Marre nga Gazeta Sot, 10.12.2005
Një deputet gati për në pranga
Arrestimet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar pak ditë më parë në lidhje me trafikun e vizave, ka nxjerrë sërish në skenë emrin e një personi që ka mbështetur politikisht rrjetin. Megjithëse identiteti i tij për momentin nuk bëhet i ditur, burime të sigurta nga Prokuroria për Krime të Rënda, kanë bërë të ditur se shumë shpejt ai do të përfundojë në prangat e policisë. Rrethi i personave është ngushtuar mjaft në momentin që është bërë e ditur, se kemi të bëjmë me një ish-zëvendësministër, që ka patur aksionet e tij në kompaninë turistike “Go west”, e cila ishte vetëm maska e rrjetit të trafikut të njerëzve nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit.Sipas të dhënave të para, ka qenë pikërisht një person i veshur me imunitet politik, që ka mbrojtur aktivitetin e rrjetit të trafikanëve. Ndërkaq, është bërë e ditur se për personin në fjalë është duke u hetuar vetëm për të mësuar shkallën e implikimit, pasi ka fakte të pakundërshtueshme, që ai ka qenë i lidhur me organizatën që kontrollonte thuajse tërësisht rrjetin e trafikut të njerëzve nëpërmjet aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend. Hetuesit gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe kompania turistike “Go Ëest”, ka qenë pronë e këtij ish-funksionari të lartë shtetëror, por për të mos patur probleme dhe për të mos u zbuluar përdorej emri i Nikolin Cakos, i cili gjithashtu është vënë në pranga. Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, edhe aparaturat e sofistikuara, të cilat përdoreshin për realizimin e vizave dhe pasaportave të falsifikuara, janë futur në Shqipëri nëpërmjet pikave të kalimit kufitar me pasaportë diplomatike, që mbahej nga zyrtari i cili mbështeste rrjetin. Prokuroria tashmë është duke kryer veprimet e fundit dhe në ditët në vijim do të plotësojë dosjen dhe do të presë fletën e arrestit për personin në fjalë. Trafiku nëpërmjet Rinasit ka qenë një prej aktiviteteve të kësaj organizate, pasi hetmi ka nxjerrë fakte se rrjeti ishte i shtrirë në shumë qytete dhe pikat e tjera të kalimit kufitar duket se kanë qenë pjesë e rrjetit. Mendohet se edhe nga këto pika si Kapshtica, Kakavija dhe Porti i Durrësit, janë kryer dalje të ndryshme jashtë shtetit, të gjitha të shoqëruara me pasaporta të falsifikuara apo me viza të lëshuara nga personat që i prodhonin vetë ato. Hetimet janë duke u zhvilluar edhe në drejtim të ndonjë personi tjetër, që ka kryer funksione të larta, dhe mendohet se janë poste të ndryshme doganore që kanë mbështetur trafikimin e njerëzve. Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të kemi edhe një ravijëzim më të qartë të personave që do të vihen në pranga dhe që do të japin shpjegimet e tyre në lidhje me trafikun e stërmadh që është zhvilluar nga pika të ndryshme doganore të vendit. Trafiku ishte mjaft i zhvilluar dhe për katër vjet kishte funksionuar në mënyrë gati perfekte.
___________________________________
Te gjitha pershkrimet e zv.ministrit ne fjale te cojne te emri i Isaraj, ish-zv.minister i Rendit. Mgjth te shohim, eshte perpjekje ordinere per bum e gazetes apo ka ndonje fije te vertete brenda.
Krijoni Kontakt