bravo SALA,,,,, SE PIJANECI PETRO SHKONTE NEPER BUZUQE KAZINO,HAREME S KISHTE NDERMENT TE MEREJ ME KETO PUNE .
bravo SALA,,,,, SE PIJANECI PETRO SHKONTE NEPER BUZUQE KAZINO,HAREME S KISHTE NDERMENT TE MEREJ ME KETO PUNE .
Shume gje e mire, kjo. Urojme qe te filloj dhe te realizohet sa me pare. Sidomos hekurudha shqiptare duhet te filloj te modernizohet sa me pare.
Tung
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
nga Gazeta shqiptare
Flet përfaqësuesi i Shqipërisë në Komisionin e BE për Infrastrukturën
Prodani: BE-ja kuptoi rolin e Korridorit 8
“Vlora e Durrësi, janë portat hyrëse”
--------------------------------------------------------------------------------
Genc Kondi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në komisionin e Bashkimit Europian për infrastrukturën Eduard Prodani, ndërsa komenton raportin më të fundit për projektet prioritare të BE, shprehet se Shqipëria ka fituar diçka më shumë se sa parashikohej nga komisioni Van Miert. Prodani thotë se është ende anëtar i këtij grupi pune, si sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Transporteve.
Raporti
Komisioni Loyola de Palacio, që ka marrë këtë emër nga drejtuesja e tij, Komisionerja europiane e Transporteve dhe Infrastrukturës, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Spanjës, ka përfunduar para dy ditësh raportin për prioritetet e zhvillimit të artereve kryesore të komunikacionit europian. Në këtë raport, që “Gazeta” ka arritur ta sigurojë, të pajisur edhe me disa harta të hollësishme, e që pritet të miratohet në 15 dhjetor nga Parlamenti Europian, parashikohen investimet në infrastrukturë, që nga Maroku, Egjipti, e deri në Rusi.
Flet Prodani
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Transporteve, Eduard Prodani, përfaqësues i vendit tonë pranë Komisionit Loyola, mendimi i institucioneve europiane është se rruga nga Durrësi deri në Qafë Thanë tashmë gati ka përfunduar. “Nuk kemi të bëjmë me një autostradë të standarteve europiane, thekson ai për “Gazetën”, por, megjithatë, tani nga deti Adriatik mund të shkosh në Maqedoni në rrugën më të shkurtër”.
Prodani është zyrtari që ka marrë pjesë si përfaqësues i përhershëm i palës shqiptare edhe me qeverinë e mëpërshme. Ai bën pjesë në grupin e zyrtarëve nga një numër i madh vendesh që paraqesin në Komisionet e ndryshme europiane qendrimin dhe kërkesat e vendeve të tyre. Ai ka qenë i pranishëm edhe në Komisionin e mëparshëm, atë të quajtur Val Miert, me emrin e kryetarit të tij holandez.
Sipas Prodanit, ka patur një ecuri të kënaqshme në ndryshimin e vlerësimit të Brukselit lidhur me infrastrukturën e cilësuar si prioritare për interesat e vendeve të 25-es. Kjo vihet re, po të krahasosh vendimet e dy komisioneve të Transportit e Infrastrukturës, thotë ai. Duke shtuar se “me insistimin tonë, kohët e fundit, portet e Durrësit dhe Vlorës janë unifikuar në cilësimin si porta hyrëse në Ballkan”.
Kryeministri
Dy ditë më parë, në Romë kryeministri Sali Berisha deklaroi se ishte njoftuar zyrtarisht nga ministri i Transporteve i Italisë se Korridori i 8-të, “për të cilin në takimin e fundit me kryeministrin e Italisë e kisha shtruar gjerësisht, u vendos që të rikthehet në prioritetet e BE-së si një korridor transnacional, domethënë si një korridor që përfshin edhe segmente të tëra të territorit italian”. Kam marrë siguri të plotë nga ministri i Transporteve i Italisë se do të shpejtohen të gjitha proçedurat dhe se po krijohet një grup pune shumë i rëndësishëm për projektimin për nxitjen dhe zhvillimin e korridorit të 8-të, tha Berisha. “Ministri i Transportit i Italisë më siguroi se Komisionerja e Komisionit Europian për Transportin ka deklaruar publikisht, pas insistimit të qeverisë italiane, rikthimin e korridorit 8-të në një përparësi të plotë, çka gjykoj edhe një herë se përbën një zhvillim madhor pozitiv për Shqipërinë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe vendet e përfshira në projektet e këtij korridori”.
Italia
Pala italiane ka qenë gjithnjë e interesuar për ndërtimin e Korridorit 8, thotë Eduard Prodani. Dhe ajo ka arritur që të ndryshojë qendrimi i Brukselit. Por, sikurse është theksuar më parë nga ekspertët e sektorit, Korridori është një koncept shumë më i gjerë se një rrugë e thjeshtë, shton ai. Ai duhet të përfshijë linja energjitike, telekomunikacioni, porte, aeroporte. Pyetjes se përse nuk vihen re këto linja në raportin e paraqitur nga Loyola de Palacio, Prodani i përgjigjet duke shpjeguar se gjithshka varet nga vendimi që do të marrë pas disa ditësh Parlamenti Europian e duke shtuar se këmbëngulja e palës italiane do të japë frytet e saj.
RAPORTI
Në raportin e Komisionit Loyola de Palacio, që “Gazeta” ka arritur ta sigurojë, të pajisur edhe me disa harta të hollësishme, e që pritet të miratohet në 15 dhjetor nga Parlamenti Europian, parashikohen investimet në infrastrukturë, që nga Maroku, Egjipti, e deri në Rusi
BERISHA
“Komisionerja e Komisionit Europian për Transportin ka deklaruar publikisht, pas insistimit të qeverisë italiane, rikthimin e korridorit 8-të në një përparësi të plotë, çka gjykoj edhe një herë se përbën një zhvillim madhor pozitiv për Shqipërinë”, ka thënë kryeministri shqiptar
SUPERSTRADA
“Nuk kemi të bëjmë me një autostradë të standarteve europiane”, thekson sekretari i përgjithshëm Ministrisë së Transporteve, Eduard Prodani, duke folur për rrugën Durrës-Qafë-Thanë. Megjithatë, tani nga deti Adriatik mund të shkosh në Maqedoni në rrugën më të shkurtër
To look life in the face....
Raporti i komisionit drejtua nga Loyola de Palacio s’parashikon financime për Korridorin
BE, Shqipërisë vetëm 3.5 km hekurudhë
Korridori 8 s’është futur në listën e financimeve
--------------------------------------------------------------------------------
Ndryshe nga sa është thënë këto ditë lidhur me rigjallërimin e projekteve të Korridorit 8, në raportin e Komisionit De Palacio, nuk përmendet fare Korridori si një prioritet i Bashkimit Europian për modernizimin e artereve kryesore ndërkombëtare të transportit dhe infrastrukturës. Në hartat shoqëruese të raportit, nuk vihet re traseja e Korridorit, por vetëm rruga ekzistuese, që lidh Durrësin e Vlorën me kufirin lindor. Por, në të është shënuar edhe një projekt që ka të bëjë me infrastrukturën dhe që lidhet me vendin tonë.
Projekti nr.11 i Komisionit Loyola de Palacio parashikon financimin e ndërtimit të linjës hekurudhore nga fshati Lin i Pogradecit, deri në kufirin shtetëror me Maqedoninë. Në territorin tonë do të ndërtohen 3,5 km hekurudhë, ndërkohë që projekti 10 parashikon ndërtimin e linjës Kërçovë-Strugë-kufiri me Shqipërinë, që do të realizojë bashkimin. Në këtë mënyrë, i vetmi projekt, që BE parashikon të financojë në territorin shqiptar, është ai i lidhjes së rrjetit tonë hekurudhor me Maqedoninë. Vendi unë fqinj nga një numër të madh projektesh kryesisht hekurudhore. Hartat e raportit tregojnë se të gjitha rrugët prioritare të BE-së e anashkalojnë Shqipërinë. Në Ballkan ato nisjen e kanë në Greqi, në Igumenicë dhe vijojnë për në Turqi, Maqedoni. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë jashtë linjave prioritare. Pjesa dërmuese e financimeve të BE-së prej 46 miliardë euro shkon kryesisht për infrastrukturën e vendeve të tjera, deri edhe në Rusinë e thellë, por jo në Shqipëri.
Përveç lidhjes hekurudhore me Maqedoninë, në raport nuk parashikohet asnjë lloj projekti për pjesën tjetër të hekurudhave shqiptare, gjë që nuk i jep ndonjë vlerë të veçantë projektit në fjalë, duke qenë se rrjeti hekurudhor i Shqipërisë është gati krejtësisht i amortizuar. Përfshirja e gjithë rrjetit hekurudhor, që nga bregdeti i Adriatikut deri në kufi me Maqedoninë ishte parashikuar, praktikisht, në të gjitha projektet e Korridorit 8. Po kështu, asnjë projekt nuk parashikohet përsa i përket modernizimit të korridorit të brendshëm rrugor shqiptar Lindje-Perëndim, i cili nuk iu përgjigjet standarteve ndërkombëtare. Ndonëse i sapondërtuar, ai është me nga një korsi për drejtim dhe nuk lejon shpejtësinë e parashikuar në korridoret europiane për lëvizjen e automjeteve.
Portet
Portet e Durrësit dhe Vlorës në hartat shoqëruese të raportit të Komisionit Loyola paraqiten si një pikë e vetme hyrëse në territorin shqiptar. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë projekt për modernizimin e tyre, por ato vetëm sillen në hartë si pika lidhëse të rrugëve detare. Përfshirja e tyre flet për kriteret e trajtimit si pjesë të rrugëve detare. Mungesa e projekteve të veçanta për investime në këto porte flet për faktin se Korridori 8 është lënë jashtë vëmendjes dhe nuk konsiderohet si një projekt prioritar. Ato janë konsideruar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët si objekte strategjike, të rëndësisë së veçantë, pa modernizimin e të cilave në përputhje me standartet ndërkombëtare nuk ka realizim të Korridorit, që lidh brigjet italiane me Shkupin, Sofjen dhe brigjet e Detit të Zi.
Projekte BE afatshkurtër, afatmesëm
Portet
Bosnje, rikosntruktimi dhe modernizimi i portit lumor Brcko
Serbi-Mal i Zi, zhvillimi i lundrueshmërisë së Danubit
Hekurudhat
Kroacia, modernizimi i linjës Slloveni-Zagreb-Serbi-Mali i Zi
Bosnje, tuneli hekurudhor Ivan
Serbi Mali i Zi, rikonstruktimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Hungari-Beograd, Nish, Maqedoni, ura mbi Danub në Novi Sad, rikonstruksioni dhe modernizimi i hekurudhës brenda qytetit të Beoigradit
Maqedoni, rehabilitimi i linjës hekurudhore, Tabanovci-Gevgelija
Maqedoni, linja hekurudhore Kumanovë-Beliacovce kufiri bullgar, linjë hekurudhore Kërcovë, Strugë kufiri shqiptar
Shqipëria, linjë hekurudhore Lin Qafë-Thanë kufiri maqedonas
Rrugët
Kroacia, modernizim i rrugës Slloveni, Zagreb Lipovac kufiri me Serbinë
Bosnje, modernizimi i rrugës Kroaci, Sarajevë, Mostar, Kroaci
Serbi-Mali i Zi, modernizimi i rrugës, Hungari Beograd Nish, Maqedoni, bay pass i Beogradit
Maqedoni, modernizimi i rrugës Kumanovë Tabanovce, modernizim i rrugës Demir Kapija, Udovo-Smokvica
Maqedoni, modernizimi i rrugës kufiri shqiptar, shkup, kufiri bullgar
Projekte BE afatgjata
Ujrat e brendëshme
Bosnje, rikonstruktimi i portit Samac
Hekurudhat
Maqedoni, rehabilitimi i linjës Tabanovci-Gevgelia faza e dytë
Serbi, Ura Gazela, platforma logjistike intermodale në Beograd
Maqedoni, ndërtimi i një terminali multimodal në Strugë
Gazeta Shqiptare
To look life in the face....
TE PATHENAT
Deklarata të nxituara
--------------------------------------------------------------------------------
Pra, duket se, për Europën, nuk ka ndonjë parashikim se në një të ardhme të afërt rruga nga Bari (Brindizi) drejt Lindjes do të kalojë patjetër nga territori i vendit tonë. Fjala është jo për një rrugë të thjeshtë automobilistike, por për një arterie shumëdimensionale. A janë vënë në dijeni qeveritarët për ekzistencën e raportit Loyola? Përfaqësuesi i Shqipërisë deklaron se Brukseli mendon se nuk ka ndërmend të ndryshojë gjë tjetër, veç një projekti të ri përveç ndërtimit të disa km hekurudhë. Kryeministri është i bindur se Korridori është kthyer në prioritet, përballë insistimit nga Roma.
Fakt është që kryeministri shpesh shpreh një eufori me baza politike, për projekte, që, në rradhë të parë, janë të karakterit teknik. Është theksuar më se një herë nga europianët se Shqipëria dhe Ballkani ende konsiderohen si vende me mungesë të theksuar stabiliteti. Në përputhje me këtë, ekspertët nuk parashikojnë një rritje të madhe të fluksit të transportit, të paktën për të ardhmen e afërt. Nga ana tjetër, vështirësi e konsiderueshme teknike është edhe investimi për dy kalime masive malore: midis Shqipërisë e Maqedonisë dhe midis Maqedonisë e Bullgarisë.
Euforia e Berishës të kujton deklaratën e tij, me të cilën u premtoi drita shqiptarëve nga presidenti ukrainas, sepse “e kishte mik”!
Komisioni Loyola ka filluar punën e tij në vitin 2004, kur kishim një qeveri tjetër. Me rezultatet e tij nuk i takon as të mburret Berisha dhe as të kritikohet Nano, duke qenë se përpjekjet për të janë të vendit e jo të qeverive.
GSH
To look life in the face....
Pershendetje,
Se s'po marrim vesh tani, do financohet apo jo ?!
RoniSotiri, :Postuar mė parė nga RoniSotiri
Postuar mė parė nga Rilindja Demokratike - Intervist
po qe do financohet do financohet po puna eshte se a do perfitojme ne si shtet nga keto financime per te ngritur infrastrukuren tone. Kjo eshte ceshtja roboPostuar mė parė nga RoniSotiri
![]()
To look life in the face....
Mire Korridoret i bete po naften e gazin ku do i gjeni? Apo ate te Irakut apo Iranit (pasi ti kene bere peshqesh demokracine amerikane)? Rusia planifikon ta kaloje me tubacione nen Balltik e direkt ne Gjermani (duke shmangur parazito-lakejte proamerikane- Poloni, Ukraine, Vende Balltike). Ne rast se Gjermania e bushtres proamerikane Markel hedh vickla, Kina India Japonia jane gati te blene cdo pike nafte nga ariu Rus!
A po, tani e kuptova - nafta do merret nga Gjeorgjia......
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolķvar
Nje gje dihet qe me gjithe deshiren e madhe te Shqiperise dhe te Italise e cila eshte perftusja me e madhe e korridorit 8 ky finacim nuk mund te nisi para 4-5 vjetesh. Qe do te filloj nje dite kjo dihet por nje entuziazem i tepruar nga shtypi i pozites ka edhe nje ere politike.
Megjithate dy shtete ballkanike Greqia dhe Turqia po luajne nje rol negativ ne ndertimin e korridorit 8 (sidomos Greku).
Kjo per arsyje se ndertimi i korridorit 8 nuk ka pelqimin e Greqise per te kaluar ne Shqiperi por ai te devijohet per ne Greqine Veriore.
Gjithashtu sa me teper te vonohet ndertimi i korridorit 8 aq me te medha i ka shpresat Turqia per te ndertuar nje korridor te saj qe ta ēoje naften nga Kaukazi drejt Detim Mesdhe.
Megjithate SHBA eshte shprehur hapur qe korridori 8 te kaloi ne Shqiperi sepse ne kete menyre ajo e ka me te lehte ta kontrolloj naften qe vjen nga kaukazi.
Krijoni Kontakt