Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Arrestohet ish gjenerali kroat Ante Gotovina

    Arrestohet Ante Gotovina

    Ish gjenerali kroat Ante Gotovina akuzohet pėr krime lufte

    Ante Gotovina ėshtė arrestuar. Ai u arrestua gjatė natės nė Spanjė, nė ishullin e kanareve Tenerifa dhe mė nė fund ai ndodhet nė burg, prej nga do tė transferohet nė Hagė", deklaroi kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Del Ponte.

    I shumėkėrkuari nėn akuėn pėr krime lufte, ish-gjenerali kroat Ante Gotovina ėshtė arrestuar nė Tenerifa dhe ndodhet tani nė burg, deklaroi kryeprokurorja e tribunalit tė Hagės, Karla del Ponte sot nė Beograd.

    Del Ponte duke falenderuar autoritet spanjolle pėr mbėshtejen qė kanė dhėnė, theksoi: "Ante Gotovina ėshtė arrestuar. Ai u arrestua gjatė natės nė Spanjė nė ishullin e kanareve Tenerifa dhe mė nė fund ai ndodhet nė burg, prej nga do tė transferohet nė Hagė".

    Zėdhėnėsi i Tribunalit tė Hagės, Xhim Landejėll vuri nė dukje, se Gotovina ėshtė njė prej figurave mė tė spikatura ndėr tė akzuarit tė Hagės dhe personi qė do tė duhej tė ish paraqitur me kohė nė Tribunal: "Ai i ėshtė shmangur pėr katėr vjet rresht arrestimit dhe ka qenė objekt i shumė rezolutave tė Kėshillit tė Sigurimit, nė tė cilat Gotovina pėrmendet nė mėnyrė specifike qė duhej arrestuar dhe ekstraduar nė Hagė."

    Nė bazė tė akuzave ish-gjenerali dyshohet tė jetė pėrgjegjės pėr vrasjen e 150 serbėve dhe dėbimin e 150.000 njerėzve nga Krajina. Nė kėtė rajon nė Lindje tė tė Kroacisė, i banuar kryesisht nga serbė, nė vitin 1995 u zhvillua njė ndėr ofensivat e fundit tė luftės nė Ballkan.

    Gotovina u akuzua nė vitin 2001 dhe qysh prej asaj kohe humbi ēdo gjurmė. Qeveria nė Zagreb shpesh herė pat deklaruar se Gotovina ėshtė larguar nga vendi dhe nuk dihej vendodhja e tij. Spekulimet qė vinin nga Zagrebi, se gjenerali ishte feshur nė njė manastir nė Bosnjė-Hercegovinė deri tani nuk kanė mundur tė konfirmohen. Kryeministri Ivo Sanader, shpesh herė ėshtė pėrbetuar, se dėshiron tė bashkėpunojė me Tribunalin e Hagės, por thjeshtė atij i kanė munguar informacionet pėr vendndodhjen e tij.

    Presidenti Stipe Mesiē nė njė intervistė pėr DW pat theksuar: "Eshtė detyrimi ynė qė tė verifikojmė gjurmėt, ne duhet tė raportojmė pėr kėtė prokurorėt e Hagės derisa ata tė arrijnė nė pėrfundimin, qė Kroacia nuk mund ta ekstradojė gjenerali Gotovinėn, pasi ai nuk ndodhet nė Kroaci. Kjo ėshtė ajo qė duhet tė dėshmojmė ne. Ne kemi ndėrmarrė gjithcka pėr ta gjetur atė, por ai nuk ndodhet nė Kroaci."

    Megjithatė Tribunali i Hagės kishte mendimin, se jo tė gjitha instancat zyrtare nė Kroaci kanė qenė tė hapura pėr bashkėpunimin lidhur me ēėshtjen Gotovina. Tribunali i Hagės e kish vendosur nė shkallėn e emergjencės arrestimin e Ante Gotovinės krahas serbėve tė akzuar dhe tė shumėkėrkuarve nė Bosnjė, Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic.

    Kryeprokurorja del Ponte thotė: "Tribunali pėr krime lufte nuk do t“i mbyllė portat pėr aq kohė sa nuk ėshtė bėrė procesi pėr Karaxhicin, Mlladicin dhe Gotovinėn."

    Mospėrmbushja e kėrkesės pėr ekstradimin e ish-gjeneralit kėtė vit u bė edhe shkas pėr shtyrjen e hapjes sė bisedimeve pėr pranimin e Kroacisė nė BE. Bisedimet duhej tė kishin nisur qysh mė 17 mars, por pasi u shtynė pė rmuaj tė tėrė, ato u hapėn nė fillim tė tetorit. Kjo u kapėrcye me presionin qė ushtroi Austria duke e kushtėzuar kėtė me biseidmet mes BE-sė dhe Turqisė. Por me arrestimin sot tė Ante Gotovinės nė Spanjė i jepet fund tani pėrfundimisht edhe grindjes mes Brukselit, Zagrebit dhe Hagės, qė kėtej e tutje i pėrket sė shkuarės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Arrestohet i akuzuari kroat pėr krime lufte Ante Gotovina

    08-12-2005


    I dyshuari shumė i kėrkuar pėr krime lufte, gjenerali kroat Ante Gotovina u arrestua nė Spanjė. Kryeprokurorja e Kombeve tė Bashkuara pėr krime lufte Karla del Ponte njoftoi arrestimin e tij gjatė njė vizite sot nė Beograd. Ajo tha se autoritetet e ndaluan gjeneralin Gotovina mbrėmė vonė nė ishujt Kanarie tė Spanjės.

    Autoritetet spanjolle thanė se ai do tė paraqitet nė gjykatė sot pėr njė seancė rreth transferimit tė tij nė Hagė.

    Gjenerali Gotovina ka qenė nė arrati qė prej vitit 2001 kur gjykata e OKB-sė pėr krime lufte ngriti akuzat pėr rolin e tij nė vdekjen e civilėve gjatė njė sulmi nė njė zonė tė banuar nga serbėt nė Kroaci.

    NATO-ja dhe Bashkimi Evropian e mirėpritėn arrestimin. BE-ja i bėri thirrje qeverisė sė Serbisė dhe Malit tė Zi, si dhe Bosnjė Hercegovinės t’i shtojnė pėrpjekjet pėr gjetjen e tė dyshuarve tė tjerė pėr krime lufte, duke pėrfshirė Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic.

    Burimi: Voa News
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ivo Sanader konfirmoi arrestimin e Gotovinës

    Zagreb, 16:30

    Kryministri kroat Ivo Sanader konfirmoi sot pasdite se ish-gjenerali kroat Ante Gotovina është arrestuar.

    Në fillim të seancës hyrëse të Qeverisë, Sanader deklaroi se janë në rrjedhë kontaktet ndërmjet Hagës dhe autoriteteve spanjolle për dërgimin e gjeneralit i cili u arrestua mbrëmë në ishujt Kanare.

    Lajmin lidhur me arrestimin e gjeneralit të arratisur Ante Gotovina, sot herët në mëngjes e bëri të ditur Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte e cila tashmë disa vite me rradhë kërkon arrestimin e tij.

    Ante Gotovina është lindur në vitin 1955 në ishullin Pashman afër Zadarit. Në moshën 17 vjeçare braktisi shkollimin, ndërsa në moshën 19 vjeçare u bë anëtarë i legjisë franceze për të huajt, nën identitetin Ivan Grabovac.

    Aksionin e parë ushtarak në llogari të legjisë franceze, Gotovia e pati në Xhibuti gjatë vitit 1974, pas çka vijuan aksionet në Çad, Zair dhe në Bregun e Fildisht. Në fillim të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gotovia punoi si instruktor ushtarak në Guatemalë, Kolumbi dhe Paraguai.

    Në Kroaci kthehet në vitin 1991, pas çka emërohet për komandant të Brigadës së parë. Në maj të vitit 1994 merr gradën e gjeneralit, ndërsa në gusht të vitit 1995 është edhe komandanti kryesor operativ i njësiteve që kryen ofensivën "Stuhia", me të cilën Kroacia e liroi krahinën e Kninit, pas çka ikën apo u dëbuan mbi 200 mijë serbë të Kroacisë.

    Tribunali i Hagës e kërkon Gotovinën që nga maji i vitit 2001 për shkak të aktakuzave për më shumë aksione me të cilat u kryen veprime kundër humanitetit si dhe për krime lufte të kryera gjatë aksioneve të ndërmarra në Kroaci dhe Bosnjë. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Meqe Gjenerali ka qene pjesetar i Legjionit te Huaj Francez, ai automatikisht ka dhe shtetesine franceze. Kroacia perfitoi bujarisht nga sherbimet e tij (per kombin e tij) kur rimorri Krajinen nga Serbet.
    Do te mbetet nje njolle e madhe turpi ne ndergjegjen Kroate nese ajo (Kroacia) nuk do te beje asnje tentative per lirimin e Gotovines. Ky duhej te ishte shpallur Hero Kombetar me kohe.
    Te bashkepunosh me te huaj kunder figurave te tua kombetare eshte me keq se tradheti!
    E njejta gje vlen edhe per Serbet (pehra qe shiti Sllobodanin e morri plumbin mbas qafes te pakten), apo per ne Shqiptaret qe dorezojme Komandantet e UCK per tu gjykuar nga te huajt.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai asht hero.. i perzuni serbet pi trojeve kroate.. e shprazi celikin mbi ushtri te serbise e jo mbi kroatet e vet..

    e na i kena ndryshe generallat..

    ata slodhen me vra serbine..
    ahii bre.. qe ku asht prizreni afer..
    kush po shkon deri ne beligrad me vra ndoj arkan qe na ka perdhunue motrat Shqiptare.. hajt bac se ma afer asht prizreni.. qaty bajm prit e vrasim ndoj tonin..
    cu bre ningj e ma likvido qat Drin pisin.. se shum asht tuj fol.. pun shum se asht luftar e hero e komandant e i din 7 gjuh..
    hajt se jandreqim na shiki.. ja fusim nji batare me plumba.. ja knojm nji referat ne varrim.. e pastaj ne Epok thojna se ish kan agjent pisi..
    po more dhe shoki enver qashtu ka ba me shokt.. kejt i nxurri agjenta e shpijuna.. ..
    po valla .. e tash ne pojat me ba pak hajgare.. po bre sadik cu se po pret generall veseli..


    te imponon Respekt qiky Kroati..
    cfar ndryshimi me spekulantet tan rognerista..qe nuk clirun kurgja vec hupen..si sh... a ne aeroplan..




    erdh luftoj per atdhe te vet.. kunder armikut..dhe i cliroj vertet trojet e veta..e perzuni ushtrin serbe.. pa e shkrep kurre mbi popull te vet..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ai asht hero.. i perzuni serbet pi trojeve kroate.. e shprazi celikin mbi ushtri te serbise e jo mbi kroatet e vet..

    e na i kena ndryshe generallat..

    ata slodhen me vra serbine..
    ahii bre.. qe ku asht prizreni afer..
    kush po shkon deri ne beligrad me vra ndoj arkan qe na ka perdhunue motrat Shqiptare.. hajt bac se ma afer asht prizreni.. qaty bajm prit e vrasim ndoj tonin..
    cu bre ningj e ma likvido qat Drin pisin.. se shum asht tuj fol.. pun shum se asht luftar e hero e komandant e i din 7 gjuh..
    hajt se jandreqim na shiki.. ja fusim nji batare me plumba.. ja knojm nji referat ne varrim.. e pastaj ne Epok thojna se ish kan agjent pisi..
    po more dhe shoki enver qashtu ka ba me shokt.. kejt i nxurri agjenta e shpijuna.. ..
    po valla .. e tash ne pojat me ba pak hajgare.. po bre sadik cu se po pret generall veseli..


    te imponon Respekt qiky Kroati..
    cfar ndryshimi me spekulantet tan rognerista..qe nuk clirun kurgja vec hupen..si sh... a ne aeroplan..




    erdh luftoj per atdhe te vet.. kunder armikut..dhe i cliroj vertet trojet e veta..e perzuni ushtrin serbe.. pa e shkrep kurre mbi popull te vet..
    Eh More brari, per ty edhe kroat edhe shkiet heronje, ndresa Luftetaret e Lirise, Ushtaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves jane kriminel.

    Vetem nje ta dishe, as kroatet e as serbet asnjhere nuk i ka quajtur kriminel apo terorista ushtaret e vet, asnjeher as kroatet e as serbet nuk e kane nenvlersuar luften e tyre, dhe asnjeher ne histori te kroateve apo serbeve nuk ka patur spijuna. Ndersa tek ne e kunderta. Luftetaret e Lirise i qujane Terorista, E nenvlersojne luften e drejte te UCK-se, dhe qka eshte me e keqja e te kqijave ne historine tone gjithmone ka pase spijuna, dhe si duket ende ka.


    Vetem vazhdo keshtu brari.

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Brari dhe Antares, arsyetimi juaj me le pa fjale, po rrofte liria e mendimit dhe shprehjes thuaj.

    Ante Godovina eshte kriminel lufte ashtu sic ishin ca te tjere ne ish-Jugosllavine pa zene emra ne goje. Deri ne 1995 150,000-200,000 civile serbe u zhvendosen me dhune nga Kroacia, pleqe dhe te semure qe nuk leviznin dot u ekzekutuan, shtepite serbe u dogjen. Jo vetem serbe, por njoh shqiptare qe kane punuar ne Kroaci, qe kishin kursimet e tyre shumevjecare ne bankat kroate, dhe pasi i shporren nga Kroacia edhe sot e kesaj dite nuk kane pasur mundesi te marrin te pakten leket, le me pronat apo shtepite qe kane pasur.

    Pasi shperngulen me dhune apo me presion pakicat nga Kroacia (sipas ligjeve nderkombetare "pastrim etnik") Godovina me shoke u shprehen "me ne fund kemi nje Kroaci te paster vetem per kroatet." Si qenka Miloshevic dhe qeveria e tij fajtore per genocidin dhe kafsherite qe bene ne Kosove dhe Bosnie, por qeveria Kroate me Godovinen qenkan heronj? (Dhe mos t'u hyjme bemave kroate ne Bosnie.)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Lioness,

    Une e perkrah mendimin e Brarit.

    Lufta ne ish-jugosllavi u inicua nga serbet me Millosheviqin ne krye. Serbet ishin agresori, ndersa te tjeret viktimat.

    Serbet sulmuan dhe pushtuan te paret Vukovarin, Sllavonine dhe Krajinen ne territorin kroat dhe nxiten e mbeshteten krijimin e Republika Srpska ne Bosnje.

    Me shperthimin e ketij konflikti te shoqeruar me zhvendosje te medha popullsish krime etj, djajte dolen nga "shishja" dhe gjithkush perpiqej "bjeri i forte te ligut (dobetit)" te forcohej ne kurriz te tjetrit, simbas takatit qe kishin.
    Pra krime u kryen nga te gjitha palet ne konflikt.

    Por kjo nuk duhet te erresoje faktin se:3
    1) Serbet ishin shkaktari dhe agresori qe filluan konfliktet.
    2) Serbet jane pergjegjes per shumicen derrmuese absolute te krimeve ne jugosllavi. (Bie fjala 150 serbe qe akuzohet se kane vrare forcat e GOtovines nuk jane asgje para 7.000 burrave te vrare ne Srebrenice ne 1 dite te vetme.

    Ikja e serbeve nga Krajina i perngjet asaj te ikjes se serbeve nga Kosova (100 mije serbe) kur Kosova u clirua, mos valle duhet te barazojme krimet e rralla te asaj kohe me vrasjet dhe shpernguljet qindramijeshe te ushtrise serbe?

    Gotovina luftoi ne token e vet per shtetin e vet dhe nuk sulmoi ndonje territor te huaj por e cliroi. Megjithate per vrasjet e civileve ai duhet te gjykohet po kurrsesi ne nje rang me arkitektet e masakrave Millosheviq, Mlladiq e Karagjigj.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BE pėrshėndet arrestimin e Gotovinės

    Ante Gotovina u arrestua nė ishujt Kanarie.

    BE ka thėnė se arrestimi i tė dyshuarit pėr krime lufte, gjeneralit Ante Gotovina ka hequr njė pengesė tė madhe qė Kroacia tė anėtarėsohet nė BE.
    Komisioneri i zgjerimit i BE-sė, Olli Rehn i tha BBC se kjo ishte pikė kthesė pėr gjithė rajonin.

    "Njė pengesė e madhe ėshtė hequr nga rruga e Kroacisė. Ka natyrisht edhe kushte tė tjera qė Kroacia duhet tė realizojė si psh reformimi i sistemit juridik. Por nė tė njėjtėn kohė, kjo ėshtė njė pikė kthesė pėr gjithė rajonin pasi kthen faqen nga ajo nacionaliste ne tė ardhmen evropiane."

    Pas arrestimit tė tij nė ishujt e Kanaries, ai po mbahet nė Spanjė pėr t'u transferuar nė gjykatėn e Hagės ku ai pėrballet me akuza pėr krime lufte.

    Pėrkrahėsit e gjeneralit kanė organizuar protesta nė pėrkrahje tė tij nė Zagreb dhe nė qytete tė tjera.

    Kryeprokurorja e gjykatės sė Hagės, Carla del Ponte tha se arrestimi i Gotovinės do tė shtojė presion edhe pėr dorėzimin e dy personave tė tjerė nė listėn e mė tė kėrkuarve, Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mlladiē.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NJĖ GJYKATĖS SPANJOLL CAKTOI PARABURGIM PĖR GOTOVINĖN


    Gjykatėsi nė burgun spanjoll tė shkallės sė parė nė Madrid, Feliks Degajon mbrėmė caktoi paraburgim dhe ekstradim tė Ante Gotovinės nė Tribunalin e Hagės.

    Gjykatėsi Degajon e njoftoi Gotovinėn me akuzėn qė ėshtė ngritur kundėr tij dhe pėr tė cilėn, sipas Hagės mund tė dėnohet me burg tė pėrjetshėm, njoftuan mediat spanjolle.

    Leximi i aktakuzės nė gjykatė ka zgjatė dhjetė minuta, ndėrsa tė pranishėm kanė qėnė pėrfaqėsues tė Konsullatės kroate dhe njė avokat i caktuar me detyrė zyrtare.

    Gotovina do tė transferohet nė paraburgim nė Soto del Real ku do tė qėndrojė deri nė ekstradimin e tij nė Tribunalin e Hagės, qė pritet tė ndodhė gjatė disa ditėve tė ardhshme.

    Ndėrkohė, SHBA-ja e pėrshėndeti arrestimin e Gotovinės "i cili do t'i rrisė gjasat e Kroacisė pėr anėtarėsim nė NATO dhe nė BE".

    "Me arrestimin e Ante Gotovinės, Kroacia bėri hap tė madh drejt pėrmirėsimit tė parregullsive nga e kaluara. Me suksesin e orvatjeve pėr lokalizimin dhe nxjerrjen e Gotovinės para gjyqit, Kroacia dukshėm e pėrforcoi kandidaturėn pėr integrimin e saj euroatlantik", bėri tė ditur Departamenti i Shtetit.

    Ministri britanik i Punėve tė Jashtme Xhek Stro i pėrshėndeti autoritetet spanjolle dhe kroate, si dhe Tribunalin e Hagės pėr "rezultatin e shkėlqyer". Stro e vlerėsoi si shumė pozitiv faktin qė Gotovina u arrestua vetėm dy muaj pasi qė Bashkimi Evropian u pajtua qė tė fillojė negociata pėr anėtarėsimin e Kroacisė.

    Rreth 500 vetė mbrėmė u tubuan nė sheshin qendror tė Zagrebit qė tė protestojnė kundėr arrestimit tė Gotovinės. Gjatė protestės pati disa pėrleshje tė shkurtėra mes demonstruesve dhe pjesėtarėve tė policisė.

    Krimineli mė i kėrkuar ushtarak nga Kroacia, Ante Gotovina u arrestua tė mėrkurėn mbrėma nė Ishujt Kanare

    Gjenerali Ante Gotovina ishte nė arrati pasi qė nė vitin 2001 u akuzua nga Tribunali i Hagės pėr krime lufte tė kryera mbi serbėt e Kroacisė nga fundi i luftės nė Kroaci nė vitin 1995. Nė aktakuzėn e Tribunalit theksohet se nga shkurti deri nė prill tė vitit 1992, ka qenė zėvendėskomandant i njėsitit special tė Shtatmadhorisė sė ushtrisė kroate, ndėrsa nga prilli deri nė tetor tė vitit 1992 ka qenė i sistemuar nė Kėshillin kroat pėr mbrojtje. Nė aktakuzė thuhet se nga 9 tetori i vitit 1992 deri nė mars tė vitit 1996 ka qenė komandant i zonės ushtarake Split, si dhe kryekomandant i operacionit "Stuhia" e cila u zhvillua nė sektorin Jug.

    Ai akuzohet pėr krime ndaj njerėzimit (ndjekje, deportime, dėbime me dhunė dhe vepra tė tjera johumane) dhe shkelje tė ligjeve dhe zakoneve tė luftės (vrasje, vjedhje tė pasurive, shkatėrrimin e qyteteve, lagjeve dhe fshatrave), mbi bazėn e pėrgjegjėsisė invididuale si dhe pėrgjegjėsi penale nė funskion tė njė personi pėrgjegjės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Eh moj Lioness, ka diçka ketu qe na ben per te humbur besueshmerine qofte dhe para vetes se vet.
    Ke shume te drejte qe krimineli krimenel eshte, kroat, serb, boshnjak, shqiptar ska rendesi. Gjenerali kroat nuk do te gjykohet pse ka luftuar per lirine e vendit te vet, por pse ka shkelur ligjet e luftes. Dakort, kroatet u provokuan nga serbet, por kjo nuk do te thote qe edhe ti do te biesh ne nivelin e shtazeve.

    Cilido ushtarak e ka mesuar mire qe lufta ka disa rregulla. Dhe qe duhen respektuar. Shumekush nuk i respekton. Ok. Por ndoshta disa te tjere kane aftesi t'i fshehin me mire se te tjeret. Ama kur te kapesh, nuk ke pse thua qe mua ma bene me hile. Duhet marre persiper ajo qe ke bere. Po arrite te fshehesh, mire, po nuk arrite, qepe dhe beji balle.

    Nejse, une sapo pashe lajmet ate nate ne TV francez qe ai kishte qene ne Legjionin e huaj dhe me nenshtetesi franceze nga mesi i viteve 70, e mora vesh pernjehere punen e tij. Keta te Legjionit te huaj ne France jane nder me te ndyret (nuk perjashtohet ndonje qe ka forme njeriu akoma) dhe prej tyre mund te presesh gjithçka. Ngado ku kane shkuar (ate Afriken e bene fertele deri tani) vetem prapesira kane bere. Po kujt po i hyn ne pune ketu ne France qe ai paska luftuar per Francezet ? Mercenari mercenar mbetet.

    Ja keshtu, mire t'i behet dhe atij dhe kujtdo qe ka bere te paberat, qofte dhe ne emer te lirise. PIKE !

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    liones oj kacurele
    hije t'paskan kto zabele
    kto zabele t'pulatikes
    prej azije n'fund t'afrikes
    shum po dijshe mori cik
    t'kisha ba ty n'amerik
    fill me i her ambasadore
    me e pas un punen n'dore

    lol


    o ciu ciu.. pse me dukesh sikur je vlla a shok a me i lagje me nje cun simpatik qe kishim ktu dikur.. te shkathet ne debate ..e me mendime originalle..nji far ornamento..

    ku humbi ay djale..

    e qe thoni juve.. kini te drejte di palet per cka thoni.. qofte liones lioni.. qofte zog parizjoni..lol.

    por ki gatovinua.. ka nje bateri qe do e mbaj te forte ne burg.. eshte ftyra..

    para populli te tije ai ka nje fare fytyre.. se thot me vehte.. hoqa qafe armiq te kombit tim.. e edhe ne me denofshin haga ama do thon atje ne fshatin tim.. ama trim qe qerratai se kusur nuk i la serbeve..

    kroatet jane "baballaret" e nacionalizmit ne ballkan.. dhe atje vleresohet shum kjo pune..
    edhe tuxhmanin.. ata e deshen se ishte nje nacionalist..
    nashi.. per mua si shqiptar ky nacionalizem kroat nuk ka vlere praktike pervec anes mesimore.. sepse sa me e forte kroacia.. aq me shume "ndrydhet" oreksi serb ne veri.. dhe aq me shume i hapet oreksi serbit ne jug..
    ligjet e njutonit hyjne dhe ne punet nacionale..

    e po mire do thoni ju..le te hapet..

    joo them une se.. ne jug e serbise nuku jan akullnajat e gronlandes apo sahara libiane.. e qe sduhet care koka per kto .. perkundrazi jan bash trojet shqiptare..
    pra nje kroaci e forte shtyn Serbet drejt Jugut..pra drejt tokave tona..

    Per ne do ish e mire.. nje luft pa fund mes kroatve e serbeve...deri ne asgjesimin total te tyre.. e qe me kte rast.. ne kufijte tane veriore te kercenuar me shekuj te kishim kufoma qe skan fuqi te mbajne dajakun ne dore..
    pra te kishim mundesin e frym marrjes.. pra te kishim situate te mire per shtrirje normale te popullit tone ne trojet shekullore..

    Nishi dikur ishte shqip foles.. e sot shqiptaret e atyre trojeve i ke te mbeturit gjalle ne kacanik e kudo neper kosove e deri ne kodrat e shijakut ku mileti vendas i quan ..ke mahalla muhaxhirve..
    Pra na kan perzene gjith kohrave..
    Kroatet moti kan dashur qe stabilitetin Tito-Kardelo- ist.. ta prishin.. dhe kan bere shum manovra me qitje te larget qe.. kte statukuo te vendosur ne koh te Titos ta fillojne ta prishin shqiptaret e Kosoves..
    Jo se i hante barku per lirin e pamvaresine e Kosovareve..

    por si fizikante te mencur qe jane.. nacionalistet kroate mendonin se.. le
    te krruhen ata perpara.. Shqipot.. e Kosoves qe mbi ta te bjeri rrebeshi "jugosllav" pra nacionalizmi serb.. i maskuar me flamur jugosllav.. dhe me kte.. Sebia mendonin ata.. cfryhet ne Kosove.. dhe mbrrin nje aspirat te sajen te vjeter hegjemoniste.. dhe..sipas Njutonit pra.. ajo behet me pak orekso-madhe ne veri.. pra ne ato zonat MIKSTE.. ku fshati serb e Kroat ndahen nga nje lum e gardh e bile diku diku nuk merret vesh fare.. lirohet hegjemonizmi kroat e i ze boshlleqet.. sipas teorise se gazrave..

    pra filozofija kroate ishte.. conju shqipo prej gjumit.. conju ndac me libra te enverit ndac te skenderit.. se te humbur e keni punen.. beni ham ham.. e ju a dergojm serbin tju a bej bamb damb.. e po ja japim nji dor ndihme "vllaznave" serb me ju ba llom ju shqiptareve te Kosoves.. e qe Serbet te shikojn si hapsir te lire fushat e Kosoves e ishalla u mbushet mendja me ik shum prej tyre prej viseve te diskutushme mes krotave e serbeve.. e me u ngul ne Kosov mbasi ti ken detyrue koso-albanezet te ikin mprapa bjeshkve te namuna.. pra me lan pej e mitrovic gjakov e gillan e me dal ne puk e elbasan..

    jo me kot ne kujtimet e policve kroato slloven te kohes titos.. del nji gja interesante..
    ata i dijshin cili kosovaro-enverist mbush baulet e kerrave me libra te enverit qe ja conte tirana me maunet e famshme "albania".. te cilat krahas domate sallatorave te shqiprise conin neper europ dhe tulla te kuqe te Dull ramizave..
    dhe policet kroat nuk ndiheshin.. ani le te transportojne vepra ..le te lexojn enveroizem.. le te cohen e le ta hajn pastaj drunin e me kte rast.. tu jepet rasti Serbise tja marri ate qe ja vriste syrin sllobodanave.. AUTONOMINe e sanksionuar ne kushtetuten Tito kardelojane..

    edhe e djathta kroate ne bote.. i gjindej kosovareve ne diaspore.. duke luajtur dashamiresen.. per "luften" etjetj.. qe bente diaspora shqiptare e vjeter dhe ajo e reja enveroiste per ta clirue kinse Kosoven..

    rugov aganet nuk deshen te perzihen ne planet kroate.. qe synonin ndezje te situatave ne Kosove..
    atdhetari i vertete e njeh drejt forcen e popullit te tije dhe.. e ruan.. ate nga genocidi total..

    ska loj me zjarrin thot populli.. e sidomos kur ai zjarr ishte ne ate kohe krejt armata e jugosllavise e jo vec njesite te arkanit..

    rugov-aganet.. filluan me nji rrug tjeter..

    tak tak tak oj amerik e madhe.. jena popull i vogel tek ju kena shpresat..

    kshu jan punet kroato-shqiptare.. mendoj une..

    ata thoshin hidhuni ju me kok se ska thelle..
    rugov agani tha.. jo na sdim not.. provoni ju mbasi jeni trima..

    pra na desh kroacia me na perdor si lepur me knaq ujkun serb..

    njiher tjeter vazhdojm kto teori "revizioniste"..


    ..

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Brari ke shkruajtur mire...

    Nje lajm me i fresket ne lidhje me kete gjeneral sepse puna e ketij ka rritur dukshem interesin tim per kete ceshtje...

    -----------

    Gotovina mbërrin në Gjykatën e Hagës

    Ante Gotovina u arrestua në ishujt Kanarie Ante Gotovina u çua në dhomat e ndalimit të Gjykatës nga aeroporti i Roterdamit. Pasi të kryen të gjitha formalitetet e rregjistrimit , ai do të jetë gati për t'u paraqitur për herë të parë në gjyq.

    Avokati i tij tha se ai pritet të thotë që është i pafajshëm ndaj padive që i bëhen për vrasje, persekutim dhe deportim te serbëve.

    Ante Gotovina ishte personi i tretë më i kërkuar nga Gjykata e Hagës.

    Tani prokurorët po i kërkojnë Serbisë më shumë përpjekje për të arrestuar dy të dyshuarit kryesorë-- Radovan Karadzic dhe shefin e tij ushtarak Radko Mlladic. Ata kërkohen për krime serioze lufte.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Profili i Ante Gotovines (Nga BBC)

    When Ante Gotovina led Croatia to a quick recapture of the breakaway region of Krajina in 1995, many of his compatriots saw him as a hero.

    The 72-hour operation to crush the self-proclaimed Krajina Serb Republic brought the former French legionnaire who was once convicted of robbery and extortion to the pinnacle of Croatian nationalism.

    Those crucial hours changed the course of the war.

    But it was not long before war crimes prosecutors became interested and soon alleged that Gen Gotovina was responsible for a campaign of ethnic cleansing.

    About 150 Serb civilians were killed - and more than 200,000 left their houses in long columns of cars and tractors laden with possessions.

    This was compounded by widespread destruction of Serb communities - actively encouraged by Gen Gotovina, the UN war crimes tribunal alleges.

    He was indicted on war crimes charges in 2001, but denies any responsibility.

    Fighter and playboy

    Born on 12 October 1955 near Zadar, on Croatia's Adriatic coast, Ante Gotovina left Tito's communist Yugoslavia at the age of 16.

    He spent time on a merchant ship before joining the French Foreign Legion, where he built a reputation as a fearsome soldier with a taste for beautiful women.

    He fought in Chad and spent much of the 1980s in Latin America, notably Guatemala, where he trained paramilitaries fighting that country's vicious civil war.


    Service in Paraguay, Colombia, Argentina and Brazil followed, and he eventually won French citizenship.
    He also honed his taste for the high life.

    The Canary Islands, where Spanish police eventually arrested Gen Gotovina to face trial in The Hague, became a regular haunt.

    Originally he headed there to rest his war injuries, but he soon joined a paragliding club in San Agustin, Gran Canaria, becoming a familiar face in a string of upmarket resorts.

    The 1980s also brought scandal.

    A French court convicted him of robbery and extortion, and there were reports of a growing involvement in right-wing politics. Chief among his allies was Franjo Tudjman, the nationalist leader later to become president of independent Croatia.

    A criminal conviction prompted a move into the private "security" business, and eventually, as Tudjman declared Croatian independence in 1991, a return home.

    Victory and exile

    Ante Gotovina quickly emerged as Croatia's top military commander, fighting on the Bosnian front in 1994 before taking control of Operation Storm - the Krajina campaign - in 1995.

    Some 150,000 Serbs fled as Gen Gotovina's troops stormed the region.

    He is alleged to have failed to prevent the murder of 150 Serbs killed by shooting, stabbing or burning during the offensive.

    In 2000, new Croatian President Stjepan Mesic ordered Gen Gotovina and six other generals into early retirement after they refused to co-operate with war crimes probes.

    A year later Gen Gotovina was indicted by The Hague.

    Croatia says he fled into exile almost immediately, sparking a four-year manhunt that came to an abrupt end during dinner at a Tenerife hotel.

  15. #15
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Luftrat e Ballkanit ne vitet 90 kane lene gjurme te thella per te gjithe ne kete rajon. Jo vetem nga humbja humane e njerezve te pafajshem, nga shkaterrimet e veprave te rralla arkeologjike dhe historike, por me e rendesishmja nga plaget perpetuale prej te cilave vazhdojme te vuajme akoma.
    Nje nga faktet me pak te permendura eshte perdhunimi i qindra grave serbe, boshniake apo kroate (perdhunimi i grave eshte vegel lufte qe perdoret shpesh here ne konflikte) gra te cilat akoma vazhdojne te vuajne nga stigma e shoqerise per "bastardet" e armikut qe po risin.

    Ante Gotovina eshte kriminel. E para e punes, sic tha oiseau, sikur te isha kroate nuk do ta doja kurre per hero nje figure te tille, i cili ne vitet 80 ka qene ne burg per rrembime, shantazhe etj. Qe te stervitesh forcat paramilitare ne Ameriken e Jugut, duhet te kesh nje damar te vecante, se nje Zot e di cfare kafsherishe kane bere dhe vazhdojne te bejne paramilitaret ne Kolombia, Chiapas, etj. Nejse, si Ballkanas e kemi historikisht zakon glorifikimin e krimineleve.

    Te kthehemi serish tek Ballkani, kush ua la me tapi Krajinen Kroateve? Ku popullesia serbe ne 91, nga vete shifrat dhe statistikat kroate ishte te pakten 48%? Pastrimet ethnike, vrasjet, genocidet qe na kane thithur gjakun ne Ballkan, behen gjithmone me jystifikimin e nje deshire, endrre apo synimi shpeshhere barbare, te verber dhe te eger, per te pasur monopolin te nje cope toke. Ne proces, humbasim vleren si qenie humane, shnderrohemi ne kafshe xhungle dhe perkrahim "llogjiken e me te fortit." Po flas ne nr shumes, sepse ne keto momente po shkruaj si ballkanase.
    Kuptohet, konfliktet e vitit 90 kane gjurme te thella historike. Ne fund te fundit, 50 vjet me perpara, guerrilasit cetnik serb, apo forcat e ustasit kroat bene te pamunduren per te terrorizuar popullesine e pafajshme nga te dyja anet.

    Endrra ime eshte ajo e nje Ballkani qe nuk do mbahet mend si fucia e barutit te Europes, por si nje rajon me bukuri te rralle jo vetem gjeografike por dhe shpirterore apo humane, me zakone dhe tradita qe me shume na bashkojne se sa na ndajne. (Kam pas ne shkolle disa serbe dhe "cuditerisht" kemi disa gjera te perbashketa.) Nder shekuj e kemi shkruar historine e Ballkanit me gjak. A kemi mundesi, deshire, te drejte humane ta shkruajme ndryshe?

    Naive, por rezervoj te drejten te jetoj, te enderroj nje vizion (iluzion per shume) te tille, sesa te thahem nga urrejtja.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Te kthehemi serish tek Ballkani, kush ua la me tapi Krajinen Kroateve? Ku popullesia serbe ne 91, nga vete shifrat dhe statistikat kroate ishte te pakten 48%?
    E drejta historike dhe legacy e krijimit te shteteve sllave.

    Askush nuk e ve ne pikpyetje sovranitetin kroat mbi ate territor, bile serbet kerkojne Republiken Srpska te Bosnjes po jo Krajinen, te cilen e dine qe nuk kane te drejte.

    Mos duhet ta ndajne simbas fshatrave? Apo si Mitrovicen nga Kosova? Na jep ndonje mendim Lioness "ex-cathedra"....

    Edith Durham ka shkruar se serbet pretendojne se ku ka qofte edhe 1 serb te vetem eshte serbi.
    Me kete logjike i vune flaken Ballkanit atehere edhe dhjetvjecarin e kaluar.

    Dalloji viktimat nga agresori. Ishte S.Millosheviqi me ushtrine serbe qe sulmoi me rradhe cilindo republike qe ne baze te kushtetutes jugosllave kerkoi mevetesine, perkatesisht Sllovenine, Kroacine, Bosnjen e Kosoven.

    Ushtrise e paramilitareve serbe u faturohen qindra-mijera te vrare, perfshi edhe serbet qe e pesuan nga politika e liderve te vet.

    Se fundi Krajina u perdor nga serbet per te rrembyer territorin kroat, dhe prej ku bombardonin Dubrovnikun, qytetin me historik te gjithe jugosllavise (nen mbrojtjen e Uneskos).
    Mirepo mbas sukseseve te para te ekspansionit serb, edhe kroatet, boshnjaket etj krijuan ushtrite e veta te armatosura, te ndihmuara ilegalisht edhe nga Gjermania etj, dhe "kandari" i luftes kerceu nga krahu tjeter.

    Ashtu edhe serbet e Kosoves ja mbathen kur hyri NATO, mos duhet cuar ne gjyq James Clark?

    Sa per perdhunimet, keto kane qene 90% te kryera nga serbet ndaj grave boshnjake, po edhe ne Kosove ne 1999. Shqiptaret psh nuk kane kryer perdhunime te grave serbe.

  17. #17
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Jo Klarku nuk e ka vendin ne gjyq po ne .......cmendine pasi te jete vendosur ne kemishe force!
    Kur paratruperat elite te Rusise kapen ne menyre te rrufeshme Aeroportin e Prishtines, derrat Janki qe as merrnin vesh se c'kishte ngjare me gojen e "Heroit" Klark urdheruan nje Gjeneral Anglez te largonte Ruset me force!!!!!!! nga Aeroporti!
    Pergjigja: Nuk desheroj te futem ne histori si ai qe filloi Luften e Trete Boterore!

    Pra them qe Klarku nuk duhet nxjerre ne gjyq!

    =============
    A je i sigurte se "shiftaret" nuk kane perdhunuar gra serbe?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  18. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    O Labeat, pse kerkon debat atje ku ska ? Askush nuk po thote qe kroatet i kishin fajet dhe serbet ishin te pafajshem. Po thuhet kjo :

    Gotovina eshte hero per popullin e vet, ka luftuar per kroatet dhe le ta nderojne sa te duan, Karla del Pontes kjo nuk i prish pune. Asaj i intereson ē'ka bere jashte ligjeve te luftes ky njeri ? Nuk po e gjykon kush pse Gotovina ka vrare nje ushtar serb, njeri ne llogore e tjetri ne llogoren perballe. Por, siē duket, ky Gotovina nuk ka bere vetem kaq.

    Kur ne shqiptaret e Kosoves ngrejme padi kunder krimineleve serbe qe kane vrare popullsi civile, atehere automatikisht kjo e drejte iu perket te tereve. Ka vrare nje serb disa civile shqiptare ? Ne gjyq ! Nje boshnjak civile kroate ? Ne gjyq ! Nje kroat civile serbe ? Ne gjyq ! Kaq e thjeshte eshte, nuk ke pse i ngaterron gjerat dhe t'i besh terkuze.

    Haga nuk ben gjyqin e veprimeve politike, kush e pati fajin e kush e nisi i pari. Me keto merret politika. Haga merret me ata qe kane shkelur ligjet e luftes.

    Shendet Labeati, dhe diēka miqesore nga ana ime, ajo "ex-catedra" ishte e tepert. Askush nuk po mban leksione ketu, po thote ēka mendon. E nqs ndonje ka komplekse diferencash vertikale, atehere nuk eshte faji i askujt. ne jemi ato ēka jemi.

    Te pershendes

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eh More brari, per ty edhe kroat edhe shkiet heronje, ndresa Luftetaret e Lirise, Ushtaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves jane kriminel....

    shkruan artor sallatori..

    artor .. jam une qe luftaret shqiptare te FARKUT dhe uck-se i quaj heronj dhe i mbroj nga shpifjet tuaja por fatkeqesisht nuk i mbroj dot nga plumbat tuaj qe i keni vrare si gjat luftes edhe tani..

    un i them luftare heroine Sabahetes se ashtu ishte kurse ju e vrisni dhe shpifni per te..
    un i them luftar dhe Hero deputetit te zgedhur me voten e popullit Uk bytyqit..kurse ju e vrate dhe e shate dhe i thate tradhetor..
    Un i them komandant dhe hero Drinit kurse ju.. krejt shtabi enverist demaqo qoseist- thaqo limo jakupo veseloist.. shpifet per drinin dhe e pergatitet pabesisht vrasjen e tije mu ne der te shtepise e pastaj shkuat ne bordellon pojata me ba hajgare e orgji..
    Un i them luftar Ilir Selimit.. dhe Hero sepse luftoi ne uck aq sa mundi por nuk u pajtua me kanibalet.. dhe i denoncoi ata ne institucionet e Kosoves.. per aktin e turpshem qe ben disa enveriste.. uck-ashe.. qe rrembyen pabesisht 4 luftar shqiptar te mrekullueshem.. te FARKUT dhe i masakruan e i mbyten ne liqen..
    dhe ju kanibalet i zute prite ilir selimit pse nuk u pajtua me kanibalizmin tuaj dhe ja vrate nuse e axh e nip e mbes 4 e 11 vjecare..
    e dhjetra e qindra raste tjera kanibaleske sikurse llapushniku.. keni bere e beni per dite..

    duhet te jem arkan te pajtohem me ju..
    jo mor artor-sallator ..jam shqiptar..

  20. #20
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga antares
    =============
    A je i sigurte se "shiftaret" nuk kane perdhunuar gra serbe?

    sa i shqetesum qeke per ket pune..

    po mire pse nuk flet me fakte ti qe shqiptaret kane perdhunuar gra serbe gjate luftes, por hedh fjale si bomba tymuese... deri neper ekspozita kemi pare piktura ku burrat serbe perdhunojne grate boshnjake ne grup, kete kane bere dhe me racen tone, por te anasjellten s'e kam degjuar deri me sot. por ti qe i ditke kaq mire, do jesh nga ata te "byrose"

    o kasolle ku na mblodhe...talente qe hedhin pista te reja hetimesh e dyshimesh. bravo shiftar!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Gjenerali i Natos: Nato mbetet e perkushtuar ndaj Kosoves
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 19:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •