A besoni në vdekjen e Krishtit? Patjetër që po. Por, të njëjtat Shkrime që thonë se Ai vdiq për ne, thonë po ashtu se ne vdiqëm bashkë me Të. Shiheni përsëri: "Krishti vdiq për ne" (Romakëve 5:8). Kjo është shprehja e parë, dhe është shumë e qartë. Por kjo që vijon, a është më pak e qartë: “Njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me Të" (Romakëve 6:6). "Ne vdiqëm me Krishtin" (Romakëve 6:8).
Kur u kyqëzuam ne me Të? Sa ishte data e kyqëzimit të njeriut tonë të vjetër? A ndodhi kjo në të ardhmen? A ndodhi dje? Apo sot? Në mënyrë që t’i përgjigjemi kësaj, ajo që mund të na ndihmojë është që ta kthejmë shprehjen e Palit nga ana tjetër dhe të themi: “Krishti u kryqëzua me njeriun tonë të vjetër (në të njëjtën kohë).” Disa prej jush kanë ardhur këtu në çifte. Ju keni udhëtuar për këtu, së bashku. Ju mund të thoni: “Miku im erdhi me mua” por ju mund të thoni gjithashtu: “Unë erdha me mikun tim”. Nqs njëri nga ju do kishte ardhur këtu tre ditë më parë dhe tjetri do të kishte ardhur sot, ju nuk do të nuk do kishit mundësi ta thonit këtë; por nqs ju mund të vini së bashku, ju mund të shprehni secilën nga këto shprehje, duke thënë të njëjtën të vërtetë, sepse të dyja e shprehin këtë fakt njësoj. Kështu, për të shprehur faktin historik ne mund të themi ndryshe, por me të njëjtën siguri: “Unë u kryqëzova atëherë kur Krishti u kryqëzua” ose “Krishti u kryqëzua atëherë kur unë u kryqëzova” , sepse ato nuk janë dy ngjarje të ndryshme historike, por një. Kryqëzimi im ishte “Me Të”. A u kryqëzua Krishti? Atëherë a mundem që unë të mos jem kryqëzuar? Dhe nqs Ai u kryqëzua rreth dy mijë vjet më parë dhe unë jam kryqëzuar bashkë me Të, atëherë a mund që kryqëzimi im të ndodhë nesër? A mundet që kryqëzimi i tij të jetë në të shkuarën dhe i imi në të tashmen apo të ardhmen? Lavdi Krishtit, kur Ai vdiq në Kryq, unë vdiqa bashkë me Të. Ai jo vetëm që vdiq në vendin tim, por Ai më mbarti dhe mua me Veten në Kryq, kështu që kur Ai vdiq, dhe unë vdiqa bashkë me Të. Dhe nqs une besoj në vdekjen e Zotit Jezus, atëherë unë mund të besoj dhe në vdekjen time, me po atë siguri që besoj në vdekjen e Tij.
Krijoni Kontakt