Botohet me bekimin e Fortlumturisë së Tij
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasit
Ribotim i librit "Mëngjesorja" shtypur në Shtypshkronjën "Ngjallja" në vitin 1977
Ky libër vjen për të mbushur një boshllëk të rëndësishëm të adhurimit të përditshëm të besimtarit. Ndërsa prej kohësh ka dalë në qarkullim të gjerë dhe është bërë një lutje e domosdoshme e besimtarëve «Pasdarka», me të cilën mbyllet dita, ka munguar deri tani lutja e mëngjesit, «Mëngjesorja», me të cilën nis dhe bekohet dita.
Ky libër nuk e përmban të tërë «Mëngjesoren», por një përmbledhje të saj, një përzgjedhje të lutjeve bazë, në mënyrë që shkurtimisht të bëhet i mundur përdorimi nga ana e të gjithë të Krishterëve Orthodhoksë shpresëtarë. Lutja është frymëmarrja e shpirtit. Të paktën në mëngjes dhe në mbrëmje le të kushtojmë një farë kohe për të komunikuar me Zotin e Perëndinë tonë, që të marrim hir dhe fuqi prej Tij. Dhe sigurisht gjatë gjithë ditës mund dhe duhet të jemi në kontakt me Të, nëpërmjet lutjes tepër të shkurtër, por dhe shumë të fortë të Jisuit: «0 Zot, Jisu Krisht, mëshiromë [mua mëkatarin]», ose «...mëshirona» etj.
Krijoni Kontakt