Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Maqedonia fitoi status të kandidates për anëtarësim në BE

    Bruksel, 14:15

    Komisioni Evropian sot rekomandoi që Maqedonia të fitojë status të kandidates për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Ky rekomandim deri te Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian është dhënë në takimin e sotëm në Bruksel të KE-së, i cili shqyrtonte mendimin për aplikim të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Buçkovski: Fituam biletin e dëshiruar për në BE

    Shkup, 17:20

    Maqedonia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, është optimist kryeministri Vllado Buçkovski, pasi Komisioni Evropian rekomandoi që Maeqdonia të fiton statsusin e kandidates për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    "Sot është dita kur definitivisht mbyllet çështje nëse Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së. Përgjigjja është po", deklaroi kryeministri Buçkovski, pasi e pranoi Mendimin e Komisionit Evropian të përgjigjjeve të pyetësorit për Maqedoninë, nga shefi i delegacionit të KE-së në Maeqdoni dhe përfaqësues i posaçëm i BE-së, Ervan Fuere.

    Buçkovski metej theksoi se "Tani pyetja është se kur Maqedonia do të bëhet anëtare të BE-së, duke shtuar në mënyrë optimiste, "sot e fituam biletin e dëshiruar për një drejtim".

    Sipas kryeministrit, se sa shpejtë Maqedonia do të shkojë në rrugën deri te BE-ja varet "nga vet ne dhe nga energjia jonë që deri në fund t'i realizojmë reformat e domosdoshme".

    Perspektivat evropian të Maqedonisë, theksoi Buçkovski, janë nxitje plotësuese për përfundimin e reformave në gjyqësi, legjislaturën zgjedhore, administratën publike, dhe luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

    Ambasadori Fuere porositi se vendimi i KE-së paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin.

    Vlerësimi pozitiv i KE-së është vendim i rëndësishëm politik në njoftimin e angazhimeve të mëdha që Maqedonia i bërë gjatë tejkalimit të dallimeve në të kaluarën, tha Fuere.

    "Ne jemi me ju në këtë udhëtim në të cilën do të hapërojmë ose më mirë, do të vrapojmë drejt qëllimit kryesor", tha evropërfaqësuesi në Maqedoni, Ervan Fuere.

    Zëvendëskryeministrja Rdmilla Sheqerinska, duke komentuar rekomandimin e BE-së theksoi se Maqedonia e fitoi atë që pritej dhe që meritoi, ndërsa shefja e diplomacisë Ilinka Mitreva theksoi se sot është ditë e madh për Maqedoninë, e cila u dallua me mirënjohje për gjitha angazhimet e bëra deri tani.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Oli Ren: Maqedonia njëzëshëm kandidate për në BE

    Bruksel, 14:40

    Maqedonia, njëzëshëm, fitoi mendim pozitiv nga Komisioni Evropian (KE), lidhur me aplikimin e vendit për anëtarësim në BE, duke mos theksuar data konkrete për fillimin e negociatave.

    Këtë, sot pasdite në Bruksel, e deklaroi evrokomesari për Zgjerim Oli Ren, gjatë shpalljes zyrtare të rekomandimeve të Organit legjislativ të Bashkimit.

    Është e drejtë të thuhet se vendi është evropian dhe përrallë e gjërë e suksesshme, në kuptim të stabilitetit politik", tha Ren duke përkujtuar se Maqedonia, para katër viteve, ishte në prag të luftës qytetare.

    Sipas tij, "Maqedonia seriozisht troket në derën e BE-së", për shkak të zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit që njëherit e përforcoi stabilitetin politik dhe marrëdhëniet multi-nacionale në vend.

    Reni i theksoi edhe "defektet", para së gjithash në "gjyqësi dhe në administratën publike", si dhe problemet që ndërlidhen me zbatimin e legjislaturës evropiane.

    "I matëm aspektet pozitive dhe ato negative dhe njëzëshëm erdhëm në përfundim të rekomandojmë status të vendit kandidat për IRJM", tha Reni.

    Megjithkëtë, negociatat për anëtarësim do të fillojnë atëherë kur vendi do të realizojë plotësimin e duhur të kritereve për anëtarësim, shtoi mëtej evrokomesari për Zgjerim, duke mos theksuar data konkrete për fillimin e negociatave.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BUÇKOVSKI: MAQEDONIA DO TË BËHET ANËTARE E BE-SË

    Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Vllado Buçkovski, në fjalimin drejtuar opinionit me rastin e marrjes së mendimit pozitiv për aplikimin për anëtarësim në BE, theksoi se sot definitivisht është mbyllur pyetja nëse Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së.

    "Përgjigjja është PO. E kemi mendimin e Komisionit Evropian, që sipas mënyrës në të cilën është bërë dukshëm është instrument i jashtëzakonshëm, i cili thelbësisht do ta përmirësojë procesin e integrimit tonë në BE, dekalaroi Buçkovski.

    Ai theksoi se Maqedonia është e gatshme ta ndërmarrë përgjigjen e saj historike dhe tërësisht t'u përshtatet standardeve evropiane, me çka do ta japë edhe kontributin e vet të vogël, por të rëndësishëm për prosperitetin evropian në tërë rajonin.

    "Sot e fituam biletin e dëshiruar në një drejtim. Rruga deri atje është projektuar qartë në mendimin e miqve tanë nga Komisioni Evropian. Sa shpejtë do ta kalojmë varet nga ne dhe nga energjia jonë që deri në fund t'i zbatojmë të gjitha reformat e nevojshme, të cilat kjo Qeveri tashmë i ka filluar", deklaroi Buçkovski.

    "Sot është ditë kur definitivisht mbyllet pyetja nëse Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së. Përgjigja është PO. Tash pyetja është KUR Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së. Për këtë pyetje përgjigjen do të duhet ta japim ne vet", përfundoi Buçkovski në fjalimin e tij.

    Nënkryeministrja Radmilla Shekerinska vlerësoi se Maqedonia sot e ka dëshmuar atë që e ka pritur dhe e ka fituar atë që e ka merituar. "BE-ja përmes këtij mendimi, edhe Maqedonisë edhe rajonit i dha porosi të rëndësishme - transformimi evropian është i mundshëm dhe varet nga vet ne", tha Shekerinska.

    "Kjo është ditë e madhe për Maqedoninë. Mendimi pozitiv është mirënjohje për të gjitha përpjekjet e deritanishme. Prej sot perspektiva evropiane e vendit bëhet realitet", tha ministrja e Punëve të Jashtme Ilinka Mitreva.

    Sipas saj, kjo është konfirmim se respektimi i parimeve evropiane, udhëheqja e politikës aktive dhe zbatimi i reformave janë rruga e vërtetë për realizimin e vizionit tonë - anëtarësimi në BE.

    Maqedonia pret që deri në fund të vitit të ardhshëm ta marrë datën për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Autoritetet e Maqedonisë po ashtu e përshëndesin përforcimin e qasjes individuale, gjë që sipas tyre, mund vetëm të jetë në dobi të vendit, e që do të thotë se Maqedonia nuk mund të vihet në situatë të pres dikë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MENDIM POZITIV PËR KANDIDATURËN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR ANËTARËSIM NË BE

    Komisioni Evropian sot dha mendim pozitiv për kandidaturën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Eurokomisari për zgjerim Oli Ren në konferencën për shtyp në Bruksel tha se Komisioni njëzërit rekomandon që Maqedonia të fitojë status të kandidatit për anëtarësim në BE.

    "Megjithatë, duhet të theksohet se konsiderojmë se negociatat për anëtarësim duhet të jenë të hapura deri atëherë kur vendi do të realizojë plotësim të kënaqshëm të kritereve për anëtarësim. Nuk ka datë konkrete. Brukseli rregullisht do ta shqyrtojë përparimin në plotësimin e kritereve", deklaroi Ren.

    Raporti paraqet vlerësim objektiv dhe të drejtë për përparimin ekonomik dhe politik të vendit, tha Oli Ren.

    "Është e drejtë të thuhet se vendi është evropian. Ai është tregim i suksesshëm në kuptim të stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik. Para katër viteve Maqedonia ishte në prag të luftës qytetare, ndërsa sot ajo seriozisht troket në derën e BE-së", deklaroi Ren.

    Eurokomisari për zgjerim tha se Maqedonia ka arritur sukses të rëndësishëm, që në masë të madhe ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes kornizë, e cila ka përforcuar stabilitetin politik dhe ka kontribuar për marrëdhënie të qeta ndëretnike.

    "Duhet të pranohet se Maqedonia po ballafaqohet me dobësi serioze administrative dhe atë në gjyqësi dhe në administratën publike. Maqedonia duhet të bëjë progres serioz në drejtim të përforcimit të kapaciteteve administrative dhe implementimit të legjislacionit, si dhe zbatimit të reformave në ekonomi për harmonizim me standardet e BE-së", tha Ren.

    Miratimi formal i mendimit të Komisionit mund të miratohet në Samitin e BE-së në dhjetor, me çka Maqedonia do të fitojë status të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Pasi që vendi do të bëhet kandidat për anëtarësim, duhet të caktohet data për fillimin e negociatave për të gjitha aspektet për anëtarësim në BE - të përfshira në 32 kapituj të legjislacionit të BE-së, duke e përfshirë tregtinë, mjedisin e jetesës, konkurrencën dhe shëndetësinë....

    Vendi kandidat duhet t'i harmonizojë ligjet e tij me legjislativën e BE-së. Procesi deri në anëtarësim në BE mund të zgjasë disa vite.

    Maqedonia parashtroi aplikim për anëtarësim në BE më 22 mars të vitit të kaluar në Dublin, gjatë kryesimit irlandez me BE-në. Përgjigjet e europyetësorit Maqedonia ia dorëzoi kryetarit të Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso, më 14 shkurt të këtij viti.

    Shkupi dhe Brukseli vendosën marrëdhënie diplomatike nga fundi i vitit 1995, ndërsa Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen për stabilzim dhe asociim në prill të vitit 2001.

    Sipas rezultateve të anketës së Institutit për hulumtime politike-juridike, të zbatuar muajin e kaluar, mbi 90 për qind të qytetarëve të Maqedonisë dëshirojnë që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    I lumte Maqedonise !

    S`kane Sali ata prandaj. Ne me sali-kriminel-hajdutin nuk do hyjme per 10000 vjet.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Komenti im:

    Eshte nje shanc historik qe Maqedonia perfundimisht te anetarsohet ne familjen e madhe Evropiane. Kreu diplomatik ne MK pas publikimit te ketij lajmi eshte ne eufori dhe e ka shume pritur kete vendim te Evropes.

    Maqedonia ne krahasim me disa shtete ne rajon eshte me e avancuar per t'u anetaresuar ne BE sepse: Ka numer te vogel te popullsise (ngjashem me rastet e shteteve Baltike), eshte duke implementuar Mareveshjen e Oherit e cila eshte e fuqizuar nga vete BE-ja, te drejtat e shqiptareve jane duke u avancuar dhe disa faktore tjere qe e bejne ne shtet te avancuar per ne rrugen finale te BE-se.

    Reagimi i partive politike si shqiptare dhe si ato te pales tjeter ishte i ndryshem. Opozita maqedone kete e vlerson vetem si "bakshish te Evropes per ne" dhe se kete gje Maqedonia e ka merituar shume kohe me pare ndersa keto dmth pozita vetem sa e kane ngadalsuar kete proces te integrimit ne BE.

    Ndersa pozita maqedonase si merite e qeverisjes se saj e konsideron kete kandidature (bashke me koalicionin BDI, partia shqiptare ne pushtet) ne keto 3 vjetet pas perfundimit te konfliktit te armatosur me 2001 ku njeherit u nenshkrua edhe marrëveshja për stabilzim dhe asociim në prill po te ketij viti.

    Opozita shqiptare, PDSH-ja e Arber Xhaferit me kompani vlerson kete akt, por shton se shqiptaret ne Maqedoni ende jane te diskriminuar por nuk tregon se ne c'fushe.

    Pozita shqiptare e kenaqur me aktin shton se Maqedonise i duhet nje pune shume madhe per t'u anetaresuar ne BE sa me shpejt qe eshte e mundur.

    Supozohet se Maqedonia do jete antare e BE-se per 3-4 vitet e ardheshme nese vazhdohet me reformat e nisura, por kjo rruge edhe mund te zgjatet nese stagnohet ne proceset demokratike dhe ekonomike ne vend.

    Alberti, 9 Nentor 2005
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Per te arritur statusin e kandidates shkuan 15 vjet per Maqedonine.
    Tashi llogarit edhe 15 plus per derisa te behet anetare.
    Oh c'u plakem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Per te arritur statusin e kandidates shkuan 15 vjet per Maqedonine.
    Tashi llogarit edhe 15 plus per derisa te behet anetare.
    Oh c'u plakem.
    Me mire vone se hic fare.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cërvenkovski-Ren: Rekomandimi për sastusin e kandidates mirënjohje e jashtëzakonshme

    Shkup, 14:40

    Rekomandimi për fitimin e statusit të kandidates paraqet një mërënjohje të jashtëzokonshme dhe nxitje për vazhdimin e procesit të realizimit të reformave, vlerësuan sot në Shkup, kryetari i Maqedonisë Branko Cërvenkovski dhe Komesari për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oli Ren.

    Cërvenkovski dhe Ren, siç lajmëroi Kabineti i Kryetarit, u pajtuan lidhur me atë se mendimi i Komisionit Evropian është objektiv dhe njëherit jep mërënjohje reale për të gjitha arritjet e deritanishme, por i definon edhe prioritetet kyçe të domosdoshme për integrimin e mëtutjeshëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

    "Projekti për anëtarësim në Bashkimin Evopian paraqet faktorin më të fortë integrues që është me rëndësi të veçantë për ndërtimin e mëtejm të Republikës së Maqedonisë si shtet multietnik, demokratik dhe me ekonomi të zhvilluar", tha kryetari Cërvenkovski në takimin me evrokomesarin Oli Ren.

    Evrokomesari Oli Ren potencoi se Komisioni Evropian, si partner i deritanishëm i Maqedonisë edhe mëtej do të ndihmojë në realizimin e qëllimit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë - anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë në familjen evropiane.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  3. Nuk lidhem dot me FTP
    Nga viganv në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 22:28
  4. Maqedonia e don Kosovën, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •