Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365

    Vret pse e la gruaja

    Lexoni cfare cmendurirash bejne shqiptaret, lan nam neper bote, kesaj i thone te martohesh me zor.......... aaaaaaaaa gjerman te rente damllaja ca le prapa


    Hakmarrja amerikane, nėna ekzekutohet nė sy tė vajzės
    E Merkure, 07 Dhjetor 2005
    krim i rėndė nė qytetin e Elbasanit. Dylbere Belshaku u ekzekutua nė prani tė vajzės sė saj tė mitur, nga njė person i cili trokiti nė derė dhe kur ajo iu hap, i mori jetėn 50-vjeēares. Dyshimet pėr hakmarrje tė dy vėllezėrve emigrantė



    ELBASAN - Ekzekutohet nė shtėpinė e saj nė sy tė vajzės 16 vjeēe nėna e tre fėmijėve. Dylbere Belshaku 50 vjeē me banim nė katin e tretė tė pallatit 590 nė lagjen "Haxhias" nė Elbasan ėshtė ekzekutuar dje nė orėn 17.15 minuta nga persona ende tė paidentifikuar. Vrasėsi ka trokitur qetėsisht nė derė dhe sapo Dylberja ka dalė tek pragu i shtėpisė e ka qėlluar pėr vdekje me dy plumba pistolete. E gjithė skena ėshtė parė nga vajza 16 vjeēare Edra Belshaku. Pasi ka kryer krimin autori ėshtė larguar me shpejtėsi duke lėnė dyshime dhe mister nga pas. Nė fillim fqinjėt kanė menduar se ka plasur ndonjė kapsollė, por vetėm pak sekonda mė vonė vajza 16 vjeēare ka dhėnė kujėn duke alarmuar pallatin.

    Rrėfejnė dėshmitarėt

    Njė nga fqinjėt e familjes Belshaku, Marjeta N., 35 vjeēe tregon si e pėrjetoi ngjarjen: "Ndodhesha nė shtėpi bashkė me fėmijėt kur dėgjova dy tė shtėna. Mendova se mos ishin plasje kapsollash, por pak ēaste mė vonė vajza 16 vjeēare dhe kujėn nė shtėpi. Dolėm tė alarmuar dhe u shokuam kur pamė Dylberen tė shtrirė e tė larė nė gjak. Unė i dhashė ndihmėn e parė duke i bėrė frymėmarrje artificiale nga goja. Dylberja ende ishte e ngrohtė dhe pėrpėlitej nga dhimbjet. Njė plumb e kishte marrė nė zemėr dhe njė tjetėr nė bark. Komshinjtė e tjerė lajmėruan ambulancėn dhe policinė. Dylberja u nis me urgjencė nė spital. Ne shpresuam se do tė shpėtonte kur mė vonė mėsuam se ka vdekur. Jemi shumė tė tronditur dhe nuk dimė se cilat janė motivet. Nuk pamė ndonjė njeri tė dyshimtė. Kur dolėm ne gjithēka kishte pėrfunduar", pohon fqinja e tė ndjerės.

    Kush ishte viktima

    Familja Belshaku ėshtė me origjinė nga Cėrriku. Para 11 vjetėsh janė vendosur nė lagjen "Haxhias" nė Elbasan. Bashkėshorti i Dylberes Bukurosh Belshaku ka vdekur para 6 vjetėsh nga astma. Ēifti ka tre fėmijė Armand Belshaku 27 vjeē, Anila Belshaku 25 vjeē dhe Edra Belshaku 16 vjeē. Armandi ėshtė emigrant nė Amerikė. Edhe Anila ishte e martuar nė Amerikė me njė djalė me origjinė nga Pogradeci, me emrin Durim. Burime nė vendngjarje tregojnė se Anila kishte probleme me bashkėshortin. Madje flitet se nė shtator tė kėtij viti ajo ėshtė ndarė prej tij dhe ėshtė larguar nga Amerika pėr tė ardhur nė Shqipėri. Dyshohet se i gjithė strumbullari i kėsaj ngjarjeje ka lidhje me vajzėn Anila dhe me plagosjen e njė shtetasi nė shtator tė kėtij viti.

    Ngjarja e shtatorit

    Nė fillim tė shtatorit tė kėtij viti, Durim e Kujtim Isufi vėllezėr me origjinė nga Soinishti i Mokrės nė Pogradec, tė dy emigrantė nė Amerikė, udhėtuan nga pėrtej Oqeanit pėr tė ekzekutuar kundėrshtarin e tyre Gėzim Kllogjeri me banim nė lagjen "Vullnetari" nė Elbasan. Ngjarja ndodhi nė orėn 01.30 tė mėngjesit pranė Postės. Sapo u ndodhėn pėrballė Gėzim Kllogjerit, vėllezėrit Durim e Kujtim Isufi sipas policisė, nxorrėn pistoletat dhe qėlluan disa herė drejt tij. Tė bindur se e vranė ata u larguan menjėherė nga vendngjarja me njė automjet. U dėrgua nė spitalin Ushtarak nė Tiranė dhe doli nga rreziku pėr jetėn. Policia gjeti tre gėzhoja pistolete 7.62 mm dhe 4 gėzhoja pistolete model 54 tė kalibrit 7.62. Policia pas hetimit tha se ngjarja kishte lidhje me njė femėr qė dyshohet se ėshtė marrė nga Amerika dhe ėshtė transportuar pėr nė Angli nga shtetasi Gėzim Kllogjeri. Emri nuk u dha por u hodh dyshimi policor se ishte motra apo e dashura e njė prej vėllezėrve tė akuzuar si atentatorė. Para pak javėsh policia e Elbasanit tha se tė dyshuarit e atentatit ndaj Kllogjerit ishin dy vėllezėrit pogradecarė qė pas krimit, kishin ikur nga Maqedonia pėr nė Amerikė.

    Policia dhe hetimet

    Nė vendngjarjen e krimit tė djeshėm, shkuan agjentė tė Kriminalistikės dhe njė grup hetimor. Ata gjetėn dy gėzhoja pistolete 7.62 mm. Tė njėjtat gėzhoja u gjendėn edhe nė atentatin e kryer ndaj Gėzim Kllogjėrit. Policia ka rrethuar zonėn pėrreth me synim pėr tė kapur autorin. Nė pyetje ėshtė marrė vajza 16 vjeēe Edra e cila e ka parė nga afėr tė gjithė skenėn e krimit. Sipas komshinjve, pas muajit shtator familja Belshaku ėshtė mbyllur brenda mureve tė shtėpisė. Ende mbetet nė mister autori i kėsaj vrasjeje. Nė shtator policia hodhi versionin se kanė qenė dy vėllezėr qė kanė udhėtuar nga Amerika pėr tė ekzekutuar rivalin e tyre Gėzim Kllogjeri por edhe pse kanė qėlluar disa herė ndaj tij nuk kanė mundur t'i marrin jetėn. Ndėrsa nė kėtė atentat ende nuk janė hedhur hipotezat e mundshme. Ndoshta, thotė policia, vėllezėrit Isufi kanė paguar tė tretė pėr tė kryer kėtė krim. Gjithashtu i paqartė mbetet fakti se cili ka qenė objektivi i atentatorit, Anila apo nėna e saj. Gjithsesi ekzekutimi i 50 vjeēares pėrbėn njė precedent tė rrallė nė Elbasan pasi nė kėtė qytet nuk ėshtė e shprehur gjakmarrja dhe kanuni. Fatos Salliu
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nuk thoshte kot gjyshja ime, Elbasanllinjte ta sjellin shpirtin ne maje te hundes, vetem kendojne per dashurira te humbura
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 07-12-2005 mė 23:37

  3. #3
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Nuk thoshte kot gjyshja ime, Elbasanllinjte ta sjellin shpirtin ne maje te hundes, vetem kendojne per dashurira te humbura
    Që kur na u bënë cërriksit, Elbasanllinj mi ??
    Është si të thuash ata nga Bërzhita, janë tiransë.

    Për temën:
    S'dihet motivi përse e vranë atë.
    Pra disa muajsh në USA, një polic apo ish trooper vrau të shoqen dhe avokaten e të shoqes, sepse ligji amerikan i jep të drejta dhe super të drejta femrës. Duke i marrë çdo gjë atij, i cili kishte punuar e punonte dhe ajo kishte ndjenjur e rrinte e ai duhet ti paguante alimony asaj. Pra shumë herë mendja arrin deri në skaj sepse ska më zgjidhje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 08-12-2005 mė 01:55

  4. #4
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    ore ca behet keshtu po paksohet burrat e shqiperis para dy diteshe lexova ne forum qe njeri ishe hedh na kati peste sot njeri vravi veten vk u be kjo dynja .
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  5. #5
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Familja Belshaku është me origjinë nga Cërriku. Para 11 vjetësh janë vendosur në lagjen "Haxhias" në Elbasan.
    Me kë e pate ti or mik??!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 08-12-2005 mė 02:34

  6. #6
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    nuk kuptoj ca hake ka marre ai me larte. se me duket shume ceshtje idiotesh. ajo se donte sepse kishin mosmarreveshje dhe e la duke u kthyer ne vendin e saje. tani se cfare bej une si ish gruaja jote me jeten time pas divorcit, eshte ceshtje qe me perket mua pse u dashka te ngrihet nje fshatar nga amerika edhe te vika te me vrasi nenen, shpresoj qe kur te kapen ata te dy , sepse qe do kapen nuk diskutohet me gjemen qe bene....... te denohen me burg perjete biles do ishte teper lehtesuese per familjen e viktimes nqs burgun do ta benin ne amerike , sepse aty vuan tamam se ne shqiperi thone qe burgu eshte si spital hyn e dalin 100 veta per vizite.
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  7. #7
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    une as nuk e lexova fare temen po ai me beri pershtypje kur u ben the keta. qe do gjinen do gjinen se ne amerike ska ku te nciqefen ene ne 25 vjete burg do e hajne .

    bija e detit qe ta mare vesh nga ishin keta cunat qe vrane ate gruan nga cerriku apo pogradeci.

    flm
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga bija_e_detit
    Gjithsesi ekzekutimi i 50 vjeēares pėrbėn njė precedent tė rrallė nė Elbasan pasi nė kėtė qytet nuk ėshtė e shprehur gjakmarrja dhe kanuni. Fatos Salliu
    Ēuditet "gazetari" se si ndodhin krime aty ku nuk ndikon kanuni!!! Tashma ja kane mbushe kokat bosh se Shqipnija do ishte parajse pa kanunin e nuk shofin mjerimin shpirtnor qi asht ule kamekryq ne votrat shqiptare. Lajme te tmerreshme lexohen, femije qi zhvarrosen per me e pa a jane femije te "babave" a te "gjyshave", femije qi hidhen te coptuem ne pus per inad te dashnoreve, vetvrasje te miturish e ēka ban nji shoqni qi s'ka aspak ndermend me u sherue: e shef fajin jashte saj te perrallat per kanunin.

  9. #9
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    po te lexoni gazeten shekulli per diten e sotme do cuditeni me te rejat e fundit , ky muhabet paska qene aq i ngaterruar saaaaaaaaaa cudi e madhe.
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Kjo eshte hiq me pak se çmenduri!
    Vjen i biri i botes, troket ne dere tek gruaja e vetmuar pa burre, ajo ia hap deren dhe ky shtjen ne te me pistolete duke e lene gadi te vdekur e cila me vone vdes ne spital. A mos valle jemi duke u çmendur. Si i merret jeta more njeriut sikur nje hiçgje, sikur ajo eshte prone e kujtdo dhe mund te bej me te cfare te doje!
    Turp, turp, turp
    Sikur po e vulosim kulturen e manget dhe edukaten gjysmake, apo nuk e dijme qe jemi vrare mjaft nga te tjeret dhe cfare na duhet ende, te vritemi ne mes vehte, mos e dhente perendia. Qofte kjo e fundit.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  3. E ndava nga gruaja, por...
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 13:05
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •