Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 101
  1. #71
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Me te vertete At FISHTA eshte i madh
    dhe pena e tij eshte e paarritshsme ...
    Veprimtaria letrare e tij ka nje larmi te ndrushme tematike
    dhe shumellojshmeri ngjyrash...
    Eshte i paarritshem dhe pike

    Agim poezia jote "dashuria eshte e shtrenjete "
    me pelqen dhe e kam theksuar edhe disa here te tjera

    Suksese te uroj ne Edicionin e 41-te ne Radio - Televizion

    bye!
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    leo

    e ke thene nja 43 here

    me duket se e ke merzit edhe gimin me perseritjet e tua

    me te vertete perseritja eshte mema e dijes po ketu sikur calon i cike

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    kam një pyetje:
    Përse i jepni kaq pak vota Shahut 1??? Ai shkruan aq sinqerisht dhe aq në mënyrë të vërtetë, saqë ndjej që diçka çalon. Unë për vehte tek njerzit që kanë MENDIM VETIAK ORIGJINAL shoh atë që quhet ZHVILLIM. Pra duke përshëndetur të gjithë dhe falënderuar të tërë, i uroj SHAHUT 1: Marrsh nga pikët e mija! LOL!!!
    KE TË DREJTË OR MIKU IM SHAHU 1, por dhe Letërsia 76 ka të drejtë tëflasë më shumë për VARGUN sepse për atë po shkollohet dhe në fund të fundit është lexues më kompetent sesa një lexues i rëndomtë! Mos më keqkupto ti Shahu 1, nuk po bëj avokatin PËR ASKEND! Kur lexuesit i "prek në telat e shpirtit" ai ME DASHJE ose edhe PA DASHJE bëhet tifoz i një krijimi! Unë rroj të shijoj POEZINË që shkruajnë POETËT dhe vdes të bëj vargje që të tjerët i pëlqejnë!
    Me respekt Agimi

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    heu agim bre rrnofsh sa mali i valmorit
    edhe mu mu preken telat
    ke nje stil te jashtezakonshem per te bere miq
    po per ca pikesh e ke fjalen
    mos ka fillu naj konkurs

    sido qe te jete
    shahu konkuron vetem me mbreter
    keshtu qe piket me te cilaT mateni ju sme bejne derman


    ah
    kisha dicka
    a e di ti se per car studioj une?

  5. #75
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    sikur degen e studimit ta kishe thene me siper do na kurseje kohe dhe vend, aq me teper kur i ben vete kurioz njerezit.

    shpresoj qe kjo kryeteme te mos vazhdoje me replika te tipit: kush jam une e kush je ti ...

    Qe ti permbahemi temes, dua te pershendes Agimin per vargjet terheqese qe ka shkruar por bukuria me e madhe do te jete mjeshteria e Lejdina Celos per tu dhene jete me tinguj.
    Besoj se pas Festivalit do kemi me shume per te shkruar ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Shahut 1 dhe Glaukus 001

    I dashtun Shahi 1,
    unë kërkoj VOTA për ty dhe jo pikë!.... Nuk e kuptoj përse disa kanë gjithë ato vota, ndërsa aq pak! Pra pyeta sinqerisht: "kush janë votuesit" dhe ku është "kutia e votimit"?!

    BORXHI I DASHURISË është i vetmi borxh që lahet me DASHURI!
    Sot për sot është bërë MEGA - HIT në Kosovë kënga me tekstin tim dhe të kënduar nga EDONA LLALLOSHI - që e konsideroj si bijëzën time!!!Ajo më duket se thotë:

    "Nga buzët e tua e marr nektarin
    Se ti më dhé dritën në sytë e mij!
    Borxhin e dashurisë për ty që më ndeze zjarrin
    Unë do t'a laj veç me dashuri!....."

    ...afërsisht sepse e kam shkruar shpejt e shpejt në kafe GRAND Prishtinë, duke pirë nga një çaj me zotriRahman Llalloshin - baba i Edonës, në verën e këtij viti!

    GLAUKUS .
    E lus Zotin për ditë e për natë, që Lejdina celo të dalë me sukses në festivalin e 41-të. Ajo është e mrekullueshme si vokal (zërin) dhe si interpretim! Unë e adhuroj Lejdinën edhe për një fakt tjetër: Lejdina babën e ka të Gjirokastrës ndërsa mamin të Kosovës (Gjakovë).
    Të falem nderit për urimin! Mendoj se duke të shkruar pak më poshtë një strofë poetike "të shpërblej" me gjithë shpirt!
    Përqafime me shpirt
    Agimi

  7. #77
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Agim,

    te lutem pranoji pershendetjet e mia...

    Na duhen me shume njerez qe mendojne para se te flasin, e jo qe flasin para se te mendojne.

    E kemi nje ketu... dhe per cudi e mban kete emer tendin...

    Pershendetje!

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    19

    Pershendetje miku im

    Thone se kur gjuha flet para mendjes,kurre s`del ne drite dicka e mire.
    me gjithe ate une te cmoj e te respektoj edhe kur flet keshtu e sta shoh per te madhe,pasi qe e di se kur mungon argumenti,mndesia e shprehjes dhe se fundi,llogjika,njeriu mund te shprehet me nje vulgaritet te tille.
    Te cmj dhe te respektoj dhe pse ke gabuar qysh ne fillim e ne fund te ket shkrimi.Te cmoj dhe te respektoj per faktin e vete se je shqipetar.Po ashtu siq cmoj dhe Pale Docin e te gjithe ata qe dhane sa do pak(sa munden e sa diten),per kombin tim,pra dhe tendin.
    Miku im,"Al-saraj",jane inicjalet e disa emrave,ku se pari eshte Al-Albania,pra emri i vendit tim dhe tendit.Une nuk jam nga trevat sqiptare qe sot ndodhen nen Maqedoni.Po dhe mund te isha.
    Une jam shqiptar po ashtu siq eshte shqiptar,Gjergj Fishta,Pjeter Bogdani,Migjeni,Driteroi,Podrimja,Shkreli,Kadareja dhe ashtu siq je dhe ti,po mme nje ndryshim te vogel,jo ne rrace po ne karakter:-une jam per ndertim e bashkim ndersa ti per rrenim e ndarje.Ne fjalorin tim nuk gjendet fyerja(dhe vetem ketu ke te drejte kur thua se une se di shqipen,sigurisht ashtu siq e koncepton ti),kurse ti e ke ne maje te gjuhes.
    Ne ndryshim nga ti une e dua dhe Agimin nga Kukesi,nga Shkodra,Mirdita,Vlora apo nga do qofte aji.Une e dua shqptarin kudo qe te jete si ne trevat e veta dhe jashte.
    E dua Driterojn siq e dua Kadarene,ashtu siq e dua Fishten,Bogdanin,Shkrelin,Podrimjen,Shukriun,Brovi nen,Lasgushin,Gjergjekun,kabashin dhe nje tjeter fare te ri nga Babaj i bokes Sylaj.Kushdo qe te ngrihet kundra tyre,do hase ne kundershtimin tim pasi jane krenaria e letrave shqipe.Ah,politiken ua kam fal atyre qe duan ti ftofin dhemet me te.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    19

    %

    Une kurre skam qene komunist.Ashtu qe kurre skam qene as bashibozuk as fashist.Une jam shqiptar qe mund te me cuash nga do,si nga Maqedonia,Drenica(dhe do te krenohesha)Presheva,Ulqini,Prishtina,Tirana,Cameri a.Jane vellezerit e mi dhe jam gjaku i tyre.
    Pra ky eshte Al-Saraj.Mbeq me shendet!

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Këtu bëhet fjalë për tekste këngësh, a?

    Ta fus edhe unë një se ndoshta i pëlqen ndokujt e ma blenë për festival.


    Poeti

    O, poeti i Luganos,
    Pse nuk vjen me bredh Tiranës,
    Kaq përfid t'bani nana,
    Të ka rritë pa pantollona.

    Ja, poeti, si po bredh,
    Shkëmb mbi shkëmb e ledh mbi ledh,
    Nuk i la ky dy gur' bashkë
    Iku zuzën avash-avash.

    Rri poeti majë shkëmbi,
    Dhe vështron përposh' në p'rrua,
    Qan e qan, sa shum' i dhëmbi,
    Bithja e shkretë q'iu thërmua!

    O, poeti i Luganos,
    Pse nuk vjen m'i pri kryqzatës,
    Kaq përfid t'bani nana,
    T'marroftë zoti n'pikë të natës.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •