Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Mendimi Shkencor Gjate Shekujve .

    Mendimi shkencor, pa dyshim,ēdoherė ka inicuar progres, tė cilin njerėzimi e ka realizuar nė epoka tė ndryshme tė historisė sė tij. Njeriu, duke shfrytėzuar metodat eksperimentale, qysh nė fillim tė historisė sė tij, ka arritur tė gjejė rrugėn, me tė cilėn ka arritur deri te e vėrteta shkencore, e cila pėrfshin shkencat natyrore themelore: kimi, fizikė, matematikė, astronomi, gjeologji, biologji si dhe aplikimin e shkencės nė mjekėsi, bujqėsi, teknikė, farmaci, veterinari etj. Shumė historianė, tė cilėt miren me historinė e shkencės dhe kulturės, tregojnė vetėm pėr dy periudha:Periudha Greke dhe Periudha e Renesansės Evropiane duke mos pėrfillur plotėsisht rrjedhat kulturore tė popujve lindorė, tė cilat i kanė paraprirė Periudhės Greke tė zhvillimit tė mendimit shkencor (Kinez, Sumer, Asir, Babilon, Fenikas si dhe kultura dhe civilizimi i egjiptasve tė vjetėr). Kėshtu shumica prej tyre Periudhėn e Aleksandrisė ia bashkangjesin asaj Greke. Aleksandria ka qenė prijėse pėr disa shekuj me radhė nė mendimin shkencor. Ėshtė e vėrtetė se ajo ka qenė vazhdim i Periudhės Greke, por nė tokėn egjiptase me qendėr nė Aleksandri, me universitet tė vjetėr, me bibliotekė tė pasur dhe muze tė mėdha. Gjėja e tretė, tė cilėn dėshirojmė tė theksojmė dhe e cila i pėrket historisė sė shkencės dhe mendimit shkencor ėshtė mospėrfillja e rolit tė shkencėtarve arabė, tė cilėt nė Periudhėn Islame kanė pėrkthyer nė gjuhėn arabe,kanė pėrparuar, pasuruar dhe zgjeruar shumė shkenca dhe tė mbėrrimet kulturore tė popujve perėndimorė dhe tė popujve tė tjerė. Veprat e shkencėtarėve arabė kanė qenė literaturė themelore nė universitetet evropiane deri nė fund tė shek. XVII. Shumė historianė, tė cilėt shikojnė gjėrat objektivisht dhe i japin mirėnjohje shkencėtarėve arabė dhe pohojnė se pa ta shkencėtarėt e Renesansės Evropiane do tė ishin tė detyruar tė fillojnė prej nga kanė filluar kėta, e me kėtė edhe karvani i zgjimit kulturor do tė vonohej disa shekuj. Nė kėtė pjesė do tė tentojmė tė tregojmė epokat e ndryshme shkencore, para se tė tregojmė se ēka kanė kontribuar shkencėtarėt arabė nė fushėn e shkencave natyrore.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    1. PERIUDHA MË E VJETËR

    Disa historianë konsiderojnë se njohuritë shkencore kanë filluar qysh nga epoka e gurit, kur njeriu para 400.000 vjetësh ka bërë armë dhe vegla prej guri me formë të caktuar, që është një dëshmi se të menduarit mbi formën dhe përdorimin i ka paraprirë formimit të tyre. Pa dyshim se njeriu i parë në tentimet e tij ka dështuar, bile shumë herë. Ato janë forma primitive të provave e të eksperimenteve, në të cilat ai ka gabuar dhe i ka përmirësuar gabimet e veta deri,sa më në fund,ka gjetur rrugën për zgjidhjen e problemeve të veta të përditshme, e me te edhe rrugën kah shkenca dhe e vërteta shkencore. Kështu, njeriu para më tepër se 30.000 vjetësh ka ditur për vizatim, ndërsa para 15.000 vjetësh ka filluar të merret me bujqësi dhe në këtë mënyrë prej vjeljes së frutave të gatshme ka kaluar në prodhues, dhe ka prodhuar më tepër se sa ka qenë e nevojshme për jetë. Me kalimin e kohës ka mësuar kohën më të mirë për mbjellje dhe korrje. Këtë e ka lidhur me orët e punës dhe të pushimit, ditën dhe natën, lëvizjen e diellit,të hënës dhe të trupave të tjerë qiellorë. Me zhvillimin më të shpejtë të kulturës dhe të civilizimit njerëzor vjen deri te shfaqja e jetës në bashkësi dhe atëherë, njeriu prej kohës së gurit kalon në kohën e metalit (bronzës, hekurit). Me zhvillimin më të shpejtë të kulturës dhe afarizmit të ndërlikuar ka ardhur deri te zhvillimi i tregëtisë,te përdorimi i numrave dhe në përdorimin e letrës së "gozhduar". Në bazë të këtyre u formuan civilizime dhe kultura të larta buzë lumenjve dhe në luginën e Nilit në Egjipt, në meslumenjve (Mesopotami) te asirët,te babilonasit,te sumerët dhe pas meslumenjve te indusët (Indi) dhe te kinezët. Në këto vende ka shkëlqyer shkenca dhe mjeshtria: astronomia, matematika, minerologjia, teknika, mjekësia, balsamimi etj. Mendimi shkencor,në këtë periudhë më të vjetër,i ka dhuruar njerëzimit shumë forma komoditeti dhe luksi, të cilët kanë qenë të panjohura për njerëzimin në fillim të historisë së saj. Atëherë njeriu, u vendos në banesa, ndërtoi tempuj (falëtore) dhe varreza, u mor me mjekësi, prodhoi letrën, qelqin, ngjyrën dhe tesha, përgatiste aroma dhe barëra dhe në fund shpiku shkrimin dhe me te, ka shënuar diturinë e vet në papirus dhe në mure të tempujve me hieroglife te egjiptasit e vjetër, ndërsa te asirët dhe babilonët në pllakën e argjilit me letër të "gozhduar".
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    2. PERIUDHA GREKE

    Të arriturat shkencore të popujve lindorë kanë kaluar te grekët dhe, nga shekulli i VII p.e.r., shkëlqen kultura dhe shkenca greke. Shumë shkencëtarë grekë filluan të merren me shkencë dhe filozofi, duke dhënë supozime dhe teori të ndryshme. Më të shkëlqyeshmit në mesin e tyre ishin: Talesi i Miletit (rreth 640-546 p.e.r. njëri prej "shtatë dijetarëve" të cilin Aristoteli e emërton si themelues të filozofisë natyrore,të fizikës dhe themelues të shkollës filozofike të Miletit. Ai ka mësuar se uji është arhe dmth. burim i çdo gjëje ekzistuese; Anaksimandri i Miletit (rreth 610-546 p.e.r. filozof grek, nxënës i Talesit,I cili për burim dhe strehim të çdo gjëje e ka marrë apeiron-in dmth. ajo që është e pacaktuar,e padefinuar,e pafund); Anaksimeni i Miletit, (585-528 p.e.r. filozof grek, nxënës i shkollës së Miletit, ka mësuar se ajri është arhe, dmth. burim i çdo gjëje që ekziston); Hipokrati (460-377 p.e.r.) mjek grek, njëkohësisht mjeku më i madh i kohës antike, në kohën e Perikleut ka udhëhequr shkollën në ujëdhesën Kos, me veprimtarinë e vet ka përfshirë më së miri diturinë mjekësore të kohës së vet dhe ka qenë inicues i shërimit klinik. Teoria e tij bazohet në ndryshimin e lëngjeve trupore. Njëra ndër teoritë kryesore të tij është shërimi i vet fuqisë së natyrës. Etika e tij është themel i betimit me të cilin e betohen mjekët, (Betimi i Hipokratit); Pitagora nga Somosa (shek. VI p.e.r.) filozof grek dhe matematicient, themelues i shkollës, i cili ka mësuar se numri është thelbi dhe principi i çdo gjëje që ekziston dhe se bota është sistem harmonik i numrave dhe marrëdhënieve të tyre. Teorema e Pitagorës, tabela e shumëzimit dhe sistemi dekad është nxitur nga kjo shkollë, Demokriti (460-370 p.e.r.) filozof grek, ka ndërtuar sistemin atomistik të filozofisë së natyrës,se ekziston vetëm atomi dhe hapësira e zbrazët,se shpirti është ndërtuar prej "atomeve më të zgjedhura (elegant, delikat) të zjarrit",se pamja është pasqyrim mekanik i kushtëzuar me figura, të cilën kjo e kushtëzon, i përshkruhen fragmente mbi jetën korekte, i cili përmban elemente të etikës eudajmonistike, drejtimi filozofik, i cili gëzimin dhe lumturinë e konsideron motiv kryesor, shkakun dhe qëllimin e të gjitha aspiratave tona; Sokrati (470-399 p.e.r.) filozof grek, mësimi i tij shënon preorientimin e filozofisë nga kosmologjike-ontologjike kah antropologjike-etike të pyetjeve, filozofinë e tij e karakterizon metoda e posaçme: pas konfirmimit të kundërthënieve dhe të panevojshmërisë me kuptime dhe bindje të zakonshme konstatohet mungesa e diturisë dhe pas provave sistematike dhe me ndihmën e analizave të shumta, shembujve (indukcioni) bashkëbiseduesi të bindet vetë dhe të vijë deri te e vërteta, kuptimi në formë të definicionit të shprehjes së diturisë, e cila sipas paragjykimit në formë të paqartë dhe në ndërdije ka ekzistuar më parë; Platoni (427-347 p.e.r.) filozof grek, nxënës i Sokratit dhe mësues i Aristotelit. Filozofija e tij bazohet në teorinë e formës, sipas së cilës ndryshimet individuale të gjërave të botës së ndjenjave janë imitim i papërsosur i formave transcedente dhe formave të përgjithshme të pandryshuara (ideja) e kuptueshme vetëm e kontenplacionit të shpirtit. Njohja është kuptim i pavdekshmërisë së shpirtit në botën e formës, Aristoteli (384-322 p.e.r.) filozof grek, mësues i Aleksandrit të Madhë të Maqedonisë, themelues i shkollës peripatetike (Likej). Së bashku me Platonin është filozofi më eminent i shekullit të vjetër. Ka mësuar se ontike është primare, ajo është individuale (supstanca), që është bashkimi i materies dhe formës, me ç'rast forma është çdoherë prezente në materie si mundësi dhe tendencë e saj. Materia dhe forma janë ketëgori relative, me ç'rast bota është sistëm i hierarkisë dhe teologjisë, në maje të së cilës është një formë e vetme e pastër, iniciator i pëlëvizshëm i çdo gjëje që lëviz - Zoti. Logjikën e ka themeluar në mësimin e tri principeve të mendimit të shëndosh; principi i identitetit,i kundërthënies dhe eliminimi i të tretës. Në etikë ka përfaqësuar audajmonizmin racional dhe në te ka themeluar doktrinën mbi virtytin (vlerën) intelektual dhe virtytet e karakterit. Kjo e dyta është përmbajtja racionale e arsyeshmërisë në mes të dy ekstremeve. Emrat e këtyre filozofëve edhe sot e kësaj ditë dëgjohen dhe përmenden. Mendimi shkencor në këtë periudhë greke i ka dhuruar njerëzimit më shumë se cila do periudhë tjetër para kësaj si në lëminë e filozofisë dhe të shkencës,ashtu edhe në teori dhe ligje, të cilat njerëzimi më parë nuk i ka njohur. Kështu njerëzimi u njohtua me ligjet e kimisë,me teorinë e elementeve, dhe të numrave,me teorinë atomistike të Demokrtitit,me teorinë e Hipokratit në mjekësi,me teorin e Pitagorës në matematikë, me teorin e Platonit në gjeometri,anatomi, biologji dhe minerologji, duke marrë nga mësuesi i parë, Aristoteli, më shumë se prej cilitdo tjetër. Shkenca greke zotëronte dhe Athina mburrej me Akademinë e Platonit dhe me Liken e Aristotelit. Kultura dhe shkenca greke dominonte edhe në vendet fqinje, të cilët dikur kanë pasur kulturë të zhvilluar, por që s‘ka qenë e fortë e të durojë mendimin shkencor të vrullshëm grek. Kjo është shkas për shumë historianë që periudhën greke ta marin si fillim të vërtetë të mendimit shkencor, edhe pse është e qartë se kultura dhe shkenca greke nuk ka mundur papritmas të paraqitet në këtë nivel, duke mos shfrytëzuar kulturat, të cilat kanë paraprirë. Historikisht janë vërtetuar kontaktet dhe lidhjet e shkencëtarëve grek me shkencëtarët egjiptasë në brigjet e Nilit dhe me babilonasit në Mesopotami. Nuk ka dyshim se mendimi shkencor në periudhën greke ka bërë kërcim të madhë dhe i ka dhuruar njerëzimit komoditët shpirtëror dhe kulturë materiale. Kjo periudhë e artë e civilizimit dhe kulturës greke, fatëkeqësisht ndërpritet me vdekjen e Aleksandrit të Maqedonisë, mbret i Maqedonisë dhe djali i Filipit II dhe Olipisë, njëri prej udhëheqësve më të mëdhenj botëror, nxënës i Aristotelit. Me ndihmën e tij ka ardhur deri te paraqitja dhe zgjerimi i kulturës helene në Lindje, e cila ka qenë përzierje e kulturës greke dhe asaj të Lindjes së Afërt. Pasi që Aleksandrin nuk ka pasur kush ta trashëgojë, udhëheqësit e tij (dijadosët) filluan luftën mes vete për pushtet. Në këtë luftë pësuan shumë shkencëtarë,ndërsa shumica kanë qenë të detyruar që ta lëshojnë Greqinë.

    Vijonnnnnnnnnnnnnnn-------------
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    3. PERIUDHA E ALEKSANDRISE

    Një numër i madh shkencëtarësh grekë emigruan pas Ptolomeut në Aleksandri të Egjiptit. Ptolomeu ishte adhurues i shkencës dhe mbrojtjes i shkencëtarëve. Për këtë arsye nuk është për t'u çuditur që një numër i madh i shkencëtarëve e lëshoi Athinën dhe shkoi në Aleksandri ku e themeluan Universitetin e Aleksandrisë qysh në shek. III p.e.r.dhe kështu krijuan kulturën dhe civilizimin e lartë. Në këtë mënyrë ata e bartën qendrën e krijimit të shkencës dhe të kulturës prej Athinës në Aleksandri. Universitetin e themeloi Ptolomeu,kurse Stratoni plot 20 vjet e udhëhoqi Universitetin dhe në fund përsëri kthehet në Athinë dhe vazhdon punën në Like edhe 8 vjet Universiteti i Aleksandrisë nuk ka pasur vetëm institutin, por ka pasur edhe bibliotekën me mijra vëllime si dhe muzeun me laboratorium, kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik. Kështu Aleksandria bëhet prijatare e rilindjes kulturore dhe ishte dritë e shkencës për disa shekuj me radhë. Mendimi shkencor në këtë kohë ua dhuroi njerëzimit, kulturën, të cilën më parë nuk e ka pasur. Kjo u bë me ndihmën e disa shkencëtarëve si: Ptolomeu, Arhimedi, Galeni, Dioskoridi, Oribasios, Berklis, Theon dhe vajza e tij Hypatija. Këta kanë lënë shumë vepra shkencore. Mjafton të theksojë vetëm Ptolomejun (Claudius Ptolomej, astronom grek, matematicient dhe gjeograf, përfaqësues i shkollës së Aleksandrisë, krijues i sistemit botëror,të bazuar në teorinë gjeocentrike - Toka paraqet pikën e caktuar të palëvizshme,pra është qendra e sistemit diellor, planeteve, yjeve dhe të kometave, të cilët sillen rreth saj. Ky sistem vlente deri te koha e Kopernikut, i cili vërtetoi rrotullimin e dyfishtë të planetëve: rreth aksit të vet dhe rreth Diellit vepra e tij ‘’Almagest’’ në astronomi, e dyta në gjeografi, e treta në optikë).Ta përkujtojmë Euklidin dhe veprën e tij të shquar ‘’Elementet e gjeometrisë’’, Galeni dhe vepra e tij në mjekësi, Dioskoridi dhe vepra e tij në botanikë, Theonea dhe vepra e tij në matematikë, Oribasiosa dhe vepra e tij në mjekësi dhe shumë të tjera. Këto vepra ishin literaturë kryesore, e cila është përkthyer, studiuar dhe analizuar gjatë shekujve mesjetar. Universiteti i Aleksandrisë ishte qendër e krijimtarisë aktive intenzive shkencore. Shencëtarët në këtë Universitet i kanë plotësuar dhe përparuar shumë njohuri shkencore. Për fat të keq, biblioteka e Aleksandrisë është djegur shumë herë. Bibliotekën e ka djegur Julia Cezari gjatë ikjes, ose atë e ka djegur masa e popullit, e cila ka detyruar për të ikur, ndërsa Mark Antonio,ia dhuroi Kleopatrës 200.000 vëllime nga biblioteka e Azisë së Vogël që ta kompenzoj këtë humbje të madhe. Biblioteka e Aleksandrisë edhe pas kësaj pësoi disa djegie dhe, në fund,njëra prej tyre e shkatërroi plotësisht. Për shkak të konfrontimit në mes të krishterëve dhe idhujtarëve, shkencëtarët për herë të dytë ishin të detyruar të emigrojnë. Rruga ata i çonte tash kah Lindja ku një kohë ndejtën në Edesë, pastaj vazhduan kah drita, e cila shkëlqente nga Lindja Arabe, kah Bagdadi, kryeqyteti i Abasitëve. Njerëzimi ka shkuar pas mendimit shkencor, sepse ajo i ofronte rehati dhe kulturë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    4. PERIUDHA ISLAME

    Islami i ka dhënë nxitim të madh shkencës. Mrekullia më e madhe e Islamit është Kur'ani, ndërsa ajeti i parë është Ikre (lexo, mëso, studio). Në shumë ajete të Kur'anit islami kërkon që të mendohet për mbretërinë e qiellit dhe Tokës,për kozmosin dhe për qeniet e gjalla në të, si dhe prej çka janë krijuar? Ajetet e Kur'anit bëjnë qartë dallimin në mes të atyre që dinë dhe të atyre që nuk dinë,atyre që i kanë kontribuar shkencës dhe që nuk i kanë kontribuar. I dërguari i Zotit xh.xh. Muhammedi a.s. i ka dhënë përparësi mbledhjes shkencore, ndaj mbledhjes për shkak të dhikrit. Ai ka ndarë njerëzit në tri kategori: alimët, nxënësit dhe njerëz të tjerë të zakonshëm. Ai i ka dhënë detyrë çdo myslimani që ta kërkojë shkencën ose dijen prej djepit deri në varr, të kërkoj shkencën edhe në Kinën e largët. Ai ka bërë krahasimin në mes të ngjyrës së lapsit të shkencëtarit dhe gjakut të shehidit, duke i dhënë përparësi çdo herë të parit. Ai ka thënë se një hap në rrugën e shkencës është më mirë se njëqind marshime ushtarake. Ka shumë ajete dhe hadithe, (është e pamundur të numërohen tëgjita) që stimulojnë fort kërkimin e shkencës. Për këtë arsye kur janë rregulluar marrëdhëniet brenda Shtetit Islam, i cili territorialisht shtrihej prej Kinës në lindje e deri në Francë në perëndim, shkencëtarët islamë menjëherë filluan veprimtarinë përkthyese në të gjithë lëmenjtë e shkencës. Ata kanë përkthyer vepra nga kultura e grekëve, romakëve, nga kultura e Persisë, Indisë, Kopte, Arameje dhe nga gjuha hinduse. Kanë përkthyer me mijëra libra dhe kanë themeluar shumë biblioteka. Kalifët dhe Emirët, me bujari, i kanë ndihmuar shkencëtarët në veprimtarinë e tyre. Kalifi Harun ar-Reshid ka marrë haraqin në libra, ndërsa kalifi Al-Me'mun peshën e veprës së përkthyer e ka paguar me ari. Para se u themeluan shkollat, oborri i kalifit, shtëpia e shkencëtarit, bibliotekat, xhamitë dhe mesxhidet kanë luajtur rolin e universitetit, të cilat i vizitonin studentët nga të gjitha vendet e botës. Çdo kush që kërkonte shkencën në atë kohë, gjente vendin ku përfitohet dituria,gjente mësuesin para të cilit ka mësuar dhe mjetet materiale me të cilat ka qenë e siguruar ekzistenca e tij gjatë shkollimit. Kështu xhamitë: Al-Mensur në Bagdad, Al-Emevi në Damask, Al-Azhar në Kajro, Al-Kajrevan në Tunis, Al-Karavijin në Marok, Kutuba në Endeluzi (Andaluzi-Spanjë), xhamia e madhe në San, Bejt al-Hikmet në Bagdad, Dar al-Ilm në Mosulu, biblioteka Ibn Sevar në Basra, Ibn ash-Shatir në Siri dhe Dar al-Hikmet në Kajro kanë qenë vatër të shkencës dhe të mendimit shkencor, institute në nivel më të lartë, të cilët kanë punuar në kuadër të kalifëve dhe mbretërive të disa oborreve mbretërore si këto: Al-Me'mun, Nizam al-Mulk, Nureddin Zenki, Al-Hakim bi Emirill-llahi, Sallahuddin Ejub dhe shumë të tjerë, të cilët zënë vend më të lartë kur është fjala për shkencë, për veprimtari shkencore dhe për përkrahjen, të cilën njerëzit eminentë ia kanë dhënë. Në këtë rreth të shëndoshë shkencor, në një atmosferë të mendimit të lirë dhe të kërkimit shkencor, lindi një numër i madh shkencëtarësh, të cilët mund të numërohen në kapacitetet më të mëdha të të gjitha kohërave. Gjuha arabe ishte gjuhë e shkencës, me të janë shkruar shumë vepra, të cilat janë lexuar në të gjitha vendet e Shtetit Islam. Aktiviteti i përkthimit shkëlqente, përjetoi lulëzim të madh dhe pastaj erdhi periudha e krijimit origjinal në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë. Janë përkthyer shumë vepra shkencore, ndërsa me kohë u krijuan edhe vepra origjinale. Mendimin shkencor e kanë pasuruar me teori të reja,mirpo shikimet dhe mendimet e tyre, fatkeqësisht, i janë atribuar të tjerëve. Ata kanë folur për evolucionin,për krijimin dhe zhvillimin e jetës si dhe ndikimin e mjedisit në qeniet e gjalla. Rreth këtyre disa shekuj para Lamarkut dhe Darvinit, kanë shkruar Ibn Miskavej, Ihvan as-Safa dhe Ibn Haldun. Kanë caktuar ligjin e përgjithshëm të gravitetit dhe kanë precizuar kuptimet themelore të mekanikës: shpejtësinë, peshën dhe hapësirën edhe pse këto më vonë i janë përshkruar Njutnit. Është vërtetuar se për këto kanë shkurar Al-Hazin e shumë të tjerë me qindra vjet para Njutnit. Ibn al-Nefis disa shekuj para Herfit ka sqaruar qarkullimin e vogël të gjakut, ndërsa Ibn al-Hejsem natyrën e dritës, shpejtësinë dhe ligjin e thyrjes së saj shumë më herët se shkencëtarët evropianë. Përveç këtyre, shkencëtarët arabo-islam kanë matur gjatësinë e meridianit të Tokës, kanë regjistuar barasditën pranverore dhe vjeshtore, kanë caktuar dimensionet e planeteve dhe largësinë ndërmjet tyre para Galileit, Keplerit dhe Kopernikut. Dukshëm e kanë përparuar edhe astronominë. Njohjet astronomike kanë plotësuar dhe kanë zgjeruar Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Kindi, Al-Havarizmi, As-Sufi e shumë të tjerë. Al-Havarizmi ndër të parët ka përdorur numrat në matematikë, në vend të llogaritjes shkrimore (me shkrim). Ai ka caktuar dy seri të numrave: e para është njohur me emrin si numra indianë, e dyta është e njohur me emrin gabare, ose numra arabë. Seria e parë e numrave përdoret dendur në lindjen arabe, ndërsa e dyta përdoret në pjesën perëndimore arabe dhe në Evropë. Al-Havarizmi gjithashtu ka sistematizuar diturinë e shpërndarë deri atëherë nga matematika, duke ia vënë themelet e aritmetikës dhe të algjebrës. Shkencëtarët arabë gjithashtu kanë shkruar një numër të madh veprash nga biologjia, mineralogjia, astronomia, matematika, kimia, farmacia, trigonometria, gjeometria, mjekësia, muzika etj. Është e pamundur të ceken të gjitha meritat, që kanë dhënë për përparimin e shkencës dhe të mendimit shkencor si p.sh. Ibn al-Hejsem, Al-Bejruni, Al-Kindi, Al-Gafiku, Al-Bagdadi, Al-Kazvini, Ibn Miskavejh, Al-Gjahiz, Gjabir ibn Hajjan, Ibn an-Nefis, Ibn al-Bejtar, Davud al-Antaki, Al-Makidisi, Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Idrisi, Ibn Magjid, Ad-Dejnuri, As-Sufi, Ibn Hamza, Ibn Junus, Ar-Razi, Al-Gjeldeki, Al-Havarizmi, Musa Ibn Shakir etj. Veprat e këtyre shkencëtarëve kanë qenë literaturë themelore në universitetet evropiane deri në fund të shek. XVII. Shumë historianë perëndimorë i japin mirënjohje shkencëtarëve islam për meritat që kanë për kulturën e njerëzimit. "Ne evropianët" thotë Cagori "mendojmë se kemi dhënë dhe kemi vërtetuar shumë teori, shikime dhe mendime, por në fund prapë konstatohet se arabët në to na kanë kaluar (lënë mbrapa). Popujt arabo-islame kanë bartur flamurin e rilindjes kulturore disa shekuj me radhë, në kohën kur Evropa ka qenë në detin e errësirës. Mendimi shkencor në periudhën islame i dhuroi njerëzimit shumë forma të rehatisë, kulturës, mirëqenies, duke ua dhurar mësuesin Al-Farabi dhe Ibn Sina". Sikur të kishte vazhduar zgjerimin e saj ky zgjim i përgjithshëm shkencor, renesansa evropiane me të cilën Evropa sot mburret, do të ishte vepër e popujve islam. Por Bagdadi ra para sulmit të mongolëve dhe tatarëve, më vonë të Turqisë dhe kolonizmit të Evropës perëndimore ... dhe Evropa u zgjua.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    5. PERIUDHA E RENESANSËS EVROPIANE

    Në kohën kur civilizimi dhe kultura arabe, në periudhën islame, filloi të dobësohet dhe të zhduket, Evropën e kaploi vala e re e zgjimit kulturor. Evropianët kanë pranuar të arriturat arabe në fushën e shkencës dhe të kulturës. Shekulli XIII është periudha e përkthimit nga gjuha arabe në atë latine dhe njëkosisht zënja fillë e universiteteve të Paristi, Oksfordit, Kembrixhit, univeristeteve në Itali dhe në vendet tjera evropiane. Një numër i madh i shkencëtarëve dhe profesorëve universitarë kanë ndikuar fuqishëm në zgjimin e mendimit shkencor evropian. Në mesin e tyre vend të posaçëm zënë Robert Grost, Albert Megnus, Roxher Bekon etj, gjatë shekullit XIV dhe XV. Pasojnë edhe zbulimet e mëdha gjeografike kështu që Vasko de Gama lundron rreth Afrikës dhe arrin deri te arkipelagu i Malezisë. Kapiteni i anijes në këtë rrugë ishte Ibn Mexhid. Kristofor Kolombo duke kërkuar rrugën për në Indi arriti në Amerikë. Zbulimi i shtypit kah gjysma e shek. XV paraqet kthësë në zgjimin kulturor të Evropës. Atëherë bëhet ringjallja e kulturës dhe e civilizimit grek dhe arabo-islam. Shumë vepra greke dhe arabo-islame në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë janë publikuar dhe kështu janë përhapur. Emrat më të shkëlqyeshëm të renesansës evropiane janë: Frensis Bekon, Rene Dekart, Isak Njutn, Johan Kepler, Nikolla Kopernik, Galileo Galileu, Gjordano Bruno, Antoan Lavuazije, Lui Paster, Robert Koh, Çarlls Robert Darvin, Zhan Batist de Mone Lamark, Zhorzh Kivje, Xhon Dalton etj., të cilët kanë ndikuar fort në zhvillimin e shkencës dhe të mendimit shkencor në periudhën e zgjimit të Evropës. Me zbulimin e mikroskopit bëhet revolucion edhe në shkencat biologjike (Anton von Levenhuk). Me themelimin e universiteteve dhe institucioneve të tjera shkencore, hapen horizonte të reja të njohjes. U bë ndarja e shkencave natyrore, ndaj ishte i pamundur arsimimi i gjithanshëm i njeriut sikur më parë. Në vend të arsimimit encikolopedik u kalua në specializime në disa lëmenj të shkencave. Të gjitha këto nxitën zbulime të rëndësishme, të cilat së shpejti njeriun e shpiejnë në kohën atomike dhe raketore.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    6. PERIUDHA E RE

    Nuk ėshtė aspak lehtė tė caktohet kufiri ndėrmjet periudhės sė renesansės evropiane dhe kohės sė re. Shumica mendojnė se koha e re nė tė vėrtetė ėshtė vazhdim i periudhės sė renesansės. Mendimi shkencor, me shpejtėsi tė madhe, ka shtyrė njeriun pėrpara. Ai duke vėnė nė shėrbim fuqinė e avullit tė ujit, shumė shpejt sundoi mbi elektricitetin, ndėrsa me thyerjen (zbėrthimin) e atomit, njeriu kėrceu nė kohėn atomike dhe raketore dhe, mė nė fund, me anije kozmike filloi pushtimin e gjithėsisė. Pėrparimi i teknikės i kontriboi edhe pėrparimit tė ekonomisė, radioteknikės dhe televizionit. Ne sot, me pėrpikėri, flasim pėr strukturėn e atomit, pėr viruset dhe pėr bakreriet, duke u mbėshtetur nė mikroskopin elektronik, i cili zmadhon me qindra mijėra herė, lansojmė raketa disa fazėshe, ndaj kėsaj apo asaj planete me shpejtėsi mbi 70.000 km/h, ndėrsa udhėtimi pėr nė Hėnė me pėrdorimin e lėndės djegėse atomike do tė zgjasė disa orė.

    Me zbulimin e spektoroskopit njeriu i kuptoi elemetet e planeteve dhe tė trupave tė tjerė qiellorė. Me qzbulimin e penicilinit, sulfapreparateve dhe tė antibiotikėve tė tjerė janė arritur suksese tė mėdha nė mjekėsi, nė shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme. Tė dy luftėrat botėrore nė masė tė madhe kanė ndikuar si nė zhvillimin e mendimit shkencor, po ashtu edhe nė orientimin e kėrkimveve shkencore. Pėrparim i madh ėshtė arritur nė industrinė ushqimore dhe nė lėminė e sintezės sė materialeve organike. Me zbatimin e kėtyre rezultateve u bė i mundshėm prodhimi i materialeve tė ndryshme sintetike: kauēukut, benzinės, fijeve artificiale dhe mjete tė ndryshme, tė cilat pėrdoren pėr pastrimin kimik.

    Nė Luftėn e Dytė Botėrore tė dy blloqet punonin ngutshėm nė zbulimin e fshehtėsisė sė energjisė atomike. Aleatėt, tė parėt ia arritėn qėllimit, ndaj njerėzimi pėr herė tė parė u bind nė fuqinė shkatėrruese tė energjisė nukleare me anė tė bombės atomike, e cila u gjuajt nė Hiroshimė dhe Nagasaki. Prej asaj dite e kėndej dėgjojmė pėr reaktorėt nuklearė, tė cilėt prodhojnė elemente radioaktive: arin, jodin, fosforin dhe stronciumin, tė cilėt pėrdoren pėr shėrimin e shumė sėmundjeve. Gjithashtu dėgjojmė pėr centralet elektrike, tė cilėt i vėnė nė lėvizje energjia atomike, dhe pėr stacionet nė tė cilat me destilimin e ujit tė detit pėrfitohet uji i ėmbėl. Nė kėtė mėnyrė do tė zgjidhet problemi i ushqimit tė njerėzimit, qė, dita- ditės, ėshtė nė rritje e sipėr. Pėrveē kėsaj nė kohėn e re shkencėtarėt kanė arritur qė, me rrugėn kimike, tė pėrfitojnė ngjyrat sintetike, fijet sintetike, kauēukun sintetik dhe kėshtu tė rrisin sipėrfaqen mbjellėse me grurė nė tė cilat mė parė janė kultivuar bimėt industriale prej tė cilave janė pėrfituar kauēuku natyral, ngjyra dhe fije tė ndryshme natyrale. Pėrparim i madh ėshtė arritur nė kohėn e re si nė bujqėsi me zbatimin e mjeteve agroteknike, po ashtu edhe nė industri dhe nė komunikacionin tokėsor, detar dhe ajror. Ēdo ditė dėgjojmė pėr zbulimet nė lėmenj tė ndryshem shkencorė, kėshtu qė edhe ata qė janė specializuar nė degėt e caktuara, ėshtė e pamundur ta pėrcjellin zhvillimin e shpejtė tė mendimit shkencor. Njeriu pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, qė nuk ėshtė mė tepėr se 1% nė krahasim me jetėn e tij nė Tokė, me ndihmėn e mendimit shkencor kėrceu nga koha e gurit nė atė tė metalit, nė kohėn e avullit, kohėn e elektricitetit, kohėn e atomit, e ku dihet se deri nė cilėt kufij do tė arrijė nė njė tė ardhme tė afėrt.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    KONTRIBUTI I ARABËVE NË FUSHËN E SHKENCAVE NATYRORE

    Në hyrje të këtij ekspozimi shkurtimisht sqaruam të arriturat shkencore të muslimanëve dhe kontributin e tyre në zhvillimin e mendimit shkencor dhe në ndërtimin e kulturës dhe të civilizimit njerëzor. Thamë se arabët kanë pasur rolin ndërmjetësues ndërmjet shkencës greke dhe asaj të epokës së re dhe, krahas ruajtjes së kulturës greke, shumë dituri greke i kanë përparuar, zgjeruar dhe përsosur. Por me pushtimet dhe shkatërrimet mongole dhe tatare, më vonë edhe turke dhe me kolonizimin e Evropës perëndimore, e cila fatkeqësisht arriti ti shlyejë faqet më të ndritshme të së kaluarës arabe, vala e zgjimit kulturor në botën arabe u ndërpre. Në periudhën e krijimit shkencor dhe kulturor arabo-islam shkëlqyen disa emra, të cilët mund të numërohen ndër shkencëtarët më të njohur të mendimit shkencor të epokës së re. Veprat e tyre ishin tekste shkollore për studim më të lartë në universitetet evropiane deri në fund të shek. XVII. Në shkencat natyrore, posaçërisht në fushën e fizikës, matematikës dhe astronomisë, rezultate të rëndësishme kanë shënuar: Ar-Razi, Al-Kindi, Ibn al-Hejsem, Ibn an-Nefis, Ibn Sina, Al-Bejruni, Xhabir Ibn Hajjan, Al-Havarizmi, Al-Bettani, Al-Buzgjani, As-Sufi, Al-Kashi, Al-Antaki, Al-Bagdadi, Al-Hazin, Al-Kazvini, Al-Gafiki, Ibn Al-Bejtar, Al-Dumejri,- Al-Gjahidh, Az-Zehravi, Ibn Tufejl, Al-Farabi, Ibn al-Avvam, Ibn Junus, Ibn Hamza, Al-Gjeldeki, Al-Makdisi, Al-Idrisi etj. Çdo njëri prej tyre ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe gëzonte autoritet në rrethanat shkencore të kohës së vet. Ishin fort të bindur që për zhvillimin e shkencave natyrore, përveç teorisë ishte i domosdoshëm edhe eksperimenti. Kur teoria dhe ekspreimenti bashkohen, atëherë është e mundur të arrihet deri te njohuria shkencore. Me këto mësime shkencëtarët arabo-islam me të vërtetë mund të konsiderohen paraardhës të Bekonit dhe të shkencëtarëve të tjerë evropianë, të cilët janë skolastik dhe logjikës formale i kundërvihen me metoda të kuptimit dhe të cilët nisen nga eksperimenti. Njohuria e parë sipas Xhabir Ibn Hajjanit mund të arrihet vetëm me ndihmën e eksperimentit. Ai nxënësit e vet i ka këshilluar se në shkencat natyrore duhet të bazohen vetëm në eksperimente dhe të vërejnë mirë shkaqet të kuptojnë udhëzimet, sepse çdo shkencë ka metodën e vet të hulumtimit. Me punën shkencore, sidomos me metodën me të cilën janë shërbyer në kërkimet shkencore, arabët në shkencat natyrore kanë arrritur rezultate shumë të rëndësishme. Kanë kuptuar se metoda racionale vetvetiu nuk mjafton dhe se dituria nuk mbështetet vetëm në arsye, por edhe në eksperiment. Vetëm në këtë mënyrë,thotë Drajeri,kanë arritur rezultate të larta dhe të rëndësishme në matematikë, astronomi, gjeometri, trigonometri, fizikë dhe në shkenca të tjera natyrore. Shkencëtarët arabë në këtë mënyrë kanë vendosur themelet e metodave të reja të metodologjisë së punës kërkimore shkencore. Ata kanë pasur aftësi të madhe vëzhguese. Janë shëbyer me eksperimente, matjet me instrumente të ndryshme i kanë konstruktuar vet. Al-Hazin ka konstruktuar aparatin për matjen e peshës së trupave në ujë dhe ajër, Al-Bejruni, aparatin për përfitimin e peshës specifike të shumë mineraleve,të lëngjeve dhe trupave, të cilat treten në ujë, ndërsa Ibn Junus lavjersin, të cilin astronomët arabë e kanë përdorur në eksperimentet e tyre.Ata kanë matur shtypjen atmosferike dhe kanë ditur se trupi është më i lehtë në ajër se sa në tokë. Kanë ditur përbërjen dhe ndërtimin e atmosferës, kanë ditur se troposfera është më e ulët dhe shtresa më e dendur e mbështjellësit të gaztë të Tokës, në krahasim me shtresat më të larta në të cilat gazet janë shumë të rralla. Në matematikë, posaçërisht në fushën e gjeometrisë dhe të progresionit aritmetik, matematicientët arabë kanë arritur rezultate shumë të mëdha, ndërsa përmes hulumtimeve të progresioneve fuqimisht kanë ndikuar në formimin e llogaritjes diferenciale dhe integrale si dhe të tabelave logaritmike. Al-Bejruni në mënyrë shumë precize ka caktuar peshën specifike të 18 metaleve deri te decimalja e katërt, e cila nuk ndryshon nga llogaritjet më të reja në kohën tonë në të cilën janë zbuluar instrumentet më të përsosura. Mënyra e tij e përfitmit të këtyre peshave u është e njohur shkencëtarëve perëndimorë. Ar-Razi ka përshkruar 25 instrumente të metalit dhe të qelqit, të cilët nuk kanë qenë të njohura deri atëherë. Al-Idrizi, Al-Hazin, Al-Bejruni dhe shkencëtarë të tjerë kanë caktuar ligjet themelore të gravitetit. Nga vepra ‘’ Mizan Al-Hikmet’’, të cilën e ka shkruar Al-Hazin,shihet qartë se ai ka pasur paraqitje të qarta të marrëdhënies ndërmjet shpejtësisë, peshës dhe hapësirës. Gjithashtu Ibn Miskavejh, Ibn Haldun dhe Ihvan as-Safa kanë folur disa qindra vjet para Darvinit për evolucionin dhe zhvillimin e jetës, si dhe për ndikimin e rrethinës në qeniet e gjalla. Të gjitha këto, si dhe shumë argumente të tjera, tregojnë për përparësitë e arabëve në shumë disiplina shkencore. Argumenti i pamohueshëm është që Ibn al-Hejsem, Al-Hazini, Al-Bejruni, Xhabir ibn Hajjan, Ibn Sina dhe shkencëtarë të tjerë arabë kanë qenë të domosdoshëm për paraqitjen e Kopernikut, Njutnit dhe të shkencëtarëve të tjerë të renesanësës evropiane.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    MATEMATIKA, ASTRONOMIA DHE FIZIKA

    1. ARITMETIKA


    Ndoshta ėshtė e para dhe, njėkohėsisht merita mė e madhe e arabėve nė matematikė dhe astronomi, nė pėrdorimin e numrave nė vend tė llogaritjes sė gjatė me shkrim, e cila ka qenė deri atėherė.Kur u njohėn arabėt me tė arriturat e matematicientėve tė lindjes, prej hindusve (Indi) morėn numrat: shifrat hinduse dhe gabare. Tė parat edhe sot pėrdoren nė pjesėn mė tė madhe tė Lindjes sė Afėrt arabe, ndėrsa e dyta nė pjesėn pėrėndimore arabe dhe nė Evropė. Muhamed ibn Musa Al-Havarizmi ėshtė matematicient i parė arab i cili i pėrdori numrat hinduse nė matematikė. Libri i tij ‘’Bazat e matematikės’’, i pari i kėtij lloji, ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn latine dhe ka qenė vepra burimore pėr matematicientėt evropian. Po ashtu edhe matematika pėr disa shekuj ka qenė e njohur me emrin e kėtij algoritmi. Arabėt,pavarėsisht nga popujt tjerė nė vend tė sistemit seksagezimal, tė pėrhapur deri atėherė, kanė ndėrutar sistemin e vet decimal nė matematikė. Nė sistemin decimal, me tė cilėn janė shėrbyer, pėrveē vlerės numerike ka pasur edhe vendin e vet. Pėrveē krijimit tė sistemit decimal nė matematikė, arabėt pėrdorėn edhe shenjėn hinduse pėr zero,kurse pėrmes tyre edhe Evropianėt nė shekullin mesjetar me term: chiffre, cipher, zero. Arabėt kanė qenė zbulues edhe tė vijės thyesore, si edhe tė presjes decimale (dhjetore). Matematicienti arab Gijasuddin Gjemshid al-Kashi nė veprėn e tij tė njohur ‘’Ar-Risala al-Muhtijja (Rrethi)’’ ka llogaritur marrėdhėnien mesatare ndėrmjet perimetrit tė rrethit dhe diametrit tė saj nė thyesėn decimale. Madhėsinė 2d ka dhėnė me decimale 16 shifrore nė kėtė mėnyrė 2d=16,283185071795865. Shumė vepra arabe nga aritmetika janė pėrkthyer nė gjuhėn evropiane.Nė to matematicientėt arabė kanė pėrshkruar numrat e plotė, thyesat, mbledhjen, zbritjen, shumėzimin, pjesėtimin dhe rrėnjėzimin. Ata kanė pasur sistemin e vet llogaritės dhe realizimin e operacioneve llogaritėse. Ēdo detyrė e kanė zgjidhur nė disa mėnyra. Matematicientėt arabė gjithashtu kanė njohur edhe kanė zgjidhur proporcionet gjeometrike dhe aritmetike. Proporcionet gjeometrike dhe aritmetike i kanė zbatuar nė problemet e ndryshme teorike dhe praktike. Me shkathtėsi dhe origjinalitet kanė operuar me progresione. Ata kanė themeluar ligjin mbi mbledhjen e progresioneve, katrorėve dhe kubeve, si dhe themelet e rrėnjėzimit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    2. ALGJEBRA

    Arabėt, tė parėt e kanė pėrdor fjalėn algjebėr me kuptimin qė e ka edhe sot. Al-Havarizmi ka sistematizuar njohuritė e shpėrndara deri atėherė nga kjo lėmi dhe, nė mėnyrė tė fuqishme, ka ndikuar nė zhvillimin e algjebrės te evropianėt. Algjebra dhe aritmetika e tij kanė qenė burim i vetėm prej tė cilit matematicientėt evropianė kanė nxjerrė dituri gjatė gjithė shekullit tė mesėm. Pėr kėtė arsye me tė drejtė mund tė thuhet se Al-Havarizmi i ka vėnė themelet e aritmetikės dhe algjebrės. Matematicientėt arabė kanė zgjidhur edhe barazimet e shkallės sė dytė me njė dhe dy tė panjohura, si dhe barazimet e rendeve tė larta. Ata kanė njohur edhe gjendjen nė tė cilėn rrėnja ka pasur kuantitet imagjinar, sikur qė me rrugėn gjeometrike kanė zgjidhur disa barazime tė shkallės sė dytė. Al-Havarizmi nė veprėn e saj ‘’Algjebra’’ nė kapitullin mbi sipėrfaqet dhe problemet gjeometrike, ka zgjidhur me rrugėn algjebrike, prej nga shihet se arabėt ndėr tė parėt kanė pėrdorur algjebrėn pėr zgjidhjen e problemeve gjeometrike dhe nė kėtė mėnyrė i kanė kontribuar procesit tė algjebrizimit tė gjeometrisė. Ėshtė e vėrtetė se matematicientėt grekė dhe ata tė Indisė kanė ditur dhe kanė zgjidhur barazimet e shkallės sė dytė. Po ashtu ėshtė vėrtetuar se edhe Al-Havarizmi ka qenė i njohur me tė mbėrrimet greke dhe indiane nė lėminė e matematikės, por ėshtė e vėrtetė se nuk ėshtė hasur asnjė vepėr, e cila sė pakut do tė ishte e ngjashme me veprėn e Al-Havarizmit. Ka gjasė se para Al-Havarizmit nuk ka ekzistuar shkenca e quajtur algjebėr. Madhėsia e tij qėndron nė atė se ai ka sistematizuar diturinė e shpėrndarė deri atėherė, duke i vėnė themelet e kėsaj disipline shkencore, njėsoj sikur Njutini qė i vuri themelet e dinamikės duke sistematizuar disa dituri tė njohura deri atėherė nga kjo lėmi. "Mendja e njeriut ishte e hutuar (e shtangur) kur pa se ēka kanė punuar arabėt nė fushėn e algjebrės" thotė Cagori. Si po duket ishte e nevojshme tė mblidhet aritmetika e Indisė dhe gjeometria e Greqisė dhe nė bazė tė kėtyre tė mund tė formohet algjebra. Aritmetika greke ka qenė jo produktive aq sa ka qenė gjeometria produktive. Nė aritmetikė kanė pėrdor germat si shenjė njėsie, dhjetėshe dhe qindėshe. Operacionet me kėto germa, e sidomos shumėzimi dhe pjesėtimi, kanė qenė shumė tė vėshtira. Arabėt para Al-Havarizmit kanė pėrdor sistemin e njėjtė tė llogaritjes. Duke vėrejtur peshėn e kėsaj Al-Havarizmi ka kaluar nė pėrdorimin e numrave dhe kėshtu bėri revolucion nė kėtė lėmi tė veprimtarisė njerėzore. Arabėt ndėr tė parėt kanė pėrdorur edhe simbolet nė matematikė. Pėr rrėnjėn kanė pėrdorur germėn gjin, germėn e parė tė fjalės gjezer, ndėrsa sot si simbol pėrdoret V. Pėr tė panjohurėn kanė pėrdorė germėn shin, germėn e parė tė fjalės shenjė, ndėrsa sot nė matematikė pėrdoret shenja X. Pėr X2 kanė pėrdor germėn e parė tė fjalės me lev x mim, ndėrsa pėr X3 germėn kaf, pėr barazim germėn lam, ndėrsa sot pėrdoret shenja =. Pėr pjesėtim kanė pėrdor tre pika \, ndėrsa sot pėrdoret :, shenja pėr mbledhje ka qenė lidhėsja vav, ndėrsa sot pėrdoret shenja +. nė bazė tė kėsaj barazimi 52=12x+54 ėshtė shkruar nė kėtė mėnyrė: 5 ml 12 sh 54 sikurse Ö49 qė ėshtė shkruar nė kėtė mėnyrė: gjim/49. Me pėrdorimin e simboleve ėshtė bėrė njė hap i madh nė matematikė. Matematicientėt mė tė njohur arabė, tė cilėt janė shėrbyer me simbole ishin: Al-Havarizmi, Ebu Kamil, Kosta ibn Luka, Sinan ibn al-Fatah, Al Kalasadi, Behauddin al-Amil, Gijusudin Gjemshid, Al-Kijashi, Ibn al-Hejsem, Sabit ibn Kurra, Al-Kahvi, Al-Hajjani etj. Sabit ibn Kurra, Al-Hazin, Al-Hajjan, Ibn al-Hejsem dhe Al-Kahvi.Kėta me rrugėn gjeometrike kanė zgjidhur barazimet e shkallės sė tretė dhe kėshtu, me zbatimin e gjeometrisė, kanė zgjidhur problemet algjebrike. Nė kėtė mėnyrė ata kanė vėnė themelet e gjeometrisė analitike me tė cilėn matematika ka lulėzuar nė shekujt e ardhshėn. Ata kanė njohur edhe rrėnjėt iracionale. Al-Havarizmi ėshtė i pari qė ka pėrdor fjalėn iracional si shenjė e numrit, i cili nuk ka rrėnjė, si dhe ka gjetur rrugėn, dhe mėnyrėn si mund tė llogarisim vlerat e pėrafėrta tė numrave dhe kuantitetet prej tė cilėve ėshtė e pamundur tė nxiren rrėnjėt. Ibn Junus dhe Ibn Hamza e kanė njohur edhe vlerėn praktike tė logaritmave. Ata kanė pėrgatitur rrugėn pėr gjetjen e tabelave logaritmike. Shumėzimin dhe pjesėtimin e kanė zėvendėsuar me mbledhje dhe zbritje. Mė vonė teorinė e logaritmave e kanė pėrpunuar mė detalisht Gjon Nejper (John Napier 1550-1617 matematicient Skotlandez) dhe Herih Brigg.
    Injoranca nuk zhduket me top

Tema tė Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  4. Meshari Romak gjate shekujve
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 16:48
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •