Pas disa ditė heshtjeje, autoritetet pranuan se policia kishte hapur zjarr mbi njė turmė protestuesish
Kinė: Policia hapi zjarr mbi protestuesit
E. Kurra
Media shtetėrore kineze njofton se autoritetet nė jug tė Kinės kanė arrestuar njė zyrtar qė kishte dhėnė urdhėr policisė tė hapte zjarr gjatė njė trazire javėn e kaluar, ku u vranė disa protestues. Arrestimi u bė njė ditė pasi zyrtarėt e pranuan se incidenti kishte ndodhur ditėn e martė.
Ata thanė se tre vetė u vranė gjatė trazirave, por fshatarėt nė Dongzhou nė provincėn Guangdong thanė se rreth 20 persona mund tė jenė vrarė. Pas disa ditė heshtjeje, autoritetet mė nė fund pranuan se policia kishte hapur zjarr mbi njė turmė protestuesish. Agjencia kineze e lajmeve Xin Hua, pėrshkruan se si mė shumė se 300 fshatarė me thika, shishe tė mbushura me benzinė dhe shufra dinamiti u pėrleshėn me policinė nė provincėn Guangdong, tė martėn e javės sė kaluar. Agjencia thotė se mė pas policia filloi tė qėllojė, pasi turma filloi tė hidhte eksplozivė drejt tyre.
Tre vetė u vranė dhe pesė tė tjerė u plagosėn nė kaosin qė pasoi. Por fshatarėt tregojnė njė histori tjetėr. Ata thonė se vetėm fishekzjarrė dhe jo eksplozivė u hodhėn drejt policėve, tė cilėt hapėn zjarr duke vrarė deri nė 20 vetė. Fshati qė nga ajo ditė ėshtė rrethuar nga forca policore. Fshatarėt ishin pėrfshirė nė njė mosmarrėveshje me autoritetet lokale lidhur me kompensimin qė u takonte pas marrjes sė tokės pėr ndėrtimin e njė uzine. Kina po has vėshtirėsi nė pėrballimin e ndjenjave tė pakėnaqėsisė me 74 mijė protesta tė regjistruara vetėm vitin e kaluar. Por ngjarjet e ndodhura pas vrasjes nė sheshin Tien Anmen ende janė tė gjalla dhe ėshtė e pazakontė pėr policinė kineze tė pėrdorė zjarr tė vėrtetė pėr tė shtypur njė demonstratė.
------------
S'eshte hera e pare qe ndodhin gjera te tilla ne Kinen e largete cila eshte zgjedhur shteti me jo-tolerant ne Bote ndaj popullit te vetė.
Krijoni Kontakt