I. Dogma e trinise
Triniteti eshte termi i perdorur per te cilesuar doktrinen qendrore te religjionit kristian -- e verteta qe ne unitetin e Perendise ka tre Persona, Ati, Biri edhe Shpirti i Shenjte, keta te Tre duke qene krejtesisht te dalluar prej njeri-tjetrit. Keshtu ne fjalet e Besores se Athanasit: "Ati eshte Perendi, Biri eshte Perendi, edhe Fryma e Shenjte eshte Perendi, edhe prape nuk jane Tre Perendi por Nje Perendi." Ne kete Trinitet Personash, Biri eshte i lindur prej Atit me lindje te perjeteshme, ndersa Shpirti i Shenjte buron perjetesisht prej Atit edhe Birit. Serish, duke mos u ndalur ne keto diferenca si ndryshime te origjines se tyre, Personat jane bashke-te perjetshem edhe te barabarte: te gjithe jane te pakrijuar edhe te Gjithepushtetshem. Kjo, meson Kisha, eshte Zbulesa persa i takon natyres se Perendise, te cilen Jesu Krishti, Biri i Perendise, erdhi ne toke, tia shfaqe botes, edhe te cilen ajo (Kisha) ia parashtron njeriut si Themelin e te gjithe sistemit te saj dogmatik.
Serish ne Shkrimet, nuk ka asnje term te vetem, me ane te te cilit te Tre Personat jane te dhene sebashku. Fjala Trias (prej se ciles kemi perkthimin latin Trinitas) eshte gjetur per here te pare tek Theofili i Antikokise perreth 180 A.D.
Ai flet per Trinine e Perendise (At), Fjales se Tij edhe Urtesise se Tij ("Ad. Autol.", II, 15). Termi, sigurisht mund te kete qene ne perdorim edhe me pare. Me pas shfaqet ne formen latine Trinitas tek Tertuliani ("De pud." c. xxi)
Ne shekullin e ardhshem, fjala eshte ne perdorim te gjere. Gjendet ne shume pasazhe te Origjenit (" In Ps. xvii", 15). Besorja e pare ne te cilen shfaqet eshte ajo e nxenesit te Origjenit, Grigor Thagmaturhut (Cudiberesit). Ne vepren e tij Ekthesis tes pisteos te shkrojtur midis 260-270, ai shkruan:
Prandaj nuk ka asgje te krijuar, asgje te nenshtruar ndaj nje tjetri ne Triniti: as nuk ka ndonje shtim te ndonje ndonje gjeje, sikur te mos kishte qene me pare, edhe te kete hyre me vone: Keshtu Ati nuk ka qene asnjehere pa Birin, as edhe Biri pa Shpirtin: edhe kjo Trini e njejte eshte e palevizshme e dhe e pandryshuar per gjithmone (P. G.,X, 986).
Eshte e qarte se nje dogme kaq e mistershme kerkon nje Zbulese Hyjnore. Kur fakti i Zbuleses, i pare ne kuptimin e tij te plote si e folura e Zotit ndaj njeriut, nuk pranohet me, refuzimi i kesaj doktrine vjen si nje rrjedhoje e natyrshme. Per kete arsye nuk ka me vend nder Protestantet liberale sot.
Shkrimtaret e kseaj shkolle e pranojne se doktrina e Trinitetit, sikurse e pohuar prej Kishes, nuk permbahet ne Testamentin e Ri, por se eshte formuluar ne shekullin e dyte, edhe mori aprovim te plote perfundimtar ne shekullin e katert, si rezultat i herezise Ariane edhe Maqedoniane. ...............
[**Shenim nga Klod -- pra sic e shihni ne pasazhin e fundit, sic e kam permendur edhe vete, Kisha e ka pranuar se doktrina e Trinise si formulim, e theksoj si formulim, ka patur nje shkalle kohore, por kjo nuk ka te beje me ate se eshte besuar per here te pare ne shekulline dyte e te katert. Une u kam shpjeguar disa here qartasi, se Kisha shumicen prej doktrinave, e ka hedhur ne leter, pra shkruar, vetem kur eshte sulmuar nga heretiket, edhe jo thjesht prej nevojes qe ajo kishte per te forimuluar besimin. Ketu hyn edhe Testamenti i Ri, qe te le ta nenkuptosh me njehere kete spontanitet ne arsyet se pse ai u shkruajt qe ne vargjet e para te ungjijve apo letrave. E jo sukur thone protestantet se po se tha Tesatmenti i Ri, nuk mund ta besojme, dmth "Vetm me Bibel", apo "vetem me Etalon" do thonin protestantet e qute shqiptar!
vijon.....
Krijoni Kontakt