Varrimi i Zotit Krisht
Si dha shpirtin Zoti Krisht, trupin e Tij e muarën nga kryqi dy njerëz shpresëtarë dhe të ditur që quheshin Nikodim dhe Josif.
Këta e lyen me erëra të mira, e mbështollën me një rrobë të paqmë dhe e vendosën në një varr që ishte gërrmuar mbi një shkëmb duke mbuluar derën e varrit me një gur të madh.
Të parët e judejve kishin dëgjuar se Zoti Krisht kur ish i gjallë kish thënë se do të ngjallej, por nuk e besonin.
Me gjithë këtë, që të ishin të siguruar, se kishin frikë mos vinin nxënësit e Zotit dhe e vidhnin trupin e tij e thoshin pastaj se Zoti u ngjall, dërguan njerëz dhe e vulosen varrin duke vënë dhe ushtarë që ta ruajnë.
Varrimin e Zotit Krisht ne e kremtojmë të Premten e zezë. Në mbrëmje të së Premtes këndohen nga fëmijët dhe nga psaltët ose nga kori, vajtimet e Zotit tonë Jisu Krishtit dhe del Epitafi rreth kishës.
Krijoni Kontakt