NJE PJESE REALE E HISTORISE QE CDO SHQIPTAR DUHET TA DIJE
Formimi i Dhimosit (trupi i qytetarėve)
Rreth vitit 500 Pr. K. Klistheni pas trazirave tė mėdha qė ndoqėn rėnien e diktatorėve (tiraneve, bijve tė Pisistratit) mblodhi burrat e Athinės mbi 30 vjec duke i vėnė tė ishin pėrpara vetes dhe shoqėrisė pėrgjegjėsisė pėr qytetin dhe atdheun e tyre. Nė kėtė bashkėsi njerėzish janė tė gjithė tė barabartė, duke qėnė tė lirė e duke mos pasur nevojė as pėr mbret e as pėr administrator mė tė aftė apo mė tė zgjuar se ta. Janė tashmė tė pjekur dhe e dinė mirė cdo tė thotė e mirė apo e keqe pėr ata vetė si dhe pėr qytetin, duke u bėrė kėshtu ta aftė tė marrin fatin e atdheut nė duart e tyre. Pėr kėtė duhej:
- Tė mblidheshin rregullisht nė njė vend, por edhe jashtė programit kur ishte e domosdoshme.
- Ky vend tė ishte shkėmbi i Pnikės, maja e tė cilit u rrafshua dhe u krijua njė shesh mbi shkėmb, si dhe njė podium i gdhendur.
- Tė gjithė (burrat) tė kishin tė drejtėn pėr tė folur, mjaftonte kjo tė ishte deklaruar disa kohė mė parė.
- Tė gjithė kishin tė drejtė tė zgjidhnin dhe tė zgjidheshin nė grupet e funksionarėve qė do ngarkoheshin me detyra pėr shėrbimin e trupit.
- Koha e funksionit ishte vjetore.
Zgjedhja bėhej me dy mėnyra. Pėr tė gjitha funksionet me short (klirotis). Por pėr funksionin e gjeneralėve tė cilėt ishin ngarkuar me organizimin e ushtrisė si dhe mardhėniet me jashtė zgjedhja bėhej me aprovim (ngritjen e dorės) nė mėnyrė tė hapur (hirotonia).
Shteti ngarkohej me detyrėn e pagesės sė ditės sė punės pėr pjesmarrėsit nė mbledhjet e trupit si dhe rrogė vjetore pėr funksionarėt. Fondet gjendeshin nga minierat e argjendit nė Lavrio. Nga kontributi i Aleancės si dhe nga sponsoriteti i qytetarėve tė pasur tė Athinės.
Shkėmi i Pnikės ndodhej brenda mureve tė qytetit, por jashtė vendit tė banuar. Prandaj cdo here qė duhej tė mblidheshin me detyrėn e lajmėrimit ishte ngarkuar njė lajmės (tellall) i cili i thėrriste (klisi) jashtė (ek). Pėr kėtė arsye mitingu i trupit nė shkėmbin e Pnikės quhej ek-klisia (klisha - kisha). (=kuptimi i vertete i fjales Kishe)
Nė mbledhje oratori jepte mendimin e tij pėr problemet e ndryshme shoqėrore politike tė qytetit duke dhėnė edhe sygjerim. Njerėzit e tjerė nė fund votonin pėr atė qė u sygjerua.
Zakonisht tė gjithė burrat dilnin tė flisnin pėrpara pėr tė gjitha temat e tyre. Madje duhet theksuar se ishte nė menyrė tė vecantė i respektueshėm njė njeri qe publikonte mendimet e tij perpara kishės. Disa here vecse kishte njerėz tė tjerė tė cilėt pėr arsye turpi apo paaftėsie nuk donin tė dilnin pėrpara. Kėta quheshin privat (idhiotes=idiotėt) duke u tėrhequr gradualisht nga shoqėria.
Kisha e Dhimosit e cila jetoi rreth 48 vjet (479-431 Pr. K.) u bė shembull pėr tė gjitha qytet-shtetet e tjera tė asaj kohe.
CFARE MENDONI PER KETE MENYRE ORGANIZIMI NE DITET E SOTME? EGZISTON DIKU NE FORME QEVERIJE, ORGANIZATE APO CIVILIZIMI? A NUK MENDONI SE ESHTE NDOSHTA KJO NJE MENYRE QE MUND TE ZHVILLOHET FORUMI YNE??
miqesisht,
huggos
Krijoni Kontakt