Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21

    103 mina detare nė ngushticėn e Korfuzit i vendosėn jugosllavėt

    Molotovi, Stalinit: 103 mina detare nė ngushticėn e Korfuzit i vendosėn jugosllavėt

    » Dėrguar mė: 22/04/2010 - 13:50

    Vladimir Bregu

    Autoritetet sovjetike kanė pasur njė koncept tė ndryshėm nga ato shqiptare lidhur me incidentin e Kanalit tė Korfuzit. Sipas dokumenteve tė deklasifikuara kohėt e fundit dhe qė ruhen aktualisht nė arkivat e Federatės Ruse, ish-ministri i Jashtėm, Molotov i raportonte Stalinit se sovjetikėt kanė qenė nė dijeni pėr minat detare, pėr faktin se ato ishin tė prodhimit gjerman dhe ishin vendosur nė jug tė Shqipėrisė nga jugosllavėt. Numri i tyre, sipas kryediplomatit sovjetik, ishte 103 copė. Nė po kėto dokumente del edhe propozimi i Enver Hoxhės, qė anglezėve t'u jepeshin vetėm 20 mijė stėrlina dėmshpėrblim, nga 400 mijė qė kėrkonin ata. Ndėrkohė, Moska zyrtare kėshillonte Tiranėn qė, pėr tė mos humbur arin e bllokuar nė Londėr, tė pranonin gjysmėn e tij e mė pas tė pėrpiqeshin pėr tė negociuar me britanikėt, kėshillė qė nuk u mor parasysh nga Hoxha.

    Nga ditari i tė ngarkuarit tė pėrkohshėm me punė tė BRSS nė Shqipėri, V.A. Karetkin. Shėnim i bisedės me Enver Hoxhėn
    Tiranė, 26 shtator 1950
    S E K R E T

    (Iu dėrgua J. Stalinit, V. Molotovit, G. Malenkovit, L. Berjas, A, Mikojanit, L. Kaganoviēit, N. Bulganinit, N. Hrushovit)
    ...................
    Mė tej ai mė informoi pėr pėrfundimet e bisedimeve tė mėtejshme qė kishte Behar Shtylla me Bekkettin nė shtator tė vitit 1950.
    ...............
    Mė 22 tetor 1946, nė rajonin e ishullit tė Korfuzit dy torpedinierė anglezė ndeshėn nė minat e vendosura nė kanalin e lundrimit. Vdiqėn 44 vetė. Kėrkesės sė anglezėve pėr tė pastruar kanalin nga minat, pala shqiptare iu pėrgjigj me refuzim. Atėherė anglezėt e shpallėn tė mbyllur hyrjen e kanalit pėr nė portin shqiptar Vlora dhe mė 12 - 13 nėntor 1946 bėnė ēminimin duke hequr 22 mina gjermane. Minat kishin graso tė freskėt, qė dėshmonin saktė pėr kohėn e vendosjes sė tyre. Lidhur me refuzimin e qeverisė shqiptare pėr tė paguar dėmshpėrblimin, ndėr tė tjera dhe familjeve tė marinarėve anglezė tė vrarė, Londra e ēoi ēėshtjen nė Gjykatėn ndėrkombėtare tė Hagės. (Interesat e Britanisė sė Madhe nė gjyq i pėrfaqėsonte Bekkett). Seanca filloi mė 9 nėntor tė vitit 1948. Nė kėtė etapė, pala shqiptare vazhdimisht i drejtohej Moskės pėr kėshilla dhe ndihmė. Kėshtu, me kėrkesėn e shqiptarėve, nė rast se Gjykata ndėrkombėtare vendos tė krijojė komision ekspertimi, Shtabi i pėrgjithshėm i for-cave ushtarako-detare tė BRSS rekomandoi me cilėsinė e ekspertit specialistin pėr minat, kolonelin A. Brikin dhe shefin e degės sė pastrimit tė pasluftės tė Shtabit tė pėrgjithshėm tė forcave ushtarako-detare, G. Ēugunov. Mė 2 dhjetor 1948, ministri i Jashtėm V. Molotov nė letrėn dėrguar J. Stalinit e njofton: Shqiptarėt tremben se Gjykata ndėrkombėtare do tė marrė vendim pėr ekspertizė nė vend. "Atėherė do tė zbulohen minat e vendosura dikur nga jugosllavėt (103 copė). Shqiptarėt kėrkojnė kėshilla nėse duhet urgjent tė fillojnė pastrimin". Shtabi i pėrgjithshėm i forcave ushtarako-detare e konsideroi tė domosdoshme t'u rekomandojė shqiptarėve qė tė fillojnė menjėherė nga pastrimi dhe shprehu gatishmėrinė tė caktojnė specialistėt (komandanti i divizionit tė dragaminave, torpedinierėt e divizioneve dhe mekanikėn, specialistėt e minave dhe motorristėt). Ministri i forcave tė armatosura tė BRSS u porosit "urgjent dhe nė mėnyrė sekrete tė komandojė nė Shqipėri grupin e specialistėve tė ēertifikuar …". Po atė ditė, mė 2 dhjetor 1948, Byroja politike e KQ tė PKBS mori vendimin pėrkatės pėr "problemin e MPJ" (protokolli Nr 66, pika 142).
    Mė 9 prill 1949, Gjykata ndėrkombėtare dha vendimin paraprak pėr padinė e anglezėve. Gjykata dėnoi Shqipėrinė pėr kontrollin e pamjaftueshėm tė ujėrave territoriale dhe i propozoi qeverisė shqiptare tė paraqesė arsyet e saj pėr shumėn e padisė. Shqiptarėt pėrsėri i kėrkuan kėshilla Moskės. Pala sovjetike e konsideroi tė pėrshtatshme tė fillonin bisedimet e pėrfaqėsuesve shqiptarė drejtpėrdrejt me anglezėt dhe tė kėrkonin kushte tė favorshme tė marrėveshjes. Zgjidhja e ēėshtjes sė kompensimit nga ana e Shqipėrisė lidhur me incidentin nė ishullin e Korfuzit, u zgjat. Kėrkesa e anglezėve pėr tė pranuar vendimin e Gjykatės ndėrkombėtare u bė njė nga kushtet e rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike tė Britanisė sė Madhe dhe Shqipėrisė. Nė shkurt tė vitit 1956, MPJ e BRSS i dha udhėheqjes shqiptare "kėshi-llėn e Moskės": bisedimet pėr rivendosjen e marrėdhėnieve diplomatike duhej tė zhvilloheshin nė baza tė barabarta, pa ndonjė kusht paraprak.
    ..........
    Si shumė tė reparacioneve pėr incidentin e Korfuzit, Behar Shtylla propozoi 20.000 funt stėrlina. Njėkohėsisht, Behari kėrkoi qė qeveria angleze tė shprehte mė nė fund mendimin e saj lidhur me floririn shqiptar. Bekkett tha se ai do ia transmetojė kėtė kėrkesė pėr shqyrtim qeverisė sė tij. Pėr sa i pėrket shumės sė propozuar, ai tha se nuk mund ta konsiderojė kėtė propozim si serioz dhe se ai kėmbėngul nė propozimin afėrsisht tė shumės 400 mijė funt stėrlina.
    ............
    Nė kohėn e Luftės, floriri shqiptar u nxor nga vendi prej italianėve dhe gjermanėve. Nė pėrgjigje tė kėrkesės kėmbėngulėse tė palės shqiptare pėr tė kthyer rezervat e floririt, Komisioni trepalėsh (organ i Byrosė sė Reparacioneve nė Bruksel) vendosi t'i kthejė Shqipėrisė 1.121,5 kg flori, qė pėrbėnte afėrsisht 45% tė sasisė sė marrė. Gjithashtu, theksohej se Shqipėria duhej tė hiqte dorė nga pretendimi pėr pjesėn tjetėr dhe ta fiksonin kėtė nė njė deklaratė tė veēantė. Mė 14 shkurt 1949, V. Molotov njoftoi J. Stalinin se shqiptarėt kėrkojnė pėrgjigje urgjente. Nė Tiranė kishin frikė se anglezėt do tė vinin sekuestro ndaj floririt shqiptar dhe nė kėtė mėnyrė kompensojnė humbjen e shkaktuar atyre, qė lidhej me incidentin nė ishullin e Korfuzit. I dėrguari i BRSS nė Shqipėri, Ēuvahini mendonte se pala shqiptare duhet tė nėnshkruajė deklaratėn: duke marrė afėrsisht gjysmėn e rezervave tė saj tė floririt, Shqipėria mund tė kėrkojė mė vonė kthimin e tė gjithė floririt, duke u mbėshtetur nė nenin 75 tė Traktatit tė paqes me Italinė. Mundėsi tjetėr, sipas mendimit tė Ēuvahinit, pala shqiptare nuk ka dhe shanset e saj pėr zgjidhje tė favorshme tė problemit tė floririt, duke injoruar pozicionin e Komisionit trepalėsh, praktikisht shkojnė nė zero. MPJ e BRSS u shpreh dakord me argumentet e Ēuvahinit dhe i rekomandoi udhėheqjes shqiptare tė nėnshkruajė deklaratėn (Arkivi Presidentit).
    ...........
    Anglezėt duan - tha Enveri - qė tė fusin nė xhep floririn, por edhe tė marrin reparacionet. Por kjo nuk bėhet. Deri sa problemi pėr fatin e floririt nuk do tė zgjidhet nė favor tė shqiptarėve dhe ata nuk do tė kenė garanci tė sigurt nė marrjen e tij, Shqipėria nuk ka ndėrmend tė paguajė ndonjė reparacion pėr incidentin e Korfuzit.

    gazeta shqiptare

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Arkivat e ministrisė sė Brendshme: Minat, serbėt mbyllėn Shqipėrinė nga Perėndimi

    Arkivat e ministrisė sė Brendshme: Minat, serbėt mbyllėn Shqipėrinė nga Perėndimi
    » Dėrguar mė: 25/11/2010 - 14:00


    Dokumenti qė po zbardhim mė poshtė, iu ofrua dje gjatė promovimit tė librit, historianit Paskal Milo nga Ylli Dylgjeri. Nė tė zbardhen tė gjitha raportimet e bėra pranė Ministrisė sė Brendshme mbi ngjarjet nė jug tė vendit nė vitin 1946 dhe mė tej, raportimet mbi atė se ēfarė po ndodhte nė gjykatėn ndėrkombėtare

    Konflikti lidhur me incidentin e Kanalit tė Korfuzit

    Nga burimet arkivore, pėr informacionin e parė dhėnė nga Saranda evidentohet:
    Lėvizje vaporėsh gjatė bregdetit
    Mė datė 22.10.1946 ora 13:30 kanė kaluar nė ujėrat tona para Sarandės, tė ardhur nga Korfuzi dhe me drejtim pėr nė Itali, katėr vaporė anglezė. Kanė qenė nė njė largėsi 4-5 kilometra larg bregdetit. Kur kanė arritur nė njė farė vendi, kanė qėndruar: njė pėrpara Sarandės, njė nė Borsh, njė nė Kokamė dhe njė nė Linjan. Njėri nga kėta ka hasur nė njė minė dhe ka marrė zjarr, tė tjerėt kur kanė parė kėshtu, kanė vajtur nė ndihmė. Komanda e rrethit ka dėrguar motoskafin pėr tė parė, i cili kur ka arritur atje ėshtė marrė vesh me njė marinar italisht dhe i ka thėnė: Ē'doni kėtu? Ai i ėshtė pėrgjigjur me fjalėn e kapitenit se 'nesėr do t'iu japim, raport mbasi sot kemi punė'. Nė kėtė kohė ka plasur edhe njė minė tjetėr, ku ka dėmtuar vaporin qė kish ardhur pėr ndihmė. Nė orėn 17:30, pasi kanė rimorkiuar vaporin e dėmtuar, janė kthyer pėrsėri me drejtim pėr nė Korfuz. Vaporėt kanė qenė luftarakė, ai qė ėshtė djegur ka pasur 5 topa dhe 6 mitraloza kundėrajrorė, njė tjetėr ka pasur 7 topa dhe 12 mitraloza kundėrajrorė.
    Mė datė 23.10.1946, nė orėn 2:30 janė afruar nė drejtim tė piramidės nr.79 (Konispol) dy vaporė lufte grekė. Mė vonė ka ardhur dhe njė aeroplan pėrmbi vaporėt, i cili ėshtė larguar prapė. Tė dy vaporėt kanė qėndruar 500 metra larg bregdetit. Gjysmė orė mė vonė kanė ardhur nė atė drejtim edhe tetė vaporė tė tjerė. Tre nga ata janė bashkuar me tė parėt, kurse pesė tė tjerėt kanė qėndruar 600 metra larg tė parėve.
    Mbasi kanė ndenjur mė se tri orė, janė drejtuar me drejtim pėr nė Korfuz dhe kanė qėndruar pranė nisis tė Korfuzit. Vaporėt kanė qenė luftarakė, me ngjyrė tė bardhė dhe brenda sipas konstatimit panė pasur ushtarė dhe topa.
    Nuk ishte rasti i parė qė kishe ndodhur kėshtu. Akti i parė ishte i dy anijeve angleze nė muajin maj 1946 tė cilat lėvizėn pėrballė bregdetit tė Sarandės pa ngritur flamurin. Shkelja e integritetit territorial tė Shqipėrisė (nė ujėrat e brendshme e territoriale) ishte pjesė e skenarit tė luftės sė fshehtė qė filloi me mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore, dhe tensionit nė rritje mes Anglisė dhe Shqipėrisė.

    Shėnim: Emėrtimi kanal nuk ėshtė i drejtė. Tė thelluarat detare quhen ngushtica, ato qė hap njeriu quhen kanale. Tė thelluarėn midis Korfuzit e Vrinės shqiptare nuk e ka hapur njeriu.

    Pas incidentit qeveria angleze bėri pastrimin e minave nė det nė shtrirje Karaburun-Sarandė (12.13.11.1946) dhe pohoi se janė gjetur 22 mina.
    Kjo qeveri pohoi se ėshtė bėrė ekspertiza e minave dhe doli qė ato janė tė prodhimit gjerman 6-7 muaj mė parė.
    Qeveria angleze doli me konkluzionin se minat i ka vendosur qeveria shqiptare ose ka dijeni pėr vendosjen e tyre, prandaj qeveria shqiptare duhet: a)tė kėrkojė falje, b) tė bėjė dėmshpėrblimin, c)ngjarja do tė bėhet problem nė Kėshillin e Sigurimit.
    Qeveria shqiptare mė 23.12.1946 bėri njė notė drejtuar qeverisė Britanike me anėn e Ambasadės Britanike nė Beograd ku theksohet: "nuk disponojmė mjete pėr vendosjen e minave dhe as heqjen e tyre, qeveria shqiptare nuk ka pasur dijeni pėr pastrimin e minave. Qeveria shqiptare nuk pranon tė cenohet integriteti i ujėrave territoriale tė saj".
    Qeveria angleze nė janar tė vitit 1947 e shtri problemin nė Kėshillin e Sigurimit. Pėrfaqėsuesi i BS tha "tė zgjidhet midis dy vendeve".
    Kėshilli i Sigurimit caktoi datėn 18 shkurt 1947 pėr fillimin e ēėshtjes. Nė Nju York shkoi delegacioni shqiptar i kryesuar nga Hysni Kapo. Ndėr tė tjera ai theksoi se "qeveria shqiptare nuk ka vendosur mina, pastrimi i minave nga qeveria angleze pa lejen e Shqipėrisė, ėshtė shkelje e sovranitetit territorial shqiptar".
    Kėshilli i Sigurimit krijoi njė komision hetimor (Australi, Kolumbi, Poloni). Komisioni mbajti anėn e Anglisė. Anglia e ēoi ēėshtjen nė Gjykatėn e Hagės. Qeveria shqiptare u njoftua nga kjo gjykatė mė 2 korrik 1947. Anglia paraqiti dokumentet mė 1 tetor 1947, Shqipėria mė 10 tetor 1947.
    Nė vitin 1948 Shqipėria u pėrfaqėsua nga Kahreman Ylli (Ministėr i Shqipėrisė nė Paris) dhe si jurist ēekosllovaku Vohosh, Anglia dėrgoi prokurorin e saj tė pėrgjithshėm Shaukros.

    Gjykatės iu paraqitėn dy probleme:
    a) A ėshtė pėrgjegjėse Shqipėria pėr vendosjen dhe plasjen e minave nė Kanalin e Korfuzit.
    b) A ka shkelje tė integritetit territorial tė Shqipėrisė nė rastin e kalimit tė anijeve angleze nė kanalin e Korfuzit mė 22.10.1946 dhe mė 12-13.11.1946, kur Anglia me anije, gjatė bregdetit shqiptar kreu "operacionin e pastrimit tė minave".
    Nga data 11-14.12.1948 u zhvilluan seanca publike gjyqėsore. Pala shqiptare kishte avokat juristin dhe personalitetin francez, Pjer Kot (Pierre COt). Nė gjykatė bėri dėshmi oficeri i marinės jugosllave, Kovaēeviē. Ai pohoi se nė Portin e Shibenikut mė 18 tetor 1946, (4 ditė para incidentit tė Korfuzit) dy anije ngarkuan mina tė prodhimit gjerman dhe shkuan nė drejtim tė Kanalit tė Korfuzit. Komisioni i ekspertizės bėri fajtor shtetin shqiptar, sepse mund tė ishte nė dijeni tė vendosjes sė minave, nė veēanti organet ushtarake tė mbikėqyrjes sė bregdetit (forcat e kufirit.)
    Gjykata mori vendim me 09.04.1949, ku pėrgjegjėse u fajėsua pala shqiptare. Votuan pro vendimit 11, kundėr akuzės 5. Nė vendim thuhej se nuk ka shkelje sovraniteti territorial tė Shqipėrisė (14 pro e 2 kundėr) pėr kalimin e anijeve angleze nė Kanalin e Korfuzit. Gjykata njohu unanimisht se mė 12-13 dhjetor 1946, kur Anglia dėrgoi anije pėr pastrimin e minave, ka shkelur sovranitetin territorial tė Shqipėrisė. Gjykata mori nė shqyrtim kėrkesėn e Anglisė pėr dėmshpėrblimin. Kėrkesa britanike ishte 875.000 sterlina. Nė qershor 1949, pala shqiptare bėri vėrejtjen se Gjykata nuk ėshtė kompetente pėr tė pėrcaktuar dėmshpėrblimin. Pretendimi i Shqipėrisė nuk u mor parasysh dhe Gjykata mė 10 dhjetor 1949 aktoi si dėmshpėrblim 843.947 sterlina. Pala shqiptare mbajti qėndrim mohues.

    Konkluzion

    Vendimi pėr tė vendosur mina nė Kanalin e Korfuzit ėshtė marrė midis niveleve tė larta tė Tiranės dhe Beogradit, ndoshta midis dy 'njėshave' tė dy vendeve. Burimi "sekret" jugosllav bėnte tė ditur nė atė kohė se po pėrgatitej njė sulm kundėr bregdetit shqiptar, i kombinuar midis Greqisė dhe Anglisė. Vendosja e minave ka qenė vepėr e jugosllavėve qė tė mbyllej Shqipėria me Perėndimin dhe pėr tė qenė gjithnjė nė gjirin e Jugosllavisė.
    Tė dhėnat janė nxjerrė nga:
    -Dosja nr.1 e zbulimit politik
    -Dosja nr.38, viti 1946, e Degės sė parė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit.
    -Dosja nr.1, viti 1946 e Degės sė Shifrės (telegrame).
    -E drejta ndėrkombėtare publike.
    Nxori dhe pėrgatiti
    Ismail Skeja
    Tiranė, mė 08.03.2001

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Arben Puto:Librat shkollorė tė pasqyrojnė dokumentacionet e reja

    Arben Putoibrat shkollorė tė pasqyrojnė dokumentacionet e reja

    » Dėrguar mė: 25/11/2010 - 10:49


    Eshtė njė trajtim shterues, ka mjaft dokumente e risi, ėsh tė libri mė i mirė i Paskalit. Ky libėr ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr fondin e diplomacisė dhe historisė nė Shqipėri". Kėshtu u shpreh dje historiani Arben Puto nė promovimin e librit tė ri studimor tė Paskal Milos, "Tė vėrteta tė fshehura. Incidenti i Kanalit tė Korfuzit", botuar nga 'Toena'. Nė fjalėn e mbajtur me kėtė rast, Puto u shpreh se librat shkollorė tė historisė duhet t'i kenė parasysh kėto zbulime tė reja dokumentesh. Mė tej, ai tha se pėr vite me radhė "ne kemi ditur njė tjetėr version tė ngjarjes nė Korfuz dhe kemi thėnė se fajin e ka Britania e Madhe, por hapja e Shqipėrisė pas vitit 1990 zgjeroi horizontet dhe vit pas viti libra tė ndryshėm nxorėn nė dritė tė vėrtetėn e asaj ngjarjeje. "Edhe nė librat e mi mbi tė drejtėn ndėrkombėtare e kam marrė si shembull incidentin e Kanalit tė Korfuzit", - tha Puto. Mė tej ai u shpreh se "unė kam filluar tė jap lėndėn e tė Drejtės Ndėrkombėtare qė kur u krijua Fakulteti Juridik. Doemos nė atė kohė unė fillova tė pėrgatis tekstin tim. Por asokohe, duhej t'i pėrmbaheshim versionit zyrtar dhe thoshim qė minat nuk i ka vėnė Shqipėria. Ky version mbeti i tillė deri pas 1990-ės. Unė e kam rishikuar tekstin dhe kisha nxjerrė si konkluzion se minat janė vendosur nga pala shqiptare. Tani nė bazė tė dokumenteve tė reja qė kanė dalė e qė janė origjinale, edhe dokumente angleze, por edhe nga arkiva tė tjera, rezulton se kemi tė bėjmė me dyfajėsi. Anglia nuk ka bėrė njė kalim paqėsor nė Kanalin e Korfuzit, por ka bėrė njė operacion. Edhe ajo ka faj". Nė fjalėn e tij, Puto la tė kuptohej se kėto zbulime tė reja nga arkiva tė ndryshme, zbulime qė vijnė si pasojė e punės disavjeēare tė studiuesve shqiptarė, duhet tė kihen parasysh pėr libra shkollorė e mė tej. Puto u shpreh se ka botuar vėllimin e 12-tė tė librit tė tij mbi tė drejtėn ndėrkombėtare.

    Promovimi

    Promovimi i librit tė Milos u bė dje paradite nė "Tirana International", ku tė pranishėm ishin emra tė njohur tė historisė e mė gjerė. Botuesja Irena Toēi u shpreh se nė librin e Milos, "njė e vėrtetė historike e dokumentuar zbulon pėrgjegjėsinė e vėrtetė tė shtetit tė sapokrijuar shqiptar tė pasluftės sė Dytė Botėrore nė kėtė incident, pėrgjegjėsinė faktike tė shtetit tė ish-Jugosllavisė nė minimin e Kanalit tė Korfuzit, por edhe analizon e hedh dritė nė tė gjitha pasojat historike e zhvillimet e mėvonshme diplomatike tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, qė kanė pasur si shkak e kanė ardhur si pasojė e kėsaj ngjarjeje tė dhimbshme qė mori jetėn e 44 marinarėve britanikė". Nė studimin "Tė vėrteta tė fshehura. Incidenti i Kanalit tė Korfuzit", marrin pėrgjigje tė argumentuara pyetjet: Pėrse shteti shqiptar u pėrfshi nė kėtė incident me vetėdije?; Pėrse shteti i ish-Jugosllavisė ndėrmori kėtė aksion tė dėnueshėm pėr njė kohė paqeje?; A shėrbeu ky incident tragjik si njė paralajmėrim pėr vendosmėrinė e mbrojtjes sė territoreve shqiptare nga agresione tė tjera tė mundshmeė; A e pengoi dhe e vonoi kjo ngjarje njohjen e shtetit shqiptar dhe vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me vendet e tjera tė Evropės dhe botėsė; A pati pasoja nė ēėshtjen e kthimit tė arit nga Gjykata Ndėrkombėtare, ar ky i vjedhur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga forcat nazifashisteė Pas Irena Toēit, libri u vlerėsua edhe nga Nevila Nika, drejtoreshė e Arkivit Qendror tė Shtetit.

    Autori

    Vetė autori falenderoi tė gjithė ata qė i qėndruan pranė gjatė gjithė kėsaj kohe. Nė fjalėn e mbajtur me kėtė rast, ai tha se ėshtė pėrpjekur tė sjellė sa mė shumė tė vėrteta, ashtu sikundėr u shpreh se ka shfrytėzuar mjaft pozicionin e tij si politikan dhe njohjet e veta pėr tė siguruar dokumente nga arkivat jugosllave. Siē u mėsua edhe nga parathėnia, shtysa pėr tė shkruar kėtė libėr ėshtė e hershme dhe zė fill nė ditėt e ftohta tė prillit 1994, kur ai ndodhej nė Moskė pėr kėrkime arkivore nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė. "Nė atė arkiv, por edhe nė arkivat e tjera ruso-sovjetike, studiuesit shqiptarė nuk kishin pasur mundėsi qė tė shkonin qė nga koha kur ishin ndėrprerė marrėdhėniet midis dy vendeve, nė vitin 1961. Pėr herė tė parė nė dosjet e panumėrta qė konsultova, gjeta versione tė tjera nga ato qė kishim qenė tė detyruar tė dinim e tė mėsonim. Isha i bindur se do tė gjeja diēka tjetėr edhe pėr ngjarjen qė ishte njohur me emrin e 'Incidentit tė Kanalit tė Korfuzit'", - thotė Milo nė librin e tij. Ai rrėfen se kaluan mbi 16 vjet duke ndjekur me durim fillin e kėrkimeve pėr tė shkuar tek e vėrteta, e kėshtu, pėr herė tė parė lexuesi do tė mėsojė se si dhe kur u vendosėn minat nė bregdetin jugor tė Shqipėrisė, se cila ishte prapaskena politike e 'Incidentit' dhe pse qeveritė e tė dyja vendeve i fshehėn Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė disa dokumente qė mund t'i kishin dhėnė asaj arsye pėr njė vendim tjetėr.
    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    Citim Postuar mė parė nga unkas Lexo Postimin
    Ceshtja e Kanalit te Korfuzit eshte nga te paktat ceshtje qe studiohen ne shkollat e Drejtesise ne kuadrin e te Drejtes Nderkombetare!!!
    Mendoj se nje ceshtje tjeter shume interesante eshte edhe ceshtja e Arit Shqiptar qe u vodh nga italianet e me pas gjermanet gjate Luftes se Dyte Boterore e qe ju rikthye Shqiperise pas vendosjes se demokracise ne vendin tone!!!
    or pllum arin e mori Ahmut Zogu dhe ja dha mbretenis se Anglis... Italianet vodhen ari kunguj...ke doni me rre ju Ahmut Zogu e grabiti....dhe nuk asht kthy asnji cop ari ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drit7 : 24-12-2010 mė 05:45

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Shume interesante keto shkrimet qe kish sjell Albo mbi incidentin.

    Ne fakt une kam lexuar diku tjeter (fatkeqesisht s'po me kujtohet per momentin se ku/kush) te njejten gje: se teza e vendosjes se minave nga pala shqiptare nuk qendron, por mendohet qe mund te qendroje ajo e vendosjes se minave nga pala britanike me dijenine e pales shqiptare! Pra, nje fare sajese politike brenda nje ngjarje reale.....!

    OMG!!! na ktheni paret!!!!

    PS: ky Arben Puto, nuk e di pse, po vazhdon te mbaje ca qendrime shume te ...cuditshme...ne lidhje me interpretimin e historise se shekullit te fundit, kryesisht ate mes Luftes II Boterore dhe '92isht

    PPS: pra ky Hoxha (qe mos u trette) na qenka shit per shume me teper se '5 grosh', sic eshte thene...fatkeqesisht per te gjithe ne ato pare nuk kane qene te kti pisit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 10-06-2011 mė 06:21

  6. #26
    Ēfarė nuk di historiani Paskal Milo nga historia e fshehtė e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit

    Nga Genc Hoti

    Me daten 16 nendor 2009 ne Tv. Top Channel u dha emisioni mbi kete teme me pjesmarrjen e nje specialisti te marines dhe nje historiani; harrova tė shtoj edhe tė njė gazetareje politike. Thelbi i te gjithe emisionit ishte rivertetimi i pretendimit te Enver Hoxhes qe mbytja e anijes britanike nuk kishte ndodhur per faj te pales shqiptare dhe gjyqi i Hages kishte dhene nje verdikt te gabuar. Specialisti i marines shqiptare argumentoi shkencėrisht qe mbytja e anijes britanike kishte ndodhur brenda ujrave territoriale te Shqiperise, kurse historiani Paskal Milo argumentoi, me ane te nje dokumenti qe botohej per here te pare, se ka pasur nje plan britanik per te realizuar provokacionin ne Kanalin e Korfuzit. Nė tė vėrtetė tė gjitha kėto kanė qėnė vetėm fjalė dhe letra fjalėsh pasi nė realitet ngjarja ka tjetėr suport, tjetėr qėllim aplikativ dhe tjetėr pasojė nga ato tė deklaruara nga pala shqiptare dhe pala britanike.


    Le ta themi qė nė fillim se fajtore totale e ngjarjes sė 22 tetorit 1946 (data sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar) ėshtė e palės shqiptare, personalisht e Enver Hoxhės, qė kishte pranuar pazaret me britanikėt duke qėnė njė kartė e fshehtė nė lėvizjen komuniste ndėrkombėtare nė duart e Mbretėrisė sė Bashkuar. Pikėrisht kėtė nuk pranon historiografia e sotme shqiptare nė pėrgjithėsi dhe historiani Paskal Milo nė veēanti, i specializuar nė fushėn e historisė sė shekullit tė XX-tė.


    Qe ajo ngjarje sot nuk paraqet asnje rendesi politike, apo ekonomike, nuk e besoj se vihet ne dyshim, por per historianin ajo paraqet rendesi te vecante pasi kjo ngjarje sherbeu si molle sherri midis Shqipėrisė sė re komuniste dhe vėndeve tė Europės Perėndimore. Fakti qė komunizmi shqiptar u prish fillimisht me ndihmėsin e vet mė kryesor tė luftės, me ndihmėsin qė e organizoi si forcė politike, e cila shėrbeu pėr tė marrė pushtetin politik, dhe pastaj me ndihmėsin qė i bashkoi nė njė parti (gjithonė sipas Enver Hoxhės) nuk ėshtė pa domethėnie dhe kėtu fillon rrota e vėrtetė e historisė sė komunizmit shqiptar. Cila ėshtė kjo histori?


    Nė dy komplekse artikujsh mbi historinė e PKSh dhe tė tė ashtėquajturave “banda tė diversantėve” (shih albanovaonline.com dhe logoreci.com) kam shpjeguar, nėpėrmjet studimeve origjinale dhe bashkėsish ngjarjesh kontradiktore, se nė tė dy kėto probleme historikė fshihet njė ndėr misteret mė tė rėndėsishme tė shekullit tė XX-tė tė historisė sė njerėzimit: kush e realizoi, dhe pėrse, revolucionin e tetorit nė Rusinė e Car Nikollės. Skema shqiptare e formimit tė komunizmit tė ri nėn drejtimin e Enver Hoxhės pėrputhet 100% me skemėn e formimit tė bolshevizmit dhe revolucionit tė Tetorit nė shkaqet dhe pasojat e veta. Tmerret qė shkaktoi ky komunizėm me egėrsinė e vet sociale anė e mbanė botės tregon se ekziston njė fajtor pa faj dhe njė i pafajshėm i dėnuar pėr afėr njė shekull. Nė qoftė se fajtori ėshtė njė mbretėri e bashkuar nėn njė shtet, tė pafajshmit ishin njė tėrėsi popujsh dhe racash qė nuk kishin asnjė gisht nė katrahurėn e shekullit tė XX-tė. Ngjarjet nė Shqipėri nė ato vite ēojnė nė zbulimin e kėsaj poshtėrsie dhe tė fajtorit tė pafajshėm. Ajo fillon politikisht pikėrisht me incidentin e Kanalit tė Korfuzit, prandaj dhe ajo ngjarje ka rėndėsi pėr historinė e njerėzimit dhe tė komunizmit nė pėrgjithėsi dhe tė asaj europiane nė veēanti.


    Nga pikėpamja specifike incidenti i Kanalit tė Korfuzit, i vitit 1946, nuk ka asnjė rėndėsi tė drejtėpėrdrejtė pėr popullit shqiptar; ai ka rėndėsi pėr politikėn e pas luftės sė dytė imperialiste ku politika komuniste e Enver Hoxhės fiton kredon e tė qėnurit njė politikė antiangleze, antiamerikane dhe antieuropianoperėndimore. Ai incident “bindi” bolshevikėt se PKSh ishte e krahut tė tyre dhe mund tė pranohej nė familjen e madhe komuniste triumfuese antinaziste. Stalini ka dyshuar, ndersa Hrushovi e dinta sakte raportin e Enver Hoxhes me britaniket. Nė kėtė pikė fillon jetėn e vet politike komunizmi shqiptar qė pėr 45 vjet pa pushim do tė paraqitej si vazhduesja e vetme nė botė e teorisė leniniste mbi revolucionin socialist dhe e teorisė marksiste mbi revolucionin proletar edhe pse tė dy teoritė binin nė kundėrshtim me njėra – tjetrėn nė thelbin e tyre aplikativ tė pretenduar (e para nė pamundėsinė ekonomike pėr tu pėrballur me rendin e kapitalit dhe, e dyta, nė pamundėsinė e aplikimit nė njė vėnd fshatar pa shkaktuar njė reaksion zinxhir politik me vuajtje tė pėrbindėshme; – kjo nuk u shpall asnjėherė edhe pse ka pėrbėrė thelbin e veprimit politik tė komunizmit botėror)
    .
    Incidenti i Kanalit tė Korfuzit ėshtė e vetmja ngjarje historike sė cilės mund t’i zbulohet thelbi i veprimit pa pasur nevojė pėr dokumentacione arshivore, pėrmbajtja e tė cilave tenton, gjithmonė, tė mbulojė tė vėrtetėn dhe aspak pėr tė zbuluar atė jo vetėm pas njė gjysėm shekulli, apo njė shekulli, por edhe pas 1000 vjetėve, pasi gjithmonė do tė tentohet tė mbulohet se autori i vėrtetė i komunizmit teorik ėshtė njė produkt i mendimit kapitalist dhe jo ndryshe. Dhe bomba e Kanalit tė Korfuzit ėshtė e aftė ta kryejė kėtė zbulim pa pasur nevojė tė shpėrthejė.


    Sė pari lexuesi shqiptar duhet tė dijė njė herė e mirė qė autori i vėrtetė i themelimit tė PKSh ėshtė i lidhur me botėn britanike dhe aspak njė produkt i mirėfilltė shqiptar dhe kjo pėr shumė e shumė arėsye, tė cilat thjeshtohen nė pėrfundimin se kjo parti u formua nga britanikėt pėr tė drejtuar politikėn shqiptare tė pas luftės sė dytė imperialiste. Ky veprim binte ndesh me interesat e njė shtrese tė tėrė shqiptarėsh tė lidhur historikisht me perandorinė britanike pėr interesat e tyre, por qė kjo perandori nuk i besonte mė dhe kishte vendosur t’i sakrifikonte njė herė e mirė. Kush e vrau Mit’hat Frasherin? Kush i tradhetoi heronjte reale te popullit shqiptar perballe bandave te komunizmit? Kėshtu qė nė ato vite tė dyshimta pėr politikėn europiane nuk ishte e vėshtirė tė shpikej njė shkak qė tė vinte pėrballė njėra-tjetrės diplomacinė mijėravjeēare britanike dhe krijesėn politike tė tyre; dmth beteja e incidentiti te Korfuzit kishte vetėm njė portė, vetėm njė tė akuzuar, vetėm njė pretendues dhe vetėm njė gjykatės: Mbretėrinė e Bashkuar. Atėhere pėr ēfarė dokumentash bėn fjalė historiani, kur ato vinė nga zyrat e kėsaj mbretėrie? Mos vallė pinjolli i komunizmit mendon se metodikat dhe teoritė analitike janė pronė e tij dhe ai mund tė vazhdojė tė gėnjejė popullin shqiptar? Mos vallė pinjolli i komunizmit mendon se mund t’i imponojė popullit shqiptar se ideja e Enver Hoxhės ka qėnė e saktė, por politika imperialiste e Mbreterisė sė Bashkuar ishte e pakontestueshme dhe shteti i ri shqiptar ishte i pafuqishėm pėrpara saj? Vetėm mėnyra se si ėshtė formuar partia gjakatare shqiptare e luftės sė dy imperialiste dhe si u vendos nė pushtetin politik shqiptar ėshtė e aftė tė argumentojė se bomba nė Kanalin e Korfuzit ka qėnė njė bllof politik pėr t’i hedhur hi syve politikave antibritanike tė asaj kohe dhe pėr t’i afruar Shqipėrinė atyre si njė kollonė tė pestė.


    Pėrpara se tė kalojmė nė pikėn e dytė tė bllofit politik qė realizoi incidenti mė Kanalin e Korfuzit informojmė lexuesin shqiptar qė propoganda komuniste ka gėnjyer popullin shqiptar pėr kėtė incident edhe vetėm me faktin e mėposhtėm,
    sipas sė cilės (po e citoj tė plotė sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar):

    “Ngjarje qė ndodhi mė 22 tetori 1946, rreth orės 1300, nė kanalin e Korfuzit, afėr bregdetit shqiptar. Njėra nga katėr luftanijet e flotės britanike qė kalonin nė formacion luftimi me topa tė drejtuar nga bregdeti shqiptar, hasi nė njė minė dhe u dėmtua, tė njėjtin fat pėsoi edhe njė luftanije tjetėr qė i shkoi nė ndihmė. Nė vėndin e ngjarjes u dėrgua menjėherė njė anije shqiptare pėr tė dhėnė ndihmė e pėr tė marrė vesh ndodhinė, por anglezėt nuk pranuan tė jepnin asnjė shpjegim. Nga mesi i natės luftanijet e dėmtuara u rimorkiuan dhe flotilja u kthye nė Korfuz”.

    Nga emisioni televiziv marrim vesh qė njėra nga luftanijet qėnka mbytur dhe sot (2009) qėnka zbuluar vėndodhja e skafit tė saj brėnda ujrave territoriale shqiptare. Atėhere dikush gėnjen dhe haptaz fare. Sido qė tė jetė e vėrteta ato qė janė thėnė dje, dhe thuhen sot, e kanė njė qėllim, qė mundohet ta mbulojė pikėrisht kėtė tė vėrtetė. Kur gėnjehet pėr njė problem, sado i parėndėsishėm qė tė jetė, atėhere ėshtė e sigurtė qė gėnjeshtari ėshtė fajtor. Tė paktėn kėtė gjė tashmė e kemi tė argumentuar plotėsisht.


    Sė dyti, lexuesi shqiptar duhet tė dijė njė herė e mirė qė autori i vėrtetė i shkatėrrimit dhe vrasjes tė atyre Burrave tė fortė qė zbarkonin nga deti dhe ajri pėr tė luftuar rregjimin komunist dhe pėr tė shpėtuar shqiptarėt nuk ka qenė shqiptar dhe aq mė tepėr formacionet e Ministrisė sė Brėndėshme shqiptare. Asgjėsimi i Tyre ėshtė loja mė e ndyrė e inteligjencės britanike dhe tradhėtia mė e madhe qė ju bė atyre Burrave tė fortė, tė denjė pėr tė qėnė tė vetmit shqiptarė, trashėgimtarė direkt tė herojve tanė kombėtarė qė luftuan me armė nė dorė kundra sllavizmit pushtues. Tradhėtia ndaj tyre u justifikua me lojėn dyfishe tė Kim Filbit edhe pse ajo nuk ka ekzistuar nė asnjė pėrmasė tė vetme. Inteligjenca britanike mashtroi tė gjithė mėrgatėn shqiptare me incidentin e Kanalit tė Korfuzit duke krijuar bindjen se qeveria shqiptare ishte armikja e saj e betuar. E vėrteta ėshtė krejt tjetėr pėr tjetėr: qeveria komuniste shqiptare ka qėnė shėrbėtore dhe lavirja e fshehtė e qeverisė britanike dhe tradhėtarja shumėfishe e interesave tona kombėtare. Mos vallė kėtė kėrkonte tė mbulonte historiani Paskal Milo nė atė emision televiziv? Detyra e historianit nuk ėshtė zbulimi i dokumentave spekulativė, por zbulimi i pasojave qė imponojnė shkaqet e fshehta tė njė ngjarjeje. Kategoria shkak-pasojė pėrbėn kredon e thelbit tė shkencės sė historisė dhe jo dokumentacioni.


    Duke ditur kėto dy grup ngjarjesh nuk ka asnjė mundėsi, qoftė dhe teorike, qė bombat nė Kanalin e Korfuzit tė jenė vėnė nga pala shqiptare dhe pa dijeninė e palės britanike. Ato janė vėnė nga pala britanike me dijeninė e palės shqiptare ku kėto tė fundit kanė bėrė tė paditurin gjithmonė pėr hir tė tradhėtisė qė i bėnė popullit shqiptar dhe lėvizjes komuniste ndėrkombėtare, pėr ēshkak dhe e formuan.
    Pikėrisht kėto dy probleme historiani Paskal Milo nuk i di dhe detyrimisht nuk ka se si tė dijė tė vėrtetėn shkakėsore mbi incidentit e Kanalit tė Korfuzit tė vitit 1946.

    Tiranė, mė 22.11.2009

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 05:10
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Provokimi dhe incidenti me i rende me anijen greke
    Nga Borix nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:46
  4. Incidenti nė rrugė, pėrjashtohen nga policia dy nipat e kryeministrit Berisha
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 16:28
  5. Incidenti i Korfuzit (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •