Shume nga ne ende me mall e kujtojme diten kur i kthyem shpinen shtepise ku u lindem dhe jetuam.Une ende e kam si hije qe me percjell pamja me lote e nenes dhe fjalet qe mezi i dolen nga buzet derisa me tha :Rruge te mbare bije.E ktheva koken disa here te me mbetej ajo pamje ne mendje, nena ,vellezerit , motra, shtepia,rruga Ne jete kam kthyer koken edhe per gjera te tjera,por cuditerisht asnje pamje sme ka mbete ne kujtese si ajo.
Kur erdhem ketu me mungonte cdo gje.Pos familjes me mungonte(dhe ndjej ende mungese) shoqeria.Ata me te cilet kalonim ore te tera duke diskutuar,bile bile edhe ajo jotoleranca per qeshtje te ndryshme qe kishim me mungon-te.Ndjej shpesh dhembje per vete dhe per ata te cilet kaluan dite dhe nete te tera mbi libra ,probleme shkollore dhe gezimet per cdo provim te dhene duke menduar qe nje dite do te punojme ne profesionin qe enderronim. Dhe pak shume pak nga ne arritem te futemi diku qe ka te bej sado pak me ate profesion.Shume nga Ne librat dhe formulat i kemi zevendesuar me makina per larjen e pjatave apo me pune te renda ndertimi, sa per te siguruar diqka per vete, femijet dhe prinderit qe kemi ne atedhe.Andaj enderra te kthehemi cdo here e behet me e madhe, duke shpresuar qe se paku atje do te jemi vetja jone.
Por femijet !! Sa jane te gatshem edhe ata te kthejne shpinen nga shkolla, shoqeria ,vendi ku kan lindur dhe te fillojne per ta nje jete te re.Kemi biseduar shume shpesh me femijet per kete ceshtje, ata e pohojne kthimin( kurdo qe do te behej), por verej qe ndjejne nostalgji per shoqerine, per shkollen dhe per cdo gje qe i lidhe me kete vend.Menjehere fillojne pyetjet :Po sikur te mos tregojme sukses ne mesime atje si ketu ,dhe cfar do te behet sikur te mos na pranojne lehte ne shoqeri . apo me e fundit :dhe a do te kthehemi ndonjehere prap ketu ???
Mendoni qe duhet te jete nje kohe e caktuar per kthim, apo duhet pritur derisa femijet te mbarojne studjimet dhe te arrijne diqka ne jete? Deri ne cilen pike duhet te degjohet dhe vendose edhe zeri i femiut ne kete ceshtje ?Une tani per tani besoj qe zeri i femiut eshte shume i fuqishem dhe ardhmeria e tyre duhet te jete primare , por shpesh malli ve pluhur mbi arsyet!
Krijoni Kontakt