Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 106

Tema: Jam unë

  1. #81
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Niagara
    Kam dashuruar gabimisht Zeusin!
    Une nuk vij nga Olimpi dhe as shkoj per atje!
    Shkruan vecanerisht bukur...( alibi e sofistikuar...lol )
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #82
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Jam une. Nuk me mban mend ? Eh, mire, po ta kujtoj :
    Pema qe vajtonte per nje cerdhe zogjsh.
    Jam perseri une. Nuk te kujtohem ? Eh, mire ja te ta kujtoj :
    Reja shtatzane e mbarsur me shi.
    Une jam prape ! Po si nuk me mban mend ?! Te ta kujtoj :
    Trumcaku i vogel i vrare nga rrufeja.
    Ah, s’te kujtohet. S’paske jetuar asnjehere ne dimer?
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  3. #83
    E dua letėrsinė Maska e herta
    Anėtarėsuar
    26-11-2005
    Postime
    5
    Pershendetje Niagara
    Ashtu si ajo ti vjen pafundesisht ne ujrat e tua nanuriten e marrin hov gjithe dashunite vajzerore.
    Avitesh vrullshem deri ne ate kthine te shpirtit qe te gjithe duam shpesh te harrojme.
    Komplimente te perzemerta
    Por freret e fatit s'me binden.
    Kuajt e diteve
    braktisur hazdisen.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga Niagara
    Eja te luajme si femije e te fshihemi
    Ne rreshtat me luledielli.
    E une te tregoj nje vend te fshehte midis gjethesh
    Ku te humbasim.
    Te me tregosh se ne enderr mbreme me ke pare
    Dhe se ne mengjes doje te isha aty me ty..
    Pastaj te luajme me floket e njeri-tjetrit
    E gishterinjte t’i ngaterrojme.
    E di qe ke deshire ta lesh vetveten,
    e une boten dua ta zbuloj me ty!

    Eja te rritemi se nata mbuloi
    Fushen me luledielli,
    Dhe ne lekure ndihet era e ftohte…
    Eshte koha te gjendemi dhe te ndezim nje zjarr..!
    Sa e dlire je!
    Mrekullisht e bukur ,nje peshperime dashurie.

  5. #85
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    faleminderit shume ARd dhe Herta ,
    ju deshiroj te dyjave paqe dhe dashuri.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #86
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    S’di si fati im ne porten tende ngeci.
    Te kjo porte u perplasen jehonat e deteve te larget,
    aty ngordhen zogjte lajmetare te pangrene prej shekujsh.
    zarfet kureshtare te zverdhur e te bere mal
    pragun kurre se kaluan.
    Mbrapsht u kthyen vetem frikerat, ankthet, endrrat e keqia.
    Neteve te bardha, kur dhe hena e tmerruar fshihej pas pemeve,
    erresirave kam bredhur si somnambul drejt portes tende, drejt fatit tim te mbyllur.
    Gjurmet e mia gjakosur mundimshem prej gureve te rruges tende,
    i klithen eres qe i thau.
    Ti mund t’I kesh shkelur pa I kuptuar.
    Koha ka vendosur nje ndarje te kuqe mes nesh.
    Rruget e mia fshehin hapat e tu
    rruget e tua te mite hapa fshehin.
    Une e di, ashtu si une ti pret zambakun te celi
    e fshehtas ta kundrosh,
    e pret nje shenje timen ta ngjyrosesh e ta vertisesh nder duar.
    Koken ne diell kam mbeshtetur e cdo sekret ia kam rrefyer.
    Dielli pas portes tende ka mbetur.
    Pas portes tende.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  7. #87
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Trishtueshem I hedh notat e kenges ne kete nate.
    Rrebele, melodia e shiut jashte.
    Ti i lagur je deri ne palce
    Por une s’mundem te te kendoj,
    Jo sonte te pakten.

    E kthej koken pas, ne te njejtat dite me shi
    Dhe kendoj me zerin tend ne heshtje
    Kete melodi te larget.
    Mos e shaj shiun as largesine tone
    Te me ndiesh ne kete kenge perpiqu !

    Jashte dritares tende jam edhe kete nate !
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  8. #88
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga Niagara
    Eja te luajme si femije e te fshihemi
    Ne rreshtat me luledielli.
    E une te tregoj nje vend te fshehte midis gjethesh
    Ku te humbasim.
    Te me tregosh se ne enderr mbreme me ke pare
    Dhe se ne mengjes doje te isha aty me ty..
    Pastaj te luajme me floket e njeri-tjetrit
    E gishterinjte t’i ngaterrojme.
    E di qe ke deshire ta lesh vetveten,
    e une boten dua ta zbuloj me ty!

    Eja te rritemi se nata mbuloi
    Fushen me luledielli,
    Dhe ne lekure ndihet era e ftohte…
    Eshte koha te gjendemi dhe te ndezim nje zjarr..!
    E bukur kjo Niagara.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    niagara:

    Rruges nisa te shperndaja gjithe pasurine time:
    Nje enderr plot me trendafila
    Te lenduarve nga mankthet,
    Ngrohtesine time
    Te zbathurve, qe te mos ndienin dimrin e ashper,
    Buzeqeshjen, gojekycurve nga hidherimi i diteve pa diell,
    Dhe driten e syve atyre qe donin te shihnin qiellin,
    Dhe dashurine atyre qe s’me deshen kurre,
    Dhe vetveten atij qe i isha brinje e munguar,
    Ne fund e zhveshur, lakuriq, pikerisht ashtu sic
    Ngelet cdo njeri ne fund te rruges,
    Ngrita doren time te vogel drejt qiellit te hapur
    Pershendeta Zotin tim dhe i thashe :
    -Me jep nje pale krahe te fluturoj drejt teje!!!

    Ndihesha e plotesuar !

    Por gjumi me dolli
    Me ulerime fillova diten
    E komshijte i zgjova
    Kur kuptova se..
    Motra me kish marre kepucet
    S'durova
    Vrapova si e cmendur drejt rruges..

  10. #90
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Thur e shthur nje lemsh e s’mbaron kurre kjo pune.
    Thur e shthur mendimet pa pushim.
    Fije te panumerta me keputen nder duar.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti Moisiu: Jo emërimit të Harxhit si ambasadore në SHBA
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 16:39
  2. Si i njoha Nanon dhe Berishėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste
    Nga Username nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  5. Esat Toptani: Ju tregoj komplotin ndaj meje
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 22:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •