Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 135
  1. #21
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Ç'mendon ti per mua nese une te them ne sy haptas qe nuk ka patur asnje spastrim etnik ne Kosove, asnje te vrare, te gjithe ishin terroriste, nuk eshte djegur asnje shtepi, e nuk ka patur kurre qofte dhe nje refugjat te vetem ne Kukes dhe ne Bllace ?
    Sinqerisht, bile edhe para se ta shkruanit këtë “postim gjenial”, mendimi im për ju ka qenë se jeni një nga ata kuazi filozofët që dërdëllisin pa ndërprerë, sa që humben në fjalët dhe mendimet e tyre.
    Në fakt, nofka juaj “oiseau en vol” e shoqëruar me postimet e juaja, në çdo temë jashtë rubrikës filozofi-psikologji, më përkujton atë barcaletën për një lloj zogu që është “so full of shit that it can’t even fly”.

    Te lutem mu pergjigj shkurt, pa shume lajle-lule, jam nje i poshter apo jo, dhe a te mahnit guximi im ?
    Pra i nderuar, në rastin e juaj më habit: në njërën anë injoranca juaj që i krahasoni izraelitët me Kosovarët dhe në anën tjetër idiotizmi juaj për ta krahasuar veten me Ahmadinexhad-in. Get a grip.

    Përgjigja në pyetjen e juaj, pa lajle-lule është: Jo nuk më mahnit guximi juaj për t'i shkruar nja dy fjali budallaishi, s'e shoh si ndonjë guxim për mahnitje.

    Kurse, pa dorëza: Po, më mahnit guximi i një burrë shteti që del e i thotë një Evrope kurvë se dëmet që i ka shkaktuar duhet t’i shpaguaj mbi kurriz të vetin e jo të huajin.

    Shpresoj se je i kënaqur me përgjigjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 13-12-2005 më 10:36
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #22
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nuk mendoj se Iraniani e ka pasur seriozisht ate qe ka thene. Ajo ishte vetem nje deklarate mjeshterore (nga pikpamja e retorikes politike) per te nxjerre ne pah hipokrizine prej lakeu qe po tregojne ca shtete ne Europe qe me politikat e tyre prej Protektorati Judaiko-Janki po rrezikojne jo vetem Iranin po vete Europen (sigurine energjitike te Europes) Rusine e Kinen.....
    Por nga pikpamja taktike kam frike se ai mund te kete gabuar se ne kete menyre lehteson histerine Judaike dhe veshtireson punen e ayre shteteve (qe per interesa te tyre shteterore) jane perkraj Iranit.
    Burra te guximshem ka pasur dhe me pare, nese te kujtohet Presidenti i Malajzise, ky burre i Madh Shteti per sa i perket urtesise, zgjuarsise dhe aftesise per te shpetuar atdheun e vet - Mahathir Muhamet, ka bere deklarata te guximshme.
    Mos humb kohe me pula fushe qe e kujtojne vehten kondore.........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #23
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga antares
    Keta "disate" eshte me mire ti shash nga nena se sa tu prekesh pak atdheun e adoptuar Jankistanin apo c'eshte me e keqja te mos tregosh perunjesine e duhur ndaj padroneve te tyre ne Tel-Aviv!
    Ne kete kuptim te jap te drejte ne ate qe une "shaj apo ofendoj njeri ketu".
    Më vjen mirë se kuptohemi shumë mirë...

    Gjithsesi se nuk harrohet Mahathir Muhamed dhe urtësia e tij... sa mirë do të ishte sikur muslimanët të vepronin ashtu siç ai këshilloi, të shfrytëzoheshin resurset që ua ka dhënë Zoti shteteve islame (naftën), si armë për mbrojtje të shteteve të tyre nga eksploatimi dhe okupimi... ehhh kur do të vetëdijësohen këta këlyshët tjerë...

    Nuk kishte faj kur deklaroi se histeria anti- islame ka përfshirë mbarë amerikën, bile dhe më gjërë, simptomet e histerisë lexohen edhe këtu në forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 13-12-2005 më 11:59
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Albin mos harro qe Izraelitet jan te parit qe kan ardhur ne ate toke perprara Arabve kurse Anglezet erdhen me shume se 1,000 vjet me vone aty qe filluan te ndanin kufinjt.
    !
    Per te gjithe ato qe kane bere histori me presorin e Muzike dua te them vetem dy fjale:

    Te paret ne ate vend kane qene fiset arabe dhe pikerisht fiset Arabe te Ken'anit, qe kishim ardhur kohe me pare e ishin me prejardhje Jemenase.
    Nderkohe Israelitet jane paraqitur shume vone, aty madje historia dhe bibla deshmon sesi ato me ndihmen e "ZOtit" masakruan dhe vrane memaliket ne keto troje.Madje edhe Filistinet.(Palestinezet nga arapcja).

    Nderkohe sic permendem me siper ketu ne keto vende kane qene edhe mercanaret memalike, dhe filistinet, te cilet u shfarosen ne menyre barbare.

    Nderkohe qe izraelitet u ndane si popull me vete ne kohen e profetit Jakov i cili njihet si babai i Izraeliteve.
    Ai ishte i biri i profetit Is'hak, ndersa Is'haku ka qene djali i Profetit Abraham, dhe vendbanimi i pare i Abrahamit ka qene Iraku i sotem. ose me mire territori midis lumejve tiger dhe eufrat.
    Nderkohe qe nga djali i madh i Abrahamit (Ismaili, apo iShmaeli)e kane prejardhjen edhe shumica e Arabeve pervec egjiptjaneve qe kane tjeter histori, filistivene, jemenasve qe kane egzistuar shume me perpara.
    Nderkohe qe per 700-800 vjet rradhazi Fisi i vetem Izraelit pra bijte e jakobit e braktisen kete vend ku kishin ardhur dhe ju drejtuan egjiptit, atje ku i priste vellai i tyre i vogel Josifi.(edhe bibla e mbeshtet kete)
    Ka shume llafe per kete dhe pasi u kthyen nen komenden e mojsiut shume prej tyre vdiqen, ata qe mbaten nuk kishin guxim te hynin dhe dezertuan, nderkohe qe ketu ishte shperndarja e pare e tyre neper bote.
    Nje pjese shume e vogel arriti te hyje ne territoret filistine, ne me Krye Komendantin legjendar Xhoshua.
    Nderkohe qe sic tha darwin bibla e cila modifikohet sa here ndryshon politika nuk mund te merret si liber historie megjithate edhe bibla e sotme deshmon sesi ky popull engjellor i ka ledhatuar koken me tehun e shpates te gjithe vendasve, sigurisht me urdherin e "Zotit".
    Sa per reference, shikoni cu be me Kananasit:

    Terrori mbi popullin e Kanaanit


    2 Atëherë Izraeli i lidhi një kusht Zotit dhe tha: "Në rast se ti ma shtie në dorë këtë popull, unë do të shkatërroj tërësisht qytetet e tyre".
    3 Zoti e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia shtiu në dorë Kananejtë; dhe ai i shkatërroi plotësisht ata bashkë me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah. NUMRAT 21:2-3


    Perëndia i Biblës urdhëron që të shfarosen Hitejtë, Girgashejtë, Amorejtë, Kananejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Gebusejtë



    1 "Kur Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin ku ti po hyn për ta zotëruar atë, dhe kur të ketë dëbuar para teje shumë kombe: Hitejtë, Girgashejtë, Amorejtë, Kananejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Gebusejtë, shtatë kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti,
    2 dhe kur Zoti, Perëndia yt, t'i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t'i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre.
    3 Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t'u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,
    4 sepse do t'i largonin bijtë e tu nga unë për t'u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t'ju shkatërronte menjëherë.
    5 Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Asherimet e tyre dhe do t'u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura. LIGJI I PERTERIRE 7:1-5


    Spo zgjatem me, sepse mban ere te keqe kjo pune, por ama dihet qe cdo territor keshtu eshte perftuar, nderkohe ato qe bene keto krime nuk ishin gjysherit e sharonit as te atyre qe edhen nga evropa, por ishin vellezerit e tij tye fese, qe kishin me vete nje 'zot' Luftarak.
    U zgjata shume...
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga antares
    Perralletreguesi me pula e gjela duhet te dije qe njesia kunderajrore e Beogradit qe qeroi nje F-11A (te padukshem) mbi Beograd e beri kete me Sam-6 ne nje nate pa hene!
    Me kujtohet mire ajo nate. Te them te drejten jam merzitur pamase, megjithate morali u ngrit ne ditet me pas (kur i conin avionet serbe si flutura drejt zjarrit dhe struktura industriale e Serbise filloi te "c'ko-ordinohet"). Me mbeti pishman ajo ura e Beogradit, ku Santoro televiziv dhe aq i peshtire, ishte i perfshire dhe ai ne autokolonen e njerezve me bluza -Target-, gati sa s'qante per "vuajtjet e popullit serb", po nejse.. nuk mund te arrihen te gjitha ne jete.

    Nuk ka pse ngaterrohet ajo lufte me keto te tjerat, sepse ajo ishte thelbesisht humanitare. Ndodhen qametet e Bosnjes qe bota te levizte, dhe kombi shqiptar duhet te tregohet mirenjohes.

    Serbet jane te lezetshem kur thone "amerikanet luftuan per islamin".. i kane shume qejf keto percaktimet fetare dhe rreth "turko-shqiptareve".


    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Nuk kishte faj kur deklaroi se histeria anti- islame ka përfshirë mbarë amerikën, bile dhe më gjërë, simptomet e histerisë lexohen edhe këtu në forum.

    Bota duhet te clirohet nga feja e cila i ben njerezit lemsh, ju vjen keq apo jo. Mos harro se gjithashtu, ka dhe "histeri" anti-kristiane. Fundja, nga ai rajon kane ardhur te gjithe zullumet edhe do te ishte mire t'i kthenin keto infeksione andej nga kane ardhur.

    - - - - - - - - -

    Megjithate, qe ky president te kishte qene vertete i ndershem, duhet t'u thoshte njerezve se ne c'menyre u perhap islami ne Iran, dhe perse kur nje iraniani (pa e ditur) i drejtohesh si arab vjen nje reagim jo i kendshem.

    shpresojme, t'i thote ndonje dite edhe keto gjera.
    Prektora

  6. #26
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Pra i nderuar, në rastin e juaj më habit: në njërën anë injoranca juaj që i krahasoni izraelitët me Kosovarët dhe në anën tjetër idiotizmi juaj për ta krahasuar veten me Ahmadinexhad-in. Get a grip.

    Përgjigja në pyetjen e juaj, pa lajle-lule është: Jo nuk më mahnit guximi juaj për t'i shkruar nja dy fjali budallaishi, s'e shoh si ndonjë guxim për mahnitje.

    Kurse, pa dorëza: Po, më mahnit guximi i një burrë shteti që del e i thotë një Evrope kurvë se dëmet që i ka shkaktuar duhet t’i shpaguaj mbi kurriz të vetin e jo të huajin.

    Shpresoj se je i kënaqur me përgjigjen.
    Shume i kenaqur, Fjollat, ju faleminderit. Ishte ajo çka prisja.

    Me quajne Ahmadinexhad dhe si i tille bera ato pyetjet me lart. E çmoj shume vleresimin tuaj

  7. #27
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol

    Me quajne Ahmadinexhad dhe si i tille bera ato pyetjet me lart.
    Po sa shumë fluturon me mend or mik
    Nejse, si lloj i zogut që je, këte e ke mënyrë të vetme për të fluturuar.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #28
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Bota duhet te clirohet nga feja e cila i ben njerezit lemsh, ju vjen keq apo jo. Mos harro se gjithashtu, ka dhe "histeri" anti-kristiane. Fundja, nga ai rajon kane ardhur te gjithe zullumet edhe do te ishte mire t'i kthenin keto infeksione andej nga kane ardhur.
    Feja nuk i bën lëmsh njerëzit, janë njerëzit që e kanë bërë lëmsh fejën, si çdo gjë tjetër. Fatkeqësisht gjatë historisë njerëzore feja është shfrytëzuar si pretekst luftërash e plaçkitjesh dhe no wonder që të le përshtypjen e virusit vdekjeprurës.
    Si mendoni Darwin, nëse njerëzit (mbarë bota) "çlirohet nga feja", paqa dhe rehatia do të zënë vend në rruzullin tokësor? Ose mos vallë nuk ka pasur luftëra midis popujve që i përkasin religjionit të njejtë? Feja assesi nuk është fajtore për marëzitë njerëzore, janë motivet e ndryshme njerëzore (Piramida e Maslow-it) që i sjellin vuajtje llojit njerëzor.
    Kur përmenda histerinë anti-islame, kisha për qëllim të spikas zgjuarësinë dhe largpamësinë e Muhamed Mahathir, njëherit duke e krahasuar me presidentin iranian e jo të hap debat fetar ose të mohoj mangësitë e popujve islam, që janë të shumta. Por prap, me gjitha mangësitë, janë larg nga këto popujt tjerë, që në këtë shekull, në emër të demokracisë, u janë vërsulë dhe po i eksploatojnë pa kokër mëshire e turpi.

    Megjithate, qe ky president te kishte qene vertete i ndershem, duhet t'u thoshte njerezve se ne c'menyre u perhap islami ne Iran, dhe perse kur nje iraniani (pa e ditur) i drejtohesh si arab vjen nje reagim jo i kendshem.

    shpresojme, t'i thote ndonje dite edhe keto gjera.
    Mendoj se iranianët e dijnë mënyrën se si u përhap islami dhe nuk kanë ankesa për këtë, prandaj s'besoj se ky presidenti do të humb kohë me gjëra të cilat janë të njohura për të gjithë. Nuk shoh ndonjë llogjikë në këtë mendimin tuaj, pse ta bëjë këtë?

    Pa marrë parasysh... si mendon çfarë do të ishte reagimi i një iraniani, sikur ti drejtohesh si një jo-muslimani? Ose sikur ti thoje se duhet të "çlirohet nga feja"? Kjo në kontekstin e supozimit se islami u është imponuar atyre...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 14-12-2005 më 06:22
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Presidenti iranian kritikohet ashpër për komentet mbi Holokaustin

    09-12-2005

    VOA News


    Presidenti iranian i vijës së ashpër u kritikua gjerësisht për komentet e tij, në të cilat ai shpreh dyshim rreth holokaustit dhe sugjeron që Izraeli të zhvendoset në Evropë.

    Gjatë fjalës që mbajti dje në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve islamikë në Arabinë Saudite, presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, tha se nëse evropianët pretendojnë se kanë vrarë miliona hebrenj, atëherë ata duhet t’i japin Izraelit një pjesë të territorit të tyre.

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se ishte tronditur thellë nga këto komente dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të kundërshtojnë mohime të tilla të holokaustit.

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Adam Ereli, tha se komentet e udhëheqësit iranian ishin të neveritshme dhe të dënueshme, siç i cilësoi ai. Izraeli i dënoi komentet si të urryera dhe raciste. Komentet e presidentit iranian u dënuan edhe nga udhëheqësit gjermanë e britanikë.

    Në tetor, udhëheqësi iranian shkaktoi polemika të forta ndërkombëtare kur e cilësoi Izraelin si kancer dhe sugjeroi që ai të fshihet nga harta.

    Ne fakt, e kane njefare llogjike ato qe thote presidenti, megjithese ai do bente mire qe me pare te merret me ekonomine e rrenume te vendit te tij, sesa me Izraelin. Po ku i dihet? Ndoshta ka nuhat diçka. Flitet se nga Marsi Izraeli mund ta godase Iranin. nejse gjera te ngaterrume...



    Ps: Sa here qe islamistet/islamiket (siç i quani ju dhe te tjeret pa te drejte) hapin ndonje teme per Lindjen e Mesme dhe diskutojne, i kritikoni dhe i ironizioni a thua se u be nami...(Well..po flas ne veten e trete, sepse mendoj se s'ekziston nje grup i tille, eshte thjeshte nje imagjinate e semure e disave ketu, thjeshte nje ad hominem qe buron nga mungesa e kultures dhe dashakeqesia...) Kete te fundit mund ta marrin persiper vetem ata qe u djeg.

    Po keto teshtimat tuaja sa here qe ftohet Izraeli si shpjegohen?
    Apo kush eshte ne anen e te fortit e ka justifikimin ne xhep?
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 14-12-2005 më 06:24

  10. #30
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ne lidhje me Izraelin, Iranin, Palestinen, Serbine dhe Kosoven, ja te shtroj diçka qe mund te diskutohet :

    Te dhenat jane keto :

    1. Irani thote qe Holokausti nuk ka ekzistuar.
    2. Serbia thote qe nuk ka patur spastrim etnik ne Kosove.
    3. Trenat e bagetive te mbushur me Çifute per ne Auschwitz jane akoma ne film bardh e zi dhe ne mendjet e te mbijetuarve.
    4. Vargu i stergjate i kosovareve me çanta ne duar duke dalur ne kufirin shqiptar dhe maqedonas jane akoma ne film me ngjyra dhe ne mendjet e shume forumisteve.
    5. Palestina kerkon zhdukjen e Izraelit.
    6. Serbia thote qe Kosova eshte djepi i Serbise.
    7. Izraeli eshte i shqetesuar per ekzistencen e vet.
    8. Kosova nuk e ka arritur akoma pavaresine.

    Me keto te dhena, me ke duhet te identifikohen kosovaret ? Me çifutet e luftes se II boterore, apo me palestinezet qe "vete-hidhen" ne ere ne emer te nje feje dhe jo te lirise se tyre ?

    Dhe kjo pyetje duhet te kete dy pergjigje, teorike dhe praktike :

    Teorikisht, çfare i shkon me pershtat interesit tone kombetar ?
    Po praktikisht ?
    A perputhen ato ? Nese jo, çfare mund te behet qe te jene bashke ?


    Ps : fatet e Iranit, Izraelit, Palestines, Indonezise, Peruse, Kilit, Birmanise, dhe Kongos, personalisht nuk me interesojne aspak. Ajo çka me intereson eshte fati i popullit tim.
    Tani mund te ngjitni lloj lloj bishtash qe te deshironi, me ne krye Fjollat, AQ ME BEN !

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •