Postuar më parë nga Qazim RUDI
Ahmedinexhadi duket njeri i dashur, mjaft i arsyeshëm dhe me dhembshuri për planetin.
Postuar më parë nga Qazim RUDI
Ahmedinexhadi duket njeri i dashur, mjaft i arsyeshëm dhe me dhembshuri për planetin.
Alle Serben müssen sterben
Do i le ato qe s'me takojne mua, do merrem vetem me pyetjen qe ben.Postuar më parë nga oiseau en vol
Pyetja qe ben, zogu, nuk ka vlere. Ke degjuar per diçka te tille: "False dilemma" ose "bifurcation" ? Ti bie ne nje gabim logjik te tille. Ben nje pyetje qe s'ka kuptim. A thua se ne (shqiptaret) jemi vene para dy alternativave, identifikimit me çifutet e luftes se dyte boterore ose me kamikazet e Palestines, dhe duhet te zgjedhim njeren nga keto se s'ben.
E pare e punes, nuk na ka kerkuar njeri te bejme nje zgjedhje te tille keshtu qe nuk varen fatet e popullit tone nga kjo "dileme".
E dyta, pse ben nje zgjedhje te tille? Kap anen me "pozitive" te çifuteve, qe eshte gjenocidi qe vuajten nga Evropa, ndersa nga palestinezet merr anen me negative, sulmet vetvrasese mbi civilet.
Sa per Evropen, ajo kurve eshte. Neve na ndau, na copetoi, çifutet ajo i vrau. Sa ishin muslimanet ne Andaluzi, çifutet jetonin te lumtur. Andej nga shekulli i 15-te, kur e morren Evropianet pushtetin, i piu e zeza. Ose behuni si ne kristiane thane, ose shporruni se ju vrame te gjitheve.. Perseri nje pjese e mire e tyre shkuan u strehuan tek muslimanet (ne Shtetin Osman). Perseri ajo i vrau ne shekullin e 20-te. etj.etj...E kan njefare te drejte muslimanet per kete kunj qe e nguli Amerika (dhe Britania) ne Lindjen e Mesme...mos te futemi ne histori...Gjithsesi anti-semitizmi dhe anti-cionizmi jane gjera te tjera...ngaterrohen shume gjerat ndonjehere...disa flasin me emocione...keshtu qe me mire te mos thellohemi..
Une e thashe se Presidenti i Iranit ben mire te merret me ekonomine e rrenuar te vendit te tij, qe ne fillim. Megjithate jane te thella keto pune...Diç dine edhe ata qe flasin...mund te kene nuhat diçka..e kete e tregon koha, zogu...te presim e te shohim...
Mbetsh mire!
Ok, le te shohim "sa" diçka di ky Ahmadinexhadi... Ky qe flet me poshte eshte iranian e jo shqiptar qe nuk i behet shume vone per te. Keshtu qe ne mos mua, degjojeni kete fakirin se ketij i dhemb shpirti per vendin e vet...
Navid Kermani
Lindur në Gjermani nga prindër iranianë. Shkrimtar, jeton në Köln.
Më vjen turp për Mahmud Ahmadinejad
Le Monde, 14 dhjetor 2005
Përkthyer nga frëngjishtja
Oiseau en vol
Po, më vjen turp. Më vjen turp për presidentin e ri iranian dhe shpresoj që spikeret e televizionit nuk do t’ia arrijnë kurrë ta shqiptojnë emrin e tij korrektësisht. Më vjen turp kur ai deklaron që duhet shkatërruar Izraeli. Më vjen turp për mungesën e tij të edukatës. Për përbuzjen e tij ndaj kulturës shekullore iraniane. Për kostumet e tij të prera keq që e paraqesin atë si një palaço cirku. Për këpucët e tij të palustruara. Po tu besojmë disa blogeve iraniane, duket që ai as nuk lahet. Padyshim, atij i duket që sapuni të bën borgjez. Duket që atij i pëlqen të ngjajë me ndonjë që vjen drejtpërdrejt nga barrikadat ose, akoma më mirë, nga karrikja e fundit e ambasadës amerikane. Në çdo bisedë telefonike me Iranin, ju mund të jeni të sigurtë që do të ketë të paktën një barcaletë mbi presidentin e ri. Një shembull ? Përse krehet presidenti këto kohët e fundit me një vijë në mes ? Për të ndarë morrat meshkuj nga ato femër.
E di, kjo mund të bëjë për të qeshur. Kurse unë nuk mund të qesh më. Ky njeri është presidenti im. E megjithë pasaportën time të dytë, pasaportën gjermane, nuk arrij më të qetësohem. Ndjehem në kurth, me ndjenjën që do të mbetem gjithmonë një Iranian i gjorë, çfarëdo që të bëj. Por është e vërtetë, tekefundit, e dua këtë vend, aromën e orizit të tij, humorin e trishtë të banorëve të tij, ngrohtësinë e marrëdhënieve të tij. Nëse nuk do ta vrisja shumë për këto, do të mjaftohesha duke ngritur shpatullat ose do të vendosja të thurja një histori rreth disa ideve mbi fashizmin islamik.
Fjalët e mia të bukura nuk do të mjaftojnë për të fituar mbi këtë mjerim ideologjik, sidomos nëse ato vijnë nga jashtë. Mjerimi nuk do të zhduket sidoqoftë. Ai është mjerimi i vendit tim, i fesë sime. Mendoj që e njoh mjaftueshëm Iranin dhe islamin për ta lejuar veten të them që ato kanë rënë shumë poshtë që të dy.
Më ka pikuar zemra kur kam parë presidentin e ri përpara Ansamblesë së përgjithshme të Kombeve të bashkuara. Ai fliste sikur të ishte në kongresin e Partisë komuniste të Koresë së Veriut. Qysh të durohet që ky njeri të shprehet në emër të Iranit, në emër të vendit të poetëve dhe mendimtarëve si Hafiz apo Avicenne ? Historia e evolucionit tonë ecën përpara me hapa prapa. A nuk ka nndonjë tjetër, midis 70 millionë qytetarësh, që të mund të na përfaqësojë më mirë, jashtë vendit, sesa ky i humbur në kokë të vet ?
Nuk pushoj së përsërituri që Iranianët nuk janë si ai, që presidenti përfaqëson një pakicë e vogël, që zgjedhjet nuk ishin të ndershme në turin e parë dhe që 10 apo 15 milionë njerëz të cilët, në turin e dytë, ia kanë dhënë votat e tyre presidentit të ri, e kanë bërë në mllef e sipër, për shkak të punës së tyre, të luftës kundër korrupsionit, të kundërshtarit të tij M. Rafsandjani, njeriu më i pasur i Iranit. Por ato nuk kanë synim të shkatërrojnë Izraelin – njëlloj sikur Irani të mos kishte asgjë për të bërë më mirë me 30% papunësi !
I lus papushim miqtë e mi gjermanë dhe izraelitë të më besojnë. Ej, shikoni, ne nuk jemi siç ai, u them unë. Vetë unë kam marrë pjesë në tubime të organizuara nga shteti, për shembull me rastin e Ditës së çlirimit të Palestinës. Është fjala për festa popullore. Ato të cilët na i paraqesin si manifestues janë mbledhur aty me autobusa përplot ; ka lojëra, llotari, ngrënie falas, të gjithë argëtohen.
E ç’të thuash mbi këto imazhe televizive, mbi këta mjekrroshë dhe këto femra të mbuluara kokë e këmbë, të cilët, me grushtat mbledhur, brohorasin "Vdekje Izraelit" ? Eh mirë, këto janë frytet e punës së televizionit publik iranian. I hypur mbi një kamion që ecën dhe në majë të një krahu vinçi rrotullues, një kameraman rri përsipër turmës për të filmuar disa qindra persona të cilët kanë dhënë fjalën që do të thërrasin : "Vdekje SHBA-ës, Izraelit, kundërshtarëve të juristëve, liberalëve, grave të pambuluara mirë, kollareve." Shkurt, një program i tërë, që ndryshon në funksion të ngjarjes së përkujtuar atë ditë.
Me tu zhdukur vinçi rrotullues i televizionit publik, grushtat ulen dhe fanatikët shpërndahen për të marrë një biletë lloto ose tu blejnë një Coca të vegjëlve të tyre. Përpara kishte miliona që merrnin pjesë në tubime të tilla. Sot, ato janë aq sa për të formuar një turmë, më e shumta 10 mijë vetë, dhe madje ato pranojnë të vijnë vetëm për t’iu bërë qejfin baballarëve të tyre me mjekërr.
Këto janë gjërat që u shpjegoj miqve të mi. Dhe nëse kjo nuk mjafton për t’i bindur, u them atyre të shkojnë vetë në Iran, të bëjnë testin e çallmës/kippas dhe të vërejnë ç’ndodh. Testi i çallmës/kippas ? Plotësisht. Vendosuni në një qoshë rruge, me një kippa në kokë, në Teheran, dhe kërkoni një taksi. Ju do ta gjeni një pa asnjë problem. Por nëse ju e lini mjekrrën të rritet, nëse vini në kokë një çallmë dhe një veshje mollahu dhe nëse ju zini një qoshe rruge në teheran, atëherë këtu nuk do të gjeni asnjë taksi. Ose do të kalojë shumë kohë. Dhe nëse ju do të gjeni një të tillë, ai do t’ju tregojë barcaletën e fundit mbi presidentin. Ose do t’ju pyesë mbi deklaratat e fundit të islamit mbi sapunin dhe mbi lustrimin të cilat e lejojnë presidentin e ri t’ia behë, o Zot, me një pamje të tillë. Ky është Teherani. Asgjë të përbashkët me këta harbutë që mbajnë aktualisht postin e presidentit apo të ministrit.
Edhe Udhërrëfyesit të revolucionit i duket që presidenti i ri është tepër ekstremist. Ka shumë kohë që ai i ka treguar vendin atij duke i bërë për të nënkuptuar që Irani nuk parashikonte aspak për të sulmuar, as dhe kërcënuar, ndonjë vend çfarëdo qoftë. Nga ana tjetër, ai i ka bërë atij të ditur që Irani nuk donte ta eksportonte revolucionin e tij dhe që negocimet me Europën do të rifillonin. Basta. Hyni në rresht, zoti president.
I vetmi problem është që zoti presidenti nuk ka qejf të hyjë në rresht. Ai është mveshur me një mision. Ai është në vrull e sipër. Në Teheran, po vihen baste mbi datën e atentatit që do ta lejojë regjimin të ngrejë në rang martiri presidentin e ri. Nuk do të ishte hera e parë, siç duket. Në fillim të viteve 1980, ne kemi patur tashmë një ekstremist njëlloj në presidencë. Nuk e ka patur të gjatë. Tepër ideologji nuk shkon mirë me Republikë islamike. Dhe një politikan që beson gjithçka thotë televizioni, kjo është akoma më keq.
Kur opozitarët burgosen, kur ndalohen librat apo mbyllen gazetat, kjo është e tolerueshme, tekefundit, nga ana e një presidenti. Ka ndodhur njëqind herë qysh prej ardhjes së tij në pushtet dhe mediat perëndimore nuk e kanë çarë kokën fort. Ne do të mund të rifillonim vdekjet me gurë ose dhe të prisnim duar, për shembull. Kjo do të ishte akoma e durueshme. Këto fakte do të mund të vinin për të pasuruar "dialogun me islamin" ose të shërbenin si pikënisje për një debat të titulluar "Qysh të kuptohen vlerat e tjetrit". Por të pohosh kalimthi që po, faktikisht, ne kemi ndërmend të asgjësojmë Izraelin, atëherë jo, kjo nuk shkon. Nuk duhet të jesh aq i zgjuar për të ditur që kjo është me të vërtetë gjëja e fundit që të thuhet në Iran. Udhërrëfyesi i revolucionit, ai, i njeh pasojat e deklaratave të tilla ; Irani gjendet në situatë izolimi të acaruar, kursi i aksioneve bie vazhdimisht, përqindja e papunësisë rritet dhe Iranianët e kanë gjithnjë e më të vështirë për të marrë një viza për jashtë vendit.
Por kjo aq i bën presidentit të ri. I pyetur mbi krizën ekonomike, ai ka deklaruar tani vonë që ai nuk ishte aty për të krijuar vende pune, por për të pritur mbërritjen e afërt të Mahdi. Mahdi është imami i dymbëdhjetë i shiitëve. Ai ka vdekur para 1100 vjetësh, dhe ai duhet të rikthehet, si Mesia, në fundin në kohëve, për të shpëtuar botën dhe vendosur drejtësinë e përjetshme mbi Tokë. Përjetësia : kjo është përmasa në të cilën nënshkruhet presidenti i ri. Amen. Por, nga thellësia e injorancës së tij fetare, a i njeh ai kushtet e nevojshme për që imami i dymbëdhjetë të mundet për tu rikthyer në këtë botë këtu poshtë ? Siç në vizionet mesianike të judaizmit ortodoks dhe të kristianizmit, imami i dymbëdhjetë do ta krijojë parajsën mbi Tokë vetëm duke u nisur nga çasti ku kjo Tokë do të jetë kthyer një ferr. Për të përgatitur ardhjen e imamit të dymbëdhjetë, duhet pra që jeta të kthehet një ferr. Presidenti i ri është shumë larg së imagjinuari sa afër qëllimit të tij është. Mahdi, ju përgjërohem, bëhuni gati të merrni stafetën.
© Die Zeit.
Përkthyer nga gjermanishtja
Geneviève Hesse.
Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 15-12-2005 më 08:36
Ne fakt kjo ceshtja e paralelizmit te konfliktit ne Kosove (apo ceshtjes shqiptare ne Ballkan), me konfliktin palestinezo-izraelit ne Lindjen e Mesme, eshte pak me e komplikuar sec mund te duket ne shikim te pare.
Ne rast se behet fjale vetem per Kosoven dhe gjendjen e saj nen okupimin serb (deri 1999) atehere paralelizmi nuk do te ishte ne mes Kosoves dhe Izraelit (sic eshte sugjeruar), por ne mes Kosoves dhe Palestines, meqe te dyja vendet kane qene (jane) nen okupim te huaj. Sikurse Kosova ashtu edhe Palestina kane qene subjekte te nje okupimi te eger, ku popullisa vendase ka jetuar ne nje gjendje te vertete aparteidi te imponuar nga shtetet pushtuese. Keto shtete pushtuese (Serbia dhe Izraeli), ne ndjekje te politikave te tyre ekspansioniste, nuk kane ngurruar te debojne me dhune nga vatrat e tyre stergjyshore popullsine vendase. Te dyja vendet pushtuese, si Serbia ashtu edhe Izraeli, per te perligjur okupimin e tokave te huaja, thirren ne nje te kaluar qe eshte me shume e imagjinuar sesa reale, dhe u mohojne te drejten e vetevendosjes popujve te nenshtruar. Me pak fjale keto jane ngjajshmerite apo paralelet qe mund te hiqen ne mes ceshtjes kosovare dhe asaj palestineze.
Ne anen tjeter, ne rast se ceshtjen shqiptare dhe konfliktin arabo-izraelit i vendosim ne nje kontekst me te gjere rajonal (ceshtjen shqiptare ne nje kontekst Ballkanik, ndersa konfliktin arabo-izraelit ne nje kontekst me te gjere te Lindjes se Mesme), do te shohim se paralelizmi nuk eshte me ne mes shqiptareve dhe arabeve, por mes shqiptareve dhe izraeliteve, per arsyet qe vijojne si me poshte:
Sikurse shqiptaret ne Ballkan, qe jane te rrethuar me popuj fqinje qe nuk ua duan te miren, ashtu edhe izraelitet, ne Lindjen e Mesme, jane te rrethuar me shtete qe nuk e fshehin antipatine e tyre per to. Sikurse shteti shqiptar qe ka qene (dhe vazhdon te jete) subjekt i planeve dashakeqe te fqinjeve per tu fshire nga faqja e dheut, ashtu edhe shteti izraelit eshte subjekt i po te njejtave plane. Ashtu sikurse ne Lindjen e Mesme ku cifutet fajesohen per te gjitha problemet qe egzistojne ne shoqerine islamike, ashtu edhe ne Ballkan shtetet bizantino-orthodokse (sllavo-greke) i fajesojne shqiptaret & myslimanet per te gjitha te keqiat ne shoqerite e tyre.
Ashtu sikurse ne Lindjen e Mesme, ku institucionet shteterore (mediat, universitetet, akademite, shtepite botuese) jane vene ne sherbim te nje propagande anti-cifute & anti-izraelite, ashtu edhe ne shtetet ballkanike institutet shteterore me propaganden e tyre antishqiptare gjenerojne urrejtje dhe dhune kunder shqiptareve.
Sikurse ne Lindjen e Mesme egziston nje militantizem islamik, qe konfliktin palestinezo(arabo)-cifut perpiqet ta paraqes si nje konflikt te (gjithe) botes muslimane kunder Izraelit, ashtu edhe ne Ballkan egziston nje militantizem bizantino-orthodoks (sllavo-grek) qe konfliktit te shqiptareve me sllavet (& greket) kerkon ti jap ngjyrime fetare. Eshte po ky militantizem bizantin (sllavo-grek) qe politiken gjakatare & gjenocidale te qeverive sllavo-greke ndaj shqiptareve, perpiqet ta paraqes si nje permbushje te vullnetit te vete Krishtit!
Pra me nje fjale qe te dy popujt, si shqiptaret ne Ballkan ashtu edhe izraelitet ne Lindjen e Mesme, jane viktima te fushatave propagandistike te shteteve perreth qe kane per qellim te dehumanizojne kundershtarin, apo thene me shqip, ti paraqesin kundershtaret jo si njerez por si kafshe ('njerez me bisht') qe s'kane te drejte te vete-qeverisin apo edhe me keq qe s'kane te drejte te egzistojne.
Prandaj edhe une, duke pasur parasysh ate qe u tha me siper, nuk e shoh te udhes qe shqiptaret te mbeshtesin deklarata thellesisht anti-cifute te ekstremisteve musliman, qe bejne thirrje per zhdukjen e shtetit izraelit. Kini parasysh se deklarata te tilla te ngjajshme si ajo e presidentit Iranian, mund te bejne (dhe ne fakt kane bere) edhe lideret sllavo-grek kunder shqiptareve. Ne kontekst te asaj qe u tha me siper, pra ne kontekst te atyre paralelizmave ne mes situates se izraeliteve dhe shqipetareve, duhet te kuptohet, mendoj une, edhe mesazhi i asaj qe ka dashtur te thote Oisseau.
Sa i perket deklarates se presidentit Iranian mendoj qe eshte nje deklarate e papergjegjshme, packa se ne ate qe deklaron ai ka njafare logjike, sic kane thene edhe disa postues tjere. (Nuk do te ishte keq te krijohet nje shtet i dyte cifut ne Europe, aty ne mes Gjermanise dhe Polonise!)
Sidoqofte nuk mendoj qe i takon presidentit Iranian te bej deklarata te tilla. Te kishte bere ndonje palestinez nje deklarate te tille, edhe do te mund te arsyetohej, por jo presidenti iranian. Ahmadinaxhadi ben mire te shoh punet e tij te brendshme dhe te mos kerkoje konflikt me Izraelin, pasi konflikti i Izraelit nuk eshte me te gjithe boten myslimane, sic perpiqen ta paraqesin fanatiket islamiste, por me palestinezet/arabet. Pastaj, keta mullahet iraniane jane shiite, dhe si shiite fanatike qe jane nuk kane ndonje dashuri te madhe per sunitet (sic jane palestinezet).
Ndryshuar për herë të fundit nga fejer_nagy : 16-12-2005 më 03:59
Me nje ndryshim: Shteti i shqiptareve ka qene aty dhe eshte ngushtuar vazhdimisht (me ndihmen e Evropes); ndersa ai i çifuteve s'ka qene aty dhe eshte zgjeruar vazhdimisht (me ndihmen e Evropes dhe Amerikes). Apo jo?Sikurse ne Lindjen e Mesme egziston nje militantizem islamik, qe konfliktin palestinezo(arabo)-cifut perpiqet ta paraqes si nje konflikt te (gjithe) botes muslimane kunder Izraelit, ashtu edhe ne Ballkan egziston nje militantizem bizantino-orthodoks (sllavo-grek) qe konfliktit te shqiptareve me sllavet (& greket) kerkon ti jap ngjyrime fetare. Eshte po ky militantizem bizantin (sllavo-grek) qe politiken gjakatare & gjenocidale te qeverive sllavo-greke ndaj shqiptareve, perpiqet ta paraqes si nje permbushje te vullnetit te vete Krishtit!
Ketu nuk po diskutojme si shqiptare, ne emer te shqiptareve. Nuk po bejme ndonje deklarate qe do publikohet, keshtu qe do kete rendesi. Secili po jep mendimin e vet sipas asaj qe di dhe mendon...per nje problem qe eshte shume larg Shqiperise. Keshtu qe mendoj se nuk ke te drejte kur thua se shqiptaret nuk duhet te......Prandaj edhe une, duke pasur parasysh ate qe u tha me siper, nuk e shoh te udhes qe shqiptaret te mbeshtesin deklarata thellesisht anti-cifute te ekstremisteve musliman, qe bejne thirrje per zhdukjen e shtetit izraelit.
Sidoqofte, mire e ke analizu.![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 16-12-2005 më 05:13
Ne si shqiptare duke pare interesat tona ne rajon duhet te largojme sa me shume nga vetja jone parullat per zhdukje vendesh e spostime ne harte,kohe,histori etj.
Ne fakt thirrjet e presidentit iranian irritojne paqedashesit qe mbas shume mundimesh po shohin lindjen e nje epoke te re midis palestinezeve dhe izraeliteve.
Nu mendoj te merakoset shume Izraeli nga fjalet pa kuptim,e nga profesoret qe duan te tregojne ku duhet te rrije bota e si duhet te jete harta.Se del nje president a nje minister qe shan shtetin e Izraelit nuk bien asgje te re ne kontest.
Me çudisin shume komente ketu sepse ne si shqiptare kemi jetuar perhere ne kurrizin tone largimin me dhune nga trojet tona,na kane vrare e prere ne shekuj.
Na kane copetuar e larguar nga dheu yne qe e kemi lagur me gjak.
E dalin lloj lloj brekegrisurish,si presidenti iranian qe nuk mban dot me buke popullin e vet, e don ti mesojne botes rregullat e bashkejeteses.
Historia perseritet çdo dite e kush eshte djegur njeher i ka mare masat.E kush mbjell vrer po me te njejten monedhe do paguhet..po me te njejten monedhe.
Quod timor cladis.
Sed intuitum amet elit vitae est
Kush i nxjerr nga 3-4 filma ne vit me propagande cifutePostuar më parë nga fejer_nagy
Aman mos flisni per propagande.
Une jam i mendimit qe mos ta krahasojme popullin shqiptar me popullin cifut aspak.
Ndryshuar për herë të fundit nga panchovilla : 16-12-2005 më 07:42
Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now
Ky burri iranian ka probleme te brendshme (paten filluar, bum aty, e bum ketu) edhe ka nevoje ky per "konflikte " te jashtemese se pervec trazirave aty tek shtepia, eshte edhe "lepuri" tjeter aty, shiitet e irakut.
Loje politike i thone kesaj.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Te flasesh per zhdukjen e nje vendi ose nje populli eshte marrezi. Por te viktimizosh popullin e Izraelit ne ket konflikt eshte thjeshte padituri.Postuar më parë nga leci
Pastaj shqiptaret ç'hyjne ne kete mes? Demagogji pa nivel, leci. Lerini more shqiptaret te qete. Ti, leci, si paqedashes qe je, me thuaj, te lutem:
- Sa palestineze dhe sa izraelite jane vrare dhe cili eshte me i vuajtur nga keta dy popuj? (Mos fut krimet qe ka bo Evropa, se per ate s'mbahen pergjegjes palestinezet)
- Si i arsyeton ti leci dhjetra rezoluta te OKB-se ndaj Izraelit, te cilat jane hedhur poshte nga SHBA-ja? A te duket e drejte kjo?
Pergjigjen e ketyre dy pyetjeve do doja une prej teje, mandej te flasim...
P.S. zogu, po te sjell mendime nga hebrenjte ose te krishteret (ose ndonje jo-musliman tjeter) qe kritikojne shtetin e Izraelit çfare do te thuash?![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 16-12-2005 më 07:57
Fjalet e mija jane shprehese te mendimit tim personal xeni.
Demagogjia nuk eshte motiv i fjaleve te mija,por mendimi yt ky e nuk dua te disktuoj mbi kete.
Ateher ti dhe une e asnje ketu te mos i permendim shqiptaret.Une qe jam shqiptar e kam te drejte te flas apo mos flas?
Une as po viktimizoj e as po mbroj njeri.Thjesht dhashe nje mendim,ashtu si ti dhe tendin.Ne qofte se eshte padituri e marrezi,çte them..gezuar festat
Pergjigjet qe doje.
1-numrat asnjeher nuk jane jane faktore determinat ne nje konflikt.Valle njeqind vellezerit e tu kane me vlere se nje vellai im?
Po kur izraeliante ngrinin shtepi per te jetuar,palestinezet me te njejtat shuma parash hidheshin ne ere.Rezultati eshte ne syte e te gjitheve.Po per hir te meshires themi qe vuajne me shume palestinezet.
2-rezolutat qe jane hedhur poshte jane shume,me nje search i gjen te gjitha.
Si leci nuk jam dakord mbi kete,dhe mendoj qe si shtet Izraeli duhet ti japi te drejtat Palestines,per nje shtet sovran e per bashkejetese ne te njejtin rajon.
Une jam paqedashesh xeni![]()
Quod timor cladis.
Sed intuitum amet elit vitae est
Krijoni Kontakt