Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 77
  1. #21
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nėnkryetarja e PD-sė kėrkoi njė qėndrim tė Parlamentit pėr vendimin e Bashkimit Europian

    Topalli: Kuvendi, rezolutė pėr Korridorin Tetė

    TIRANĖ-Opozita kėrkon mbajtjen e njė qėndrimi nga ana e Kuvenditm pėr bllokimin e investimit mė tė rėndėsishėm siē ėshtė Korridori Tetė. Nėnkryetarja e Kuvendit, deputetja e PD-sė, Jozefina Topalli tha dje nė seancė parlamentare kėrkoi qė tė mbahet njė qnėdrim nė lidhje me dėshtimin e investimit tė Korridorit Tetė, si njė nga arteriet kryesore tė Shqipėrisė pėr lidhjen mes Pėrendimit dhe Lindjes. “Vendimi i Komisionit Europian pėr tė mos pėrfshirė nė programin e investimeve deri mė vitin 2020 flet pėr njė dėshtim tė qeverisė, e cila nuk ka as ministrin e Jashtėm prej kohėsh. Ne duhet tė dalim si Kuvend me njė deklaratė duke bėrė thirrje qė me ndihmėn tuaj tė bėjmė tė mundur qė ky projekt tė mos dėshtojė”,-tha dje Topalli. Ndėrkohė qė ish-ministri i Jashtėm, Paskal Milo ka kėrkuar qė tė jepet mė shumė informacion pėr njė ēėshtje tė tillė, pasi deputetėt nuk mund tė ngelen vetėm nė kuadėr tė deklaratave dhe informimit tė shtypit. “Ne duhet tė kėrkojmė qė Ministria e Punėve tė Jashtme tė japė njė informacion sa mė tė saktė, nėse ndonjė komisioner i lartė i KE-sė ka dhėnė njė qėndrim tė tillė”,-tha dje Milo. Ndėrsa socialisti Koēi ka deklaruar dje se “nuk duhet tė shikohet Korridori Tetė si njė pronė e Shqipėrisė, por duhet parė si njė raport mes Europės dhe rajonit tė Ballkanit”. Ai ftoi deputetėt qė tė mos ta pėrdorin me pasione politike njė ēėshtje tė tillė, por tė ndėrhyjnė pranė organizmave tė lartė europianė qė njė gjė e tillė tė mos tė ndodhė. Ndėrkohė qė kryeaprlamentari Pėllumbi e ka cilėsuar si normale kėrkesėn e Topallit, pėr mbajtjen e njė qėndrimi nga ana e Kuvendit pėr bllokimin e punimeve tė Korridorit Tetė.
    PAUCA SED MATURA

  2. #22
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Delegacioni i BE-sė: Nuk ka informacion pėr bllokim fondesh

    Bashkimi Europian nė muajin mars ka shkurtuar financimin e disa projekteve nė infrastrukturėn rrugore


    Komisioni Europian nė Tiranė nuk ka asnjė informacion pėr bllokimin e financimeve tė projektit tė Korridorit tė Tetė Paneuropian. Kėshtu pohojnė pėr gazetėn “Shekulli” pranė zyrės sė shtypit tė Komisionit Europian nė Tiranė. “Nuk ka asnjė informacion mbi vendimin pėr bllokimin e financimeve tė Korridorit tė Tetė”, pohojnė burime pranė kėtij delegacioni. Pasi ky delegacion ėshtė lidhur me Brukselin pohon se nuk ka ndonjė vendim zyrtar pėr mosfinancimin e korridorit Shqipėri-Maqedoni-Bullgari deri nė vitin 2020. Delegacioni i Komisionit Europian pas lajmeve qė kanė dhėnė ditėt e fundit mediat e shkruara dhe elektronike, shqiptare dhe tė huaja, pėr braktisjen e financimeve nga Bashkimi Europian pėr Korridorin Paneuropian ka verifikuar nė qendėr pėr ndonjė vendim tė marrė, por deri tani asgjė. Pranė zyrės sė delegacionit tė Komisionit Europian pohojnė se Bashkimi Europian ka marrė vetėm njė vendim nė muajin mars tė kėtij qė disa projekte nė infrastrukturė tė mos financohen prej saj, por nga donatorė tė tjerė ndėrkombėtarė. Kėshtu nė infrastrukturėn rrugore Bashkimi Europian ka hequr dorė, duke mos financuar ndėrtimin e disa rrugėve, por tashmė janė gjetur fondet dhe nuk ka mė asnjė problem. Kėshtu, mund tė ketė ndonjė ngatėrresė nė lidhje me kėtė ēėshtje, sepse fondet qė nuk i erdhėn Shqipėrisė nga Bashkimi Europian, kanė shkuar pėr projekte mė prioritare. Por nė fakt ndryshe citohet nė raportin e komisionierit tė Bashkimit Europian,Van Miert, sipas tė cilit projekti i Korridorit tė 8-tė nuk figuron nė listėn e objekteve pėr financim, tė paktėn deri nė vitin 2020. Sipas kėtij raporti, korridori Shqipėri-Maqedoni-Bullgari nuk ėshtė njė nga prioritetet e Bashkimit Europian, sepse financimet e kėtyre shteteve do tė shkojnė pėr projekte tė tjera nė tė rėndėsishme. Por hapi i radhės do tė ngelet nė duart e Italisė, e cila do tė vendosė pėrfundimisht nėse Korridori 8 do tė jetė njė nga prioritetet e Bashkimit Europian ose jo. Pėrndryshe Shqipėrisė dhe dy vendeve tė tjera tė rajonit do t’i duhet tė presin rreth 17 vjet tė tjera pėr tė marrė financime tė plota pėr ndėrtimin e kėtij korridori ballkanik.
    PAUCA SED MATURA

  3. #23
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Korridoret e humbura nė vite

    Nė vitin 2001, krejt papritur, Brukseli botoi njė ditė, skicėn pėrfundimtare tė Korridorit tė 10-tė. Ndryshe nga ē'ishte folur pėr vite me rradhė dhe ndryshe nga ē'priste opinioni dhe politika shqiptare, ai nuk do tė kalonte mė nga Mali i Zi-Han i Hotit-Kakavijė-Greqi. Itinerari kishte lėvizur shumė, duke kaluar nga Evropa Qendrore nė Serbi, Shkup dhe Selanik. Ky ishte njė vendim pėrfundimtar dhe nuk mund tė jetė subjekt i ndryshimeve tė mėtejshme. Shqipėria humbi njė investim tė madh nga ana e Bashkimit Evropian dhe Bankės Botėrore, tė cilin e fituan fqinjėt e saj. Po kėshtu, si rrufeja nė qiell tė hapėt, erdhi lajmi mė i freskėt se, edhe Korridori 8, shtyhet pėr nė kalendat greke, me sa duket, nga ata qė festojnė kėto kalenda: Athina zyrtare. Harta e korridoreve, ėshtė njė projekt panevropian, i cili synon lehtėsimin e mėtejshėm tė lėvizjes sė njerėzve e tė mallrave nė kontinentin e vjetėr...

    ...Ajo bėn fjalė pėr plane tepėr ambicioze, duke filluar nga ėndrra, tashmė e realizuar, e bashkimit me tunel tė Francės me Anglinė, e deri, tek bashkimi me rrugė automobilistike i Siēilisė, Suedisė, etj, me brigjet pėrballė. Nė kėtė kuadėr, traseja e dy prej korridoreve nga mė tė rėndėsishmet, kalonte nėpėr territorin e vendit tonė. Nė fakt, gjeografikisht, Shqipėria ofron rrugėn mė tė shkurtėr qė lidh Evropėn Qendrore me Greqinė, pėrgjatė zonės turistike Adriatiko-Joniane, si dhe Italinė me Ballkanin Lindor, me dalje nė Detin e Zi. Normalisht, trasetė e parashikuara nė fillim, kalonin pikėrisht, e para, Hani i Hotit-Kakavijė dhe e dyta, Durrės(Vlorė)-Rrogozhinė-Qafė Thanė. Kėto harta u publikuan dhe mbi to, punuan pėr vite me rradhė, specialistė shqiptarė e evropianė, sėbashku me ata tė Bankės Botėrore.

    Njoftimi mė i fundit, bėn fjalė pėr njė vendim se, interesimi i Evropės pėr Korridorin 8, duhet tė jetė shtyrė deri nga viti 2020. Nė qofshin tė vėrteta kėto njoftime, tė cilat i pėrhapi shtypi italian, i njė vendi shumė tė interesuar pėr rigjallėrimin e lėvizjes, nga krahina jo aq e zhvilluar e Puljes pėr nė Lindje, atėhere, vendi ynė ka humbur njė shans tė ri historik. Jo se punimet e filluara nė akset e mbetura Elbasan-Librazhd, Lushnje-Fier, apo tė tjera degėzime, si Qafė-Thanė-Korēė dhe Vlorė-Fier, do tė ndėrpriten. Financimet pėr to tashmė, janė siguruar. Por, Korridoret, janė njė koncept shumė mė i gjerė se sa superstradat e thjeshta. Ato pėrfshijnė modernizimin e hekurudhave, linjave tė telekomunikacionit, ndėrtimin e korsive shtesė autostradale, plotėsimin e infrastrukturės lokale me motele e supermarkete, pika karburanti, etj. Fluksi i kalimit tė automjeteve, mallrave dhe udhėtarėve nė korridore tė tilla, mund tė pėrshkruhet me njė lum ndėrkombtar, krejt ndryshe, nga lėvizja aktuale e kufizuar. Bashkė me ėndrrėn e njė korridori tė dytė me rėndėsi ndėrkombtare tė kthyer nė hi, ne humbasim njė lum virtual, qė do tė shoqėronte makinat dhe mallrat, atė tė dollarėve e eurove. Kush ka kaluar nga Maqedonia nė Kosovė, menjėherė pas konfliktit nė kėtė tė fundit, do tė kujtojė rradhėn e mauneve nė kufi, tė cilat prisnin t'i paguanin Shkupit, taksėn prej 200-markash gjermane secila. Tė mos pėrmendim kėtu, shpenzimet nė blerje karburanti, fjetje, ngrėnie, servise, blerje pjesėsh kėmbimi, etj, etj, qė bėhen nga kalimtarėt.

    Mbas pyetjes sė parė "ēfarė?", vjen gjithnjė njė "pse?" e natyrshme. Faji i kujt ėshtė qė ne na heqin gjithnjė nga lista e investimeve tė rėndėsishme ndėrkombtare? Menjėherė, segmente tė caktuara tė politikės nxituan tė dalin nė skenė, pėr tė fajėsuar njėra-tjetrėn. Madje, topi kalohet edhe jashtė Shqipėrisė. Nė fakt, tė gjithė kanė tė drejtė. Veprimi mund tė konsiderohet edhe pasojė e fjetjes mbi dafina tė qeverive tė ndryshme shqiptare, por edhe e pangopjes sė fqinjėve.

    Pa mohuar asnjė argument tė dhėnė deri tani, do tė thoshim se fajin e kemi, mė shumė vetė, tė gjithė. Argumenta nga fqinjėt mund tė sillen mjaft, por korrupsioni i brendshėm dhe situata e rendit, qė herė pėrmirėsohet e herė pėrkeqėsohet, nuk mund tė sjellin rezultat tjetėr. Ky ėshtė rezultat, edhe i acarimit tė gjendjes nė Maqedoni, ku herė pas here, hyn nė veprim ushtria, duke e kthyer zonėn nė kufirin me Shqipėrinė, nė njė Lindje tė re tė Mesme, por, ėshtė mė shumė pjellė e politikės sė mbrapshtė, tė gjithė politikės shqiptare, e cila, kur ndodhet nė opozitė, lutet nė gjunjė tek ndėrkombtarėt, tė mos kryejė investime nė vendin e vet, qė tė mos pėrfitojnė kundėrshtarėt e saj. Pėr inat tė vjehrrės, ajo fle edhe me mullixhiun, por harron se njollėn e merr ajo, dhe jo vjehrra!

    Pėr inat tė vjehrrave, politikanėt shqiptarė, tashmė, tė disa brezave, pavarsisht se tallen me izolimin e dikurshėm tė regjimeve tė kaluara, po e lėnė gjithė vendin me gisht nė gojė, duke arritur, de facto nė njė izolim tė njė lloji tjetėr.

    Kjo situatė, tė bėn tė mendosh edhe njė tipar tjetėr tė shumė qeverive shqiptare: ato, duke lakmuar fitime tė paligjshme nga shoqėri, apo vende fqinje, kanė lėnė pas dore, nė shumė raste, oferta tė pallogaritshme qė vijnė, herė pas here, nga ana e pėrfaqėsuesve tė diasporės, tė gatshėm tė investojnė shifra marramendėse pėr tė bėrė ato vepra, pėr tė cilat, tė tjerėt kanė ofruar vetėm premtime dhe kanė bėrė shpesh, punė shkel e shko. Kėtu, ėshtė fjala edhe pėr investime si korridoret, qė mund tė bėhen pavarsisht nga vendimet e tė huajve, mė shpejt, mė mirė dhe pa shpenzime. Nuk e dimė se, sa duhet tė presė ky vend deri sa tė mbizotėrojė logjika mė e thjeshtė ekonomike…
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  4. #24
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Korridori Tete, qe donin dhe duan greket
    Materiali, qe po botohet, eshte i nje rendesie te vecante per te kuptuar disa elemente te projektit infrastrukturor me te debatuar vitet e fundit, sic eshte ai i Korridorit Tete.

    Pse nepermjet ketij materiali? Sepse ai, eshte me realist se cdo projekt tjeter apo mbrojtje e projektit, qe behet nga nje qender politike, aq me teper, nese do te ishte shqiptare apo maqedonase, apo bullgare, vende nga ku duhet te kaloje Korridori. Studimi ne fjale eshte i nje kompanie greke si Sarandopullos dhe cdo lloj vleresimi qe behet per rendesine e Korridorit ne pikepamje ekonomike eshte vertet i mbeshtetur mbi konsiderata ekonomike.

    Nese e shqyrton me kujdes studimin jane disa momente, qe duhen nenvizuar.

    Studimi eshte i vitit 1990, pra nje studim qe mbante parasysh hapjen ne marredheniet midis dy vendeve duke i paraprire zhvillimeve te mepastajme. Pervec se habitemi (ne fakt nuk duhet), qe nje nderrmarrje e tille kishte studim per rruget tona, (institutet e kohes se komunizmit nuk kishin) apo rruget qe duhet te lidhnin Shqiperine me Greqine, ne kemi mundesi te ballafaqojme zhvillimet e 14 viteve, qe kane kaluar ne terren me projektin grek. Shohim se zhvillimet jane perputhur pergjithesisht me projektin me gjithe ndryshimin e rrjedhes, pas largimit te Sarandopullos nga Shqiperia. Kjo jo vetem per aresye se Sarandopullos kishte mjaft influence ne politiken shqiptare ne kohen e Berishes, por edhe te Nanos: ka zera se p.sh tere Drejtoria e Rrugeve shkonte me pushime ne Korfuz me shpenzime te paguara nga kompania, pervec kontakteve te privilegjuara me nivelet e larta politike. Ne nje instance te fundit, perputhja e projektit me rezultatet ne terren, shpjegohen me nje aresye te vetme: ky projekt u perqafua edhe nga shteti grek, i cili ushtroi presionin e nevojshem qe gjerat te shkonin keshtu sic shkuan. Por c“kuptojme tjeter nga leximi i materialit? Megjithese mosperputhja midis fjaleve te bukura ne leter dhe cilesise se punimeve ne terren, na dekurajon pak?

    Nuk flitet per Korridorin Tete, por per Egnatian e Re. Ne studim pranohet se Egnatia romake, qe vleresohet shume per lidhjen e Europes me Azine dhe Lindjen e Mesme, e qe eshte pare si rruge ushtarake, kalonte nga Manastiri, por studimi propozon kalimin nga Kapshtica dhe me tej nga Selaniku. Aresyet e ketij devijimi, qe paraqiten ne studim, jane mirefilli ekonomike, por edhe ato politike mund t'ķ bashkangjiten lehtesisht. Po, sipas studimit, kjo rruge konsiderohet si me e leverdisshme se Korridori Dhjete, por edhe se rruget paralele si ajo ( qe me vone u ndertuan nga greket) Igumenice- Selanik.

    I paraqitur ne nje moment, kur nuk ishte nderruar regjimi ne Shqiperi, projekti i njeh kompanise Sarandopullos rol ekskluziv ne ndertimin e nje rruge te tille, gje qe shpjegon edhe interesin e madh te saj. Per me shume, Sarandopullos, kerkon qe qeverite shqiptare dhe greke te behen garante te financimeve per ndertimin e rruges. Ne nje shikim historik, na duhet qe t“i njohim zotit Berisha meriten e ardhjes dhe qendrimit te gjate te kesaj kompanie ne Shqiperi. Ndersa qeverite socialiste u detyruan t“ą largonin pas zullumeve, qe kjo kompani beri qofte ne ndertimin e pjeses Durres- Rrogozhine ( gjeresia e reduktuar edhe ne raport me planifikimin) ne rindertimin e urave ne pjesen Elbasan- Qafe Thane, etj.

    Pertej elementeve teknike, duke krahasuar ecurine e ngjarjeve ne terren, gjetjen e financimeve per segmentin Korce- Kapshtice, perpara atij Librazhd- Qaf-Thane, apo pjeseve te tjera te Korridorit, dhe projektin qe po ju paraqitet mund te kuptosh fare mire se cfare projekti, cfare korridori kerkonte dhe kerkon Greqia me shume te drejte ne mbrojtje te interesave te veta ekonomike, qe jane shnderruar ne interesa politike.

    Ne terren, ne keto gati 15 vjet, sheh gjithashtu se Greqia ka gjetur para dhe eshte ne perfundim te rruges Igumenice- Selanik, gje qe do te thote se interesi i saj per vazhdimin ne Shqiperi apo Maqedoni i nje rruge paralele sic eshte Korridori Tete eshte zero, per te mos thene se ajo eshte kunder saj me shume te drejte. Pra, ky projekt, qe rezulton nga studimi i vitit 1990 eshte Korridori Tete, qe donte Greqia, ose Egnatia e Re. Ne mund te kuptojme prej tij se sa e rendesishme ishte pjesa shqiptare e Korridorit. Per vazhdimin ne Maqedoni apo Bullgari do te duheshin elemente te tjere. Nderkohe, ka patur shume zhvillime, qe drejtperdrejt ose jo jane lidhur me Korridorin Tete sipas Egnatias se Vjeter: lufta ne Kosove, ajo ne Maqedoni, etj, etj...
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  5. #25
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Korridori 8 : Nje rruge qe bashkon popujt
    Nga Valentin Nesovski

    Southeast European Times ne Shkup (15 korrik 2003)

    Korridori 8 i transportit pan-europian, i cili kalon neper Bullgari, Maqedoni e Shqiperi dhe lidh portet italiane e turke, jep mundesine e rritjes se bashkepunimit rajonal, sipas nje deklarate te zyrtareve nga vendet e perfshira ne projekt. Ata u takuan ne Tirane me 30 qershor.

    Planet perfshijne nje udheshpejte dhe nje hekurudhe, tubacione nafte e gazi, nje rrjet energjie me distance te larget dhe ne nje faze te mevonshme, kabllot e telekomunikacionit. Korridori fillon nga portet e Detit te Zi te Varnes e Burgasit, kalon neper Sofje, Shkup, Tirane dhe perfundon ne portin shqiptar te Adriatikut ne Durres.

    Portet italiane te Barit e Brindisit jane pare si portat e BE-se, ndersa portet turke e lidhin Korridorin me basenin e Kaukazit ne Azi. Shume presin qe kostoja e transportit te naftes ne BE te ulet ndjeshem nga ndertimi i nje tubacioni nafte pergjate korridorit.

    Projekti eshte ne faza te ndryshme te ndertimit. Ne Maqedoni, udheshpejta Shkup-Gostivar nuk eshte perfunduar ende. Shinat hekurudhore jane perfunduar nga Shkupi ne kufirin shqiptar dhe ndertimi i pjeses per ne kufirin bullgar eshte ne kryerje e siper.

    Ne Bullgari nuk ka udheshpejte nga Sofja ne kufirin maqedonas, ndersa linja hekurudhore ka nevoje vetem per nje lidhje me anen maqedonase. Shqiperia ka ende per te investuar per projektin. Jane thirrur eksperte per rindertimin dhe modernizimin e porteve ne Bullgari e Shqiperi, per te arritur kapacitete me te mire sherbimi. BE dhe Pakti i Stabilitetit kane dhene fonde per pjese te korridorit. Pjesemarresit ne takimin e Tiranes shprehen kenaqesine me bashkepunimin e rritur midis vendeve ne rajon dhe me programet e reformave te qeverive te tyre respektive. "Korridori nuk synon vetem nje lidhje transporti midis vendeve por nje mjet per t'i sjelle popujt, kulturat dhe ekonomite ne rajon me prane njera tjetres ne menyre te tille qe rajoni ta integroje teresisht veten ne strukturat euro-atllantike," tha ministrja e jashtme maqedonase, Ilinka Mitreva. Ajo shtoi se bashkerendimi do te ishte me i efektshem neqofte se cdo vend cakton nje grup ekspertesh per te mbikqyrur veprimtarite nga pikpamja teknike e financiare.

    Takimi filloi nje nisme per te hapur nje sekretariat te Korridorit 8 ne Bari, Itali. Do te ngarkohen zyrtare per shtuar bashkepunimin nderqeveritar.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  6. #26
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Cfare parashtruan greket me Sarantopoulos
    Korrieri ka bere nje permbledhje te projektit fillestar, duke iu referuar materialit grek te paraqitur shume vite me pare nga ana e Sarantoupulos. Atje behet justifikimi i projektit; se pse ai do te kalonte pergjate Via Egnatia; dhe cfare do te sillte ai midis te dy vendeve. Eshte ende viti '90 dhe ne Shqiperi sapo kane filluar te fryjne ererat e medha te ndryshimit

    Nevoja e nje rrjeti rrugor per lidhjen e Evropes me Azine dhe Lindjen e Mesme, eshte e padiskutueshme. Sidoqofte, per arsye te kuptueshme, kufizimi i ketij rrjeti ne nje rruge te vetme nuk eshte i keshillueshem.

    Duke qene te vetedijshem per nevojen dhe marrjen pjese e nje drejtimi te ndryshueshem, i cili mund te jete terheqes per perdoruesit, nje grup i kompanive, i kryesuar nga C.J.SARANTOPOULOS S.A., (qe ne vendim emertohet GRUP) ka pergatitur dhe menduar per kete nje raport te mundshem per riperteritjen e rruges se vjeter romake Egnatia, nga Adriatiku deri ne detin Egje. Grupi beson se ky studim do te pergatise terrenin per shqyrtim te metejshem te procedures dhe domosdoshmerine e kryerjes se objektit. Se fundi, GRUPI eshte i interesuar ne sipermarrjen e objekteve dhe ndertimin e objektit, si edhe ne kerkimin e mbeshtetjes financiare per te, nepermjet Sistemit Financues Nderkombetar, nder garancite e vendeve perberese.

    Ideja baze per riperteritjen e rruges se hershme romake Egnatia eshte e lidhur me ndertimin e nje autostrade nga Durresi ne Selanik, duke ndjekur nje gjurme permes Shqiperise dhe Greqise, prej ku devijohet gjurma e vjeter, qe kalon permes Ohrit dhe Bitolit (Manastirit), duke shkuar ne rrugen e Korces dhe Follorines.

    Sfondi historik

    Ne vitin 148 p.e.s. Maqedonia sebashku me Epirin dhe pjeset iliriane te bregdetit adriatik, u be nje province (krahine) romake me qytetin e Selanikut si kryeqytet. Pastaj per qellime krejtesisht ushtarake, romaket vendosen te ndertojne nje rruge me qellim qe te lidhnin bregdetin perendimor me bregdetin lindor te krahines dhe me vone ta zgjeronin ate me shpejtesi ne brigjet e Detit te Zi. Kjo rruge u ndertua nga nenkonsulli Gaius Egnatius, pas te cilit rruga u quajt Rruga Egnatia. Qarqe te tjera emertojne rrugen si Via Traina, e cila e mori emrin Egnatia prej qytetit te Egnatias apo te Gnathias prane Brindizit.

    Ndertimi i rruges Egnatia ishte nje nga projektet me te rendesishme romake ne Gadishullin Emos (Ballkanik) dhe u krye me qellim qe te siguronte kontroll teresor dhe efektiv te te gjithe krahines.

    Rruga Egnatia ishte ndertuar ne bazat e rrjetit rrugor ekzistues te shtrira nga Filipi i Maqedonise; fillimisht nisej ne Lushnje dhe me vone ne Durres, kur qyteti i fundit u be porti kryesor i bregdetit ilir. Ajo ndiqte nje kurs pergjate lumit te Shkumbinit deri ne Selanik duke kaluar permes Ohrit, Bitoljit (Manastirit), Edessas dhe Pelles. Me pas, permes Amfipolisit, Filipit dhe Maronies, perfundonte ne Kipsela te lumit te Evros, sipas pershkrimeve te Stravonit dhe Polivios. Cicero e emerton rrugen si rruge ushtarake. Gjatesia e pergjithshme prej Durresit ne Evros ishte perafersisht 800 kilometra. Pjesa Durres-Selanik 400 km e gjate ishte e kufizuar me 270 postblloqe per mbikqyrjen e saj nga ana e ushtrise romake&

    Te dhenat e mevonshme per Rrugen Egnatia jane sporadike dhe megjithate provojne ekzistencen dhe perdorimin e rruges ne shekullin e 6-te e.s. (akset kryesore lidhes te Gadishullit Ballkanik), ne shekullin e 9-te dhe 10-te te e.s. (Rruga Egnatia u be rruga lidhese kryesore e akseve ndermjet Durresit dhe Stambollit), deri ne fund te shekullit te 16 te e.s.

    Gjate shekullit te 16-te, historianet raportojne se gjate rruges se vjeter Egnatia, mund te takoje grupe tregetaresh dhe njerezish etj. duke shkuar ne pune. Pas kesaj, thuhet ne material, te dhenat jane shume te pakta dhe eshte e qarte se Rruga Egnatia ishte shkaterruar apo abandonuar nga shkaqe te panjohura.

    Akset rrugore ne BALLKAN

    Nga te gjitha akset rrugore ballkanike, me interesantet per zonen e Ballkanit jane: Autostradat Trans Europiane (Se pari) dhe rrjeti i autostradave italiane (se dyti). Ne menyre te vecante, transporti rrugor ndermjet Evropes dhe Azise (Lindjes se Mesme) sherben kryesisht ne rruget e meposhtme:

    a-Rruga Jugosllavi-Bullgari (Mynih-Salcburg-Zagreb-Beograd-Sofie-Stamboll).

    b.Rruga Jugosllavi-Greqi (Beograd-Shkup-Selanik-Aleksandropulos-Stamboll).

    c.Rruga Itali-Greqi (Milano-Brindizi-ferribot-Igumenice-Larisa-Aleksandropulos-Stamboll).

    Eshte fakt se rruga qe zhvillohet ndermjet Jugosllavise dhe Bullgarise eshte gati e mbingarkuar dhe nuk ekzistojne plane te shkurtera per permiresim te shpejte ne kuadrin e Autostradave Trans Europiane. Ne menyre te ngjashme, rruga ndermjet Italise dhe Greqise ka nje kapacitet relativisht te vogel, i cili ne rast rritjeje te trafikut kerkon ndertimin e aksit rrugor Igumenice-Metsovo-Gravena-Kozani-Selanik-Aleksandropulos, te cilat kane qene te planifikuara, por afati eshte kufizuar ne ndertimin e tunelit te Metsovos dhe devijimit te Selanikut e te Kavalles.

    Eshte e qarte se keto rruge nuk jane te mjaftueshme per plotesimin e nevojave te trafikut te perdoruesve&Eshte keshtu e nevojshme, krijimi i nje rruge te re te ndryshme, e cila do te jete me terheqese se ato te tanishmet ne perdorim.

    Pala greke, perkrah ne rradhe te pare projektet e Autostrades Trans Evropiane (Kallamate-Athine-Selanik-Evzon kufi. Kjo eshte 700 km) dhe rrugen permes Selanik-Aleksandropulos-Ormen (340 km). Njekohesisht akset Igumenice-Janine-Selanik (430 km) dhe Igumenice-Janine-Volos (379 km) kalojne ne gjurmet e tyre te zakonshme qe eshte Igumenice-Katare.

    Riperteritja e rruges

    Rruga me terheqese per perdoruesit, qe ka nje interes politik po aq sa per turistet, eshte rruga qe mund te ndertohet pergjate rruges romake Egnatia, nga Durresi ne Selanik e pastaj lart nga Aleksandria ne Stamboll. Eshte e qarte se nje rruge e tille do te bazohej ne rrjetin mjaft te mire te autostradave italiane, nje fakt qe do te justifikonte zgjedhjen ndermjet Shqiperise e Greqise. Zgjedhje te tilla nuk jane te reja&Ne kohen e sotme, nje rruge pergjate rruges se hershme Egnatia, do te ishte zgjedhja me e pershtatshme ne sherbim te transportit nga Europa Perendimore e Qendrore ne Azi dhe ne Lindjen e Mesme.

    Pika e fillimit te nje rruge te tille do te jete Porti i Durresit, i cili mund te lidhet me Italine me ferribot prej Brindizit (161 km ose 100 milje) apo Barit (225 km ose 140 milje) e krahasuar me distancen e rruges te Brindis-Igumenices, qe eshte 290 km ose 180 milje.

    Autostrada e Egnatias se Re fillon nga kilometri 3 i rruges Durres-Tirane, e cila do te zhvillohet neper nje autostrade.

    Ajo ndjek kursin pergjate rruges se vjeter Egnatia deri ne Liqenin e Ohrit (Lin), Durres-Kavaje-Rrogozhine-Elbasan-Librazhd-Lin.

    Me pas, kalon anes liqeneve te Ohrit dhe te Prespes nga jugu, ne kundershtim me rrugen romake Egnatia, e cila ndiqte nje gjurme nga veriu i liqeneve (Lin-Bitolj-Vevi). Brenda kesaj pjese, autostrada Egnatia e Re ndjek kursin: Lin-Pogradec-Zvezde-Bilisht-Kristallopixhi-Antartiko-Florina-Vevi, ku takohet perseri me vijen e vjeter romake Egnatia. Qe nga kjo pike e perpara, ajo ndjek pjesen e 20 te rruges nacionale duke lidhur Vevin-Edesan-Janitsa-Gefira deri tek St.Athanasias, ku kembehet me E 5 te rruges nacionale.

    &

    Ne pamje te rendesise te aksit rrugor te mesiperm, eshte gjykuar e nevojshme te parashikohet nje Qender drejtimi e autostrades dhe instalime sherbimi per perdoruesit (mjetet, udhetaret etj). Keto do te vendosen ne pika te pershtatshme ne Shqiperi dhe Greqi.

    Perfitimi, qe rrjedh nga ndertimi i autostrades Egnatia e Re, sic eshte pershkruar ne kete raport, jane te qarta dhe shume te rendesishme si per Shqiperine ashtu dhe per Greqine. Rendesia e nje autostrade te tille, vecanerisht per Shqiperine, duhet vene ne dukje.

    Riperteritja e rruges se vjeter romake Egnatia do te jape perfundimisht nje shtytje te madhe zhvillimit ekonomik te Shqiperise dhe njekohesisht Shqiperia, si vendet evropiane, do te zere rolin e saj funksional ne Evrope.

    Propozimet

    GRUPI ja adreson kete propozim qeverise shqiptare dhe per kete deklaron se merr persiper te siguroje nga Qeveria greke aprovimin per ndertimin e pjeses greke te autostrades se propozuar, qe kalon permes Shqiperise me gjatesi 200 km.

    1.Bisedime dhe perfundimi i nje kontrate ndermjet Qeverise Shqiptare dhe GRUPIT per nje projekt paraprak, duke perfshire aspekte teknike dhe ekonomike te projektit. Shpenzimet, qe do te shkaktohen nga ky bashkepunim duhet te perballohen nga Qeveria shqiptare&

    2.Garantimi i lehtesive grupit nga Qeveria Shqiptare, i jep atij (GRUPIT) mundesine te siguroje menyrat per financimin e projektit. Lehtesite perfshijne kryesisht krijimin e garancise nga ana e Qeverise Shqiptare kundrejt Organizatave Nderkombetare Financuese, nga kjo, per te lehtesuar bisedimet e nenshkruar financimin dhe kontratat huazuese, qe duhen per mbulimin e kostos se projektimit dhe te ndertimit.

    3.Perfundimi i nje kontrate ndermjet qeverise shqiptare, nga njera ane dhe Konsorciumit te Organizatave financuese e GRUPIT, nga ana tjeter, per projektin perfundimtar dhe zbatimin e tij. Vecanerisht, gjate kesaj periudhe, grupi fillimisht do te marre persiper pergjegjesine te pergatise te gjitha projektet e kerkuara&

    Pavaresisht nga personeli shqiptar, GRUPI do te marre persiper eventualisht pajisjet e materialet qe do te perdoren per kryerjen e objektit. Greket ose personeli i kombesise tjeter, do te jape udhezime kudo qe kerkohet. Vetem materialet, qe nuk mund te perdoren ose qe nuk prodhohen ne Shqiperi, do te importohen. Pajisjet e kerkuara per ekzekutimin e punes, mund te mbeten ne Shqiperi, pas perfundimit te objektit nen percaktimet e konditat e nje marreveshje te vecante. GRUPI beson fuqimisht se Ringjallja e rruges romake Egnatia eshte nje objekt i rendesishem ne shume drejtime dhe do te sjelle perfitime shume te medha per te dy popujt: shqiptare dhe greke&

    Perfundimisht, n.q.s.Qeveria shqiptare gjen interes ne propozimet e Grupit tone dhe nuk ka kundershtim, ne do te jemi teper te gatshem te organizojme nje delegacion te shkalles se larte ekzekutive te GRUPIT tone per te ardhur ne Shqiperi per bisedime te metejshme.

    Per GRUPIN

    C.J.SARANTOPOULOS ( Vijon firma). Athine, Mars 1990
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  7. #27
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Ndertimi i koridorit 8 perfundon ne 2013
    BARI, 20 SHTATOR 2003 - Ministrat e Transportit te 5 vendeve qe perfshihen ne Korridorin 8 jane angazhuar gjate takimit qe u zhvillua ne Bari te Italise per perfundimin e ketij projekti brenda vitit 2013. Duke ushtruar ne kete menyre presion te organet vendimmarrese te Komisionit Evropian per te mos miratuar nje studim teknik qe parshikon shtyrjen e financimeve per kete projekt deri ne vitin 2020.

    Korridori 8 perfaqeson nje mundesi zhvillimi dhe per kete arsye realizimi i tij kerkohet me ngulm nga te gjitha vendet e interesuara, theksuan dje ne Bari te gjithe ministrat e Transportit, te cilet ne perfundim te takimit te zhvilluar ne Fiera del Levante nenshkruan nje dokument ku parashtronin synimet e tyre.

    Ministri grek i Transporteve, Kristos Verelis, ai i Maqedonise Milaim Ajdini, i Shqiperisee Spartak Poci dhe Zevendesministrja bullgare Aneliya Krushkova, i paraqiten kolegut te tyre italian, Pietro Lunardi, situaten ne vendet e tyre duke theksuar rendesine e ketij projekti. Ministri grek deklaroi se eshte realizuar 56 % e infrastruktures dhe se qellimi i qeverise se tij eshte zhvillimi i zones se Ballkanit edhe ne kuadrin e parashikimit te zgjerimit te Bashkimit Evropian. Verelis foli, gjithashtu, edhe per planin e qeverise greke qe parashikon punime te shumta ne rrjetet rrugore te vendeve juglindore.

    Ministri shqiptar, Spartak Poci, mbajti qendrimin me kritik, duke shprehur mosaprovimin e tij per faktin se nuk jane bere hapa perpara per realizimin e Korridorit 8 dhe ka shpjeguar se, Shqiperia po punon per ndertimin e degeve te ndryshme dhe segmenteve rrugore qe lidhen me to, si edhe per zhvillimin e porteve, sidomos atij te Durresit, qe duhet te arrije standartet evropiane.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  8. #28
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Shqiperia, korridoret dhe Sarandopulos
    Aventura e Korridorit ka filluar ne fakt, qe atehere kur mendohej se shteti komunist nuk permbysej dhe nuk ka mbaruar ende. Besohet se do te mbaroje ne vitin 2013. Nje angazhim, qe jo vetem Shqiperine, por te gjitha vendet e Korridorit, i vendos perpara sfidave te medha. Por, eshte ende 2003 dhe deri ne fund ka aq shume per te bere

    Qeveria komuniste e ka firmosur, qe ne vitin 1988, marreveshjen e pare per te ndertuar nje Korridor. Ky magjistral do te pershkonte Shqiperine veri-jug dhe do te perfundonte ne Greqi. Flitet per nje rruge, qe do te vinte pergjate bregdetit dalmat dhe do vijonte ne jug. Kjo enderr u fashit teksa filloi lufta ne Jugosllavi dhe problemet e tjera, qe e lane projektin ne mes. Ndersa, projekti, qe po flasim ne ne shkrim, eshte i vitit '90 dhe flet per rehabilitimin e rruges antike Via Egnatia. Ne fakt, jeta e Korridorit 8, ka filluar pas nje samiti paneuropiane, qe u zhvillua ne Helsinki ne vitin 1994. Ishte ky vendi, ku u caktuan disa afate dhe rregulla per ndertimin e korridoreve ne te ardhmen. Fale insistimit italian dhe atij gjerman, Korridori 8 u vu ne plan te pare. Greqia insistonte te kalonte nga territori i saj, por kerkesa e saj nuk u mor parasysh, sepse shmangej Maqedonia.

    Punimet per Korridorin 8 u bene ne segmentin Tirane-Durres, ku qeveria italiane ka investuar 17 milione dollare. Ashtu, si te gjitha investimet e kesaj rruge, qe kane pasur lidhje me vendet e interesuara ose kane bere pjese ne programin e Bankes Boterore mbi Rruget Nacionale. Projekti per ndertimin e Korridorit kapi shifren e 66 milione dollareve.

    Edhe Shqiperia

    Ne fakt, zyrtaret e qeverise shqiptare, ishte pak konfuze per sa i perket konceptit korridor. Thuhej se ishte nje rruge qe do te lidhte Durresin me Stambollin. Ne fakt, Korridori 8 ishte shume me teper se kaq. Ai ishte nje arterie, qe pervec autostrades me gjashte korsi do te kishte dhe dy linja hekurudhore ne te dyja anet. Ajo do te kishte nje naftesjelles dhe gazsjelles. Patjeter do te kishte vendin, ku do te futeshin fibrat optike dhe shume e shume struktura te tjera. Flitet per oficina, fabrika, uzina, hotele, motele, restorante dhe pika sherbimi etj. Shqiperia do te punonte per 140 kilometra rruge ne kete korridor. Kaq ishte pjesa shqiptare e Korridorit 8. Ne kete segment, jane 80 kilometra, te cilat jane ne zonen fushore dhe 60 kilometra ne zonen malore.

    Sarandopulos, nje histori deshtimi

    Asaj, qe iu ngarkuan punimet ishte Firma greke Sarandopullos. Ajo i filloi punimet vetem nje vit pas nenshkrimit te kontrates. Ajo la nje imazh te keq ne Shqiperi per sa i perket punimeve qe i vazhdonte dhe i nderpriste ato, sa here qe te deshironte. Pak me vone, Sarandopulos nenshkruajti nje marreveshje private me firmen tjeter, qe merret me ndertimin e rrugeve, italianen Falcione. Marreveshja konsistonte ne bashkimin e makinerive me qellim shpejtimin e punimeve. Firma greke u akuzua shpesh per cilesi te dobet te punimeve. Ekspertet shqiptare ne ate kohe thane se pjeset e asfaltuara te autostrades Durres-Rrogozhine ishin shtruar me nje deri ne dy shtresa asfalti me pak. Asfalti thuhet se eshte nje nga pjeset me te kushtueshme ne ndertimin e rrugeve. Standartet europiane e percaktojne shtresen e asfaltit, qe duhet te jete pese centimetra. Te gjitha spekulimet zakonisht behen me shtresen e saj, nga e cila pastaj fitohet shume. Sarandopullos u akuzua se e kishte ndertuar rrugen me zhavorr lumi dhe jo me gure mali, gje qe konsiderohet si shkelje e kushteve teknike. Perfundimisht, ajo u largua.

    Largimi enigmatik i "Sarandopulosit" (akuza per lidhje perfitimi dhe qeveritare shqiptare) nga ndertimi i urave beri qe keto dy objekte, jo vetem te stononin ne segmentin bashkekohor te autostrades (20 km) por ne keto vite te jene burime per aksidente tragjike. Sipas statistikave, ne urat e "Sarandopulosit", nga aksidentet automobilistike, kane humbur jeten 7 persona. Kontrata me shtetin shqiptar e saj ka mbaruar ne janarin e vitit 2000.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56

    Kush ėshtė pėrgjegjės pėr shmangien e korridoreve

    KUSH ĖSHTĖ PĖRGJEGJĖS PĖR SHMANGIEN E KORRIDOREVE


    Kohėt e fundit po ndodh, nė mėnyrė tė pėrsėritur, njė fenomen i ri.
    Ndėrkohė qė, disa vjet mė parė, tė huajt ankoheshin se shqiptarėt nuk u
    pėrgjigjeshin interesimeve nga pėrtej kufijve me plane e projekte tė
    gatshme investimesh, tashmė, qė mund tė themi se projektet nuk na
    mungojnė, del se tė huajt na nxjerrin automatikisht jashtė loje, jo vetėm
    pėrsa u pėrket mega-projekteve nė plan kontinental. Ndryshimi i interesit
    tė tyre ka kaluar edhe nė planin e investimeve brenda vendit. Konkretisht:
    Nė vitin 2001, vetėm shtypi i specializuar konstatoi se i shumėpėrfoluri
    Korridori 10, i parashikuar fillimisht tė pėrshkonte gjatėsinė e
    Shqipėrisė, nga Hani i Hotit deri nė Kakavijė, me degėzimin
    Fier-Sarandė-Konispol, e shmangu territorin e vendit tonė, duke kaluar
    nėpėr Jugosllavi, Maqedoni, pėr nė fqinjin helen...

    ...Pra, lidhja mė e shkurtėr gjeografikisht dhe mė e logjikshme, nga
    pikėpamja teknike, midis Evropės Qendrore e asaj Juglindore, ia la vendin
    njė rruge shumė mė tė gjatė. Para pak muajsh, bėri njė bujė jo tė vogėl
    goditja e dytė madhore: Korridori 8 pezullohet edhe pėr nja …20 vjet tė
    tjerė. Pra, edhe magjistralja Perėndim-Lindje, qė parashikohej tė krijonte
    lidhjen mė tė shkurtėr nė lėvizjen e mallrave e njerėzve midis Evropės
    Perėndimore dhe asaj Juglindore (Gjermani, Francė, Spanjė drejt
    Shqipėrisė, Maqedonisė, Bullgarisė apo edhe Greqisė Veriore), nuk pėrbėn
    mė interes kryesor pėr vendet e Bashkimit Evropian, ideator i korridoreve
    jetike tė lėvizjeve kontinentale, dhe as pėr Bankėn Botėrore, financuesen e saj.

    Para pak ditėsh, vjen edhe njoftimi tjetėr. Gjithnjė Banka Botėrore,
    e cila nė fillim deklaroi se nuk ishte e interesuar pėr ndėrtimin e njė
    korridori me interes rajonal Durrės-Kosovė, pas njė “po”-je tė ndrojtur nė
    favor tė njė pjese tė investimit, vendosi kushtin se qeveria shqiptare
    duhet tė heqė dorė nga gjysma e fondit qė ajo parashikon tė mbledhė me
    forcat e veta, nė mėnyrė qė bashkėpunimi me tė tė mund tė vazhdojė.
    Dihet rėndėsia jetike qė ka pėr Shqipėrinė, Kosovėn, por edhe pėr fqinjėt
    krijimi i njė rrjeti modern linjash transporti, telekomunikacioni,
    portesh, aeroportesh, qendrash turizmi, tregtimi tė karburanteve,
    supermarketesh, hekurudhash nė tė gjitha zonat e vendit tonė, qė janė tė
    kalueshme. Jo pak entuziazėm ngjallėn projektet e shpallura, tė
    paparashikuara, tė ringjalljes sė rrugės sė Arbėrit, apo edhe iniciativa e
    ndėrtimit tė 200 kilometrave rrugė midis portit qendror shqiptar dhe
    kufirit tonė Verilindor. Me hir apo me pahir, pavarėsisht nga rezistenca
    normale fillestare, biznesi filloi tė derdhė nė arkėn e shtetit, pas
    miratimit gati unanim nga Parlamenti, njė pjesė tė fitimit tė tij nė favour tė krijimit tė lidhjes sė fundit.

    E, ndėrsa pėr korridoret e mėdha evropiane, ne ishim tė varur krejtėsisht
    nga fondet qė lėvrohen nga Uashingtoni, pėrsa u pėrket lidhjeve si ajo
    Durrės-Morinė, nuk kuptohet mirė se pėrse Banka Botėrore duhet tė vendosė
    diktat edhe lidhur me mėnyrėn e financimit tė saj. Nė rast se ajo nuk
    ėshtė dakord tė financojė, atėhere le t’i qėndrojė variantit tė saj tė
    mėparshėm: atij tė mosinteresimit pėr kėtė investim, ēka do tė ishte njė
    lėvizje e kuptueshme dhe normale. Por, problemi merr tė tjera pėrmasa, kur
    kėrkohet, si parakusht i bashkėpunimit, ndryshimi i sistemit tė
    grumbullimit tė brendshėm tė fondeve, qė, tashmė ka marrė tė drejtėn e
    qytetarisė nė vendin tonė dhe ėshtė pranuar nga tė gjithė. Eshtė vėrtet i
    ēuditshėm njė qėndrim i tillė, nė njė kohė kur organizma tė ndryshme
    evropiane, botėrore, amerikane apo edhe fondacione tė caktuara po
    investojnė deri edhe pėr rehabilitimin e rrugėve rurale, me njė rėndėsi,
    mbase jo tė vogėl pėr banorėt e zonave tė caktuara, por gjithnjė lokale!
    Njoftimet e kohėve tė fundit nuk reshtin sė pėrmenduri kontributin e
    lavdėrueshėm tė qeverisė gjermane, asaj italiane, tė bankave tė ndryshme
    ndėrkombėtare pėr rindėrtim e zhvillim qė kanė hedhur fondet e tyre,
    shpesh edhe nė formėn e grantit!, pėr rrugėt nė Gramsh, malėsitė e Korēės,
    Pukės etj., pėr sistemime kanalesh nė ndihmė tė bujqėsisė apo tė ujėsjellėsave nė favor tė popullatės.

    Askush nuk ka kėrkuar, madje, bashkėfinancim nga ana e qeverisė shqiptare, me pėrjashtim tė zgjidhjes sė
    problemeve qė kanė tė bėjnė me pronėsinė mbi tokėn, etj., si kėto, qė tė
    huajt nuk janė tė autorizuar t’i bėjnė nė njė vend tjetėr. Ndėrkohė, pėr
    projektet e filluara mirė gjatė viteve tė fundit, ka nisur njė fushatė
    nazesh nga tė huajt, qė rrezikon t’i lerė rrugėt nė mes tė rrugės! Nė
    rastin mė tė mirė, edhe kur puna e kryer po i afron fundit, sikurse ėshtė
    rasti i lidhjes sė Durrėsit me Qafė Thanėn, magjistralet po rrudhen, duke
    kaluar nė rrugė tė dorės sė tretė, po t’i krahasojmė me standardet
    evropiane e ato botėrore. Nė qoftė se Korridori 8 do tė ishte parashikuar
    tė ishte njė “shteg” me njė korsi, nė tė cilin shoferėt mallkojnė, qė
    tani, fatin kur ngecin pas ndonjė mauneje qė ecėn me shpejtėsinė e
    breshkės, por qė nuk mund tė parakalohet pėr dhjetėra kilometra, duke
    humbur kohė tė ēmuar, atėhere ata qė e kanė projektuar atė, mbase kishin
    parasysh njė lėvizje shumė tė kufizuar mjetesh e mallrash, por kurrsesi
    njė lumė lėvizjeje ndėrkombėtare.

    Shumėkush mund tė shtrojė pyetjen e ligjshme: pėrse kėto devijime ndodhin
    nė mes tė rrugės? Pėrse trasetė e korridoreve nuk pėrvijohen qė nė fillim
    dhe ato tė mbeten tė detyrueshme pėr ndėrtuesit, si vendas, ashtu edhe tė huaj?

    Kėto janė pyetje tė ligjshme, por, po tė mbajmė parasysh faktorėt e
    ndryshėm qė veprojnė nė arenėn ndėrkombėtare, nuk ėshtė shumė e vėshtirė
    tė gjejmė arsyen e ndryshimeve, qė nuk janė teknike: ato janė politike dhe
    gjeopolitike. Nė radhė tė parė, fjala ėshtė pėr projekte tė bėra, mbase,
    edhe para viteve ’90, qė u pėrforcuan nė momentet kur Evropa ndryshoi
    krejtėsisht sistem, duke aderuar nė familjen e vendeve me ekonomi tregu
    dhe demokraci politike. Por, ngjarjet nė vendin tonė, Kosovė, Serbi, Mal
    tė Zi dhe Maqedoni, tė cilat ende janė nė zhvillim e sipėr, nuk mund tė
    thuhet se nuk kanė ndikuar nė planet e investitorėve tė mėdhenj, qė marrin
    parasysh gjithnjė edhe terrenin konkret, politik e tė rendit publik, tė
    zonės ku do tė kryhen investime madhore. Natyrisht, qė edhe ndikimi i
    fqinjėve keqdashės ka bėrė efektin e vet, duke sjellė devijime nė favor tė
    njėrit e tjetrit vend, por gjithnjė nė disfavorin tonė.

    Sidoqoftė, devijimi i korridoreve edhe mund tė kuptohet. Por njė gjė e
    tillė nuk mund tė thuhet nė rastin e lėkundjeve lidhur me bashkinvestimet
    nė segmente tė tilla, si ai Durrės-Kosovė. Megjithatė, koha do tė tregojė
    se kush kanė qenė arsyet e vėrteta. Hamendje mund tė bėhen vetėm nė
    drejtim tė presioneve qė organizmat kryesore ndėrkombėtare i bėjnė shtetit
    shqiptar, qė drejtohet nė njė moment tė caktuar nga njė koalicion apo
    parti, apo grup politik i caktuar. Sidoqoftė, kjo ėshtė edhe njė arsye
    tjetėr pėr tė parashikuar qė ky shtet tė parashikoj, tė paktėn nė planet e
    veta afatshkurtra tė zhvillimit, njė kontribut mė tė madh tė biznesit
    vendas dhe atij tė diasporės, qė nuk lidhet me kushte politike apo
    metodike teorike, tė cilat, deri tani Tirana zyrtare vetėm se i ka
    larguar. Nga mendjemadhėsia, me keqardhje e tė imponuar, apo nga miopia?


    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
    Gazeta PANORAMA
    Faqe 10 - 27 Shtator 2003

  10. #30
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Lobi shqiptar prane organizmave internacionale evropiane apo amerikane eshte teper i dobet qe te mbeshtese fuqishem projektet qe do te mund te zhvillonin vendin tone ne te ardhmen ndaj dhe pasojat jane thuajse katastrofike......
    Rrofte qeveria shqiptare mbeshtetese droges dhe e trafiqeve ilegale, mbrojtese e kriminalitetit se per gje tjeter nuk e kemi..

    ASNJE SHPRESE PER KORRIDORIN 8

    Nga Viron Gjymshana

    Pavaresisht nga premtimet e qeverise shqiptare apo nga mbledhjet qe jane zhvilluar sa ne Itali e tjeterkund, ne te cilat kane marre pjese edhe zyrtare te larte italiane, shqiptare, maqedonas dhe bullgare, asgje nuk ka levizur ne Bruksel ne planet per ndertimin e Korridorit 8. Aq sa sot, me shume se kurre me pare, mund te thuhet se ky korridor jo vetem qe gjendet prapa listes se BEse, por ka edhe shume mundesi qe ai te mos ndertohet asnjehere. Mosinteresimi per Kooridorin 8, ra ne sy qarte edhe gjate konferences se shtypit qe presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi dhe komisioneria pergjegjese per Transportin, Loyla del Palacio, dhane te merkuren ne seline e Komisionit Europian ne Bruksel. Me kete rast u bene te njohur edhe 28 projektet kryesore ne rrjetin transeuropian te transporteve, te cilet do te lidhin me njeri tjetrin metropolet kryesore te Europes. Behet fjale per ndertimin e 75 200 km rruge, 78 000 km linja hekurudhore, 330 aeroporteve, 270 porteve detare nderkombetare dhe 210 lokale si dhe per nje infrastrukture informatike qe do te lidhin me njeri tjetrin pothuajse gjithe vendet e Europes Perendimore dhe Lindore, duke filluar nga Lisbona deri ne Bukuresht dhe nga Helsinki deri ne Athine. Te gjithe keto projekte me nje vlere te pergjithshme prej 220 miliarde eurosh duhet te perfundojne deri ne vitin 2020. Korridori 8, i cili do te kontribuonte ndjeshem ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise as qe nuk figuron gjekundi ne kete liste. Per me shume vendet e Ballkanit Perendimor perbejne vetem nje njolle te murrme edhe ne harten e projekteve transeuropiane qe Komisioni Europian paraqiti per kete qellim. Komisioneria e Bashkimit Europian e shpjegoi thjesht kete lenie menjane te Ballkanit Perendimor nga projektet europiane te infrastruktures : Vendet e Ballkanit Perendimor nuk perfshihen ne listen e vendeve kandidate te BEse, prandaj edhe nuk perfshihen as ne rrjetin tone paneuropian te transporteve , tha ajo. Por ndersa Korridorit 8 nuk i shihet gjurma, korridori paralel me te, ai Egnatia , qe fillon nga Igumenica ne detin Jon duke pershkuar tej per tej Greqine deri Aleksandropulos, prane kufirit bullgaro  turk, eshte renditur ne listen e projekteve me perparesi absolute, qe duhet te perfundoje deri ne vitin 2006.
    Just God Can Judge Me

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do t'i mbaje premtimet Berisha dhe PD?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 15:15
  2. Xhani: Ja si do te permiresohen sherbimet mjekesore
    Nga White_Angel nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 16:35
  3. Korridori Adriatik-Jon
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2004, 04:23
  4. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. lufta kunder krimit prioritet i Kosoves
    Nga tear-drops nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •