Fabrika e mbeturnive!
Nese krahasojme sistemin socio-ekonomik me sistemet naturale (ekosistemet), nen aspektin e prodhimeve te mbeturinave, befasohesh nga ndryshimi i madh.
Permbajtja biologjike e ekosistemeve perben nje rrjet shume kompleks organizmash te gjalle, qe mund te ndahen ne 3 kategori te medha: prodhuesit e substancave organike (mbi te gjitha peme), konsumatoret e substancave organike (kafshet), dhe depozituesit ose shkaterruesit te substancave organike (mikrobet), qe ushtrohen me organizma te gjalle ose pjese e tyre (mbeturinat) dhe i mineralizojne,qe i transformojne ne lende te pare (humus) te nevojshme per te prodhuar perseri material jetesor.
Pra ne nje ekosistem mund te thuhet qe nuk egzistojne mbeturina te pa-utilizuara, nuk egzistojne mbeturina
Ndersa ne sistemet socio-ekonomike te ndertuara nga njeriu modern nuk egziston nje organik te ngjashem prodhues dhe shkaterrues mbeturinash; kjo krijon nje prishje te ekuilibrit, me teprim mbeturinash te pa-shfrytezuara, qe ne vitet e fundit ka marre dimensionin e nje fabrike.
Ne historine e njerzimit nuk ka qene gjithmone keshtu, sepse deri ne rivolucionin industrial pjesa me e madhe e e lendeve te para dhe te produkteve te konsumuara ishin te perbere nga lende me origjine organike dhe mbeturinat te nje populli me numer te vogel, me pak konsume dhe vese te nje jete te thjeshte, ishin lehtesisht te ricikluara nga nje ekonomi bujqesie.
Ndersa sot popullsia eshte rritur dhe e perqendruar ne qendra urbane, me menyra jetese te ndryshme dhe me vese te ndryshme consumi; zgjatja e produkteve eshte gjithmone e me e shkurter, sepse nuk varet me nga si nje kohe nga gjersia e perdorimit, por nga menyra ose nga gjera te tjera.
Ne mbeturinat urbanete prodhuara, e rendesishme eshte edhe perqindja e substancave te lendeve te para te pariprodhueshme, jo-organike si hekuri dhe xhami, organike si plastika, qe natyra eshte ne gjendje ti ricikloje.
Nga fillimi i revolucionit industrial, industria ka filluar te prodhoje me sasi te medha mbeturina te cilisije te ndryshme nga ato qe ambjenti i mer pa shume deme. Dhe eshte atehere qe industria ka filluar te ri-perdori mbetjet e veta por pa shume sukses.
Nga problemi i mbeturinave, shoqeria jone nuk ka qene shume e kujdesshme, duke u shqetesuar vetemper problemin higjenik, qe con ne eliminimin. Por impiantet higjenike, domethene grumbullimi dhe djegia nuk bejn nje eliminim te vertete, por nje transformim qe jo gjithmone eshte nje gje e mire.
Nje gje tjeter e rendesishme eshte dhe aspekti ekologjik: shoqeria jone trasnformon vazhdimisht lendet e para ne prodhime te mbaruara dhe ne fund ne mbeturina. Kjo do te thote nje sasi te madhe energjie te konsumuar, duke shfrytezuar gjithmone energjine e prodhuar nga toka, qe sic e dime nuk jane te pafund.Pra nese nuk duam limite sasie ne zhvillim, duhet urgjentisht te mbehet nje politike kursimi;per te arritur kete rezultat duhet menjehere te pakesojme mbeturinat nga burimi, perqindje te medha ricikli dhe grumbullimi dhe nje proces te perpunimit te mbeturinave te paperdorura me kosume te ulta energjie.
Problemi i mbeturinave eshte akoma i madh. Kerkimet kane dhene rezultate te mira deri tani, por akoma shume ka ngelur per tu bere.Pra tani jemi ne (gjeneratat e reja) qe duhet te shqetesohemi pak me shume per planetin tone.
p.s para se te jete vone!!!
Krijoni Kontakt