Muhamedi asht i vetmi nė historinė e njerzimit qė i caktoi vetes detyrėn e naltė me zhduk bestytnitė qė kishin hy ndėrmjet njeriut e Krijuesit, me shti Zotin nė zemrėn e njeriut e njeriun nė rrugėn e Zotit dhe me e ngjallė prap idenė e arsyeshme e tė shejtė tė Hyjnisė nė nji botė tė shrregullueme, ku mbizotnojshin materjalizmi e adhurimi i zotnave tė rrejshėm.
Asnji herė nė histori nuk u fillue e plotsue nji punė mbinjerzore si kjo me mjete aq tė pakta. Me perjashtim tė nji grupi tė vogėl ithtarėsh qė jetojshin nė nji qoshe tė shkretinės, Muhamedi nuk pati mjete tė tjera.
Askush nė histori nuk ja doli me krye me sukses nji rrevolucjon botnuer kaq tė madh me ndikime tė pėrgjithmonėshme.
Nė qoftė se synimi i naltė e mjetet e pakta janė matės tė vėrtetė tė gjinisė njerzore, askush nuk mundet me pas guximin me krahasue asnji prej njerzve tė famshėm me Muhamedin. Njerzit ma me famė krijuen vetėm armė, ligje e perandori.Ata krijuen vetėm fuqi materjale qė nė shumė raste u shkallmuen para syve tė tyne.
Me veprimtarinė r tij Muhamedi nuk preku vetem ushtri popuj e perandori, por ndikoi miliona njerez nė nji tė tretėn e botės sė banueme.tronditi altaret, fetė e besimet, idet e shpirtnat. Tue u mbėshtetun nė nji Libėr qė ēdo shkrojė e tij asht ligj, Muhamedi krijojė nji kombėsi shpirtnore qė shkriu nė gjinin e vet popuj tė ēdo gjuhe e race.
Ai na ka lanė trashėgim, si veti tė gjithmonshme tė bashkėsisė muslimane, urrejtjen pėr zotat e rremė dhe adhurimin pėr Zot-in e Vėrtetė.
Perqafimi i Islamizmit prej nji tė tretės sė botės sė athershme asht mrekullija e Muhamedit.Nė tė vertetė kjo nuk asht mrekullija e nji njeriut por e arsyes.
Jeta e mendimet e tij, lufta heroike kundėr bestytnive, guximi me tėcilin perballoji furinė e idhujtarve, vuajtjet e perēmimet qė pėsoi pėr 13 vjet nė Mekė, mėrgimi nė Medine, predikimi i vazhdueshėm, luftat kundėr armiqve shumė ma tė fuqishėm, besimi nė sukses dhe vetpėrmbajtja nė fatkeqsi e nė fitore, dėshira e fuqishme kushtue nji ideje e jo krijimit tė ndonji perandorije, lutjet e faljet e perhershme, bisedat vegimtarem me Zot-in, vdekja dhe fitorja mbas vdekjes vertetojnė vetėbindjen qė i dha atij fuqinė me ringjall Besimin.
Muhamedi ishte filozof, gojtar, apostull, ligjbames, luftetar, rivendosės i dogmave tė arsyeshme e i nji besimi pa shembellesė, krijuesi i njizet perandorive toksore dhe nji perandorije shpirtnore.
Pa marrė parasysh se me ēfar matet madhėshtija njerzore ne mund tė pyesim lirisht: A ka njeri ma tė madh se Muhamedi?
Lamartin. “Histoire de la Turquie” Paris 1855
Krijoni Kontakt