Fundi i shekullit te 7 dhe i gjithe shekulli i 8 ishin mbase periudha me e veshtire per historine mesjetare europiane sidhe per vet vazhdimesine e Kristianizmit! Arabet pasi kishin pushtuar nje territor nga Spanja e deri ne Singapor (gjate halifatit umajad 650-750) do kercenojne vet Europen.
Fillimisht ne 678, nese nuk gaboj, halifi Moavia (arab. Muauiyeh Ibn Abu Sufian) do organizoje shtetrethimin e Konstandinopojes. Ky rethim nuk u be me kamile por me anije, gje qe tregonte se arabet nga force e shkretetires ishin kthyer edhe ne force detare (me ndihmen e popullatave te Lindjes se Mesme). Zifti i Perveluar ishte arma qe do mbroj Bizantinet kesaj here por edhe heren e ardheshme, gjate rethimit te dyte ne 718.
Megjithese Arabet pas dy deshtimeve nuk do e sulmojne me Konstandinopojen ata kishin arritur nje ser sfidash te tjera, si pushtimin e Kretes, te Sicelise, te Kalabrise, te Maltes te shume ishujve te Egjeut dhe ne fund kishin arritur te vejne kembe edhe ne Ballkan me rethimin e Selanikut dhe pushtimin e tij reth nje vit ne 730-31 nese nuk gaboj.
Megjithate rreziku me i madh per Europen vinte nga perendimi, ku arabet pasi kishin pushtuar te gjithe gadishullin iberik do programatizojne pushtimin e tere Europes. Kesaj radhe ishin Franget qe do shpetojne per here te dyte Katolicizmin (heren e pare e shpetuan nga Arianizmi gotthik) te cilet nen udheheqjen e Karolus Martelus dhe me aleancen e nje ser kombesh te tjera do japin nje rezistence legjendare ne malet e Puatiese (ku ndahet Iberiku nga Franca) reth vitit 738 (nese nuk gaboj). Pa dyshim ishte nje nga lufterat me domethenese te Historise Boterore, me pasoja deri sot!
Pas kesaj fitoreje mburoja e Kristianizmit, per mendimin tim gjithmone, do shperngulet simbolikisht nga Lindja ne Perendim dhe me ekzaktesisht nga Bizantinet/Helenet tek Latinet e Papes dhe tek kombi frang!
Ishin pikerisht keto rrjedhoja domethenese qe do i japin te drejten kombit frang nen udheheqjen e Karlomgnit, nip i Martelit, te mbledhi te gjitha kombet e Europes Qendrore dhe Perendimore me uraten e Papes nen Perandorine e Shenjte Romake te Kombit Frang.
Por ambiciet e Karlomagnit nuk mbaronin ketu, ai synonte te martohej edhe me perandoreshen bizantine dhe te behej keshtu Perandor i gjithe Krishterimit!
Megjithese Karlomagni nuk u be perandor i gjithe Krishterimit dhe megjithese perandoria e tij u nda midis pasardhesve vepra e tij kishte nje simbol te madh: lindjen e synimeve perendimore, nen uraten e Papes, kundrejt Lindjes (muslimane apo ortodokse qofte!).
Nga ana tjeter Arabet ish-mjeshtra te tregetise tranzite -ngase ndermjetesonin tregetine me Lindjen e Poshtme qysh atehere kur ndermjetsimi pers apo bizantin ishte i pamundur per shkak te lufterave midis dy paleve- i kishin dhene nje hov te papare ndonje here tjeter tregetise boterore. Vec te tjerash per Muslimanet tregetia e ndershme ishte profesion "i shenjte", ngase u praktikonte nga vet Muhamedi kur ishte ne jete!
Keshtu nen hegjemonine arabe produkte vinin qysh nga Kina dhe India deri ne Europen Perendimore (nuk po permend edhe menyrat sesi keto produkte kalonin edhe ne zonat me larta te Europes si psh. Suedia dhe Finlanda!). Dhe kur mallrat e reja, si letra qe sapo ishte shpikur ne Kine, do zejne rendesi kolosale Arabet do ken prestigjin e kontrollit te tregut boteror/mesdhetar.
Ishte e njejta kohe qe do shfaqen ne Europe fuqi te reja detare dhe tokesore si Vikinget/Normandet por edhe vet mbreterite/dukatat ilataliane pak shekuj me vone!
Te gjitha keto rrjedhoja kishin nje rezultat te pashmangshem: anesimin e Helenizmit nga roli i magnetizimit te fuqise!
Egjeu e kishte humbur rendesine e tij te dikurshme, nen pasojat e piratise arabe apo normande pak vite me vone. Qendrat e tregetise nuk gjendeshin me ne brigjet e Azise se Vogel, gjendeshin ne Lindjen e Mesme, Azine Qendrore, Afriken Veriore dhe Europen Qendrore/Itali. Greket nuk ishin me zoteruesit e detit, tani deti nuk njihte me monopol. Pra me pak fjale te gjitha veglat e fuqise ishin larguar nga influenca helene!
Keshtu qysh kendej e tutje do filloj avazi historik per Bizantinet, si per cdo perandori tjeter ku ngushtimi i politikes se jashtme sidomos asaj ekonomike sjell probleme te brendeshme. Pa permendur listen e kercenimeve te jashtme te Bizantit (nga Veriu, Jugu, Lindja dhe Perendimi) lufta midis familjeve te shquara bizantine per pushtet ishte kthyer tashme ne dukuri te perditshme dhe shkaterruese per vet perandorine.
Ne te njejten kohe qe keto ndryshime ndodhnin ne Bizant lajme te reja vinin edhe nga komshiu arab!
Chejngis Kani mbahet si pushtuesi me i madh i historise, por nen pushtimin e Chejngisit me shume kishte stepa dhe male sesa popuj! Kurse Arabet ishin ngataruar me nje ser popujsh, kulturash, feshe, ideologjishe etj. qe brenda nje periudhe dyshekullore do shpiejne ne shperberjen e gjithe kesaj perandorie (halifatit arab).
Keshtu me Bizantinet dhe Arabet qe vriteshin me njeri-trjetrin perfitimi me i madh shkonte andej nga Vatikani!
Mbas reth 8 shekujsh busulla historike kthehet 180 grad mbrapsht! Qendra e botes shkon nga Lindja perseri ne Perendim (si ne kohen romake), ku Papa me Kryqin e vet dhe me shpaten e frangeve bashkonte barbaret kundra "rrezikut lindor".
Qysh kendej e tutje e deri ne shek. e 20 zemra e botes do rahi mbi Europen Perendimore dhe Qendrore! Fillimisht nen prestigjin e shpatave frange dhe normande, me vone nen pretigjin e sunduesve te detrave dhe tregetise boterore (sipas radhes: Italianet, Portogalet, Spanjollet, Hollandezet, Anglezet dhe Francezet) dhe me vone -kur Revolucioni Industrial do burrerohet- nen prestigjin e kombeve te privilegjuara me pasuri natyrale, popullsi te madhe dhe mundesi trafikimi (Anglia, Franca, Gjermania)!
Krijoni Kontakt