shko meso shqip qe te kuptosh pointin
shko meso shqip qe te kuptosh pointin
Edi Rama me shume e ka thene kete per qellime eleltorale ,per te krijuar panik ne popull, sepse sic dihet paniku gjeneron dhune.Dhe keshtu me larg....
Por ka edhe nje fije te vertete.Nje shtet me nje buxhet te varfer si i yni, gjithmone ka rrezikun te jape faliment, kriza ,oscilacione etj etj. Prandaj qeveria Berisha duhet te kete kujdes ne kete drejtim, qe buxheti te jete i ngrohte dhe te mos lejoje kriza.Ilaci i duhur per kete eshte privatizimi dhe rritja ekonimike.Privatizimi i Albtelekomit per mendimin tim eshte nje urgjence.Plus leket qe do te hynin ne buxhet dhe do te zbusnin disi krizen.
E ça duhet te bejme ne sipas jush me ata qe merren me rritjen e dhive neper male? Ju jeni gjithmone kunder atyre qe punojne. Te vjedhesh ose te jesh servil per ju eshte virtyt.Postuar më parë nga ~Miracles~
C'pune ke me ata qe punojne neper male mor plehre?
qerim..
qe ke filluar kto kohet e fundit te jec objektiv..
pse si kujton ti se te ket berisha miell e uje.. pa hesap.. (meqe je elbasanas) nuk e ben buken deri ne Librazhd..
po aq e ka takatin.. qe me ato thas miell ta benj tepsine deri ne bradashesh..
pse edvin harasan malo balo ruc pucat.. i lan austrine apo suedine trashegim Berishes e ai sdo ti bej mire miletit?
ata lan shtet me arka bosh.. e tani lehin si zagare te flliqur..
qerim..
e ju tjere te arsyeshem e objektiva..
rendesi ka qe..
berisha nuk fut ne xhepat e vet.. miell e vaj e sheqer e euro dallers nga arka e shtetit..
kjo eshte super kryesorja me berishen..
kurse ruc edvino caco malot..hm.. maunet i mbushin me euro dallarsat e shtetit e ec u gjej pastaj se ne cilen konto i kan dyllosur..
per kete eshte votuar Berisha se per shifra as qe ka care koken kush te di cthot berisha..
ashtu sikurse per kete pune..nuk u votuan cac- mimet e edvinit..megjithse lesht e b ... i ran edvinit per Ps-ne..
cibani fundit i rrezikshem i nomenklatures staliniste.. eshte Edvini..
te ike dhe ai ne muze.. sepse shqiperia shpeton nga nje monster..
duckollari e pa kto dite se me cfar perbindeshi ka te beje mileti..
nuk ka figure me te erret e me te sofistikuar ne flliqsira..se edvin rama..
jam ne pritje kur e ngrata Rudin Magjistaraj.. .. te clirohet nga ky mizantrop e te marre fryme lirisht si gjith mileti..
pale kur vete neper katunde e qyteza kinse i ka xhan katundaret..
hmmm.. vajti ne librazhd kto dite.. se i don fort..
le te dale nje veteran lufte a pune a nje grua hallexhije e te thote se.. ne ka mundur te hyje ne bunkeret e edvinit per te qare nje hall..
1 po me gjetet vajta qe neser e u bera antar i Ps-se..lol..
ai i shtyp si tartabiqe njerzit e thjeshte po ti ket ne dore.. e perkundrazi eshte nje zhapik servil i neveritshem me me te fortet se vetja..
me ndergjegje te plote ai ka ndezur motorret ta coje shqiperine ne nje 97 te re shum me te rrezikshme..
ai dhe cdo shqiptar e di se cfar bejne 97-tat..
bejne dy-tre---- 10 fishime te varrezave..
pra edvini eshte rrezik vdekje.. per mijra e mijra bashkatdhetare..
po ai sdo tja dije.. semundja-fiksimi i tije per te qene sundimtar i vendit eshte pa sherim..
tos lubonja ja ka bere atij rontegenin e sakte..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-12-2005 më 18:37
Edi Rama: Rruga e protestave çahet vetëm me pensionistët(!)
Edi Rama: Rruga e protestave çahet vetëm me pensionistët(!)
Kryesocialisti Edi Rama e ka shumë të vështirë që të qendrojë në të gjitha momentet e veta publike, në pozicionime "politikisht korrekte". Kështu i ka ndodhur atij dje, në takimin me një përfaqësi të sindikatës së pensionistëve, të cilët, me duar e me këmbë po mundoheshin t'i shfaqnin besnikërinë e t'i tregonin se kishin vullnet të ishin me të në të gjithë aksionin opozitar. Këto përbetime ngjan se janë si hipotekë për Edi Ramën, pasi ai s'u shqetësua fare që t'u deklaronte prerë se "ju pensionistët, jeni kooperativistë shumë të çmuar për Partinë Socialiste. As vetë ju nuk e dini se sa të çmuar jeni për ne", i ka qesendisur ai pensionistët, të cilët patën besuar ditë më parë se ai e kishte seriozisht kur shpalli se kishte një mashtrim në rritjen e pensioneve e se ato nuk shtoheshin më shumë se 3 kafe në muaj. Bashkë me Erion Braçen, ata qesendisën dje pensionistët e më pas, I lanë ata pas gardhit të selisë së PS-së, meqë që të dy po shkonin në një aktivitet fort më "trendy" e që s'kishte kurrfarë konotacioni politik me pensionistët me prejardhje kooperativiste. E njëjta tallje është regjistruar dje edhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Oficerëve në Lirim, për të cilët s'ka pasur ndonjë solidarizim apo komunikim, përkundrazi një sekretar socialist deklaroi se, në fakt, "thika pas shpine" oficerëve po u ngulej nga ekspertët socialistë që kishin milituar prej kohësh në Ministrinë e Mbrojtjes. Në talljen e kryesocialistit kanë qenë të pranishëm një dyzinë drejtuesish të sindikatës së pensionistëve, si dhe disa gazetarë, që sërish kanë provuar dhunën verbale të kryesocialistit që, përmes kërcënimeve, janë porositur të mos publikojnë fjalitë "jozyrtare" të Ramës për pensionistë e kooperativistë.
Edi Rama mbron të varfërit dhe të pastrehët që PS I ktheu nëshumicë, 8 vitet e fundit
Fillojnë të dalin në pah paradokset e opozitës shqiptare, e cila, për 8 vite me radhë mbolli varfëri dhe pasiguri, duke kërkuar vetëm 90 ditë pas lënies së pushtetit, atë që nuk e bëri dot për vite e vite me radhë
Edi Rama mbron të varfërit dhe të pastrehët që PS I ktheu nëshumicë, 8 vitet e fundit
Fillojnë të dalin në pah paradokset e opozitës shqiptare, e cila, për 8 vite me radhë mbolli varfëri dhe pasiguri, duke kërkuar vetëm 90 ditë pas lënies së pushtetit, atë që nuk e bëri dot për vite e vite me radhë...
Kreu i Partisë Socialiste ka zhvilluar dje një takim në selinë e kësaj partie me sindikalistët. Në bisedën me ta, Rama ka deklaruar se rritja mesatare e pagave që parashikohet në projektbuxhetin e vitit 2006 nuk është në nivelet që deklaron Berisha. Sipas Ramës, mesatarisht pagat dhe pensionet rriten vetëm me 6%. "Nëse llogarirtet mesatarja e rritjes së rrogave dhe pensioneve nga qeveria "Berisha", atëherë rezulton se në projektbuxhetin e vitit 2006 rritja është vetëm 6%, megjithëse kryeministri ka reklamuar rritjet me 20 apo 25% disa paga. Në projektbuxhetin e vitit 2006 kemi një rritje mesatare të pagës dhe ky është treguesi se si matet dhe duke e ndarë në disa sektorë, por rritje të përgjithshme mesatare 6%", tha Rama, por gjatë këtij takimi, kreu socialist ka diskutuar pjesë të veçanta të projektbuxhetit", tha Rama. Po sipas Ramës, ky projektbuxhet e rikthen vendin në vitin 1997. Kjo në fakt, kanë edhe akuza e kreut socialist ndaj shefit të ekzekutivit Berisha, duke përqendruar në rritjen ekonomike të vendit që, sipas Ramës, është 2% më e ulët se ajo e qeverisjes socialiste.
"Kjo qeveri është rezultat i një fushate agresive në emër të rritjes ekonomike, i një fushate agresive në emër të luftës kundër varfërisë, i një fushate agresive në emër të përpjekjes për mirëqenie, dhe rritja ekonomike që kjo qeveri merr përsipër të sjellë është 5%, 5% nga 8% që ishte premtuar. Është rritja ekonomike më e ulët në këtë vend, qysh nga viti 1997", tha Rama. Partia Socialiste, gjatë ditëve të fundit është përfshirë në një seri takimesh me shtresa të ndryshme të popullsisë, apo grupet e interesit, të cilët preken drejpërsëdrejti nga projektbuxheti.
Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 09-12-2005 më 23:19
Postuar më parë nga qafezezi
O Qafe Ziu e para e punes mos ofendo njeri, se as nuk me njeh e as nuk te njoh dhe as qe denjoj te te njoh. E dyta nuk jam "more" por "moj".
Une nuk kam asgje me ata qe kullosin dhite e lopet, por e kam te veshtire ta pranoj te qeverisem nga barinjte.
Sa per vjedhje e mashtrime Sala ka thyer rekordin. Kujto firmat piramidale. Sa naiv qe ishte i shkreti, nuk ja mori mendja se keto ishin firma mashtruese dhe i la te vazhdojne aktivitetin e zhvatjes.
Sala eshte nje "gafe humane" dhe pike. Eshte deshtak ne te gjitha drejtimet.
Carpe diem!
Meraklie ashtu eshte !
Kur mbetem ne ne duat e Sales mire te na behet.Mire thone ,cdo popull ka qeverine qe e meriton.Edhe ne kete meritojme, Sal Nastradinin.Plasen te huajt duke i folur, po merr vesh ai.Edhe keto llafet e te huajve per Salen ,kujton ti se jane falas.Jo moj te keqen, po ne shqiptaret do ti paguajme.Na duan te huajte dhe duan te na ndihmojne, por ce do, kur ke Salen ne krye ,cdo gje shkon per se mbrapthi.
Abuzimet te Minsitria e Transporteve, 13 ish-zyrtarë nën akuzë
EDMOND HOXHA
16 Dhjetor Prokuroria ka siguruar prova materiale, që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës me fondet
Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat ndaj 13 ish-zyrtarëve dhe punonjësve të Ministrisë së Transporteve, të denoncuar disa javë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Ndërsa pritet analizimi i dosjes, ku mund të ngrihen akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit të fondeve publike edhe për të denoncuarit e tjerë. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat sqaruan se akuzat janë ngritur mbi bazën e hetimeve dhe verifikimeve të të gjithë dokumentacionit të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky i fundit pretendonte se janë kryer abuzime dhe shpërdorime të fondeve publike. Janë dashur disa autovetura për transportimin e këtij dokumentacioni nga zyrat e ministrive në fjalë në Prokurori. Burimet saktësojnë se janë siguruar prova materiale dhe shkencore, që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës dhe abuzimin me fondet publike, nga ana e ish-zyrtarëve të denoncuar. Por burimet nuk bëjnë të ditur emrat e tyre, pasi po hetohet edhe për pozicionin e të denoncuarve të tjerë. Dhe vetëm pas analizës ku pritet të ballafaqohen fakte të reja, të pandehurve do t’u komunikohet akuza, sqarojnë burimet.
Denoncimet për transportet
KLSH-ja kreu kallëzime penale ndaj drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve, Majlinda Gjonaj dhe ish-drejtorit Engjëll Caka. Sipas raportit të KLSH-së, shpenzimet e kryera për 2 mjetet e vëna në dispozicion për ministrin Poçi, zënë rreth 40% të shpenzimeve totale të kësaj ministrie. Në raportin e KLSH-së thuhej se janë bërë 13 kallëzime penale në Prokurori. Është bërë kallëzim penal për drejtoren e Përgjithshme të Rrugëve, Majlinda Gjonaj, për ish-drejtorin e Përgjithshëm, Engjëll Caka, kallëzim penal për 3 drejtues të tjerë të kësaj drejtorie dhe 8 punonjës të jashtëm në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve e kolaudimeve. Sipas raportit të KLSH-së për rrugën Durrës-Kukës-Morinë, e financuar kjo me taksën e ashtuquajtur “taksa Majko”, rezulton se janë financuar 5.9% e fondeve të grumbulluara. Nga 4.6 miliardë lekë të grumbulluara nga kjo taksë, janë financuar rreth 277 milionë lekë. Gjithashtu rezulton se për 7 vendimet e Këshillit të Ministrave është lejuar që DPRR të përdorë procedurën e prokurimit “kërkesë për kuotim” për investime në disa objekte me vlerë 3.207 milionë lekë. Sipas relacioneve të paraqitura nga kjo ministri, rezultoi se nuk është argumentuar emergjenca e këtyre vendimeve, duke shmangur konkurrencën dhe stimuluar shpërdorimin e fondeve. Ndërkaq janë konstatuar ndryshime të destinacioneve të fondeve, tendera të bërë në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik etj., thuhej në raportin e KLSH-së.
Jo mor miracles "maloket e Sales" nuk e paskan pushtuar po e paskan dhjere forumin.Postuar më parë nga ~Miracles~
Kur shef gjith keta robe qe bien njeri gozhdesh e tjetrit patkojt vetem shajne PS sikur tju kete ngrene buken.
Po ju mor demokrat na thoni nje here ca keni bere keto 100 ditet e famshe te qeverise tuaj....
Apo jua ka fajne edvini!!!... I jeni sulur Rames si skenderbeu turq apo se e rregulloj tiranen dhe e bere yll apo se po perpiqet mos te lere doktorin e cmendur ne pushtet qe ju dha popullit 100 ditet e erresires.
Edhe nje gje te fundit mos kujtoni se e moret ju pushtetin po ate jua dha PS-ja ose me sakte ju adha ILIR META.... edhe boll hodhet balte mbi PS qe e ngriti vendin nga "zero" ashtu sic e late ju ne 97. Shikoni punen aty dhe mos u shpenzoni kohen duke share PS.
Hajt gezuar te gjithve 2006
Krijoni Kontakt