Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 101
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te Pershendes Miku im
    Pa pretenduar se po bej poezi
    Dhe Mendimet po ti coj
    Si me proz ose vjersh
    E ne dac ne mengjez
    Piji me kafe e fernet
    E ne dac me nji marlboro ne dark

    Nuk te lem vetem miku im
    As ne psheretima e as ne cigare
    Jemi shume qe mbremjet ..
    Me Cigare e Psheretime i mbushim
    Ne ikem dhe nuk ishim
    As te paret as te fundit
    Votuam per ndryshime
    Dhe ndryshuam vehten
    Atdheu perseri
    Shkemb graniti mbeti
    Hoqem nji Byro pleqsh
    E nji lukuni ujqerish krijuam
    Me votat tona naive
    Si dikur baballaret tane
    Me besimin per nje Bote te re
    Mustaqet e Stalinit padashje
    I bene thika ne shpin
    E zinxhira pa fund

    Ne duhet te kthehemi
    Te gjithe, e jo nje nga nje
    E atdheun e vjedhur
    Ta bejme tonin
    Me vote e me dhune po u desh
    Tja heqim nga kthetrat
    Banditve te pangopur
    Qe gjithcka e privatizuan
    Nen gomarllekun tone klasik
    Ne kemi te drejten
    Nga Zoti dhe djersa qe derdhem
    Te kemi nji cop truall
    Atje nen kembet tona
    Te kemi nga nji cati
    Qe ne netet me shi
    Kokat ti fusim me siguri
    Te kemi nga nji stol ne Park
    E nga nji tavolin ne kafene
    Nga nji shkolle me xhama
    E nga nji kopsht me drek
    Per qingjat e vegjel
    Nga nji dush per grat
    E nga nji krevat per te fjetur
    Nji vend pune ku cdo mengjez
    Te vrapojm
    E me qef te kapim oren 7
    E ne dark te kthehemi te qete
    Ne shkallet pa drita kur
    Kembet vet do i gjejne
    Te mos prese banditi me kallash
    Ku vajzat nga disko
    Te kthehen ne oren 12
    E askush mos ti preke.
    Ne duhet te kthehemi
    Ne plazhet tona
    Qe zoti na i fali
    E mullaqet ne rërë ti veme
    Pa siklet
    Se pronari i detit do vij
    Me lezet e te na rruaj Parat

    Atdheun nuk kemi pse ta leme
    Me shprese se nji dite
    Miliarderet tane Elite
    Do na thone..ejani dhe ju
    Uluni ketu
    Jo..Ajo dite nuk vjen
    Ne se ne do flemë


    Nata po vjen
    Dhe Ti ndoshta ne dritare tani
    Shikon pertej liqenit
    Malet perball Dajtin te kujtojne
    E ndoshta te cmallin
    Por zerat e njerzve ne rruge
    Nuk jane te njerzve tane..
    Prandaj..duhet te kthehemi..
    Sa nuk eshte vone..

  2. #62
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    brar, me fal se vetem gjysmen lexova.
    e mora vesh qe ne gjysmen e pare qe je hero (...)
    do thuash ti...qe nuke pate me mua e pate ,me gimin, une iu nderhyj te gjitheve atyre qe e kane fjalen me gimin.
    me ka llastuar pas si shume , vet i ka fajet.
    O Gim, ku jeeeeeeeeeeeee?
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Kur ikën poeti...

    Kur poeti ikën, Zoti a vdes?!
    Kur heroi vritet, gjithë ulurijnë
    Të dy tek unë lindin një shpresë
    Veç ikja e tyre shpirtin ma grinë

    E dhimbja n'sa mënyra përjetohet
    Na thuaj, o i madhi poet Agim
    Pse mendja ime aq shumë trazohet
    Kur shef t'dorëzohet poeti trim

    Ndal vrapin e ikjen, rri në log fanar
    Duke mbajtur të ndezur pishën
    Krenar shkëlqe sikur më parë
    Mik i nderuar-shpirt i stuhishëm.

    Në vend të ikjes - qëndro stoik
    Mos u ligshto kur duhet t'jeshë i fortë
    Vargu yt i rrjedhshëm e shumë fisnik
    Sikur i Fishtes nga kombi u bekoftë!.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 14-10-2002 më 00:26


    Durimi është më e madhja trimëri.


  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Të dashur BRARI, vëllau im KOSOVAR, bijëza ime Linda (mace_blue) dhe të gjithë BASHKËFORUMAS më lejoni që hë për hë të shkruaj diçka të sinqertë. Në ditët e mëpastajme do ulemi shtruar të qajmë hallet.
    Ju përqafoj Agim Doçi


    UNË DHE “POETËT”

    Ama "poetë" ishim ahere,
    kur thurnin hymne veç për Partinë!
    Tani liria është prapa dere,
    “poetët” shajnë veç Shqipërinë!

    Ua ktheva shpinën e më s'durova
    duke e lënë at' stan të lik!
    "poetëve" vendin ua lëshova
    Përplasa derën, e thashë: - Po ik!

    Kalova udhë, kalova dete
    Më ngjante vendi si një greminë!
    E morra vargun, dhe vrava vehten,
    rrëzuar jam sot mbi vetminë!…..

    Unë jam pra ky, që nuk ka hile!
    Dhe jam ai që nuk ka frikë!
    Unë poezinë s'e shes me kile!!
    Si Driteroi me....... politikë!

    Kur e marr vargun, ia shkul dy veshët
    Po të mos dalë varg i qëlluar!
    “Ata” dhe poezinë e xhveshën
    E bënë kushtrim për të mashtruar!

    Pra lërm' or mik të mbretëroj
    se herë jam mbret dhe herë jam skllav!
    Unë letrën vetë e zhvirgjëroj!
    Dhe jam në varg - rrebel i madh!.....

    Agim Doçi

  5. #65
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    .

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    StarCraft
    Shumë ju falënderoj, por borxhet ndaj vendit zor se mund t'i lajmë. Askush nuk ka aq pasuri sa të blejë të kaluarën e vet. Të përqafoj me mall.
    Agimi

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    ASPAK NUK E KUPTOJ POEZIN

    Por po me knaqin poezit tuaja Baca Agim. Po me knaqin edhe poezit e anetareve tjere.

    Gjuha aqe e thjeshte, por porosia e plotefuqishme.

    Sa me keqeardhje them se poezit nuk mund te perkthehen ne gjuhe tjera. Apo mund te perkthehen ne gjuhe tjera, por e humbin fuqin dhe origjinalitetin.

    Po te kuptohej gjuha shqipe ne tere boten besoj se ju do te ishit nder me te miret.


    Faleminderit per knaqesi shpirterore.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    MIKU DHE VËLLAU IM PELASGIAN
    Nuk është kollaj me fitue dashurinë dhe respektin e lexuesit.! Sidomos kur është shqyptar, sepse jemi populli më krijues dhe me një shpirt artisti të veçantë! Popull rapsodik! Kjo e vështirson punën e poetëve të vërtetë! Unë nuk jam poet i vërtetë, me titull akademik apo universitar! Unë krijoj dhe vargëzoj me dëshirën që ti ngjaj sadopak KRYEPOETIT KOMBËTAR AT GJERGJ FISHTËS! Por nëse kjo asht ma e vështira, unë nuk e kam ndër mend me u mërzitë dhe me u tërhjekë prej poezisë. Të paktën vargun e kam të sinqertë dhe nuk pretendoj se po baj mrekullira! Kjo do të thotë që shumë e vlersoj dhe më jep emocion fjala e mirë e Juaja!
    Të përqafoj me mall e respekt shqyptarisht
    Agim Doçi

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    një koment i shkurtër

    ÇMENDURI NJERZORE

    Sa të çmendur janë njerzit!?...
    Dashurohen gjithmonë pas të pamundurës.
    Dhe pastaj ankohen se janë fatkeqë.
    Ndoshta do ishte më mirë të bënin zap çmendurinë e tyre.
    Ndoshta...po paskëtaj çfarë mund të mbesë!?

    Nëse mbas këtyre vargjeve do mbetet e paqartë për ndokend se cila është arsyeja që humbasin gjumin kur dashurojnë, le të dashurohen me TË MUNDURËN dhe jo me TË PA MUNDURËN!


    Agimi

  10. #70
    e kesthe Maska e xhulia
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    POEZIA ESHTE SI VERA E MIRE OSE E KEQE VARET NGA...........SHUME GJERA. SIDOQOFTE ESHTE NJE EKSTAZE ESHTE DICKA HYJNORE QE LIND NGA PENA JOTE ESHTE BUDALLEK TE MUNDOHESH TA ANALIZOSH...SHIJOJE ,DEHU,MOS E PI PO TE DUASH PO VETEM MOS E CO NE LABORATOR !
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •