Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Ruajtja e CD-ve me muzikė si WMA ose MP3

    Për ata që kanë Windows Media Player 10, ndiqni këto hapa për të hedhur këngët e CD-ve me muzikë në kompjuter si MP3 ose WMA. Këto janë formatet më të përdorur për hedhjen e muzikës në kompjuter dhe kanë pak a shumë të njëjtën cilësi zëri. Pasi kthehen në këto formate, këngët mund t'i dëgjoni në kompjuter pa nevojën e CD-ve, si dhe mund t'i shkëmbeni ato në internet ose mund t'i kopjoni në pajisjet dorëmbajtëse për dëgjimin e muzikës.


    I. Konfigurimi i Windows Media Player (WMP) - Figura 1

    1. Shkarko dhe instalo versionin e fundit të Windows Media Player nëse ke një version të vjetër.

    2. Hap WMP dhe shko tek tools > options > zgjidh tabelën "Rip Music".

    3. Zgjidh formatin Windows Media Audio ose MP3 dhe ndryshoje cilësinë e këngëve. Mbi 128 Kbps konsiderohet cilësi e mirë, gati njësoj si ajo e CD-ve.

    4. Çaktivizoje opsionin copy protect music që të mos keni probleme me liçensat gjatë dëgjimit të këngëve.

    5. Shtyp butonat Apply dhe OK për të aktivizuar ndryshimet.


    II. Kthimi këngëve në formatin WMA ose MP3 - Figura 2

    1. Fut CD-në me muzikë në kompjuter dhe shko tek tabela RIP për të filluar procesin e kopjimit në hard disk.

    2. Zgjidh këngët që do të kopjosh në kompjuter duke plotësuar kutitë në krahun e majtë.

    3. Ndrysho titujt e këngëve, albumit, dhe emrin a artistit nëse WMP nuk i plotëson automatikisht.

    4. Shtyp butonin RIP Music dhe mos e përdor kompjuterin deri sa të mbarojë regjistrimi i këngëve. Nëse nuk e keni ndryshuar, këngët regjistrohen në dosjen Dokumentet e mia > Muzika ime (My Documents > My Music).

    5. Kur të mbarojë kopjimi i këngëve në kompjuter, dëgjo njërën prej këngëve dhe bëj ndryshime në cilësinë e zërit (hapi 3 më lart) nëse e shikon të nevojshme. Ki parasysh, se sa më e mirë cilësia që zgjedh, aq më shumë hapësirë do zënë këngët në memorjen (hard disk) e kompjuterit.

    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Edi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2005
    Postime
    103

    Te falmn shume

    Te falmn shume per kete
    Te paqim o vellai

Tema tė Ngjashme

  1. Kėrkoj muzikė tė kompozitorit Jani
    Nga gemini nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 05:50
  2. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Ruajtja E Gjuhes Shqipe
    Nga mbreta nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •