Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121

    A ka shpëtim për ata që nuk pagëzohen?

    Kisha eshte vetem mbreteria e Perendise dhe Kisha eshte vetem nje, dhe ajo eshte Kisha Ortodokse, e vetmia e shenjte gjithanshme apostolike sepse ska tjeter. Masat e tjera qe mbajne emrin e Krishtit jane nestoriane, monofisite, papike, anglikane dhe protestante por jo Kisha. As pjese te Kishes, as te krishtere edhe pse quhen ashtu, dhe vetem per pjestaret e Kishes se vetme ka parashikuar Zoti shpetimin. 'Ai qe beson dhe pagezohet, shpetohet, ai qe nuk beson kritikohet' tha Zoti kur dergoi Apostujt neper kombe per misionin e tyre (Mr 16.16). Por nuk arrin vetem qe te besoi njeri por duhet edhe te pagezohet qe te shpetohet.

    Qe te mos kemi ama nje mendim 'magjik' per pagezimin por nje mendim qe ka te beje me motivet e njeriut duhet te vejme re dhe disa fragmente nga Dhiata e Re dhe fakte nga historia e Kishes. Le te marim me radhe te gjitha kategorite e njerezve qe shpetohen pa pagezuar, sipas Bibles.

    Te Drejtet para Krishtit, kaq te Izraelit aq edhe njerezimit tjeter, qe degjuan dhe besuan Fjalen e Zotit ne trediteshin qe zbriti si i vdekur ne boten tjeter (I Pet 3.19-20), ata u shpetuan pa pagezuar. Edhe si tek ne, ne boten tjeter Zoti e beri Fjalen e Tij objekt besimi dhe jo thjesht informimi. Edhe atje ishte skandali i te kryqezuarit (I Ko 1.23), mjeti qe dallon besimtaret nga mos besimtaret.

    Te dytet qe shpetuan neper shekuj dhe qe shpetohen pa pagezim jane ata qe jetuan kronikisht pas Krishtit, por qe ne te vertete jane sikur jetuan apo jetojne para Krishtit, sepse nuk degjuan kure per Krishtin, dhe per kete gje kemi pergjegjesi ne qe njohem fjalen e Tij, dhe jo ata qe nuk e njohen. Per ata njerez dhe per shpetimin e tyre na meson Apostulli Pavli kur shkruan 'Në fakt kur ethniket (,pra ata qe nuk jane te krishtere, apo ata qe nuk jane te pagezuar apo nuk njohen besimin e krishtere) që s`kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s`kanë ligjin, janë ligj për vetveten këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre shfajësojnë ose edhe akuzojnë njëri-tjetrin, ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim'. Nje shpirt te tille nje i lashte, duke komentuar kete shkrim te Pavlit, e karakerizoi anima naturaliter christiana d.m.th. 'shpirt i krishtere nga natyra'. Nje foshnje nga India, femije pagane, apo nje plake nga Kina qe nuk di nese ka njerez te tjere ne bote pervec se kineze, nje bure i thjeshte i cilido kombit qe per ata nuk erdhi asnje lajm per krishterimin, kur natyra e tyre eshte si e krishterit te vertete, keta te papagezuar shpetohen sipas ungjillit te Pavlit qe i dorezoi Zoti Jezu Krishti.

    Kategori e trete qe shpetuan jane ata qe pane shkendine e besimit kristian per nje cast te vetem dhe u ben martire te bjejtin cast, por Kisha i ka per shenjtore dhe nuk ka dyshim per besimin e tyre. Ushtare qe u derguan apo moren urdhrin te masakrojne si xhelate Krishteret dhe kur pane nesimin e patundshem te martireve, dhe faljen qe u dhane xhelateve te tyre, dhe paqen qe ndriconte fytyren e tyre dhe lumturine qe ndieshin per nderin qe martirisnin per Krishtin, dhe qe do ta takonin ne qiell, besuan dhe ata dhe deshmuan nje besim qe nuk e njohnin mire mire por te kunderten kishin deghuar per ate mijera te keqia nga padronet e tyre. Keta qe kundershtuan te masakronin Kristianet dhe qe u bene martire per Krishtin, qe u vrane nga xhelate te tjere, u shpetuan. Si ai xhelati qe admiroi 39 nga 40 martiret dhe qe meshiroi te fundin dhe mori vendin e tij ne liqenin e ngricur. Edhe ne vitet e neomartireve kishte myslimane, Turke dhe Arabe, qe u ben martire ne te njejten menyre pa u pagezuar kure por qe shpetuan te krishtere.

    Kategori e katert qe u shpetuan pa pagezim jane te gjithe ata martire qe u vrane per besimin e tyre te krishtere, por ishin akoma nen katekizmin, si martiri Nestor. Per keta thuhe se moren 'baptizmin e gjakut' apo 'baptizmin e loteve'.

    Kategori e peste e njerezve qe shpetohen pa pagezim jane te gjithe ata qe thote Apostulli Pavli kur flet per martesat nderfetare me njerin te shoq te krishtere dhe tjetrin pagan (I Kor 7.12-16)Ne te tilla martesa kur i shoqi ndalon te shoqin krishter besimin atehere i krishteri duhet te ndahet. Ne qofte se i shoqi, qe nuk eshte i krishter, nuk ndalon besimin e te shoqit, atehere i krishteri duhet ta mbai martesen. Nga kjo martesa, duke respektuar besimin e te shoqit kristian, i shoqi qe nuk eshte i pagezuar, dhe femijet (se ne lashtesi femijet i perkisnin vetem babait ne qofte se kishte divorc ne familje) shpetoheshin per ndjenjat e mira kundrejt besimit te te shoqit kristian. keta ishin 'spektatoret' e besimit (I Pe 3.2). Duhet te themi se martesa midis nje te krishteri dhe nje te besimi tjeter ndalohet dhe ketu flasim per martesen qe ishte bere para besimit.

    Kategori e gjashte e atyre qe shpetohen pa pagezim, edhe pse njohin shume gjera per besimin e krishtere dhe disa here njohin shume mire Biblen dhe e lexojne nate e dite, jane te gjithe ata njerez me motive te mira qe kishin shortin te lindin dhe te rriten ne shoqeri heretike, dhe qe nuk kane pergjegjesi per gjendjen qe ndodhen por jane vetem tipikisht nestoriane, monofisite, papike, anglikane, protestante etj. Keto levizje heretike nuk jane Kisha ne asnje menyre pa le c'thuhet nga 'theologe' te ndryshem. Eshte e sigurt ama se midis tyre ishin dhe gjenden shpirtera te zgjedhura me besim te forte, ata qe bejne jete te drejte dhe duan Zotin por jane te pafajshem per vendin qe u zgjodhi Zoti te jetojne. Gutembergu, Paster, Mendel, Maria Xhons qe ishte nene e tete femijeve dhe qe krijoi Shoqerine Biblike pak a shume te gjithe dime jeten e tyre, dhe besimin e tyre. Keta jane njerezit qe nga dashuria dhe besimi kerkojne per jete Zotin (Psalm 9.11, 13.2, 21.27, 24.19, 33.5, 33.11, 52.3, 68.13, 76.3, 118.10 etj). Keta nuk jane Kristiane se jane te papagezuar por lexojne biblen dhe jane katekizuar dhe Zoti nuk u mohon shpetimin.

    Kategori e shtate dhe e fundit jane te gjitha foshnjat e pafajshme qe vdesin pa u pagezuar. Keshtu Joan Krisostomi qe u pagezua 25 vjec, Vasilios i Qesarise qe u pagezua 28, Grigor Nazianzinos qe u pagezua 30 vjec, keta ishin te katekizuar qe te vegjel. Ne qofte se vdisnin pa u pagezuar kur ishin te vegjel nuk do shkonin ne fer sic thone shume sot per foshnjat e pa-pagezuara. Femijet e vegjel nik dallohen nga pagezimi. C'e do pagezimin kur ata behen bura por nuk mbajne fjalen e Krishtit??

    Mund te kete edhe kategori te tjera njerezish qe shpetohen pa u pagezuar dhe qe une nuk i mendova. Ai ama qe i erdhi ora te pagezohet dhe e mohoi pagezimin sic thote Zoti (Mr 16.16), ai sigurisht u denua, dhe vajti ne fer sic thote ne vazhdim Zoti.

    vijon nje tekst permbledhes i atyre qe shkrova me larte ne latinisht, ne qofte se doni ta perdorni gjetke...

    Summarium
    Salvantur Immersabiles?

    Septem minimum multitudines immersabilum salvantur. a) Iusti tam ex Israel quam ex gentibus, qui ante Christum morui sunt quibusque Iesus Christus in inferno praedicavit et eos salvavit. b) Homines illi ex gentibus de quibus Paulus apostolus dixit: Cum gentes quae legem non habent, naturaliter quae legis sunt faciunt eiusmodi legem non habentes, ipsi sibi sunt lex: qui ostendunt opus legis scriptum in cordibus suis, testimonium reddente illis coscientia ipsorum, et inter se invicem cogitationum accussantium, aut etiam defendentium: in die cum iubicabit deus occulta hominum, secundum evangelium meum per Iesum Christum (Ro 2.14-16). c) Carnifices qui, martyrum christianorum fidem innocentiamquae videntes, in Christum crediderunt et statim Domino mortui sunt sine baptismo et sine ulla catechesi. d) Martyres catechumeni in fidem Christianorum, qui sine ullo baptismo Domino Iesu Christo mortui sunt. e) Coniuges Christianorum, virorum et feminarum, qui non Christiani sunt, de quibus Paulus scripsit (I Co 7.12-16). f) Illi qui in haeresibus numerosis crimine carentes et innocentes et bonae praepositiensis homines sunt et opera bona habent; qui sunt catechumeni Bibli, in quam nocte dieque incumbunt. g) Pueres infantes et immersabiles, qui ante tempus et subito sine baptismo mortui sunt.

    Sunt autem etiam aliae multitudines immersabilium qui salvantur, quae quidem ego non cogitavi.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tannhauser, shkrimi yt m'u duk interesant.
    Do doja te di nese e ke shkruar vete apo e ke marre nga ndonje material i ardhur nga tradita ortodokse apo shkrimet e eterve?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Do doja te di nese e ke shkruar vete apo e ke marre nga ndonje material i ardhur nga tradita ortodokse apo shkrimet e eterve?
    E kam shkruar bashke me nje tjeter, duke perdorur si literature Biblen, shkrime te eterve, traditen ortodokse dhe literature tjeter te botuar fetare (ortodokse).

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Botohet i plote ketu: Symbole (inspectio Solemnitatis), faksis 9, Aprilis - Iunius 2005.

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •