Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 101
  1. #51
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Pse jane fshire mendimet e ketyreve dy anetareve ,ju lutem si mund ti marrim komentet e tyre neve...dhe anetaret e tjere qe i bene koment atyreve dalin si pakuptim tani...
    Agim e kam thene shume here eshte nje poezi e perkryer.....
    Te gjithe kane vleresimet e tyre ,te gjitha mendjet nuk bashkohen ne nje .....
    po mgjth urime ....
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    45
    Pershendetje !
    Vertete poezia ishte dhe se bashku me muziken e interpretimin pres te le gjurme edhe ne te ardhmen...
    Me pelqeu ,s´ka fjale!Ishte aq thjesht e shkruar dhe aq thelle e menduar ,per cka meriton cdo levdate!
    Ama nje gje nuk e kuptoj fare?
    Pse te publikohet ky tekst para se te dale kenga?
    Kam respekt te vecante per poetin tone te madh Agimin ,prandaj edhe nuk mund ta pranoj se nje poet i deshmuar sa e sa here ,medyshet apo nuk ka besim aq te plote t´i jap vulen e vet edhe kesaj here punes se tij te mrekulleshme!
    Ndoshta edhe gabova, po ama fatkeqesisht ashtu e pashe kete gjest, edhe pse e falenderoj shume per privilegjin e dhene qe nje nga surprizat vijuese te Festivalit tashme nuk eshte edhe aq enigmatike ...

    Mire mbetshit, Lisi!

  3. #53
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Tekst i bukur. Mua me pelqeu dhe sa here qe e lexoj, me pelqen akoma me shume.

    Nese shkruan per publik (rasti i kenges se muzikes se festivalit), duhet tia pershtasesh tekstin e kenges atyre qe do e konsumojne ate.

    Nje poezi, te cilen edhe pa pasur muzike duhet qe ta lexosh 2-3 here qe te futesh ne te, do komplikohej se tepermi, duke i shtuar dhe ngarkesen emocionale te muzikes dhe do mbetej e huaj per degjuesin.

    Mendimi im, (jo prej specialisti) eshte qe teksti i kenges, eshte pak i gjate.

    Tema e dashurise, qe ajo trajton, menyra se si e trajton dhe emocioni qe ngjall kur lexohet, per mua, jane te trajtuara mjeshterisht nga z. Agim.

    Ju uroj suksese ju dhe kenges, qe meqe e ke sjelle ketu mes nesh per gjykim, nuk di pse me duket pakez "e jona".
    Ji Vetvetja!

  4. #54
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ku je ti o shpirt?
    shyqyr qe te ripashe!
    te pershendes.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #55
    hidhert
    Anëtarësuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    dashuria eshte misteriose
    eshte e pakuptueshme
    eshte e paharrueshme
    eshte e pakapshme
    eshte nje drite e mbeshtjell ne vet vete
    mjer ata qe duan me kap ate drit
    sepse kurr s'kan per ta kapur

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Të dashur BASHKËFORUMAS!
    Sapo jam kthyer nga Tirana. Përkujtuam sipas RITEVE SHQIPTARE ato që quhen TË DYZETAT E NËNËS!!
    Tekstin e këngës me të cilën do të konkurojmë unë dhe Mond Zhulali si bashkëautor dhe Lejdina Celo si interpretuese e botova sepse më ka KA MARRË MALLI të bisedoj me vëllezërit dhe motrat e mija shqiptare që JENI JU TË GJITHË! Këtë "stil apo metodë" e kam aplikuar dhe kur shkruaja e krijoja në Dekada Maji apo Festivale Kombtare të Këngës në Radiotelevizion. Ngaqë doja të thithja e të merrja NEKTARIN e vargjeve dhe të mendimit poetik, prej atyre që quhen KONSUMATORË dhe DASHAMIRËS të këngës. Pra nëse e pyesja "konsumatorin" përpara "nesër në shitore (festival) do të nxjerr këtë mall (këngë), si thua? A bëj mirë apo keq??..." askush nuk më detyronte!!! Kjo metodë apo stil, aplikohej nga unë sepse nuk ishte cenzura por AUTOCENZURA që kishte hyrë thellë në psiqikën tonë!!
    Me ju e hapa këtë temë, vetëm nga malli për ju dhe për një diskutim masiv. Aspak për të nxitur sherrin apo debatin kohëhumbës! I mirëkuptoj të gjithë, sinqerisht ju them! Por më duket se FAJI është i imi që nuk e futa tek SEKTORI që mbulon Orion Durrahu!!!!
    Këto ditë në Tiranë, që u përmbyt nga shirat pluralistë të rrëmbyer dhe antiqeveritarë, kreva edhe bashkëpunime me kompozitorin e madh Avni Mula, i cili do përshëndesë festivalin e Këngës Magjike me një këngë që do të ketë tekstin tim. Profesor Avni MULA m'a kërkoi bashkëpunimin duke më sensibilizuar dhe emocionuar jashtëzakonisht sepse më deklaroi që KJO DO TËJETË KËNGA E FUNDIT, meqënse ai burrë i madh dhe princ i Mbretërisë së Këngës i ka mbushur të 78 vitet dhe ka PARKINSON që nuk e lejon të vendosë duart mbi pianoforte! Sa keq, sa e dhimbëshme është kjo! Po shkruaj vetëm dy strofa nga teksti që i bëra Avni Mulës të cilën do t'a këndoj një Mefarete Laze jashtë konkurimit!!

    Na ish një stinë kur dashuronim
    dhe çelnin lule përmbi ball......
    kur rrinim zgjuar e endërronim
    me lot në sy dhe kishim mall....

    Kjo dashuria inatë i vjetër
    pse LAMTUMIRË të ketë!
    çdo ditë të doja më pak se nesër!
    Sa pak m'u duk një jetë!!.....
    Një lamtumirë do t'ketë

    Ju përqafoj të gjithëve! ORION DURRAHU më fal!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mirse na erdhe Agim !

    Shpresoj te keni kaluar mire ne Shqiperi.
    Edhe njiher ngushellimet e mija nga zemra per Nenen tuaj te respektuar.

    Besoj se je cmallur jo vetem me familjen por dhe me qindra miq e shoke qe te duan e i do.

    Te uroj nji jave te bukur Miku jon i mrekullueshem!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashtun BRARI, m'a boto të lutem këtë si përgjigje timen në temën "Dashurija është e shenjtë!".
    Të përqafoj Agimi


    ULËRIMA e poetit të ikur…

    Mesnata zbret në kontinentin e lodhur
    Ndërsa metropolet dihasin me ngulçimë
    Si sonte asnjëherë në jetë s‘më ka ndodhur
    Të kem aq shumë dhimbje dhe aspak…ulërimë!

    Të ulërij për nënën që sytë i mban nga dera
    Dhe pret t‘i vijë çdo ditë, djali i saj i vetëm?
    Të ulërij për bijën, që mëndjen ia merr era…
    Të ulërij për gruan, që ka filluar vjeshtën…

    Të ulërij për shokët, që malli o ka djegur?
    dhe pijnë kafenë e trishtë diku në pikëllim
    të ulërij për nipin e mbetur pa buzqeshur!?
    Të ulërij për këngën, që mbet pa tekstin tim!?…

    Të ulërij për shokun, që tretet për nën dhè (*)
    U ndamë né për sëgjalli, o Zot i madh sa vuaj!
    Të ulërij drejt qielli – po nuk e di ku Je!
    Po pse Ti ulërimën m‘a morre, a s‘më thuaj?

    Më lini pra o njerëz njëherë të ulëras!
    Nga buza e plasur ika m‘a di veç kush ka ikur…
    S‘ka forcë të ulërij, i vetëm po pëlcas
    Kam shok veç psherëtimat dhe një cigar të ikur.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ULËRIMA e poetit të ikur…

    Mesnata zbret në kontinentin e lodhur
    Ndërsa metropolet dihasin me ngulçimë
    Si sonte asnjëherë në jetë s‘më ka ndodhur
    Të kem aq shumë dhimbje dhe aspak…ulërimë!

    Të ulërij për nënën që sytë i mban nga dera
    Dhe pret t‘i vijë çdo ditë, djali i saj i vetëm?
    Të ulërij për bijën, që mëndjen ia merr era…
    Të ulërij për gruan, që ka filluar vjeshtën…

    Të ulërij për shokët, që malli i ka djegur?
    dhe pijnë kafenë e trishtë diku në pikëllim
    të ulërij për nipin e mbetur pa buzqeshur!?
    Të ulërij për këngën, që mbet pa tekstin tim!?…

    Të ulërij për shokun, që tretet për nën dhè (*)
    U ndamë né për sëgjalli, o Zot i madh sa vuaj!
    Të ulërij drejt qielli – po nuk e di ku Je!
    Po pse Ti ulërimën m‘a morre, a s‘më thuaj?

    Më lini pra o njerëz njëherë të ulëras!
    Nga buza e plasur ika m‘a di veç kush ka ikur…
    S‘ka forcë të ulërij, i vetëm po pëlcas
    Kam shok veç psherëtimat dhe një cigar të fikur.

    * është fjala për Azem Hajdarin - Heroin e dhe Udhëheqësin e Demokracisë!

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashtun BRARI, m'a boto të lutem këtë si përgjigje timen në temën "Dashurija është e shenjtë!".
    Të përqafoj Agimi


    ULËRIMA e poetit të ikur…

    Mesnata zbret në kontinentin e lodhur
    Ndërsa metropolet dihasin me ngulçimë
    Si sonte asnjëherë në jetë s‘më ka ndodhur
    Të kem aq shumë dhimbje dhe aspak…ulërimë!

    Të ulërij për nënën që sytë i mban nga dera
    Dhe pret t‘i vijë çdo ditë, djali i saj i vetëm?
    Të ulërij për bijën, që mëndjen ia merr era…
    Të ulërij për gruan, që ka filluar vjeshtën…

    Të ulërij për shokët, që malli i ka djegur?
    dhe pijnë kafenë e trishtë diku në pikëllim
    të ulërij për nipin e mbetur pa buzqeshur!?
    Të ulërij për këngën, që mbet pa tekstin tim!?…

    Të ulërij për shokun, që tretet për nën dhè (*)
    U ndamë né për sëgjalli, o Zot i madh sa vuaj!
    Të ulërij drejt qielli – po nuk e di ku Je!
    Po pse Ti ulërimën m‘a morre, a s‘më thuaj?

    Më lini pra o njerëz njëherë të ulëras!
    Nga buza e plasur ika m‘a di veç kush ka ikur…
    S‘ka forcë të ulërij, i vetëm po pëlcas
    Kam shok veç psherëtimat dhe një cigar të fikur.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •