Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361

    Peshtjellim...

    Dora e mjegullt e kohes po zhytej ne kaltersine e zeze te brigjeve ranore. Ajo zhytej gjithnje e me shume duke kerkuar pareshtesisht vargonjte e fantazmave, qe te mbingarkuara lundronin pa destinacion. Shpirta te pafundem, qenie te meshiruara nga zotat vetem per vdekjen, tani lundrojne mes dallgesh,mes vargjesh homerike. Rrufe ne qiej te kalter, anije qe lundrojne ne detra te thare, kufoma fantazmash te perdhunuara e se fundmi xhepa te care qe presin mbushje. Lotet e shteruar qajne per liqenet nga ku dilnin viktima te vendosura, s'besohet qenie jokoshiente, qe vdesin per "ideale". Ideale parahistorike te shkruara vetem mbi papirus.

    Vazhduan gjallesat e dhimbshme udhetimin e tyre drejt perendimit. Ky perendim i uruar pret mallkimin qe lundron si hije drejt tij. Ishin hienat bregdatare qe prisnin...Nderkohe qe dora e mjegullt kerkoi e kerkoi, derisa u tha nen uje nga padurimi. Fantazmat kenaqen deshirat injorante te mizerabilitetit duke gjetur frymezimin e nje poezie te re. Poezia e re e sfidoi ate te vjetren. Mes tyre kishte shume ndryshim. Mes tyre ndryshonte...vetem cilesia e letres. Poete nobeliste qe shkruajne ne letra te zverdhura: "Lindje! .....East!"
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  2. #2
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361
    Perseritje

    Ai donte ta pushtonte bardhesine syverbuese te fletes, e cila priste e kredhur ne akullsi, ndaj vendosi doren e tij te lakuriqte mbi te. E terrta, e papershkueshmja bardhesi i depertoi ne trup dhe ai u krodh ne ekstaze, duke humbur githnje e me shume lidhjen me boten rebele.
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  3. #3
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361
    Ishulli i vdekur

    Djalli vdiq. Tek i benin autopsine ne bark i gjeten nje sfere te gjelber ne forme rruzulli, te cilen per te mos e lene pa krahasuar apo epitetizuar le te themi se i ngjante planetit tone. Kureshtja arme njerezore shkaterruese e shperberi sferen ne qindra e mijera copeza, derisa me ne fund ne mes te tyre u duk i madherishem me llahtarizmin e tij "ishulli i vdekjes". Ne mes te tij ngrihej pompoze me krenarine qe shkonte deri ne ekstrem te cmendurise, piramida e kafkave. Me shkelqimin 270 ° nen zero, qe krijonin rrezet e atij dielli te akullt pervelues pranveror, kafkat te terhiqnin ne prehjen-ekstaze te tyre. Mbi kryet e piramides korbat kakarisnin me zerin e tyre mrekullisht te cjerre dhe njekohesisht dirigjonin melodine e vdekur makabrisht, qe dilte si avull nga gropat bosh te syve te kafkave.

    Aty afer nga skelete njerezish (ne ishin skelete duarsh a kembesh, shtylla kurrizore a kocka legeni do te sqarohet me vone) qe ngritur sipas nje teknologjie moderne e sipas modeleve te arkitektures se hapsires nderplanetare,banka-kasaphane ose qe te perdorim nje term kontemporan, le te themi banka-thertore. Me germa sy-te kristalizuar qe shkruar prej me te madhit shkrimtar te te gjitha koherave S.... emri i te cilit paskesh qene i ndaluar.

    Oborr i qete, i heshtur, peme te trishta, te semura, qe bejne hije ne kohe. Akullsi vdekjeprurese. Nje pus i thare, hardhuca qe zvarriten ne pellgun e vrerit te vet dhe qe te rrenqethin me peshtiresine e tyre. Nje kundermim myku qe te ngacmon stomakun. Aty nga mbremja shfaqet nje djalosh njekembesh, i cili mban ne doren-proteze nje cante diplomatike me nje doreze te arte qe shkelqen cmendurisht, e ne buzet e vrerosura nje trendafil te kalbur, te shpelare boje qe qelbet ere.

    Rrugeve s'kishte gje tjeter vec eres, e gazetat ashkla rendnin rrugeve te kaperthyera, edhe ato ne ekstazen e krizes nervore qe qe kthyer ne kancer. Njeriu njekembesh pasi la peng valixhen per te shpetuar shpirtin e tij nga kjo varreze, e cila po humbiste gjithnje e me shume lidhjen me boten rebele, u largua me veshtrimin nga rruga e mbushur me ferra e felliqesira te ngordhura.

    Ne mbremje akullsia e qirinjve mbreteroi krej e vetme. Hije misterioze ngriheshin mbi kryet e kryqeve te varrezes. Ndersa pemet, lulet, fjalet e zogjte u kthyen ne sllogane e simbole, pasi njerezit nuk ua hidhnin me syte.
    Trishtim. Qetesi. Heshtje. Akullsi vdekjeprurese...
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  4. #4
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Sa shume filma horror qe paske pa mi Grifshe! Po lexoi ndonje regjizor keto shkrimet e tua do te mari per skenariste!

    Urime per fantazine dhe shkrimet !

  5. #5
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361
    Skajet e mosekzistences.

    Kush jam une? Cfare po bej? Ku ndodhem???? Po kush dreqin jam une njehere?
    Ne pamundesi per te arritur te shquaje identitetin e vet ai i hodhi disa penelata te fundit telajos qe priste ne gjysem erresiren e asaj dhome te harruar. Perceptimi kishte arritur skajet e mosekzistences. Truri kishte filluar te protestonte, sepse gjendje aktuale nuk ishte me sipas modes. Qendra e Vernikes dhe Brokes luftonin kudrejt njera tjetres se kush do arrinte me pare te kujtonte emrin e nje autori dekatent, emri i te cilit kish qene per vite te tera arsye konfliktesh. Kujtesa afatshkurter pretendonte se meritonte me shume te drejta, dhe ne rast mospranimi te kerkesave te parashtruara beri presion se do harbonte me neuronet dhe ajo. Qendra e Brokes doli ne asistence, por meqe kjo gjendje e paqendrueshme nuk i pelqeu, doli fare ne pension, duke e injoruar qendren e Vernikes e cila cdo dite shkelqente me shume.
    Po kush dreqin jam une??? Po kush dreqin jam??? Po kush dreqin??? Po kush???....... P o ........ k u s h........ P o.......Dhe nuk mundi me te fliste. Fjalet u harruan, duke harbuar dhe ato.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GrifshA_ : 30-01-2006 mė 15:10
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  6. #6
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361
    Njeriu i paqes

    Nje cope plazmike e shpirtit njerezor kish perfunduar e peshtyre dhe e perbuzur ne fund te humneres hijerende te mosekzistences. Sy te nxjerre ngaqe cepat e pergjakur te te cileve pikojne lot dhimbjeje, kocka te shtremberuara si prej ndonje artriti kronik, statuja te ngrira qe vajtojne me lot pluhuri argjilor fatin e tyre. Lot te nxehte, qe dilnin nga gropat bosh te syve te kafkave, te cilet me gojen hapur i uronin „MIRE SE ARDHJEN“ vizitoreve, rrokullseshin diku me poshte duke krijuar hulli ne pjesen e nofullave te kafkave.

    Oborr i qete, i heshtur, peme te trishta, te semura qe bejne hije ne kohe. Akullsi vdekjeprurese me tej duket nje pus i thare dhe hardhuca qe zvarriten ne pellgun e vrerit te vet e te rrenqethin ne peshtiresine e tyre. Ne ajer kundermon nje ere myku qe te ngacmon stomakun. Me pas aty nga mesnata shfaqet nje djalosh njekembesh, i cili ne doren-proteze mban nje gote te kristalte, qe qene e vetmja pasuri shterpe e saj.“C’qe ky pershtjellin? Ngjyrat me lodhin, ajri me acaron gryken e te mos flasim me pas per buken. Me ka mbetur nje karakteristike e fundme njerezore e cila me fisnikeron e me bent e mos e thyej kete gote….” Dhe kjo gote e dlire, delikate e disi e trishte krijonte fizionomine e se ardhmes shpresedhenese e se tashmes ogurzeze.

    Qe e tashmja qe ogurzeze, kete e vertetonin dritat e qirinjve mbi kryet e disa rrasave, qe padrejtesisht mbanin emrin varr dhe erresira qe krejt e vetme mbreteronte mbi kufomat e pakallura, ne gropat bosh, qe qendronin si prove e skizofrenise njerezore te inspiruara nga enigmat e ketij fund shekulli te atomit. Qe e ardhmja qe shpresedhenese, qe e sigurt, se perendite e Olimpit kishin parashikuar gjithcka: renien e shkaterrimin, pordhe ngritjen e shkelqimin.

    Dhe perfaqesuesi i Olimpit te paqte mberriti, nje dite ne fund te humneres hijerende, ku prehej copa plazmike e shpirtit njerezor dhe ku prej kohesh po kryhet procesi i dekompozimit te trupave, para nje ISH-. Duke iu larguar konceptet per fizionomine e nje perfaqesuesi te paqte, ai qe veshur me nje veladon te zi, ndersa ne dore mbante nje cante diplomatike me nje doreze te arte qe shkelqente cmendurisht dhe ne buzet e tij lundronte nje buzeqeshje funeber. Nje tis i holle e mbulonte dhe i jepte nje shkelqim misterioz dhe disi dyshues. Po c’rendesi kishin gjera te tille te dores se dyte???! E rendesishme eshte qe ai qe „NJERIU I PAQES, PERFAQESUES I PAQME, I OLIMPIT PAQERUAJTES“ (sic mund te lexohej lehte ne flete identitetin e tij) dhe kishte ardhur qe te rikthente jeten. E c’rendesi ka nese nje pellumb eshte i bardhe, gri a i zi??? Rendesi ka qe eshte nje pellumb, e qe perfaqeson paqen pavarsisht se ne keto dy te fundit mund te merret si ogur i zi.

    Njeriu i paqes mori goten e kristalte dhe me te ne dore hapi nje grope, por jo per te futur ne te kufomat e pavarr, por per te thene se gjithcka do te qe si me pare. Menjehere statujat filluan te thajne lotet argjilore e te kthehen ne muze, nga ku nuk u ndahej shpirti kurse kufomat e pakallura u nisen drejt varrit… E c’rendesi ka e „zeza“???!! Rendesi ka qe ai eshte njeri i paqes e qe ne qafe mban nje medalion eshtror ne formen e simbolit te paqes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GrifshA_ : 30-01-2006 mė 15:58
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Uau...... nje pasardhese e denje e Edgar Alan Poe.

    Pergezime Grifsha.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    shi shi, Grifshes i ardhka dorjesh per te shkruar...
    urime Grifsha!

    po deshe frymezohu te shkruash ndonje gje optimiste gjithashtu


    Citim Postuar mė parė nga GrifshA_
    Skajet e mosekzistences.

    ...Truri kishte filluar te protestonte, sepse gjendje aktuale nuk ishte me sipas modes. Qendra e Vernikes dhe Brokes luftonin kudrejt njera tjetres se kush do arrinte me pare te kujtonte emrin e nje autori dekatent, emri i te cilit kish qene per vite te tera arsye konfliktesh. Kujtesa afatshkurter pretendonte se meritonte me shume te drejta, dhe ne rast mospranimi te kerkesave te parashtruara beri presion se do harbonte me neuronet dhe ajo. Qendra e Brokes doli ne asistence, por meqe kjo gjendje e paqendrueshme nuk i pelqeu, doli fare ne pension, duke e injoruar qendren e Vernikes e cila cdo dite shkelqente me shume.
    ...
    edhe kete sma priste mendja Grifshe... te rilexoja ca nga materialet e shkolles ne frymezime letrare

    P.S. Vernika me Broken nuk jane ekuivalente ne potenciale e funksione ama lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 31-01-2006 mė 11:51

  9. #9
    i/e larguar Maska e Found
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    In my personal Hell...
    Postime
    71
    Citim Postuar mė parė nga jestersworld
    Uau...... nje pasardhese e denje e Edgar Alan Poe.

    Pergezime Grifsha.
    Me shume Sarteri pa filozofine

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •