Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 101
  1. #21
    make love, not war !
    Anëtarësuar
    29-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    68
    Talent mo vlla, ktij i thone talent!!!!
    Urime!
    Me pelqen fakti qe duket si nje tekst i thjeshte fillimisht me nje mesazh te drejperdrejte, por nese e lexon dhe mbi te gjitha reciton me kujdes, ve re gjithe bukurine dhe kompleksitetin e vargut, dhe mbi te gjitha kompleksitetin e vet dashurise. Mendoj se ai eshte sekreti i te shkruarit, beji njerezit te mendojne dhe pasi e kane degjuar apo lexuar peozine (ose cdo lloj tjter arti te shkruar). Kam pershtypjen se Ledina do ta qaje fare, se ka nje vokal shume te fuqishem dhe paraqitje skenike gjithashtu. Megjithate eshte paksa zgjedhje interesante!!!
    Une po e lexoj tekstin dhe te them te verteten po mundohem te gjej ndonje note qe do t'i pershtatej.
    Ngelem shume kurioze per ate zgjedhjen tjeter, muziken...
    Well behaved women never made history.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Rreth vargjeve të z. Doçi

    Tema e dashurisë sikur është e pamundshme të mos përmendet në krijimtarinë letrare, artistike... Ku nuk përmendet ajo?! Të gjithë vërejnë se dashuria është diçka e madhe... Të gjithë mundohen "ta zënë, ta kapin"... E pra, ajo është oqean i pashterrshëm...

    Vargjet e z. Doçi kanë bukurinë e vet. Kur them bukurinë mendoj: fjalët lexohen rrjedhshëm, stili është i qëndrueshëm, secila fjalë peshon...
    Nuk jam poet, mirëpo vetëm po përshkruaj atë që përjetova gjatë leximit të vargjëve.

    Në përgjithësi kur shkruhet një këngë atëherë ka shumë rëndësi se çfarë kënge është, dmth. në cilën gjini të këngëve bënë pjesë (klasike, argëtuese...).
    Për gjërat serioze siç është dashuria më shumë i përshtatet melodia më e ngadalshme, por më e bindur, disi "e durueshme" ashtu siç është dashuria (nuk them se për këtë arsye tonaliteti duhet të jetë i ulët apo vetëm piano). Mirëpo, disi kohëve të fundit më duket edhe shija për melodi ka ndryshuar...

    Mendoj se vargjet e z. Doçit janë për komponim pasi e kanë një lloj lehtësie, thjeshtësie dhe përsëritjeje. Mirëpo, gjithmonë sa më thjesht aq më mirë, sepse në qoftë se vargjet janë shumë poetike, shumë "të zbukuruara" atëherë melodia mund të duket e tepërt. Melodia duhet të bazohet në fjalë dhe jo fjala në melodi. Ky më duket një parim me vend. Pasi melodia duhet t'ia japë anën emocionale apo ta zbulojë atë që tashmë fjalia e ka në vehte.

    Vargjet e z. Doçit ndoshta janë pakëz më të zbukuruar se ç'duhet, mirëpo prapë se prapë varet edhe nga lloji i këngës (të cilin unë nuk e di).

    Suksese!
    IHS

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    i dashur ...[........ ...... ]

    une nuk dhashe receta se si behen kenget por vetem nje koment te vockel duke u nisur nga nje fraze e TEKSTAXHIUT drejtuar mikut te tij brari.(mbi gjatesine e nje kenge te arrire)

    sic e tha dhe Nobody me lart
    gjithe ajo rreklame qe i behet
    ja ul akoma me shume vlerat qe mund te kishte po te ishte paraqitur thjesht si nje krijim i rradhes.
    kuptove i dashur lumi erzen.

    gimi
    po ti pse sflet vete.
    jo per gje po ky [.......... .........] po ti ul vlerat shume .
    dhe ti se ke idene sa keq me vjen mua






    [Mos fyeni.]
    stafi

  4. #24
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anëtarësuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    pershendetje Agim nga nje admiruese e poezise dhe kengeve tuaja festivaleve.Nese Festivali drejtohet me objektivizem"si zakonisht" e meritoni vendin e pare .Persa i perket kritikave vetem "I ATI"mund ta qorrtoje mire "TE BIRIN".Kjo eshte nje tekst kenge dhe jo nje poezi e mirfillte ,dhe si e tille duhet te kete fjale te thjeshta dhe te harmonizuara qe te ngelet sa me gjate ne mendjet e njerzve .Shpresoj te jete ne kete nivel edhe muzika.
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shahu ti vazhdon te shesesh mend ketu.
    hajt bac shko diku tjeter e na shit teori muzikore e letrare.

    starcrafti... mo bre bac a nuk te ka pelqye ty more "poet" mendjemadh ??


    Poezia e Agimit eshte universale dhe nuk njef moshe.. sepse dhe dashuria eshte per cdo moshe.
    Ate poezi-kenge e ndjen adoleshenti dhe i moshuari.


    Agim edhe i here URIME e te kendofte pena e zemra.




    DASHURIA ËSHTË E SHENJTË

    Pse na bën kaq shumë të vuajm?
    Pse na lë pa gjumë!?
    Dashurija është e shenjtë
    Tek ti dhe tek unë!…..

    Kur më thua: - jam i joti!
    Kam frikë t‘a besoj!
    Kur më thua: - shumë të dua!
    Kam frikë t‘a dëgjoj!

    Nganjëher më puth papritur
    Pse më provokon!?
    Ti ma di zjarrin e zemrës
    Që djeg përvëlon!

    Mos më thuaj, vdes për mua!
    Se për ty jetoj!
    Mos më thuaj se jam e bukur
    Se do të tradhtoj!

    Mos më ndiq nga pas si hije
    Se nuk më kap dot!
    Kur kam mall unë vij dhe fshihem
    Veç tek gjoksi jot!

    Dashurija është e verbër
    Gjer në çmenduri!
    Dashurija është e mënçur
    Gjer në përjetsi!

    Dashurija i jep jetës
    Në mes natës diell!
    Dashurija u jep njerzve
    Pavdeksinë në qiell!

    Pse na bën kaq shumë të vuajmë
    Pse na lë pa gjumë?!
    Dashurija është e shenjtë
    Tek ju dhe tek unë….


    ............

    fantastike..

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    caro mio brari(lexohet : KARO mio brari)
    do te thote i shtrenjti im brari

    ca ke qe hidhesh ti mor rob zoti

    ta permendi njeri emrin ty?
    ke shkrujt gja ti?
    derisa gimi po hesht do te thote qe ai po i merr seriozisht mendimet tona kritikuese.
    keshtu qe na le rehat dhe te lutem mos ma permend me emrin se skam kohe te te kthej pergjigje edhe ty tani

    pershendetje starcraft-it

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shahu, ngo mor djalosh......

    Ti nuk ke dhene mendime per Poezine-kenge te Gimit por ke cfryre si fmi i keq egoist.


    Ja llafet e tua..

    ..............................................

    "kjo gjeja qe ka bere "poeti" i shqiperise "

    "ska asnje gje te re. himne te kota"

    "kuptohet qarte qe "poeti" sja ka haberin fare se car do me thene nje kenge e arrire"

    "sigurisht qe po te shohesh vetem san remon ne te tilla perfundime do dalesh(jo 3 min jo 5 min)"

    "ju keshilloj te degjoni pak "Kashmir" te Led Zeppelin,me shume se 8 min"

    "dhe "Indian Summer" te "The Doors"me pak se 3 min"

    Ja dhe eksperti tjeter.. StarCraft cfare thote..


    " Deh, Deh!

    Me duket si ndonje vjershe adoleshenti qe ne hartim ne gjuhen shqipe me temen :"Dashuria, Dashuria..." e ka marre nje dysh te lekundur..."

    Vetes i thote...."StarCraft - poet prej zjarri"


    Vazhdon ti Shahu perseri..

    "une nuk dhashe receta se si behen kenget por vetem nje koment te vockel duke u nisur nga nje fraze e TEKSTAXHIUT drejtuar mikut te tij brari.(mbi gjatesine e nje kenge te arrire)"

    "gimi
    po ti pse sflet vete.
    jo per gje po ky [.......... .........] po ti ul vlerat shume .
    dhe ti se ke idene sa keq me vjen mua"

    .................................................. ...............

    Keto ishin mendimet e tua pak a shume.

    Leri ironite dhe bej vet ndonji tekst kenge e te japim dhe ne mendime per xhevairet e tua.
    Te drejten per te nderhyre ma dhe ti Shahu kur shkruan me thonjza "poeti" ose Tekstaxhiu.
    Kujdes pra se mirsjellja eshte me e rendesishme se ai Zepelini jot.

  8. #28
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Eshte vertete per te ardhur keq ,te besh fjale apo grindje femijore e kam per te dy ju,ketu behet dikutimi per nje tekt kenge qe autori Agim ,e ka thurur mjaft bukur
    Vertete Brari e tha se dashuria nuk njeh moshe ashtu eshte nje kenge dashurie e degjon cdo kush..
    Persa i perket poezize ajo eshte fantastike e kam theksuar dhe disa here ,mendoj se ky eshte komenti im i katert per kete teme ...
    Agim te uroj suksese ne dhjetor 02 ,te lutem mos i ndrysho me vargjet ,se jane nje gjetje perej nje gjeniali........

    Me respekt Letersia 76!
    Le ta mbyllim me Dashuria eshte e shtrenjte.....
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #29
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anëtarësuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Zoti Agim ju uroj suksese te metejshme dhe na dhurofsh krijime te bukura si ky qe lexuam. Per mua eshte nje poezi e pershtatshme per kenge dhe aspak e gjate se te themi te drejten na ka marre malli per kenge te tilla dhe jo kenge me dy rreshta dhe me pas i futin nje lalaa 2 minuta. Per sa i perket asaj qe permendi nje antar me siper, qe eshte per adoleshentet, ben shume gabim se ajo s'eshte si ato kenget qe kendojne disa kengetare qe kane dale sot(as emrat s'ua di) psh ( RINA RINA ,OSE S'ME LE MAMI SE U BE VONE)e disa te tilla. Perkundrazi do jete nje kenge qe per mendimin tim do vleresohet dhe kryesisht per tekstin qe te magjeps. Ky ishte mendimi im, flm shume

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Pasi lexova peozinë e Agimit, e cila me zërin e L. Çeles do të shndërrohet në këngë, deshta të rri iniferent. Pse indiferent?

    Aq e adhruoj poezinë e Agimit sa ai duhet të shkruaj diçka të shemtuar për të dhënë një kritikë meritore. Veç kësaj mendova që nuk jemi të barabartë. Derisa Agimi shkruan me emër dhe mbiemër, ne të tjerët shkruajmë me nofka. A nuk duket kjo punë sikur mbramje vallëzimi me maska? Nejse ...

    Duhet të japim mendimin kritik për të hjeshuar fjalën letrare e jo për ta mbytur atë. Poezia më së paku duhet të na ndajë në por dhe kontra saj, apo vetë Agimit. Nëse dikush ka dhënë kritikë të mirëfilltë për poezinë, nuk shof gjë të keqe derisa nuk kualifikon me sintagmat, "poeti i shqiperisë", "poeti s'ia ka haberin se si është kënga e arrirë". Vallë a është i njejti poet që shkroi "Marshin e UÇK-së" etj...? A ka këngë më të arrirë se kjo?

    Sidoqoftë, Agimi e ka hudhur këtë poezi në diskutim publik, sikur ndonje tjetër, por kjo është më zyrtarisht. Mua më duket e mrekullueshme, por pak e gjatë. Apo ndoshta nuk di sa duhet te jete e gjate nje këngë.

    Kam një pyetje per xha Agimin. Pse rreshtatë e parë me rreshatat e tretë nuk kane rimë, kur t'i je mjeshtër i rimës?

    Për fund, Agim, nese fiton, te premtoj duarëtrokitje të gjata me tere familjen time. Nese nuk fiton (sepse ti nuk humb kurrë) a mund të m'i ndalë kush duartë e mija? Do të duarëtrokas edhe i vetmuar!

    Shnet e suksese!
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 24-09-2002 më 01:37


    Durimi është më e madhja trimëri.


Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •