Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Kosova Ime E Dashur...

    KOSOVA IME E DASHUR...


    Kosova ime e dashur, ėshtė njė shtet “sui generis” dhe kėtė tashmė e dimė tė gjithė. Ėshtė i tillė nė ēdo aspekt: si nga ndėrtimi dhe funksionimi i brendshėm juridiko-politik, ashtu edhe si subjekt ndėrkombėtar nė raport me shtet tjera.
    Nuk ka ushtri; nuk e ushtron kontrollin dhe sovranitetin e plotė nė tėrė territorin e vetė kushtetues; policinė, doganat dhe gjyqėsinė ia mbikėqyrin tė tjerėt (EULEX)...

    I. Kosova ime e dashur, formalisht e ka kushtetutėn e vet si aktin mė tė lartė shtetror, por krahasuar me kushtetutat e shteteve tjera tė mirėfillta demokratike nė botė, shumėēka nė tė ėshtė specifike, e jashtėzakonshme, nė dukje ideale, mbase eksperimentale...gjė qė, mu pėr kėtė shkak, Kosovėn time tė dashur, e bėjnė vėrtet si “sui generis” shtet nė botė.
    Kosova ime e dashur, po ashtu ka njė flamur intersant. Nė dukje: me hapėsirė tė kaltėr nė sfond si qielli, me grafikėn e hartės sė vetė gjeografike nė mes, pėrmbi tė cilėn vezullojnė 6 yje qė simbolizojnė multietnicitetin, multikulturalitetin, multireligjiozitetin...dhe bashkėjetesėn e lumtur tė 6 pakicave tona tė barabarta etnike. Disa cinik, pėr shkak tė veriut problematik, simbolin grafik tė hartės nė mes tė flamurit, shumė shpejtė e parashikojnė se do tė duket ndryshe: mu si “molla e kafshuar” e logos sė kompanisė “Apple”.
    Paralelisht me flamurin, Kosova ime e dashur, ka njė “gjurullti instrumentale” si himn tė cilit, edhe sot e kėsaj dite nuk po i gjinden fjalėt adekuate tė kėndimit tė cilat emocionalisht, njėkohėsish do t’i kėnaqte shijet kolektive tė tė gjitha pakicave.
    VĖREJTJE: Kėtu aspak nuk vihet nė dyshim obligimi ndėrkombėtar i ēdo shtetit tė mirėfilltė (edhe tė Kosovės si shtet me kėtė rast) tė ketė flamurin, stemėn dhe himnin e vet karakteristikė identifikues, por poenta e specifikės qėndron tek “sui generis” mėnyra e imponimit nga tė huajt: tė dukjes, pėrmbajtjes dhe procedurave jodemokratike tė pėrzgjedhjes.

    II. Edhe pse formalisht si organizėm, Kosova ime e dashur, i ka tė instaluara tė gjitha institucionet e veta sovrane shtet/formuese, nė fakt, pėr tė gjitha ēėshtjet e rėndėsishme vendimmarrėse, asaj ende i imponohet ndikimi nga tė tjerėt. Mjafton qė njė ambasador, zėvendės/ambasador, apo ēfarėdo diplomati tjetėr i ndonjė shteti tė huaj, tė paraqitet me ndonjė kėrcėnim tė kamufluar diplomatik para tyre, dhe, ata, pa bėrė “gik as mig” menjėherė i ndryshojnė qėndrimet e veta tė mėparshme sovrane. Nė kėtė kontest si shembull, ishte interesante njė flagrancė qė ndodhi ditėve tė fundit nė tempullin e demokracisė kosovare (Parlament), ku gjatė aprovimit tė njė ligji, paraprakisht si sugjerim (lexo: imponim) nga njė ambasadė e huaj, deputetėve tanė iu ishte shpėrndarė njė udhėzim orientues (lexo:detyrues) me shkrim,se si dhe kurė ata duhet tė votojnė me ”po” ose “jo”.
    VĖREJTJE: Kėtu aspak nuk kontestohet nevoja e forcimit dhe kultivimit tė vazhdueshėm tė marrėdhėnieve tė mira me shtete tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare; zgjerimi dhe forcimi i mėtejmė i miqėsisė dhe vjelja e eksperiencave tė tyre tė pėrparuara nė tė gjitha fusha, por ky stigmatizim ka tė bėjė me servilizmin e tepruar dhe patologjik tė politikanėve tanė ndaj tyre.

    III. Pėrderisa nė shtetet e mirėfillta demokratike propozimi dhe pėrzgjedhja e funksionarėve tė lartė shtetėror bėhet mbi baza kushtetuese e ligjore, nė Kosovėn time tė dashur, kryetarja propozohet dhe emėrohet me njė metodė groteske dhe tragjikomike: Me zarf! Dakord! Ta marrim kėtė si situatė ekstreme. Meqė ne atėbotė nuk merreshim vesh nė mes veti dhe rrethanat e tilla vėrtet impononin njė ndikim tė tillė autoritar si zgjidhje e domosdoshme, por sė paku sikur e pėrzgjedhura nga zarfi paraprakisht tė ishte e njohur pėr opinionin dhe sado pak tė kishte ndonjė eksperiencė politike...
    VĖREJTJE: Krahasuar me nivelin elokuent tė kryeministrin tonė aktual, kryetarja e jonė e dal si propozim prej ZARFI, nėn mbikėqyrjen rigoroze tė kėshilltarėve tė saj tė ashpėr dhe vigjilent, duket pak sa mė e avancuar (ndoshta pse flet shumė pak para opinionit).

    IV. Kosova ime e dashur, ėshtė shtet specifik me mė sė shumti festa zyrtare dhe me mė sė shumti ditė pushimi nė botė (vend i sevdalive apo shtet multifestiv). Nė mes shumė festave tjera tė parapara me ligj, te ne si festė kremtohet edhe njė datė e ashtuquajtur,“Dita e Evropės”, ditė kjo, qė nuk festohet nė asnjė shtet tė Evropės. Nga ana tjetėr, njė ngjarje e madhe e historisė sė lavdishme tė popullit shqiptar (shumicė) - 28 Nėntori, nuk parashihet fare me ligj si festė zyrtare.
    Kur jemi tek festat zyrtare, desha ta shpalosi edhe njė “sui generis” specifikė tė Kosovės time tė dashur. Nėse, me vėmendje i vrojtojmė sheshet dhe rrugėt e qyteteve tona nė njėrėn prej ditėve tė kėtyre festave zyrtare, sigurisht do tė na bie nė sy njė laramani flamujsh tė shteteve tė ndryshme tė Evropės dhe botės. Po ashtu, nėse ngjashėm me vėmendje e pėrcjellim njė deklaratė tė ndonjė ministri apo ēfarėdo funksionari tjetėr qeveritar nė TV, nė sfondin e ekranit prapa tij, sigurisht do tė shohim flamuj tė shumtė tė shteteve tjera. Kur unė i pėrcjelli intervistat nėpėr medie tė funksionarėve tanė shtetėror, gjithnjė i bėja pyetje vetes: mos vallė ajo po realizohet nga ndonjė hapėsirė e selisė sė OKB-sė nė Nju Jork?!
    VĖREJTJE: Kėtu nuk e pėrjashtoj kėtė dukuri si normale nė raste kur vendin tonė e viziton ndonjė kryetar apo funksionari i njė shteti tė huaj mik, dhe atė ditė, krahas flamujve tanė, kryeqyteti apo edhe qytetet tjera tė Kosovės do tė ishin tė stolisura edhe me flamujt shtetėror tė shtetit pėrkatės.

    V. Jo vetėm kaq! Kohėn e fundit, Kosova ime e dashur, ka edhe diēka specifike, qė nė krahasim me shtetet tjera normale, atė e bėnė mė ndryshe. Ėshtė “asteriksi”, apo ylli i fusnotės nė emėrtimin e saj, me tė cilėn ajo, tashti e tutje, duhet tė prezantohet nėpėr takimet ndėrkombėtare regjionale.
    VĖREJTJE: Pėr elaborimin mė tė thuktė tė kėsaj specifike, na ish dashur mė shumė hapėsirė, andaj, kėtė herė, tė kėnaqemi vetėm me pėrmendjen kalimthi tė saj si karakteristikė specifike.

    VI. Nė fund, me gjithė sinqeritetin dhe padjallėzinė time, nuk kisha dėshiruar qė tek lexuesit ky artikull tė reflektoj si ironizues, mosmirėnjohės dhe bukėshkelėse ndaj meritave reale tė miqve tanė ndėrkombėtar. Por unė kėtu parashtrova vetėm specifikat tona mė karakteristike kosovare. Jo tė gjithat, por disa. Kuptohet ka ende. Ende edhe shumė, jo vetėm nga shtet/ndėrtimi por edhe nga mjaft sferat tjera tė jetės sonė tė pėrditshme. Pra, qėllimi ka qenė qė nė kėtė artikull tė them disa kuriozitete ndoshta tė ditura pėr shumė kė, por tė nėnvizuara si mė origjinale tė shtetėsisė sonė nė raport me tė huajt. Tė “sui generis” shtetėsisė sonė, tė cilat, si ngjashmėri, pa dyshim se, nuk mund t’i hasim nė asnjė shtet tjetėr tė botės.
    VĖREJTJE: Krejt nė fund - Tė dua edhe ashtu si je, Kosova ime e dashur...!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Tė dua edhe ashtu si je, Kosova ime e dashur...!

    eshte me fat "dreqja" e duam aq shum dhe kjo e ben rrezistente ne kohe...

    kur mbaroi lufta,kolona njerzish morren vrapi per ne shtepi.nje i huaj tha : dua te shoi edhe une te shof ca vendi eshte ai qe po i terheq kash shum njerzit ne kthim.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Tė dua edhe ashtu si je, Kosova ime e dashur...!

    eshte me fat "dreqja" e duam aq shum dhe kjo e ben rrezistente ne kohe...

    kur mbaroi lufta,kolona njerzish morren vrapi per ne shtepi.nje i huaj tha : dua te shoi edhe une te shof ca vendi eshte ai qe po i terheq kash shum njerzit ne kthim.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Ky slogan le t'u shėrbejė gjithė shqiptarėve tė emigruar nė Itali,Gjermani e gjetiu,se fortė janė bezdisur pas tė huajve,duke harruar ku kanė lind,ku kanė kaluar fėmijėrinė dhe ku janė shkolluar.Duhet t'iu prek nė sedėr ky distancim i paarsyetuar!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •