Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Obama vendos tėrheqjen nga Kosova?

    Obama vendos tėrheqjen nga Kosova?
    01-01-2012 21:28 CET


    http://www.zeri.info/fotot/44532/cat...i_amerikan.jpg


    Qeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka vendosur qė tė tėrhiqet ushtarakisht nga Republika e Kosovės, por lajmi ėshtė pritur keq nga disa analistė dhe diplomatė shqiptaro-amerikanė tė cilėt lėshojnė alarmin pėr pasiguri tė mundshme nė Kosovė.

    Zyrtarisht Uashingtoni thotė se ka vendosur qė pėr vitin qė sapo ka hyrė tė ekzekutojė shkurtime nė buxhetin e Departamentit tė Mbrojtjes dhe kjo do tė pėrfshijė mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane nė SHBA dhe jashtė vendit e mes tyre Kosova, raporton NOA.

    Nisur nga ky fakt, kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi, Kėshilltarja pėr Ēėshtje tė Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi dhe disa anėtarė tė Komitetit Ekzekutiv tė Bordit tė Drejtorėve tė LQSHA-sė janė takuar kėto ditė me Kongresistin Buck McKeon (R-CA) nė Manhattan.

    Qėllimi i takimit ishte qė Kongresisti McKeon, i cili ėshtė Kryetar i Komitetit tė Shėrbimeve tė Armatosura nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, tė informohet shkurtėr pėr pėrshkallėzimin e konfliktit nė veri tė Kosovės dhe nevojėn pėr tė zgjidhur konfliktin para se largimi i planifikuar i trupave amerikane nga Kampi i Bondsteel-it tė ndodh.

    Prezantimi qė lexuesit e NOA mund tė gjejnė tė plotė nė vijim, u bė nga Shirley Cloyes DioGuardi nė emėr tė Lidhjes Qytetare nė mbėshtetje tė mbajtjes sė lidershipit amerikan nė Kampin Bondsteel:

    “Ne jemi tė gjithė tė vetėdijshėm pėr faktin se shkurtimet do tė bėhen nė buxhetin e Departamentit tė Mbrojtjes dhe se kjo do tė pėrfshijė mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane nė vend dhe jashtė vendit.

    Gjatė vitit tė kaluar ėshtė raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndėrtua nė Kosovė nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė i dhanė fund luftės sė Kosovės nė qershor tė vitit 1999, do tė vihet nėn komandėn turke.

    Meqenėse Turqia ėshtė njė aleate e fortė e Kosovės, nė teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do tė kishte kuptim. Megjithatė, nė praktikė, unė do tė argumentoja se ėshtė e parakohshme pėr Shtetet e Bashkuara tė sinjalizojnė largimin e tyre nga Kosova, pasi ajo ėshtė e vetmja pengesė e vėrtetė ndaj qėllimeve ekspansioniste tė Serbisė.

    Nė fund tė luftės sė Kosovės Beogradi krijoi dhe financoi strukturat paralele politike dhe ekonomike nė veri tė Kosovės tė drejtuara nga serbėt e Kosovės.

    Me vetėm njė kundėrshtim nė formė retorike boshe nga Perėndimi, Beogradi ka qenė nė gjendje ta destabilizoje Kosovėn, dhe me atė, edhe rajonin pėr mė shumė se njė dekadė. Beogradi ka qenė nė gjendje tė ketė dorėn e sipėrme nė veri, sepse vetėm 85 vende kanė njohur pavarėsinė e Kosovės (SHBA ishte e para) qė kur ajo shpalli pavarėsinė nė shkurt tė vitit 2008.

    Serbia ka thėnė vazhdimisht se ajo ka pėr qėllim ta bėj tė pėrhershme dhe realitet de jure ndarjen e tanishme de facto tė veriut tė Kosovės, dhe kjo ėshtė mė afėr realizimit, nė njė masė tė madhe pėr shkak tė mosveprimit nga ana e administratės sė Obama-s. Administrata e Obama-s ka zgjedhur qė tė marrė njė rol dytėsor prapa Evropės kur ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe Ballkanin. Pėrderisa nė sipėrfaqe kjo do tė dukej tė jetė njė vendim logjik pasi qė Amerika ėshtė zhytur nė luftė nė Afganistan, megjithatė ėshtė njė gabim. Siē e di mirė Kongresi, sa herė qė Amerika ka marrė njė dytėsor prapa Evropės nė Ballkan, Shtetet e Bashkuara kanė paguar ēmimin nė fund tė fundit me "gjak dhe thesar”.

    Kriza nė veri u pėrshkallėzua me 23 nėntor 2011 kur serbėt e Kosovės u pėrleshen me trupat NATO-s (tė njohur si KFOR), duke plagosur rėndė 21, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė ruajtur barrikadat qė i kishin ngritur qė nė shtator pėr tė bllokuar zyrtarėt e doganave kufitare tė Kosovės qė ata tė mos mund tė shkojnė nė kufirin mes Kosovės dhe Serbisė. Katėr trupa tė NATO-s dhe gjashtėmbėdhjetė civilė serbė u plagosėn dhe njė polic shqiptar e njė serb u vranė nė pėrleshjet e mėparshme.

    Zyrtarėt e doganave tė Kosovės tė ndihmuar nga pėrfaqėsuesit e BE-sė, kanė qenė duke u pėrpjekur qė tė heqin barrikadat dhe qė tė udhėtojnė deri nė kufi nė mėnyrė qė tė zbatojnė njė marrėveshje paraprake doganore qė u nėnshkrua bashkėrisht nga negociatorėt nė bisedimet Prishtinė-Beograd, tė cilat filluan nė pranverėn e kaluar nė Bruksel dhe janė duke u lehtėsuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatė, ekstremistėt nė veri tė mbėshtetur nga Beogradi refuzojnė tė njohin pavarėsinė e Kosovės dhe duan ta parandalojnė qeverinė e Kosovės qė tė shtrijė autoritetin e saj nė tė gjithė territorin.

    Siē deklaroi me tė drejtė njė raport i fundit i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, “konflikti nė veri jo vetėm qė i vė serbėt e veriut kundėr Kosovės dhe Kosovėn kundėr Serbisė, por edhe Serbinė kundėr Bashkimit Evropian."

    Kjo ėshtė arsyeja pėrse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila ėshtė njė grup vullnetar avokues qė pėrfaqėson shqetėsimet e 750.000 shqiptaro-amerikanėve, beson se Shtetet e Bashkuara duhet tė vonojnė largimin e saj nga Kampi Bondsteel deri sa konflikti nė veri tė jetė zgjidhur.

    Pėr fat tė mirė, dinamikat ndryshuan mė 9 dhjetor kur kryeministrja gjermane Angela Merkel me sukses parandaloi BE-nė nga dhėnia Serbisė e statusit tė vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE kėtė muaj. Serbisė iu tha se deri nė Mars duhet tė demonstrojė se ka shpėrbėrė barrikadat nė veri tė Kosovės dhe se ka lejuar lirinė e lėvizjes pėr trupat e KFOR-it dhe zyrtarėt e BE-sė dhe Kosovės.

    Merkel tashmė ka sinjalizuar njė ndryshim tė ri e premtues nė mbėshtetjen e pandėrprerė tė BE-sė pėr Beogradin kur ajo u takua me presidentin serb Boris Tadiē nė Beograd nė gushtin e kaluar dhe i tha atij se nėse Serbia dėshiron tė arrijė statusin e vendit tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE, ajo duhet tė arrijė rezultate nė dialogun me Kosovėn, duhet tė shfuqizojė tė gjitha strukturat paralele tė paligjshme nė veri tė Kosovės, dhe pėrfundimisht tė njohė sovranitetin e plotė e tė pandarė tė Kosovės gjatė integrimit tė Serbisė nė BE. Edhe pse Serbia dėshironte tė arrinte statusin e vendit kandidat deri nė fund tė vitit 2011, Tadiē iu pėrgjigj kėrkesave tė Merkel-it duke thėnė se Serbia nuk do t’i lėshonte pe BE-sė pėr Kosovėn. Tani ai pėrballet nė mėnyrė tė qartė me njė zgjedhje nė mes tė pranimit nga BE-ja dhe mbajtjes mbi Kosovėn.

    Ka shumė gjasa qė Tadiē tė provojė ta mbajė veriun dhe kjo do tė vėrė Kosovėn dhe Evropėn Juglindore nė rrezik tė njė dhune tė re. Duke pėrqendruar vėmendjen amerikane diplomatike dhe ushtarake nė Kosovė dhe nė Ballkan tani, ne mund tė parandalojmė njė konflikt tė kushtueshėm dhe potencialisht vdekjeprurės nė muajt pėrpara.

    Reagime ka pasur edhe nga autoritetet shqiptare. Kryeministri Sali Berisha thotė se prania ushtarake amerikane ėshtė vendimtare pėr stabilitetin. Rreziku nga nacionalistėt ėshtė ende real, ka thėnė Berisha pėr agjencinė “Bloomberg”.

    Nacionalizmi nuk ėshtė zhdukur nga rajoni, thekson Berisha, i cili premton se gjatė vizitės sė ardhshme nė Beograd, do t’i thotė Presidentit serb Boris Tadiē, se vendi i tij duhet tė pranojė vendimin e 22 korrikut tė GJND-sė, duke njohur legjitimitetin e deklaratės sė Kosovės pėr pavarėsi nga Serbia mė 2008.

    Trupat amerikane janė tė nevojshme nė Kosovė pėr tė siguruar paqen nė rajon, nė njė kohė kur ndarjet sektare mbizotėrojnė nė politikat e rajonit, ka thėnė Berisha. /noa/
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    nuk i besoi keti lajmi

    po qe se eshte keshtu
    edhe pse e lexova se forcat Turke do te mbesin ne vend te atyre amerikane
    kjo nuk do te ishte mier per ne

    kjo do ti konvenoi vetem serbis rusis e vetvendosjes se albin kurtit.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Obama vendos tėrheqjen nga Kosova?
    01-01-2012 21:28 CET




    Gjatė vitit tė kaluar ėshtė raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndėrtua nė Kosovė nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė i dhanė fund luftės sė Kosovės nė qershor tė vitit 1999, do tė vihet nėn komandėn turke.

    Meqenėse Turqia ėshtė njė aleate e fortė e Kosovės, nė teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do tė kishte kuptim. Megjithatė, nė praktikė, unė do tė argumentoja se ėshtė e parakohshme pėr Shtetet e Bashkuara tė sinjalizojnė largimin e tyre nga Kosova, pasi ajo ėshtė e vetmja pengesė e vėrtetė ndaj qėllimeve ekspansioniste tė Serbisė.

    perpos Amerikanve askuj nuk duhet besua

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Tani do tua nxjerr te palarat ne shesh kjo shkuarja e amerikanve shum kujt.Si dihet ndoshta del edhe naj damar i uranjumit bile deri ta mbaron shtepin zotri kryminister,
    Pak e ka leshu te madhe Hasha shpin po i gjendet destinimi,si dihet .,po druaj mos po vjen i biri i Milladinit e po e shendrro ne stanic policie ..po jo mere une veq merekosna koti se ndoshta Hashimi e ka dit qe shkojn amerikant e e ka ba njet me shendrru ne nji gjami.jo me kot po thuhet se Sami Lushtaku e ka dergu djalin e tij ne Jemen per me specializu per myderriz (hoxh)
    nejse demokracia i ka kto ,a po jo Plaku..
    E di se e ke breng kte levizje te miqve tan pore mos u shqetso ,se hija e Amerikes ka me shpetu Kosoven prej diellit te nxeht.

    Po jo mer hasha e ka ndertu shpin per vete edhe amerikanet sesht e then ktu te leshojn rrenj.

    I din dikush kto pune me mir..hiq mos ta nien i kemi ne luftetaret e sprovuar ne politik veq e kan me sherr nashta hyn serbija ktej ..e te bajm ylumum_ qylym.

    nejse u stergjata pak se Plaku i din me mir kto muhabete.Plaku une kom respekt per ty ta them sinqerisht dhe kjo qe e thash me lart ne postim ska te bej me temen qe ju hapet .Shendet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Obama vendos tėrheqjen nga Kosova?
    Joreale.
    Redekuktimet eventuale nuk mund te quhet terheqje...
    Perndryshe, terheqja e amerikaneve do te shkaktonte patjeter lufte. Ndoshta jo menjehere, por nderkohe, pasiqe shqipetaret do te ngopeshin perfundimisht me pushtetaret e tyre kuislingo-kolonial dhe vjedhes te papare te popullit, dhe ndonje faze "tranzicioni toritar"...
    Shume grupe terheqjen e amerikanve do ta kuptonin, me te drejte, si shenje jeshile per tu pergatitur per lufte.

  6. #6
    Me keto qe lexoj ne forum nga "Kosovaret" nuk eshte cudi qe Amerika te largohet. Amerika i cliroj dhe i mbron Kosovaret dhe ne vend te mirnjohjes mbar kombetare gjen urrejtje talebanizmi. Mos flisni budallalleqe ne web dhe rrotull jush se do perfundoni si mos me keq. Mundohuni ta mbani perbrenda ate mllef te pavend qe keni dhe shpresoj tju bluaj stomakun tuaj te felliqur, qe me mend qe keni po shkaktoni nje dem qe do te duheshin dekada per ta riparuar
    Revolution 1848

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Me keto qe lexoj ne forum nga "Kosovaret" nuk eshte cudi qe Amerika te largohet.
    Pothuajse askush ne Kosove nuk eshte per largimin e amerikaneve.
    Prandaj, eshte e pakuptueshme te fajesohen kosovaret per terheqjen eventual te amerikaneve. Cili do te ishte faji konkret i kosovareve per terheqjen eventuale te Amerikes?

    Amerika i cliroj dhe i mbron Kosovaret dhe ne vend te mirnjohjes mbar kombetare gjen urrejtje talebanizmi.
    Cili "talebanizem"?

    Mos flisni budallalleqe ne web dhe rrotull jush se do perfundoni si mos me keq.
    Konkretisht?

    Mundohuni ta mbani perbrenda ate mllef te pavend qe keni dhe shpresoj tju bluaj stomakun tuaj te felliqur, qe me mend qe keni po shkaktoni nje dem qe do te duheshin dekada per ta riparuar
    Mos tento ti ofendosh tjeret, pavaresisht a te pelqen mendimi i tyre apo jo, por thuaje mendimin tend per temen...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Obama vendos tėrheqjen nga Kosova?
    01-01-2012 21:28 CET


    http://www.zeri.info/fotot/44532/cat...i_amerikan.jpg


    Qeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka vendosur qė tė tėrhiqet ushtarakisht nga Republika e Kosovės, ...
    Ku eshte lajmi zyrtar qe verteton kete pohim te "Zerit"?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Question

    Citim Postuar mė parė nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ...

    kjo do ti konvenoi vetem serbis rusis e vetvendosjes se albin kurtit.
    Pse?
    Cka do te bejne Serbia, Rusia dhe Vetevendosja e Albin Kurtit, nese terhiqen SHBA-te?

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Pse?
    Cka do te bejne Serbia, Rusia dhe Vetevendosja e Albin Kurtit, nese terhiqen SHBA-te?
    une mendoi se nuk do tia arrin
    a perpikje do te ket nese ikun amerikanet
    serbet do perpiqen nepermes argatve te tyre qe gjenden ne vetvendosje per ta destabilizue kosoven

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •