenë të detyruar që të regjistrohen në organet e sigurimeve shoqërore, pasi vetëm kështu do të mund të përfitojnë shërbimet publike të qeverisë. Tatimpaguesit shqiptarë nuk do të kenë asgjë më pak se qytetarët e tjerë të shteteve europiane, pasi qeveria shqiptare do të bëjë të mundur nëpërmjet një skeme të vecantë identifikimin e tatimpaguesve në mënyrë individuale. Ashtu si qytetarët e vendeve të tjera, që në momentin e deklarimeve të pasurisë apo pagesave të taksave të tyre janë të identifikuar me një numër rendor me disa shifra, kështu edhe shqiptarët së shpejti do t'i nënshtrohen programit të qeverisë së re, që është shpallur së bashku me buxhetin e vitit 2006. Iniciativa e qeverisë shqiptare synon të identifikojë të gjithë shqiptarët, qofshin këta të punësuar ose jo për të patur një ide të qartë të bazës së tatimpaguesve dhe llogaritjeve në të ardhura që i duhet buxhetit. Nga ana tjetër, kjo formulë do të përdoret për eleminimin e punës në të zezë të qytetarëve shqiptarë, pasi identifikimi i tyre nuk do të lejojë që të mos kemi një skemë bashkëkohore siguracioni. Do të ndryshojë kështu gjithë struktura e sigurimeve shoqërore dhe shqiptarët do të jenë më pak të ekspozuar nga mospagimi i siguracionit që është jetësor për të dalë në pension dhe për të fituar shërbimet publike që ofrohen falas. Skema do të jetë e detyrueshme dhe detaje të saj priten të bëhen publike në ditët në vazhdim, ndërsa duket se do të disiplinohet kështu një prej fushave më problematike dhe më abuzive që u mbeti shqiptarëve prej qeverisjeve të papërgjegjshme të së majtëve. Sigurimi shoqëror tashmë do të jetë një koncept bashkëkohor dhe i detyrueshëm, pasi brenda tij shteti përfiton, qarkullon dhe më pas mund të llogarisë shumat që I takojnë si përfitim cdo të siguruari sipas kontributit të tij.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qeveria meriton nje Bravo per kete pune.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Me kenaqsi e lexova dhe une ate shkrimin mirepo ma prishi qefin ajo fjala ne fillim Synon...

    Ahhhh sa kane synuar ata qe i kane hipur atij.....kalit pra.

    Mire do ishte qe kjo qeveri te mos jipte kaq shume deklarata synimesh e te na sillte me shume rezultate konkrete dita dites.Per keto ka nevoje populli shqiptar e per me pak deklarata boshe.

    A e dini qe jemi i vetmi shtet europian (nqs mund te quhemi te tille) qe votojme akoma ne baze te disa fletushkave.Po po pasi jemi aq primitive saqe as letra identiteti te perhershme nuk eshte ne gjendje shteti shqiptar tju ofroje shtetasve te vet.Pastaj ne kerkojme te drejtat e pajisjen e emigranteve shqiptare me letra,ne nje kohe kur shteti yne vec premton premton premton...........


    Bukur bukur,urime dhe qeverise...
    .........................

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Qeveria meriton nje Bravo per kete pune.
    Dodon !!
    Ti jeton në USA e cila ka dhjetra vjeçarë që aplikon SSN dhe je dëshmitar që ka vjedhje të numrave të SSN nga nëpunës apo falsifikatorë të ndryshëm për ti përdorur këto informata në fitim apo vjedhje (më saktë) parash.
    Në një shtet si Shqipëria, ku nuk është akoma i kompjuterizuar sistemi administrativ, më shumë do abuzohet me numurat e qytetarëve nga nëpunësit dhe si rrjedhojë është qytetari që humb nga ky veprim i parakohshëm.
    Ka shumë "dritare" nga mund të abuzohet me SSN në Shqipëri...qeveria të mendohet mirë për pasojat që do ketë ky ndryshim, përpara se të mendojë të mirat që sjell pa dyshim SSN-ja.
    Megjithatë t'ja lemë kohës që të na tregojë se sa i vlefshëm është në momentet e tanishme apo të nesërme, vendosja e SSN-së.

Tema të Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-01-2009, 04:19
  4. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  5. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •